LIVE UPDATES
Politike

‘Kunjat’ e Bashës për ‘SyriTV’, Peka: S’është më shpresa e opozitës, është i vonuar

23 October 2021, 13:15 Nga DOSJA
‘Kunjat’ e Bashës për ‘SyriTV’, Peka:

TIRANË– Gazetari Çim Peka iu është përgjigjur kunjave që kryedemokrati Lulzim Basha tha ditën e sotme për ‘SyriTv’. Pas deklaratës së televizioni është katandisur e se duhet të kthehet në një shpresë për demokratët, Peka tha se këto fjalë të Bashës janë të vonuara. I ftuar në ‘Syritv’, Peka tha se Basha nuk është më shpresa e opozitës, duke shtuar se është një tua që ndalon demokratët që të merren me Ramën. Peka shtoi më tej, se një kryedemokrat që thotë se sot është 2% më shumë i votuar se dje, ose tallet me nuk kupton asgjë.

‘Është pak e vonuar deklarata e Bashës për të qënë korrekt, sepse pas sulmeve të njëpanjëshme publike të Rama, s’mund të mungonte edhe sulmi publik i zotit Basha, i cili sot nuk është gjë tjetër, vetëm është trau që ndalon demokratët për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën. Dhe kjo është gjëja më normale. Basha, i cili foli edhe në emër të zonjë Grida, të zonjës Duma, sepse pyetja në fakt ishte për zonjën Duma, e cila natyrisht nuk mund të flasë, nuk mund ta marrë mikrofonin pa lejen e zotit Basha, tha se “ndiente keqardhje që një televizion që ishte shpresa e demokratëve, nuk është i tillë, por shpreson të kthehet prapë…”

E para e punës, kjo hapësirë ishte shpresa e opozitës dhe është prapë shpresë mediatike e demokratëve, por problemi qëndron se zoti Basha nuk është më shpresë e opozitës! Zoti Basha është absolutisht i vonuar! Kur them “i vonuar”, i vonuar mendërisht përsa i përket kuptimit të politikës sepse një njeri që deklaron sot jam 97%, dy përqind më shumë se para tre ditësh – ky ose tallet me njerëzit dhe shtyn kohën ta provojë se deri ku shkon ose është absolutisht njeri që nuk kupton asgjë. E para kjo. E dyta. “Trari Basha”, trari që ka vendosur Rama mes popullit të opozitës dhe tij, që të mos mbërrijnë tek Rama, sepse ky është problemi i opozitës sot. Problemi i popullit të opozitës është duhet hequr Trarin për të shkuar tek Rama, për t’u marrë me të. Në 8 vite rresht të gjithë faktorët opozitarë, që i kanë besuar Lulzim Bashës, kanë diskutuar çdo platformë me të, Edi Rama ka qenë tre hapa para. E dini pse?! Sepse pa mbaruar takimi, ky njeri raportonte tek ambasadat dhe ambasadat raportonin tek Rama dhe ai sigurisht që dinte çdo gjë që opozita kishte në plan të bënte. Ky njeri për tetë vite rresht është përdoru si tra midis popullit të opozitës hde Ramës, që populli i opozitës të mos shkonte dot tek Rama sepse ai kishte vendosur kreun e PD-së si tra për t’u mbrojtur prej popullit të opozitës. Këtë gjë e ka bërë vazhdimisht. A e kemi ditur?! Nuk është se nuk e kemi thënë. Por ne betejën si hapësirë mediatike e kishim me korrupsionin e zotit Rama. Kur e shikon se ky edhe mbas humbjes së dytë dhe mandatit të tretë në opozitë të popullit të opozitës, vazhdon të sillet si fitues dhe mendon se mund ta bëjë veten sërish tra, ndërmjet popullit të opozitës dhe Ramës, sigurisht që duhet reaguar edhe më shumë. Gënjeu kur tha se unë dhe zoti Rushaj ndajmë të njëjtin mendim për Kuvendin.

Nuk ka asnjë kërkesë për një Kuvend i cili do të gjykojë për një vendim të qeverisë amerikane! Është mashtrues publik! Nuk ka! E dyta, statuti thotë qartë se kush e mbledh Kuvendin: e mbledh 1/4 e delegatëve. Ky vazhdon të mendojë dhe shikoni: të gjitha ato që shpërndan Taulant Balla me mediat e tij të sponsorizuara edhe nga droga, të gjitha ato del e i thotë dhe Lul Basha.Po të ulesh me rrethin e Taulant Ballës, të gjithë thonë se Basha do të mbajë vulën dhe do të konsiderohet si strukturë paralele. Këtë gjë del dhe e thotë Basha sot. Pse them Balla dhe Basha?! Shikoni! Njeriu që ka akuzuar Ballën për Toyota Yaris, sot e pëshpërit përciptas dhe shprehet i zhgënjyer pse ata nuk janë dënuar. Por a e dini çfarë ka ndodhur? Sepse që të largojmë traun për t’u marrë me Ramën, duhet të merremi fillimisht me këtë që ka qenë trau, ka qenë dera e mbyllur për të shkuar dhe për t’u marrë me Ramën. Ky njeri që i ankohet drejtësisë se nuk paska vepruar për Toyota Yaris, është njeriu që zhvillonte aktivitete elektorale para 25 Prillit në lokalet e personave që mund të kenë faj, mund të mos kenë faj, sepse kur i akuzon Lulzim Basha zakonisht është gjobë .’- tha Peka.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha iu drejtua gazetarit të ‘Syritv’ gjatë konferencës me mediat, duke i thënë se i vjen keq për gjendjen të cilën është katandisur televizioni. Basha i tha gazetarit Ermal Rizajt se shpreson që media ku ai punon, të rikthehet sërish në një shpresë për demokratët.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha me gazetaret 23 tetor 2021 çim peka kunjat per syri.tv lulzim basha basha me gazetaret 23 tetor 2021 çim peka kunjat per syri.tv lulzim basha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin