Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Kush i rekrutoi dhe i ndihmoi të kalojnë nga Turqia për të luftuar për ISIS? SPAK do të marrë në pyetje gratë shqiptare
4 August 2021, 14:42Nga DOSJA
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion pritet që në vijim të marrën në pyetje 5 gratë të cilat këtë diel u kthyen në Shqipëri nga Siria. Burime nga SPAK bëjnë me dije se gratë do të merren në pyetje këto ditë, ndërsa prokurorët e strukturës antikorrupsion do shkojnë në qendrën e posaccme në Durrës për ti marrë deklarimet.
Përmes marrjes në pyetje SPAK do të verifikojë udhëtimin e tyre nga Shqipëria në drejtim të Sirisë. Gjithashtu burimet bëjnë me dije se do kërkohet informacion për rekrutuesit financuesit dhe personat që i kanë ndihmuar këto shtetase që të kalojnë nga Shqipëria përmes itenerarit nga Turqia me destinacion final Sirinë.
Një tjetër çështje me rëndësi për hetimin, i cili ka nisur vite më parë nga një procedim i ish- prokurorisë për krimet e rënda, ka të bëjë me faktin se kush i rekrutoi dhe financoi shqiptarët që shkuan për të luftuar për ISIS në Siri. Megjithatë për këtë cështje ka disa të dënuar, njëri prej të cilëve u vendos në regjimin 41 bis për herë të dytë. Disa ditë më parë, u riatdhesuan Brunilda Koçollari, Emanuela Vladi, Ruzhdije Balliu, Lavdie Kaca dhe Klotilda Zani.
Pasi mbërritën në Rinas, 5 gratë dhe 14 fëmijët u dërguan në Durrës ku do të qëndrojnë për disa ditë në karantinë e do tu bëhen të gjithë trajtimet mjekësore dhe psikologjike.
VLORË– Dosja.al ju sjell pamje nga Himara, aty ku janë dy vatra zjarri aktive aktualisht. Në videon e mëposhtme shihet helikopteri që vjen rrotull va...
TIRANË– Ministria e Mbrotjes ka blerë gjashtë helikopterë në vitin 2014, nga të cilët, dy janë për emergjencat civile, por asnjëri nuk është parë të flutur...
VLORË– Një shtëpi mësohet se është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja është regjistruar në Dukat të Vlorës. Mësohet se shkak për zjarrin është ...
Aktualitet 4 August 2021, 13:35
TIRANË– Sinoptikania Lajda Porja nuk ka dhënë lajme të mira në lidhje me parashikimin e motit, në këto ditë të nxehta gushti, në të cilat shpresohet të ket...
GJIROKASTËR– Riaktivizohet vatra e zjarrit në njësinë administrative Antigonë, në fshatin Saraqinisht. Forcat e ushtrisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në ven...
TIRANË– Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka reaguar sërish lidhur me largimin e ti nga detyra në ditët kur vendi po përballej me flakët që kish...
TIRANË– Viktima e parë nga zjarret që kanë përfshirë vendin u identifikua si Andrea Haxhiaj, i cili ndërroi jetë teksa po mbronte shtëpinë nga flakët...