LIVE UPDATES
Politike

Meta kthen ligjin për faljen e TVSH-së për importin e jahteve: Nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit

8 June 2020, 12:50 Nga DOSJA
Meta kthen ligjin për faljen e TVSH-së për importin e jahteve:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka kthyer në Kuvend ligjin për  faljen e TVSH-së për importin e jahteve që janë jo më të vjetra se 20 vite. Me anë të dekretit, Meta shprehet se ky ligj rrezikon qëndrueshmërinë e vetë ligjit bazë nr. 92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe krijon një precedent për një efekt të mëtejshëm zinxhir në shtimin e kërkesave të paargumentuara për aplikimin e këtij rregulli përjashtues.

Më tej shtohet se zgjerimi i rrethit të përjashtimeve të kësaj natyre ndikon potencialisht në uljen e të ardhurave tatimore nga tatimi mbi vlerën e shtuar dhe krijon një diferencim të trajtimit të mallrave të tjera të konsideruara luksi, apo kënaqësie, që jo vetëm i nënshtrohen tatimit mbi vlerën e shtuar, por dhe akcizës.

“PËR KTHIMIN E LIGJIT NR. 64/2020 “PËR  NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN MBI VLERËN  E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR” Në mbështetje të nenit 85, pika 1 dhe nenit 93 të Kushtetutës. Dekretoj: Kthimin në Kuvend të ligjit nr. 64/2020 “Për  një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën  e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për rishqyrtim sipas arsyetimit bashkëlidhur këtij dekreti”, është ky dekreti i Presidentit.

ARSYET E KTHIMIT TË LIGJIT

Në seancën plenare të datës 14 maj 2020 Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Ky ligj i është përcjellë Presidentit të Republikës për dekretim dhe shpallje me shkresën nr. 1308 prot, datë 19.05.2020 të Kuvendit. Sipas dokumentacionit parlamentar rezulton se ligji vjen si propozim i Këshillit të Ministrave. Nga shqyrtimi i dokumentacionit parlamentar (relacionit shoqërues të projektligjit, Raportit të Komisionit të Ekonomisë, Raportit të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese) kjo nismë ligjore ka për qëllim: Përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import të jahteve dhe të mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vite. Sipas relacionit shoqërues të projektligjit, nisma është hartuar me kërkesë të ministrisë përgjegjëse për turizmin dhe synon zhvillimin e nënsektorit të turizmit detar, nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës së marinave dhe rritjes së inventarit të mjeteve lundruese turistike, meqë bregdeti shqiptar ka një potencial të lartë të pashfrytëzuar, me një numër të konsiderueshëm gjiresh të virgjëra që shtrihen përgjatë vijës bregdetare për krijimin e porteve turistike/marinave. Konkretisht, ligji propozon përjashtimin nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import të jahteve dhe të mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vite, të cilat përfshihen në kodin 8903, të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.

Gjatë shqyrtimit të praktikës parlamentare me qëllim evidentimin e argumenteve justifikuese mbi nevojën e këtij ligji, u vlerësua se ligji nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, paraqet këto problematika: Duke zgjeruar përjashtimet nga zbatimi i regjimit ligjor fiskal, rrezikon qëndrueshmërinë e vetë ligjit bazë nr. 92/2014, për tatimin mbi vlerën e shtuar dhe krijon një precedent për një efekt të mëtejshëm zinxhir në shtimin e kërkesave të paargumentuara për aplikimin e këtij rregulli përjashtues; Zgjerimi i rrethit të përjashtimeve të kësaj natyre ndikon potencialisht në uljen e të ardhurave tatimore nga tatimi mbi vlerën e shtuar; Krijon një diferencim të trajtimit të mallrave të tjera të konsideruara luksi, apo kënaqësie, që jo vetëm i nënshtrohen tatimit mbi vlerën e shtuar, por dhe akcizës; Krijon idenë e një përjashtimi me natyrë klientiste dhe preferenciale, sepse përjashton jahtet dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi; Është një veprim, i cili zvogëlon më tej bazën tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar;  Nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e Institucioneve Financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë.

Në përfundimet e misionit të FMN-së në nëntor të vitit 2019, tërhiqet vëmendja se: “Qeveria duhet të përmirësojë sistemin tatimor të fragmentuar, kompleks, me përjashtime dhe me trajtime preferenciale, të mbaje norma tatimore të moderuara, të sigurojë rimbursimin e TVSH-së, të forcojë institucionet fiskale, të përmirësojë performancën e dobët në realizimin e të ardhurave, si dhe të adresojë ngushtimin e bazës tatimore”. Përfshirja e jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi në listën e furnizimeve të përjashtuara nga tatimi mbi vlerën e shtuar në import, kërkon një analizë objektive që të justifikojë përjashtimin e tij në dy aspekte të rendësishme: a) përfitimin social; b) përfitimin ekonomik.

