LIVE UPDATES
Aktualitet

KPA e shkarkoi/ Besnik Muçi: S’më heqin dot nga Gjykata Kushtetuese, Vettingu për mua duhet të kishte pushuar! (VD)

21 November 2019, 10:31 Nga DOSJA
KPA e shkarkoi/ Besnik Muçi: S’më heqin dot nga Gjykata

TIRANË– Anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Besnik Muçi, nuk e njeh vendimin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, për t’a shkarkuar atë nga detyra si prokuror. Muçi doli para gazetarëve, pasi u njoh me vendimin ku shpjegoi edhe arsyet e shkarkimit të tij nga KPA. “Vendimi i KPA, nuk afekton vendin tim si anëtar i GJK. S’mund të më prekë vendin tim në GJK, që do të thotë neni 130 i Kushtetutës. Që në momentin që unë kam bërë betimin, kam humbur statusin e prokurorit, Kolegji s’ka patur më kompetencë të më hetonte. …me ndryshimet e fundit të vitit 2016 të Kushtetutës. Nga momenti që presidenti më dekretoi njoftoi KLP për dekretin tim dhe betimin tim.“-tha Muçi, duke thënë se Vettingu për të duhet të kishte pushuar.

Ai e quajti një mosveprim kriminal, atë të kryetarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Genti Ibrahimi, që pas lirimit të vendit të tij si prokuror KPA-në, se Muçi ishte tashmë anëtar i Gjykatës Kushtetuese me një status tjetër. “Zoti Ibrahimi, me mosveprim kriminal nuk ka njoftuar asnjë anëtar tjetër, edhe pse ka pasur detyrimin ligjor. Janë veprime të institucioneve kushtetuesve. Ky vendim nuk ka efekt!”-tha Muçi. 

I pyetur nga gazetarët, nëse do të rikthehet në punë pranë Gjykatës Kushtetuese, Muçi, tha sërish se “vendimi nuk ka efekt”, duke mos-sqaruar ngërçin që tashmë edhe shtohet me mosnjohjen e vendimit të KPA.

Më tej, anëtari i betuar tek presidenti Ilir Meta, foli edhe për shkaqet pse KPA e shkarkoi, dhe tha se bëhet fjalë për një shumë të papërfillshme parash. “Më lejoni t’ju sqaroj qytetarëve shqiptarë se shkaku kryesor është diferenca e deklarimit në 4 vite për 6 milionë lekë të vjetra, të llogaritura sipas KPK dhe të pranuara me KPA, në kundërshtim me të dhënat e deklaruara.”-tha ai.

Muçi e quajti mosdeklarimin e tokës së bashkëshortes së tij, si një “detaj”, duke ia faturuar shkarkimin “këmbënguljes së admirueshme të Komisionerit Publik”.

“Shkaku i dytë i ankimimit është mosdeklarimi i tokës bujqësore që gruaja ime mori në vitin 1991. Ligji e parashtron qartë që është një pasuri me burim të ligjshëm, dhe KPA e mori si shkak për vendimin që mori. Shkaku tjetër i vendimit është pasuria e ndërtuar në 1985, kur gruaja ime ka qenë fëmijë. Për 400 mijë lekë të vjetra, me këmbëngulje të admirueshme nga Komisioneri, KPA e mori si shkak. Tjetër shkak, ishte huatë e marra nga familja ime, 3 mijë euro xhaxhai, 500 mijë lekë babai dhe motra. Provova që familja ime kishte të ardhura të tjera, por Komisioneri Publik kishte një këmbëngulje të admirueshme. Shkak tjetër ankimimi ishte se motra dhe burri nuk provojnë burimin për 6 mln. Unë dorëzova dokumentin e sjellë nga Anglia, ku burri i motrës sime provon që në 2005 ka paguar 17 mijë paundë taksa atje.”-tha Muçi. 

Besnik Muçi, sqaroi edhe pretendimin pse KPA e shkarkoi si një “subjekt që cënon besueshmërinë e publikut tek drejtësia”. Muçi tha se biznesmeni Armand Lilo dhe ai kanë patur një marrëdhënie shoqërore, nisur nga zona nga vijnë të dy, dhe më tej shtoi se Lilo është shpallur i pafajshëm.

“Unë s’di ç’të provoj më shumë. Lidhur me personin, që ky A.L, kam patur një marrëdhënie shoqërore, i dënuar në shkallë të parë për moskallëzim krimi. Kuptojeni vetë, çfarë cënimi të publikut mund të bëj unë si prokuror kur unë kam marrëdhënie me dikë që vij nga një zonë. Se kam njohje me dikë që është dënuar dhe më pas ka marrë pafajësi. Këto ishin shkaqet për të cilat ky kolegj i nderuar më shkarkoi. KPA pavarësisht se kishte verifikim nga KPK, kërkoi sërish hetim dhe asgjë e re nuk doli. Por kjo është shkelje e ligjit, pak a shumë.”-u shpreh Muçi.

Vendimin e KPA dhe insistimin e Komisionerit Publik, Muçi e arsyetoi me renditjen e një mëkati të vetëm që e ndau edhe me mediat.

“Mëkati i vetëm që kam bërë, për ata zotërinj që janë marrë me mua, nga SHBA e institucionet e tjera të nderuara, i vetmi mëkat ishte se aplikova për anëtar të GJK. Mëkatin tjetër e bëri Dvorani që më listoi në vend të tretë. Mëkatin e katërt e bëri Meta që më emëroi anëtar të GJK. Ku qëndron problemi im në këtë situatë. Çfarë mund të bëjë një prokuror karriere që beson tek drejtësia, duke respektuar në mënyrë rigoroze procedurat dhe ligjin.”-tha Muçi.

KPA e shkarkoi Muçin për problemet me pasurinë si dhe problemet me pastërtinë e figurës, pasi ai u konfirmua më herët në shkallën e parë të vettingut, në KPA e më pas u dekretua nga presidenti Ilir Meta, gjyqtar kushtetues, pa marrë ende vendimin nga Vettingu. Gjykata Kushtetuese tashmë ngelet me 4 anëtarë, ndërkohë që për funksionimin e saj duhen 6.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet armand lilo besnik muçi besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta armand lilo besnik muçi besnik muçi para kpa besnik muçi shkarkohet nga detyra ilir meta

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin