Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Shqipëria zbrazi konviktet dhe u bëri vendet gati, avioni me afganë nuk është nisur ende nga Kabuli, shtyhet sërish ardhja
18 August 2021, 16:42Nga DOSJA
TIRANË– Avioni me afganë që pritej të mbërrinte në vendin tonë në orën 17:00 nuk është nisur ende nga aeroporti i Kabulit dhe për këtë arsye ardhja e tyre shtyhet. Ndërkohë që Shqipëria zbrazi konviktet e Qytetit Studenti dhe ka përgatitur gjithçka për pritjen e tyre, gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu raporton se afganët nuk janë nisur ende nga Kabuli.
Kjo ka ndodhur sërish për shkak të trazirave në Kabul dhe tensionit që është në aeroport pasi të gjithë kërkojnë të largohen nga vendi. Nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë rreth orëve të mbrëmjes. Pro, nuk është e sigurtë që kjo gjë do të ndodhë.
“Kontigjenti i parë pritej të mbërrinte rreth orës 17:00 në pjesën ushtarake, por kjo nuk ka për të ndodhur, pasi avioni ushtarak që do t’i sjellë vijon të jetë në aeroportin Hamid Karzai të Kabulit. Ky avion nuk është nisur ende. Nëse ky avion do të niset brenda pak orësh mund të mbërrijë rreth orës 22:00 të mbrëmjes së sotme në Rinas. Janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët. Në këto çadra ata do të fotografohen dhe do tu merren shenjat e gishtave pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese,”- tha Veliu.
Fillimisht u raportua se afganët do të mbërrinin në Tiranë një natë më parë, por ardhja e tyre u shty për sot, për të njëjtën arsye. Ndërkohë në Rinas janë ngritur 4 çadra që cilësohen si një qendër tranazhi ku afganët do të kontrollohen nga mjekët nëse kanë probleme shëndetësore. Ata do të fotografohen dhe do t’u merren shenjat e gishtave, pasi shumë prej tyre nuk kanë dokumente identifikuese.
(F.m/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ELBASAN- Koço Buzo i cili në muajin Maj 2021, ekzekutoi me automatik në sy të fëmijëve gruan e tij, Liljana Buzo është dënuar me 3 vite burgim nga gjykat...
TIRANË– Pamjet që po shikoni tregojnë qendrën që do të presë emigrantët afganë në aeroportin e Rinasit. Fillimisht refugjatët afganë që pritet të vij...
BERAT- Një vatër zjarri është ndezur në fshatin Starovë të Beratit. Mësohet se zjarri është vënë nga vetë banorët, të cilët do të digjnin mbeturinat. Por për sh...
TIRANË– Fotoja që po shikoni tregon dy studentë të ulur në trotuar. Me valixhet përpara tyre, pasi janë larguar nga konviktet ku po qëndronin për ardhjen e...
SHQIPËRI– 2 mijë e 471 viktima, 3 mijë e 782 raste aktive dhe 130 mijë e 822 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri që nga fillimi i pan...
Mesditën e 2 prillit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, dhjetëra qytetarë nxitojnë me qese ushqimesh ndër duar që të mos i kapë orari i ndalim-qarkullimit jasht...
SHKODËR– Pamjet që po shikoni vijnë nga lagjia “Ahmet Haxhia”, aty ku Fadil Bandulla vrau gruan e tij, Sanije dhe më pas qëlloi veten për vdekje. Banorët e...
SHKODËR– Policia e Shkodrës ka dhënë detaje në lidhje me krimin e dyfishtë që ka tronditur vendin mesditën e sotme. Sipas njoftimit zyrtar, krimi ka ...