Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Ky Covid sikur po më merr frymën”, këngëtarja Irini Qirjako rrëfen bisedën e fundit me gazetaren Zenepe Luka
12 February 2021, 18:08Nga DOSJA
TIRANË– Këngetarja Irini Qirjako, mikja e gazetares Zenepe Luka Çekrezi, e cila humbi jetën ditën e djeshme, ka folur për ditët e vështira të mikes së saj në përballjen me Covid-19.
Në një lidhje direkte në “Shqipëria live”, këngëtarja ka rrëfyer edhe për kontaktin e fundit me gazetaren.
“Është një dhimbje shumë e madhe. Humba një mike të shtrenjtë, nuk kam për ta gjetur më. Më janë shteruar lotët. E kishim presidente të shoqatës ‘Nermin Vlora Falasci’. Grua heroike, sypatrembur, e kisha mikeshën më të afërt. Një ditë kur ishim në varrezat e Selcës, nga ku ajo ka origjinën më tha po kur të vdes unë, çfarë do të më këndosh. Kam folur kur ishte sëmurë, më tha jam shumë e sëmurë, ky Covid sikur po më merr frymën, nuk fola më. Një pikëllim i madh. Ky Covid e mposhti miken tonë të shtrenjtë”, rrëfeu Qirjako.
Gazetarja Zenepe Luka humbi jetën ditën e djeshme për shkak të infektimit me COVID-19. Ajo ishte e shtruar në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar infektimi, betejë të cilën nuk e fitoi dot.
(kle.mu./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHKODËR– Për shkak të reshjeve intensive të ditëve të fundit, situata e përmbytjeve vijon të jetë kritike në disa zona të vendit. Ndër qarqet më të p...
TIRANË- Besime Mallkuçi vuante nga zemra dhe së fundmi gjendja e saj shëndetësore kishte nisur që të përkeqësohej. Kjo shqetësoi edhe të bijën e saj...
KRUJË– Detaje të reja janë publikuar nga dosja e arrestimeve të Krujës, ku i përfshirë rezultoi edhe mjeku Edvin Prifti. Sekretarja Manuela Mallkuçi...
KRUJË– Edvin Prifti, kardiokirurgu i QSUT-së është prangosur ditën e djeshme, pasi emri i tij doli në përgjimet e SPAK gjatë hetimit të dosjes “Kruja”. Gja...
KUKËS- Një konflikt mes dy fqinjëve në fshatin Gostil të Kukësit ka përfunduar me arrestimin e njërit prej tyre. 40-vjeçari Behar Elezi qëlloi me ar...
SARANDË- Avokati Adriatik Lapaj, ditën e sotme së bashku me ekipin e Nismës së Luleve kanë vendosru 120 kosha mbeturinash në Sarandë dhe Ksamil.Këtë e ka b...
KUKËS– Dalin pamjet e para nga fshati Gostil i Kukësit, ku Behar Elezi dyshohet se ka marrë peng familjen e tij nën kërcënimin e një arme zjarri. Siç...
VLORË– Pas reshjeve te dendura të shiut, banorët e fshatit Nartë kanë pësuar dëme të konsiderueshme. Uji ju ka depërtuar në shtëpitë e tyre dhe ende nuk ës...