Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
As Sherrniku dhe as Martinaj, drejt Xhulio Prelës qëlloi me armë një person i tretë, po punohet për arrestimin e tij
21 December 2020, 16:34Nga DOSJA
TIRANË– Dosja.alka mësuar se është shpallur në kërkim një person i tretë për vrasjen e efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhulio Prela. Mësohet se personi që ka qëlluar me armë zjarri drejt Prelës, në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor, është një tjetër person.
Burime nga grupi hetimor, kanë bërë me dije për Dosja.alse ai që ka shkrepur armën nuk është as Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari që u arrestua dy ditë më parë dhe as Brilant Martinaj, i cili do të vetëdorëzohet këtë javë. Gjithsesi, identiteti i përsonit të tretë të përfshirë në këtë krim nuk është bërë ende me dije.
Për momentin, drejtësia shqiptare po punon për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Nga ana tjetër, Sherrniku është lënë sot në burg. Ai ka deklaruar para togave të zeza se nuk ka lidhje me ngjarjes dhe se mëngjesin e krimit të rëndë ka qenë në shtëpi. Sherrniku ka mohuar edhe njohjen me të shpallurin në kërkim, Brilant Martinaj.
Ky i fundit, gjithashtu pretendon se është i pafajshëm dhe se po akuzohet vetëm për faktin se ka kaluar në atë zonë, në të njëjtën orë me kohën kur ka ndodhur krimi i rëndë.
Efektivi Prela, ishte duke u kthyer për në banesën e tij, pasi kishte çuar një të afërm në Shkodër kur u vra, ngjarje që sipas Policisë ka ardhur pas një sherri për shkaqe banale me autorët, si dritat e gjata të makinës.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– 1098 viktima, 23 mijë e 575 të infektuar dhe 28 mijë e 752 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pandemisë. Mi...
SHKODËR– Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër – Kryebushat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dy automjete ja...
TIRANË– Dosja.al ka zbardhur detaje për jetën dhe ‘profilin’ e Fioralb RRajës, nipit të deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja që u vu në pranga në ...
TIRANË- Personi i masakruar ditën e sotme në Himarë është dërguar me urgjencë drejt Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se pas mjekimit të parë që ...
TIRANË- 1267 persona janë gjobitur gjatë fundjavës për mos mbajtje të maskës. Nga keta persona 14 janë shoqëruar në polici për shkak se kanë refuzuar që tu...
LEZHË- Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër. Burime për Dosja.al bëjnë të ditur se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur R...
TIRANË– Varianti i ri i Covid ka panikosur njerëzit anë e mbanë botës, saqë disa shtete kanë mbyllur kufinjte me Britaninë e Madhe, vend ku u shfaq për her...
HIMARË– Një 35-vjeçar është gjetur i masakuar në Himarë. I riu ende i paidentifikuar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është gjetu...
TIRANË– Operacioni “Atos” ka vendosur para drejtësisë 6 shqiptarë, të cilët konsideroheshin “kokat” e trafikut të kokainës nga vendet latinë drejt Europës....