"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
MSH: 217 raste të reja dhe 9 viktima nga Covid-19 në Shqipëri
18 October 2021, 16:21Nga DOSJA
TIRANË– Nëntë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me Covid-19. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shënuar 217 raste të reja nga 2522 teste të kryera. Aktualisht janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 202 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi nga Ministria:
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki: 143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.
Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Tetor 2021)
Raste të reja ditore 217 Të shëruar në 24 orë 202 Të shtruar në spitale 153 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2522
Testime totale 1,261,888 Raste pozitive 178,188 Raste të shëruara 169,085 Raste Aktive 6,274 Humbje jete 2,829
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar për herë të parë foltoren e nisur nga ish-kryeministri Sali Berisha, të cilën e ka cilësuar një tenta...
TIRANË– Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është konstituuar sot. I DREJTUAR NGA Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike, ky komis...
TIRANË- Një protestues para kryeministrisë është shprehur se shteti është i korruptuar. Gjatë protestës së sotme që po mbahen për rritjen e çmimeve,...
TIRANË- Një protestuese para kryeministrisë ka ngritur një pyetje në lidhje me rritjen e çmimeve. Ajo ka kërkuar arsyen se përse shteti nuk mund të ...
TIRANË- Viti i ri akademik ka nisur me protesta për shkak të procedurës së vaksinimit që kërkohet. Në disa fakultete, studentët janë revoltuar sepse autori...
ELBASAN– Përsëri qytetarët e Elbasanit janë tronditur nga të shtënat me armë dhe një përballje mes një “fuoristrade” dhe disa makinave të policisë. Në të ...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka deklaruar se Vettingu i politikanëve është i domosdoshëm për të mos pasur politikanë të lidhur me krimin e orga...
TIRANË– Katër rusët janë vrarë! Ky është vendimi që u mor nga Prokuroria e Kavajës, e cila ka nisur hetimet për vrasje. Menjëherë pas bërjes publike,...