LIVE UPDATES
Bota

Kur “shporta e bukës” është në luftë

21 March 2022, 07:53 Nga DOSJA
Kur “shporta e bukës” është në luftë

Edhe para se ushtria ruse të niste pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, çmimet e ushqimeve kanë qenë në rritje gjatë gjithë vitit të kaluar. Sipas Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi të Kombeve të Bashkuara (FAO), ushqimet – në nivel global – janë për 20 për qind më shtrenjtë seç kanë qenë një vit më parë.

Pandemia e koronavirusit dhe çrregullimet në zinxhirin e furnizimeve që e kanë pasuar atë, janë parë si shkaktarë kryesorë të rritjes. Më 11 mars, FAO ka paralajmëruar për rritje të mëtejshme të çmimeve – deri në 20 për qind të tjerë, si pasojë e luftës në Ukrainë. FAO ka thënë se Ukraina vështirë se do të mund të korrë grurin këtë sezon, ndërsa marrja e produkteve nga Rusia është bërë gjithashtu më e vështirë, pasi bizneset nuk duan të rrezikojnë të bien ndesh me sanksionet që ka ky shtet.

Por, nga këto dy shtete – Rusia dhe Ukraina – sigurohen gati 30 për qind e furnizimeve globale me grurë. Dhe, nga frika e mungesave, shumë vende kanë ndaluar tashmë eksportet e tyre, duke bërë që çmimet e shumë produkteve të kërcejnë ndjeshëm brenda ditësh, e disa prej tyre të shiten madje vetëm në sasi të limituara.

G7-ta, apo grupi i shteteve më të industrializuara, ka bërë përpjekje të sigurojë botën se do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të parandaluar krizën ushqimore.

G7-ta u ka bërë thirrje vendeve që t’i mbajnë të hapura tregjet e tyre ushqimore dhe bujqësore, për të mos rrezikuar, siç ka thënë, vendet me siguri të ulët ushqimore.

Me një paralajmërim tjetër ka dalë Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka thënë se pushtimi rus i Ukrainës mund ta zhysë furnizimin global me ushqime në kaos.

Sipas FMN-në, ngjarjet qëkur ka nisur pushtimi, tregojnë se “ekonomia në Ukrainë ka ndryshuar në mënyrë dramatike”.

Drejtori i Programit Botëror të Ushqimeve, David Beasley, ka thënë se sa më gjatë që shtyhet paqja, aq më shumë njerëz do të mbeten pa ushqime.

“Nuk janë vetëm familjet në Ukrainë që preken nga kjo luftë. Fermerët ukrainas korrin mjaftueshëm për të ushqyer vendin e tyre dhe 400 milionë njerëz në mbarë botën. Tani, bota do ta paguajë çmimin me rritje të kostove të ushqimit dhe karburanteve”, ka thënë Beasley në një postim në Twitter.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë se shpërthimi i luftës në Ukrainë – vendin që njihet si shportë e bukës – do të prekë më së shumti botën në zhvillim.

“Ne duhet të bëjmë gjithçka të mundur për të shmangur uraganin e urisë dhe shkrirjen e sistemit global të ushqimeve”, ka thënë Guterres.

Ekspertët që vëzhgojnë zinxhirin e furnizimeve, thonë se lufta dhe ushqimet janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, sidomos në rastin e Ukrainës. Duke folur për programin Expose të Radios Evropa e Lirë, Michael Joseph Puma, nga Instituti i Tokës në Universitetin e Kolumbias, tregon arsyet përse:

“Rusia dhe Ukraina janë eksportuese kryesore të grurit. Ato janë kyçe për tregjet globale. Së bashku përbëjnë rreth 28 për qind të eksporteve globale të grurit. Ato kanë edhe kultura të tjera të rëndësishme. Ukraina është përgjegjëse për rreth 14% të eksporteve globale të misrit. Të dyja së bashku – Rusia dhe Ukraina – janë përgjegjëse për 80% të eksporteve të vajit të lulediellit. Pra, nga perspektiva e eksportit të të korrave, Rusia dhe Ukraina janë me rëndësi kritike për tregtinë globale”.

