Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Liroi biznesmenin Billa pas dënimit të përjetshëm në Angli, ILD nis hetimin për gjyqtaren e Krujës Enkelejda Hoxha
12 June 2020, 09:47Nga DOSJA
TIRANË- Një ditë pas atentati mafioz tek “Komuna e Parisit” ku mbeti i vrarë biznesmeni i makinave me qira, Hekuran Billa, është zbuluar e shkuara e tij e errët në Angli, por edhe shkeljet e radhës nga drejtësia shqiptare. Është sërish gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila liroi Endrit Doklen, Genc Tafilin apo Ilir Pajën, që i ka dhënë lirinë Billës për vrasjen e vitit 2006 në Angli, ku 40-vjeçari, asokohe i njohur si “Hernand Bilali”, i mori jetën mikut të tij shqiptar, Prel Markut. Është ky vendim që ka sjellë reagimin e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, që paralelisht ka hapur një tjetër hetim administrativ për gjyqtaren Enkelejda Hoxha për lirimin e Endrit Dokles.
NJOFTIMI I ILD:
Inspektori i Lartë i Drejtësisë ka ndjekur informacionet publike lidhur me vrasjen mbrëmjen e kaluar të shtetasit H.B., në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe të dhënat se ndaj këtij shtetasi ishte dhënë një dënim me burgim të përjetshëm. Duke marrë shkas nga faktet e bëra publike në media ditën e sotme, zyra e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë ka nisur verifikimin e këtyre fakteve dhe të rastit.
Si u lirua Hekuran Billa?
40-vjeçari u dënua në Angli me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes ndaj 22-vjeçarit Prel Marku. Ngjarja ndodhi më 14 tetor 2006 në “Park Royal” në Londër, dhe gjykata e Snaresbookut në Angli e dënoi më 2008 me burgim të përjetshëm në mungesë. Gjatë kohës që u dënua në Angli, Billa, asokohe vetëm 29 vjeç ishte prangosur në Shqipëri dhe dënimi anglez mbërriti në vendin tonë më 13 maj 2014, ku gjyqtari Altin Abdiu e njohu në shkallën e parë burgimin e përjetshëm. Por, më 20 korrik 2016, një tjetër gjyqtar, Lefter Jahaj ndryshoi vendimin në Apel, duke e dënuar me 25 vite burg. Por, gjyqtarja Enkelejda Hoxha, i fali atij 5 vite burg, duke i njohur uljet nga amnistia, dhe duke e liruar përfundimisht më 22 shkurt 2019.
Në vendimin e gjykatës së Krujës, ku Enkelejda Hoxha e liroi me kusht dhe shërbim prove Hernand Bilali, ose siç njihet ndryshe, Hekuran Billën, thuhet se ai do të punësohej në një studio ligjore “Duka”. Kjo skemë, është e njëjtë me atë të Indrit Dokles. Fillimisht shorti për të ndjekur gjyqin e Billës i ra gjyqtares Engjëllushe Tahiri, por pala mbrojtëse e Billës kërkoi përjashtimin dhe gjyqin e mori në dorë Enkelejda Hoxha, e cila i dha lirinë me kusht, ndërsa prokurori Bujar Memai, nuk e apeloi këtë vendim. Sipas gjyqtares, kërkesa u pranua për shkak se prindërit e Billës ishin të vjetër dhe të vetmuar.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Dosja.al publikon detaje të tjera lidhur me vrasjen e 40-vjeçarit, Hekuran Billa në zonën e Komunës së Parisit. Burime për Dosja.al bëjnë me...
TIRANË– Kur kanë kaluar vetëm pak orë nga vrasja e 40-vjeçarit, Hekuran Billa, famijarët kanë folur për mediat duke sqaruar ngjarjen.Sipas tyre, Bil...
Tiranë- Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga ekzekutimi i Hekuran Billës. Burimet bëjnë me dije se Billa ishte nisur për të takuar motrën e tij, e cila punonte...
Shqipëri- 31 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se gjatë orëve të fundit janë testuar 300 persona, por ve...
ITALI– Një 19 -vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht orët e para të mëngjesit të 11 qershorit në Itali, si shkak i një aksidenti automobilistik.Sip...
SHKODËR-Shkodra ka qenë një nga vatrat e nxehta të COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit në këtë qytet janë shënuar 11 raste të reja.Ditët e fu...
Aktualitet12 June 2020, 08:33
BALLSH-Naftëtarët e Ballshit janë ngritur sërish në protestë ditën e sotme. Ata kërkojnë rifillimin e punës që është ndërprerë prej 8 muajsh. Njëri prej tyre ës...
Tiranë- Të tjera detaje kanë dalë nga ekzekutimi i Hekuran Billës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se viktima kishte 5 ditë që ishte kthyer nga Belgjika. Të n...