Në terma të përfitimit social, nuk arrihet të evidentohet shtresa sociale që përfiton në rastin e uljes së kostos së mallrave apo shërbimeve të gjeneruara nga përjashtimi nga detyrimi për pagimin e TVSH-së, për mallra që në rastin konkret, janë të destinuara për qëllime turistike, kënaqësie apo argëtimi. Ndryshe nga ç’mund të justifikohej një trajtim i tillë i diferencuar, për mallra apo shërbime të një natyre tjetër, siç mund të jenë, për ilustrim, barnat mjekësore.

 Vetë përjashtimet që bën dispozita në fuqi e nenit 56, të ligjit nr. 92/2014, lidhen me mallra dhe shërbime të një natyre të rëndësishme për vendin dhe ekonominë, për marrëdhëniet me jashtë, apo të natyrës së sendeve vetjake, ose të natyrës humanitare. Natyra e kësaj dispozite është të përcaktojë mallra dhe shërbime specifike për përjashtim nga detyrimi për pagimin e TVSH-së sipas një liste shteruese, dhe jo të shërbejë si një dispozitë që të mund të përdoret për të krijuar lehtësira në zhvillimin e një nënsektori të caktuar, siç justifikohet nisma në relacion. Pikërisht ky aspekt lidhet dhe me impaktin ekonomik, që duhet të evidentojë përfitimin konkret ekonomik që mund të sjellë miratimi i këtij ligji. Ndërkohë, konstatojmë se nuk ka një analizë të përfitimit ekonomik nga kjo nismë, siç është rasti i përfitimit ekonomik nga importi i makinerive dhe pajisjeve në funksion të realizimit të kontratave të investimeve; të importimit të mallrave dhe të shërbimeve, që lidhen me realizimin e fazës së kërkimit të operacioneve hidrokarbure, të kryera nga kontraktorët ose nënkontraktorët që punojnë për këto operacione; të importimit të kafshëve të gjalla për majmëri; apo së fundmi, përfitimi për shkak të importimit të makinave bujqësore.

Sa më sipër, por edhe për shkak të situatës ekonomike, si dhe raportimeve të cilat vijnë nga institucionet më të larta financiare ndërkombëtare, nëse do të duhet të kishte një nismë për  lehtësimin e barrës fiskale siç është përjashtimi nga detyrimi për pagimin e TVSH-së, kjo nismë duhet të mbështetet në një analizë të saktë shifrash dhe për mallra dhe shërbime jetike. Ndërsa vlerësimi i Qeverisë për përjashtimin nga detyrimi për pagimin e TVSH-së e kategorisë së mjeteve që përdoren për qëllime argëtimi dhe kënaqësie nuk u përgjigjet nevojave jetike që po kalon vendi, dhe as parashikimeve të Bankës Botërore për periudhën e pas pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Nën argumentin se përmes këtij ndryshimi në ligj synohet ndërtimi i një flote mjetesh lundruese miqësore me mjedisin, qeveria në realitet po krijon terrenin e përshtatshëm që një numri shumë të vogël njerëzish t’u lehtësohet barra fiskale për mjetet e tyre të luksit të lundrimit në det.

Nëse qëllimi real i qeverisë do të ishte vërtet zhvillimi i flotës lundruese detare, kjo do të kërkonte angazhim serioz të institucioneve përgjegjëse për planifikimin e masave dhe aktiviteteve konkrete që çojnë shkallë shkallë drejt këtij zhvillimi, duke filluar, por pa u kufizuar nga: Përmirësimi i infrastrukturës portuale apo krijimi i porteve moderne të jahteve me tarifa konkuruese portuale për të tërhequr jo vetëm individët shqiptarë, por dhe për të huajt; apo dhe Aplikimi i tarifave të regjistrimit të jahteve gjithashtu konkuruese me vendet e rajonit.