Autoritetet në Ukrainë kanë paralajmëruar se nëse lufta nuk ndalet shpejt, furnizimet me prodhimet kryesore agrare mund të bien për 10 deri në 50 për qind.

David Laborde, nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Politikave Ushqimore, tregon për Exposenë se cilat vende apo rajone mund të preken më shumë:

“Për vendet në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme, [importet nga Rusia dhe Ukraina] janë shumë, shumë të rëndësishme. Ato përbëjnë shqetësimin më të madh. Në Tunizi, Egjipt ose Liban – vende këto që janë konsumatore vërtet të mëdha të grurit – ky produkt do të preket më së shumti”.

Në Liban, për shembull, deri në 90 për qind e importeve të grurit dhe vajit të gatimit sigurohen nga Rusia dhe Ukraina. Autoritetet libaneze thonë se kanë vetëm për një muaj rezerva gruri.

Sipas ekspertëve, alternativa për furnizime mund të jenë vendet e Amerikës Latine, si Argjentina apo Brazili, pastaj Australia, Kanadaja apo Bashkimi Evropian. Por, ata paralajmërojnë se çdo devijim nga zinxhiri i furnizimeve do të vijë me kosto më të lartë.

Ekspertët shprehen të shqetësuar edhe për vendet që nuk varen nga Rusia apo Ukraina për furnizimin me ushqime. Problem për to, sipas tyre, do të jetë qasja në plehra. Kjo substancë, që është esenciale për bujqit, është shtrenjtuar shumë, pasi eksportet ruse janë ndaluar. Rusia, në kombinim me Bjellorusinë, përbëjnë 15 deri në 20 për qind të tregut botëror të plehrave.

“Tregu botëror i plehrave është i rëndësishëm për çdo fermer. Ju e dini se çdo fermer kontribuon në ushqime. Dhe [mungesa e plehrave] mund ta përkeqësojë situatën në mënyrë të konsiderueshme, mund të ndikojë në prodhimin global. Kjo është arsyeja përse njerëzit janë të shqetësuar. Por, mbesim me shpresë se situata do të zgjidhet sa më shpejt që të jetë e mundur”, thotë Laborde.

Puma, nga Universiteti i Kolumbias, thotë se bota duhet ta parandalojë urinë që të bëhet armë lufte. Një zgjidhje e mundshme për situatën, sipas tij, mund të jetë rregullimi i çmimeve të energjisë. Këto çmime kanë nisur të pësojnë rritje qysh nga viti i kaluar dhe pas shpërthimit të luftës në Ukrainë kanë arritur nivele rekorde.

“Për sa kohë që çmimet globale të energjisë mbeten të larta, ato do të paraqesin kërcënim të madh për çmimet globale të ushqimeve. Kemi nevojë për një lloj koordinimi, ose përpjekje në nivel ndërkombëtar, për t’i vënë nën kontroll çmimet ndërkombëtare të energjisë. Një zgjidhje tjetër e mundshme është koordinimi midis vendeve kryesore eksportuese dhe vendeve kryesore prodhuese. Mendoj se janë dy fusha ku ato duhet të fokusohen: të rrisin nivelet e prodhimit dhe të shmangin ndalimet e eksportit”, thotë Puma.

Programi Botëror për Ushqime, i cili funksionon nën ombrellën e OKB-së, ka thënë këtë muaj se numri i njerëzve në prag të urisë është rritur në 44 milionë nga 27 milionë sa ka qenë në vitin 2019. Konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës ka tendencë ta përkeqësojë edhe më situatën, ka thënë kjo agjenci.

Vëmendje e veçantë është tërhequr për Jemenin, ku pasiguria ushqimore vazhdon qysh në vitin 2014, kur edhe ka shpërthyer lufta civile./ REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota #lufta lufta ukraine-rusi #lufta lufta ukraine-rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin