Berisha: Do të ngremë një agjenci kombëtare që do të merret me pronat e krimit dhe pronat e paligjshme të politikan&e...
Aktualitet
Zbulohet ‘shtëpia e barit’ në Tropojë, shpallet në kërkim pronari, elektriçisti nën hetim
29 April 2022, 07:53Nga DOSJA
TROPOJË– Një ambient i përshtatur për kultivimin e lëndëve narkotike është zbuluar në Tropojë. Policia ka shpallur në kërkim pronarin e banesës. Shpëtim Selimaj është 43-vjeçari i cili po kërkohet nga policia ndërkohë që është proceduar elektriçisti i zonës.
Gjatë operacionit ‘Valbona’ u zbulua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura.
NJOFTIMI I POLICISË:
Kontrolle intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike në terren të hapur dhe në terren të mbyllur, me anë të llambave. Finalizohet operacioni policor i koduar “Valbona”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Tropojë. Zbulohet një ambient i përshtatur për kultivimin e kanabisit, me anë të llambave, në një banesë në të cilën kishte lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Sekuestrohen një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, fidanë narkotikë, llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente të mbyllura. Shpallet në kërkim pronari i banesës. Procedohet në gjendje të lirë elektricisti i zonës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Valbonë, një shtetas kishte përshtatur banesën, për kultivimin e bimëve narkotike kanabis, në kushte laboratorike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Valbona”. Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur lokalizimi dhe ndërhyrja në banesën e shtetasit Sh. S., ku u evidentua se njëra prej dhomave ishte përshtatur për të kultivuar bimë narkotike, me anë të llambave, që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan fidanë të dyshuar narkotikë kanabis, 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, 34 llamba dhe pajisje të ndryshme elektrike, që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike në ambiente te mbyllura. Në momentin e ndërhyrjes, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur njeri në banesë. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të banesës, shtetasit Sh. S., 43 vjeç, banues në Valbonë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi Q. B., 59 vjeç, banues në Shoshan, me detyrë elektricist. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprime të mëtejshme.
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka deklaruar se e ka firmosur peticionin që është bërë online kundër qëndrimeve të ambasadores së S...
Deutsche Welle: Zoti Ambasador, në fillim të muajit prill në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje për njohjen e konvertimit të lejeve të drejtimit të automjeteve,...
TIRANË- Aplikacioni “WhatsApp”, mbrëmë ishte jashtë funksionit për rreth një orë. Një ndër aplikacionet e komunikimit më popullor në botë, dje rreth orës 2...
TIRANË– Lorenc Bejko është pjesë e Bordit të Fondacionit që do të merret me menaxhimin e parkut të Butrintit. Bordi, që drejtohet nga ministrja e Kut...
GREQI– Me dhimbje të madhe e në lot, familja ka përcjellë për në banesën e fundit kokën e mafias greke, Giannis Skaftouros, i cili u vra më 25 prill. Medi...
KOSOVË– Grabitet familja në Kosvë! Ngjarja mësohet të ketë ndodhur një natë më parë në fshatin Varosh të Ferizajt. Persona të paidentifkuar janë futu...