LIVE UPDATES
Insights

Balil Gjini: Kurrë më!

20 February 2022, 08:29 Nga DOSJA
Balil Gjini: Kurrë më!

Nga Balil Gjini

Mes llumit të korrupsionit që rrjedh valë-valë nga institucionet shtetërore, mes asaj llurbe të verdhë degradimi të vlerave publike e shoqërore, pra, mes asaj gjendjeje, kur, siç do të thoshte Becketti, kur je i zhytur në mut gjer në grykë, s’të mbetet gjë tjetër veçse t’ia marrësh këngës, për çudi mbi parvazet e dritareve të disa televizioneve kanë mbirë ca zambakë të kaltër sentimentalë, gjithë lëng e lëngatë: “Përputhen”, “Big brother”, “Love story” e shumë të tjerë. Synimi i tyre është fare i thjeshtë: të tregojë se lavdia është gjëja më aksidentale në botë, se të tillë nuk të bëjnë bibliotekat, librat apo talenti, por hojëzat sterile të tv-ve, pra, të tregojnë se lavdia, është Lavdia, pastruesja që banon në pallatin tuaj. Na duket krejt e çuditshme që shoqëria duket si e ngrirë në frigoriferin e asnjanësisë së vet ndaj këtyre fenomeneve, sepse edhe korbi i Egdar Alen Poe-së po të kishte qenë, do ta gjente si podium një degë arre ku të qëndronte dhe të shpallte vendimin e tij: Never more.

Ne e njohim prirjen egoiste të njeriut për t’u bërë i lavdishëm, publik, por Roshëfuko na ka mësuar se lavdia ndjek ata që i ikin asaj dhe iu ikën atyre që e ndjekin atë. Herostrati, në Greqinë e Lashtë, dogji tempullin e Apolonit për t’u bërë i famshëm. Ishte njëlloj sikur të kërkoje të ngrohje duart e mardhura te flaka e një vullkani. Zgjodhi vdekjen për një copë mermeri lavdie, për të mbajtur mes buzëve një gjethe dafine. Producentët e emisioneve të tilla televizive kanë marrë përsipër të ushqejnë me llokma kotësie kureshtjen ulëritëse të publikut, shijen vuajeriste të tyre. Të shohësh pak te vrima e çelësit…, ah ç’kënaqësi e ëmbël perverse! Shpirti i njeriut shndërrohet në atë oborrin e pasmë të spitalit, ku janë nderur çarçafët e palarë të ndjenjave: smirë, xhelozi, urrejtje.

Me atë lehtësinë dhe këndelljen e qatipëve për t’i vënë gjithçkaje vulë, na thonë se emisione të tilla jepen edhe në Perëndim. Ka kohë që për këta njerëz fjala Perëndim do të thotë dhe Perëndi. Fill pas kësaj, bash këta producentë, me duart e mëdha prej veterineri, të përveshura gjer te bërrylat, turren mbi rickle bin-ët e Europës si mbi një vaginë, për të nxjerrë prej andej viçin e palëpirë të emisionit: “Big brother”, “Përputhen”, e merre se vate. Dhe s’u vete fare në hatër të thonë se Ecko e quan “Big brother”-in një alegori të shpikur nga Orwelli në veprën “1984”, që kjo alegori nënkupton Stalinin, i cili ishte në gjendje të përgjonte të gjithë shtetasit, minutë për minutë, kudo që ndodheshin. Jo. Fraza “kështu bëhet edhe në perëndim!”, është bërë fraza hajmali, që mbahet e varur në qafë kudo nga melaqetë e propagandës. Por, ashtu sikundër thamë, shoqëria, edhe sikur korbi i Alen Egdar Poe-së të kishte qenë, do ta merrte këtë frazë në sqep, do ta hidhte në të parën pusetë ujërash të zeza dhe do të shpallte nga dega e tharë e arrës: never more.

Gjithnjë tv është parë si një copë pasqyrë ku shihet bota. Por pasqyra është edhe objekti i shtrigave dhe shtriganëve, është mjeti me anë të së cilës ata krijojnë një botë imagjinare dhe fiktive. Ne ia kemi arritur ditës së lumtur të shohim se si televizori ndërron pamje: ekrani prej qelqi shndërrohet në një govatë të madhe familjare ku lahen e shpëlahen peceta të vogla mëkatesh, veshje të brendshme, mosmarrëveshje intime. Cipa e turpit – ai purpur i kuq poshtë membranës së faqeve – tashmë është bërë një balonë që ngrihet mbi qiellin e kuriozitetit të tjetrit. E gjithë kjo llurbë kërkon ullukët e llagëmet e veta për t’u shkarkuar. Kësisoj televizioni mund të jetë edhe një gropë e madhe septike. E në mos qoftë kështu, atëhere membrana prej qelqi e tv-së s’është pos tjetër përveçse membrana e syrit të përbindëshit Polifem: e verbër, agresive, që rri në beft.

