Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Kultivuan drogë në banesë në Fier, arrestohet 69-vjeçari, shpallen në kërkim i biri dhe nipi
1 September 2021, 08:13Nga DOSJA
FIER– Policia në Fier ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë pasi kanë kultivuar kanabis sativa.
Në flagrancë është arrestuar Bektash Gropasi 69 vjeç, ndërkohë që në kërkim janë shpallur E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa.
NJOFTIMI I POLICISË:
Goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, arrestohet në flagrancë një shtetas, shpallen në kërkim dy të tjerë. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, si rezultat i kontrollit në territor kanë evidentuar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit në fshatin Cakran. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin B. G., 69 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasit E. G., 32 vjeç dhe F. G., 32 vjeç, të tre banues në fshatin Cakran, pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin, në oborrin e banesës së shtetasit B. G., kishin kultivuar fidanë të dyshuar cannabis sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
(A.B)/Dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit për gjyqtarin e Tiranës, Ahmet Metaliaj, për shkak të dorëheqjes së tij nga dety...
TIRANË– Pas pesë ditësh është arrestuar një person i cili kishte dhunuar një grua. Policia e Tiranës njofton se personi me inicialet E.V, 43-vje&cced...
TIRANE –Ditën e sotme Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për veprën penale ‘dhunë në familje’. Personi me inicialet ...
TIRANË– Punonjësit e stafit mjekësor në Tiranë pak ditë më parë gjetën në rrugë një person pa ndjenja. Menjëherë u bë transportimi i tij në ambientet e spi...
TIRANË- Vija bregdetare shqiptare është e mbushur me turistë vendas dhe të huaj që po mbyllin pushimet verore. Por qyteti bregdetar i Durrësit nuk është ve...
POGRADEC– Zjarret në vend janë rikthyer sërish. Situata është kritike në Malin e Thatë, aty ku prej gjashtë ditësh flakët kanë përfshirë sipërfaqet pyjore, duke...
SARANDË– Dy të rinj janë arrestuar në Sarandë pasi kanë tentuar që të grabisin banesën e fqinjit të tyre. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Çukë të Sara...
Aktualitet 1 September 2021, 06:52
ITALI– Funerali i Aron Tila, fëmijës 4-vjeçar shqiptar që vdiq nga shembja e ndërtesës në në Itali, do të mbahet sot në orën 11 në kishën Sant’Antonio Ab...