Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Me automatik dhe shotgun, kapet 20-vjeçari i rrezikshëm në Bulqizë, procedohen penalisht dy të tjerë
28 November 2020, 08:38Nga DOSJA
BULQIZË– Një 20-vjeçar me inicialet D.F., është vënë në pranga nga polciia e Bulqizës. Mësohet se kapja e të riut u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana.
Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Dy shokët e 20-vjeçarit u proceduan penalisht. Ata akuzohen për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Njoftimi i policisë Bulqizë. Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Qarkullonte me armë zjarri me vete, kapet dhe arrestohet në flagrancë 20-vjeçari. Gjatë operacionit policor u arrestuan dhe 2 shtetas të tjerë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në zbatim të planit të masave për mbajtjen nën kontroll të personave me tendenca kriminale, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri pa leje, kanë intensifikuar punën dhe dhe si rezultat i kontrolleve të shtuara kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: D. F., 20 vjeç, banues në Bulqizë. Kapja e tij u bë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Sektori Dushaj”, ku ai po qarkullonte në automjet me dy shokë të tij nga Tirana. Nga kontrolli i imtësishëm i automjetit u gjetën të fshehura një armë zjarri automatik, një armë gjahu shotgun dhe 30 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit D. F., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë”; S. H., 24 vjeç dhe A. Ç., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Strukturat hetimore të DVP Dibër, në bashkëpunim me Prokurorinë Dibër, vijojnë hetimet për zbardhjen e veprimeve që do të kryenin këta persona që u kapën duke qarkulluar me armë zjarri. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ushtarë nga e gjithë bota, aty ku edhe Shqipëria ka zgjedhur të çojë misionin e saj, kanë uruar vendin tonë për 28-nëntorin, ditën e Pavarës...
TIRANË– Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore.Dosja.al ka në faqe të parë artikull që lidhet me 28-nëntorin, d...
TIRANË– Sot data shënon 28-nëntor, një ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët e cilësuar edhe si “Dita e Flamurit”. Shqipëria mbush sot 108 vite që nga sh...
TIRANË– Në kulmin e karantinës, në datën 19 prill të këtij viti, autoritetet e policisë vendore në qytetin e Shkodrës arrestuan 12 persona, pjesë e n...
BRUKSEL– Ardit (Arjan) Spahiu, 38 vjeç dhe banues në Elbasan është ekzekutuar me tetë plumba një natë më parë në një nga lagjet më të njohura në Bruksel....
VLORË – Një banesë në Vlorë mbrëmjen e sotme është përfshirë nga zjarri. Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen 29 nëntor...
TIRANË– Ish-gjyqtari i Apelit në Tiranë, Alaudin Malaj, ka kërkuar që të rishqyrtohet çështja e tij në shkallën e parë të Vettingut. Malaj ka paraqi...
Aktualitet27 November 2020, 21:08
TIRANË– Tirana sot është kthyer në një vend, ku njerëzit dynden në rrugë e qendra tregtare, për të përfituar nga uljet masive në qendrat tregtare, kr...