Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Dorëheqja nga Vettingu, KPK çon në prokurori Petrit Fushën, në dijeni edhe Arta Marku
21 May 2019, 09:26Nga DOSJA
TIRANË-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dërguar në prokurori dosjen hetimore në ngarkim të ish-drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha.
KPK njofton se ka referuar në prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me përfundimet e hetimit të Vetting-ut për Petrit Fushën.
Njoftimi i KPK:
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, raportin me rezultatet përfundimtare të hetimit administrativ, për ish-prokurorin, z. Petrit Fusha, në kuadër të procesit të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë. Lidhur me rastin, Komisioni ka vënë në dijeni edhe Prokuroren e Përgjithshme.
KPK e nisi Vettingun për Fushën më janar 2018 dhe e përfundoi në shkurt të 2019.
Petrit Fusha dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë në shkurt të këtij viti, duke i kursyer vetes përballjen me Vettingun. Ai kishte 32 vite në detyrë si pjesë e sistemit të drejtësisë.
Në letrën e tij të dorëheqjes në muajin shkurt,ai thoshte se eksperiencën e tij, do ta përdor në një në një aktivitet tjetër me më pak ngarkesë pasi sipas tij ka ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta.
Kush është Petrit Fusha?
Petrit Fusha, i emëruar nga ish-kryeprokurori Adriatik Llalla ka drejtuar për 5 vite prokurorinë e Tiranës.
Ai u shkarkua në 28 dhjetor 2017 nga kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku dhe në vend të tij u emërua Dritan Rreshka.
Ai ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, pastaj është transferuar në Shkodër për t’u rikthyer më pas në Tiranë. Fusha ishte duke pritur caktimin e datës për t’ju nënshtruar sistemit të Vettingut, kur dha dorëheqjen.
Fusha nuk ka shpëtuar as nga akuzat e Partisë Demokratike që e kanë akuzuar atë se e ka mbyllur dosjen hetimore, pa e hetuar siç duhet atë, pas ndërhyrjes së pretenduar të kryebashkiakut Erion Veliaj.
(f.g/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së prezantimit të nisjes së operacionit të FRONTEX në Shqipëri tha se qëllimi është ruajtja e ...
TIRANË- Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos në Bashkimin Evropian tha se Shqipëria do të mbetet përgjegjëse për kufirin e ...
TIRANË- Duke filluar nga nesër në kufirin e Shqipërisë me Greqinë nuk do të ketë vetëm patrulla të policisë Shqiptare, pasi ato do të jenë të mbështetura n...
Tiranë- Gazetari Flamur Vezaj është shprehur së fundmi se Arta Marku ka një miqësi të ngushtë me Vangjush Dakos, aq sa sipas tij kreu i Bashkisë Durrës e ka ve...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akzua të forta mbrëmjen e djeshme ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Hoxha tha se ai ka materiale të dosjes ...
BERAT- Dy persona janë arrestuar në flagrancë, pasi u kapën duke transportuar dhe nxjerrë në mënyë të paligjshme pallka guri dekorative nga mali i Tomorrit.Mëso...
Vlorë- Në orën 01:00 të mëngjesit të sotëm është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së 26-vjeçarit, Xhuljano Marës në Selenicë të Vlorës. Dosj...
Tiranë-Fabrice Leggeri, drejtor ekzekutiv i FRONTEX në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamed Veliu shpjegon se përse FRONTEX vendosi të sjellë ofic...
TIRANË- Kontrollorët nuk u kontrolluan dhe nuk kontrollohen. Komisionerët e institucioneve të vetingut u rekrutuan dhe u emëruan pa transparencë dhe pa kal...
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka hedhur akzua të forta mbrëmjen e djeshme ndaj Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Hoxha tha se ai ka materiale të dosjes ...