Gjithçka në këto emisione ekziston që shoqëria të tregojë se po jeton në gjendjen e lëngshme, të spektaklit. Gazetarja bën ç’është e mundur për t’u provuar të tjerëve se syri s’është veçse shpella e moçme dhe po të rrëmosh në të me aletet majëmprehta të pyetjeve do t’i gjesh se s’bën perlat e lotëve. Lotët: zhiva e lëngshme mbi të cilën ndërtohen të gjitha shoqëritë sentimentale. Nëse shoqëria e spektaklit është ajo që thotë Debord, pra, diçka që i thur lavde vetes nga sabahu gjer në aksham, toni i gazetares kalon nga pohorja e përunjur, te superlativja kryeneçe dhe arrogante: yje, kjo është shtëpia më e famshme në Shqipëri. Kjo fjala e fundit mund të lexohet fare mirë edhe Shqepuri.

Po ç’kërkojnë të arrijnë në thelb emisione të tilla? Asgjë. Mbase trullosjen, shastisjen dhe sugjestionimit e publikut. T’i tregojnë se asgjë s’ia vlen me luftë e përpjekje dhe me hierarki vlerash. Mediat, portalet dhe tv-të na flasin për luftën që po bëjnë personazhet D dhe A për të shtënë në dorë një vajzë që, për ironi, ka emrin e së dashurës së Dante Aligerit. Para një lufte të tillë duket qesharake vetë lufta e Trojës, madje shiritat e filmit të saj, të mbledhura kutullaç në bobina, cijatin e vërshëllejnë si gjarpërinj ziliqarë.

Emisione të tilla na tregojnë se gjithçka mund të fabrikohet. Madje, edhe një ndjenjë aq instinktive dhe misterioze si dashuria mund të mbillet si sallatë jeshile sentimentale në lehet e zemrave të partnerëve. Edhe ajo mund të lëmohet në limat e gjykimit të analistëve, të kalojë nëpër tornot e gjykimit të opinionit, pra, mund të zhvidhoset plotësisht si një pajisje hidraulike. Por… ajme, sepse s’është kështu. Cioran tregon se disa biologë u vendosën bletëve në koshere mikrokamera për të parë si e prodhonin mjaltin. Bletët reshtën së prodhuari atë.

Emisione të tilla s’do të ishin ndonjë hata e madhe nëse shoqëria do të kishte diga për t’u mbrojtur prej tyre, do të kishte antitrupat dhe do të ishte e vaksinuar ndaj virusit të banalitetit. Por, kjo shoqëri, e lënë prej shtetit në duart hazate të rastësisë, i ngjan një zogu që ka rënë nga foleja në një ditë stuhie. Jo vetëm kaq. Por shteti është mjaft i interesuar të ruhet kjo gjendje kotësie e vaniteti, për të larguar vëmendjen nga emigracioni, papunësia, varfërimi i skajshëm. Kësisoj, emisione të tilla janë njëkohësisht edhe pompa që thithin ujin e pastër aty ku e gjejnë dhe lënë mbrapa vetes djerrina kulturore, lënë kërnalle e karkërima. E gjitha kjo, ashtu siç do të thoshte Kafka, është një pisllëk që s’mund të ndryshohet, është një pisllëk, si të thuash, vendas. Sigurisht, ne presim që shoqëria të reagojë ndaj një pisllëku të tillë, pra, të bëjë atë që do ta bënte në një rast të tillë një shpend si korbi i Egdar Alen Poe-së: të gjejë qoftë dhe një degë të tharë arre dhe të shpallë prej andej kumtin e vet: never more…

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

blog blog balil gjini balil gjini

Sondazh

Insights 19 February 2022, 19:27

Bigbrother mania, histeria e kotësisë

Nga Ermal MulosmaniTë jesh konkurues! Kjo është një përpjekje konstante në të gjitha aspiratat njerëzore, në të gjitha profesionet dhe në të gjitha kohët. Kjo ë...

Insights 14 February 2022, 08:39

Nga Aristoteli te Lali Eri?

Në Tiranë. Rruga “Mine Peza”. Pingul me të rruga “Kongresi i Tiranës” dhe sheshi para shkollës “Hasan Vogli”. Një pallat i verdhë me një akacie të lartë dhe kat...

Insights 11 February 2022, 11:10

In Memoriam Kadrie Kadare

Nga Ilir NikollaKadrie Kadare, një intelektuale që arriti gjithçka duke refuzuar ndihmën e mbiemritAjo që të gjithë në mjediset e inteligjencies së Tiran...

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin