Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Dalin EMRAT, kush janë tre të arrestuarit që ishin nisur me gomone e mbushur me hashash drejt Italisë, tentuan të hidheshin
24 May 2021, 06:50Nga DOSJA
VLORË– Tre personat e arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburuni janë, Mandi Begaj 43 vjeç; Herman Muçaj 27 vjeç; Ëngjëllush Mukaj 43 vjeç.
Të tre trafikantët, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga deti dhe toka, e cila zgjati disa orë.
Në mjetin lundrues në të cilin personat lëviznin, policia gjeti në bord 577 kg lëndë narkotike, 200 kg e së cilës ishte në formë çokollate. Në aksionin ku është përfshirë edhe Guardia di Finacia italiane, janë sekuestruar 577 kg lëndë narkotike kanabis dhe mjeti lundrues gomone.
Si u pikas gomonia me hashash?
Ishin forcat e Delta Forcë në Radhimë ata të cilët pikasën dhe u vunu menjëherë në ndjekje të gomones. Në aksion u përfshi dhe Guardia di Finacia italiane, mjetet e të cilës u ankoruan në bregun shqiptar. Gomonia ishte rreth 9 m e gjatë me 2 x 350 kf motora të fuqishëm, dhe fillimisht u raportua se në bordin e saj ndodheshin 500 kg hashash. Dëshmia e tre të arrestuarëve tashmë pritet që të zbardhë edhe destiacionin e drogës, prodhuresit dhe “porositësit” e saj përtej detit Jon.
VLORË– Tre persona janë arrestuar pas kapjes së gomones me 577 kg hashash në Gjirin e Arushës në gadishullin e Karaburunit ditën e djeshme. Dosja.al mëson ...
TIRANË– Mbetemi në ndikimin e masave ajrore me origjinë Jugore, të cilat do të kushtëzojnë kthjellime dhe temperatura relativisht të larta në territor.Sipa...
TIRANË– Një adoleshtent në Tiranë iu ka bërë një kërkesë të pazakontë trupave amerikanë gjatë shfaqjes së mbajtur ditën e djeshme në kryeqytet në kuadër të...
LEZHË– 10 persona janë shoqëruar në polici pasi dyshohet se kanë dijeni në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë natës në fshatin Spiten të Lezhës.Nuk ...
TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me të shtënat me armë zjarri që u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm në P...
LEZHË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me grabitjen e ndodhur gjatë orëve të natës në fshatin Spiten të Lezhës. Mësohet se është grabitur banesa e Gj...
VORË– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në Vorë. Mësohet se është qëlluar në drejtim të një banese në Prezë, që rezulton të jetë ...