Ndaj në kushtet kur kjo nismë legjislative: Zgjeron në mënyrë të paargumentuar rastet përjashtimore nga detyrimi për pagimin e tatimit mbi vlerën e shtuar; Krijon në mënyrë të paargumentuar një trajtim fiskal të diferencuar në raport me mallrat e tjera të konsideruara luksi që jo vetëm i nënshtrohen tatimit mbi vlerën e shtuar, por dhe akcizës; Krijon idenë e një përjashtimi me natyrë klienteliste dhe preferenciale, ndërkohë që mund të ketë mallra dhe shërbime të tjera që mund të jenë më jetike për individët, apo ekonominë në tërësi dhe që kanë nevojë për mbështetje në formën e përjashtimit nga detyrimi i pagimit të TVSH-së; Nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e institucioneve financiare, të cilat raportojnë për përkeqësimin e situatës ekonomike në vendin tonë; Si President i Republikës, kam vendosur kthimin e këtij ligji për rishqyrtim në Kuvendin e Shqipërisë, i cili duhet të vlerësojë thellësisht që nisma të tilla për aplikimin e lehtësimeve fiskale jo vetëm të ndërmerren pas studimeve dhe analizave të thelluara financiare, por edhe të rriten përpjekjet për të përqendruar aplikimin e lehtësimeve në kategoritë e mallrave dhe shërbimeve që kanë më shumë nevojë për politika fiskale mbështetëse.

Vetëm kështu mund të garantohet mbrojtja më e mirë e interesit publik, që siç ka theksuar edhe Gjykata Kushtetuese, është i lidhur drejtpërdrejt edhe me mirëfunksionimin e buxhetit të shtetit […].  Qëndrueshmëria e buxhetit të shtetit është e rëndësishme të garantohet në çdo kohë, por ajo merr një rëndësi të veçantë gjatë periudhave të vështira që diktohen nga kriza ekonomike, prej së cilës nuk mund të përjashtohet sistemi ekonomiko-financiar shqiptar , pas goditjes së pandemisë Covid-19. Qeveria është përgjegjëse për stabilitetin ekonomiko-financiar të vendit dhe për këtë arsye ajo ka detyrimin të ndërhyjë në çdo rast kur një gjë e tillë rrezikon të përkeqësohet. Nisur nga fakti që aktualisht sistemi ynë po përballet me dy gjendje të fatkeqësisë natyrore të shkatuara e para që prej tërmetit të datës 26 nëntor 2019, ndërsa e dyta si pasojë e situatës globale për shkak të pandemisë së shkaktuar nga infeksioni Covid-19, qeveria shqiptare, ka përgjegjësinë të jetë e kujdesshme si në shpenzime, por edhe në ndërmarrjen e nismave të tilla ligjvënëse. Është jo e drejtë dhe aspak e mirëpritur që kjo nismë ligjore miratohet ndërkohë kur shumë familje dhe biznese të prekura nga fatkeqësitë natyrore janë ende në pritje që të trajtohen me mbështetje financiare për ndërtimin e banesës së shkatërruar nga tërmeti, apo të një pakete ndihme lehtësuese për shkak të papunësisë nga këto muaj izolimi. Ndërkohë, përkundër kësaj pritshmërie legjitime, qeveria shqiptare reagon në krah komplet të kundërt duke ndërmarrë nisma ligjore për lehtësimin fiskal të disa personave që do të importojnë mjete lundruese luksi, siç janë jahtet.  Në këtë mënyrë, çdo masë që ka impakt ekonomiko-financiar, qoftë në formën lehtësuese për kategori të caktuara, duhet vlerësuar paraprakisht në raport me gjendjen e diktuar dhe jo vetëm nëse është në interesin e të gjithë shtetasve, por dhe të respektojë raportin e drejtë midis interesit publik dhe garantimit të mirëfunksionimit të buxhetit publik, si dhe të përbëjë mekanizëm real të nxitjes së zhvillimit në një sektor apo nënsektor të caktuar.

Të nderuar deputetë të Kuvendit të Shqipërisë,  Për gjithë sa u parashtrua më sipër, në bindje të Kushtetutës dhe në zbatim të nenit 85 pika 1 të saj, kam vendosur  kthimin për rishqyrtim të ligjit nr. 64/2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, pasi ky ligj nuk i përgjigjet situatës ekonomike të vendit dhe krijon trajtim preferencial në kundërshtim me parimet e mbrojtura nga neni 18 i Kushtetutës.

(G.SH. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike falja e tvsh per jahtet ilir meta meta kthen ligjin per jahtet falja e tvsh per jahtet ilir meta meta kthen ligjin per jahtet

Sondazh

Politike 8 June 2020, 09:26

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Motrat e Shtëpisë “Bijat e Dashurisë Hyjnore”, në Famullinë e Shën Mhillit në Laç, të cilat i shërbejnë ...

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa