LIVE UPDATES
Politike

Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet, i hakërrehet Ballës: Ngri ofertën dhe gjej 84 vota!

9 July 2020, 12:47 Nga DOSJA
Kuvendi mbetet pa opozitën! Murrizi merr deputetët dhe largohet, i

TIRANË -Opozita parlamentare u largua sërish sot nga seanca. Deputeti Myslim Murrizi iu drejtua kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla,  duke e sfiduar për të gjetur 84 vota për miratimin e reformës.

Më pas ftoi kolegët e tij, të opozitës parlamentare, që të braktisnin sallën. Sipas Murrizit, kjo ishte një provë, që opozita e re nuk do të votojë reformën zgjedhore dhe sdo të bëhet pjesë e pazareve të pista.

“Zoti Balla dëgjova me vëmendje gjatë fjalës suaj, sikletin që keni, se doni të qëndroni burra të mirë edhe me ata, edhe me ne, edhe me ca të tjerë. Hallit tuaj ia jep zgjidhjen perfekte kënga e Artjola Toskës “Mirë me vjehrrën, mirë me burrin, fjala e mirë…”. Ne nuk e kemi këtë hall. Zoti Balla ne si opozitë kemi bërë një kërkesë të ligjshme për hapjen e listave. Nuk kemi thënë kurrë kod zgjedhor, por kod zgjedhor sipas rekomandimit të OSBE-së, jo që hajdutët sipas raportit të tyre të numërojnë votat tona. Ju keni një mundësi për ta votuar jashtë kësaj salle, hajde të shkojmë në referendum. Një marrëveshje e ndërtuar mes një deputeti të mazhorancës dhe dy qytetarëve të zakonshëm voutues nuk mund të jetë marrëveshje që të detyrojë deputetët e opozitës ju të mazhorancës keni marrë përsipër që detyroheni nga marrëveshja pas gardhit, që të votoni atë që ju thotë roja e gardhit.. Ne kemi kërkuar lista të hapura kombëtare dhe votim 100% të rekomandimeve të OSBE-së, kemi kërkuar që të ketë prag zgjedhor që askush të hipë në kurriz të kurrëkujt. Kemi kërkuar që votat të numërohen jo nga militant politikë, se ju jeni tre subjekte, ju si vllezrit e tuj dhe partia e krijuar në 2003-shin. Po 74 parti të tjera që marrin pjesë në zgjedhje pse duhet të kenë besim te ju, tre hajdutë, që keni raportin e OSBE-ODHIR që keni vënë dorën te votat e qytetarëve. Ndaj nëse ju si shumicë keni hapur ankand, ju jepni fjaën atyre që janë jashtë sallës, dhe individëve të tjerë që takoni brenda apo jashtë sallës se do të bëni 84 vota, harrojeni. Qyetarët shqiptarë ju kanë dhënë 74 mandate, 1 e morët me klering, me trasta, presione mas gardhit , joshje të cilët kjo sallë i ka provuar prej vitesh, i nderuar zoti Balla ju nuk do i bëni ato vota për të votuar një pazar të pistë që nuk është është as më shumë e as më pak lënia në fuqi e kësaj kushtetute paçavureje të 2008-s. Ju nuk mund të privoni 5 milion shqiptar o të fusin lugën në një supë me krime ose në një supë që mban erë. Vota e tyre në 20121 do të dijë se kë të zgjedhi. Hapni listat nëse doni konsensusin tone dhe komisioner e numërus militant partie që jua premtoni ju dhe ata për të qenë komisarë policie nuk do të ketë. Ne po bëjmë një provë që sot, unë të ftoj zoti Balla ngreje ofertën dhe merri 84 deputetë nga këtej, ftoj kolegët të dalim nga kjo seancë dhe Balla të vijojë merkaton“, tha Murrizi.

.

Opozita parlamentare përsëriti veprimin e javës së kaluar, kur bojkotoi seancën, ndërsa po diskutohej për reformën zgjedhore. Murrizi përsëriti sërish kërkesat e opozitës parlamentare për listat e hapura, heqjen e koalicioneve zgjedhore dhe depolitizimin e administratës. Deputeti kishte paralajmëruar edhe më herët se opozita e re nuk do të bashkojë votat me mazhorancën nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre. Gjithashtu pak ditë më parë, deputetët Nimet Musai, Myslim Murrizi, Endmond Stojku dhe Rudina zhvilluan një takim me kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla,  i cili përfundoi pa sukses.

(k.m./g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike msylim murrizi opozita braktis seancen plenare seanca plenare 9 korrik 2020 msylim murrizi opozita braktis seancen plenare seanca plenare 9 korrik 2020

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...