Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
“Mbaji pak se unë i prish”/ GJKKO lë në burg drejtorin e Kadastrës në Berat, zbardhen përgjimet me vartësen:
28 January 2021, 11:11Nga DOSJA
TIRANE- Ervin Nelaj, drejtori i Kadastrës në Berat është lënë në burg nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se SPAK e ka “bindur” gjykatën për të lënë në burg zyrtarin, pas akuzës se ai merrte ryshfet për të dhënë tituj pronësie dhe për të bërë legalizime.
Nelaj u prangos dy ditë më parë nga Policia e Beratit bashkë me SPAK. SPAK dhe policia e Beratit e hetuan për 9 muaj zyrtarin e Kadastrës dhe sipas prokurorisë, është provuar se Nelaj, drejtori i Kadastrës në Berat, bashkë me disa zyrtarë të tjerë nën varësinë e tij, kanë përfituar para në mënyrë të paligjshme.
Në disa përgjime të zbardhura në media, del se Nelaj akuzohet nga SPAK se ka marrë para për të legalizuar ndërtime pa leje. Konkretisht në një bisedë, ku Nelaj flet me një vartësen e tij, ai e mëson si të mbyllë dokumentacionin dhe të nxjerrë lejen.
“Mbaji çik këto se unë i prish. Lëri tek sirtari aty poshtë”, -i thotë drejtori-vartëses.
PËRGJIMI
Ervin Nelaj: Hajde
Punonjësja: Të kujt? Aman se s’ma mban më se..
Ervin Nelaj: 60, 65, 70, 75
Punonjësja: Të kujt? Të voglin, ca e ka ai? Dallavenin? Kujt të vogël mo?
Ervin Nelaj: Po ai që thoshe ti që është afër…
Punonjësja: Diskaniti? Po dalë se Diskaniti nuk ka dalë ende..
Ervin Nelaj: Po ca e ke këtë Diskanin?
Punonjësja: Akoma dhe Diskani është shkëmb. Jo Ledon, prit njëherë për Diskanitin..
Ervin Nelaj: Çar ti bësh Diskanit?
Punonjësja: Se Elda tha unë e kam parë tek noterja, nuk është ashtu fare.
Ervin Nelaj: Mirë, na mbaji icik ti këto se mos i prish unë..
Punonjësja: Ti prish unë
Ervin Nelaj: Unë i prish
Punonjësja: Leri njëçikë tek sirtari se vij i marr më vonë
Ervin Nelaj: Këtu tek sirtari i parë janë
Punonjësja: Se vij i marr unë më vonë me ndonjë dosje..
Ervin Nelaj: Dosje na mo dosjen ku e ke çu?.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
KAVAJË– Janë publikuar pamjet brenda dhomës së hotelit ku ndodhi plagosja e biznesmenes italiane në Vilë Bashtovë. Pamjet e publikuara nga Balkanëeb ...
KAVAJË– Dosja.al ka zbardhur detaje në lidhje me plagosjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Kavajë, ku biznesmenja italiane u qëllua me thikë nga bashk...
TIRANË– Ditën e sotme prokurorët nga e gjithë Shqipëria votuan dy prej kolegët e tyre që kandiduan për dy vende vakante në Këshillin e Lartë të Prokurorisë...
TIRANË– Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg infermieren e infektivit Ronida Hysin deri në përfundim të hetimeve.Infermier...
Aktualitet28 January 2021, 10:28
TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar 21 vite burg për Astrit Beqirin dhe Dhimitër Shkod...
TIRANË– Një 35-vjeçar me inicialet R.P., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte mjetin në g...
DURRËS- 2 persona janë arrestuar në Durrës ditën e sotme. Lajmin e ka bërë policia, shkruan se nga personat e arrestuar janë për veprat penale plagosje me ...
TIRANË- Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka bërë të ditur të dhënat e fundit mbi situatën në Kaskadën e lumit Drin deri sot në mëngjes në orën 08:00....