Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
‘Furtunë’ në Kadastrën e Vlorës, ikin edhe 4 juristë/ Shpëton nga ‘djegia’ vetëm drejtori i ri
13 September 2019, 08:05Nga DOSJA
VLORË– Vazhdon “furtuna” në Kadastrën e Vlorës. Ditën e djeshme u shkarkuan 4 juristë dhe 19 punonjës të tjerë kanë marrë vërejtje. (Lexo këtu) Kjo pasi ata nuk kishin zbatuar vendimin e Gjykatës së Lartë për mosregjistrimin e një prone. Të shkarkuar janë Besmira Xhaferaj, Arba Mullai, Aldo Hoxhaj dhe Ermal Hoxha. Të gjithë janë thirrur në Tiranë, ku edhe u është komunikuar vendimi i shkarkimit nga detyra. I vetmi që deri më tani ka shpëtuar, është drejtori i sapoemëruar Alteo Nazeraj. 4 juristët e shkarkuar janë gjithashtu pjesë e listës që ish-drejtori, Florjan Almadhi kishte vënë nën hetim përmes një urdhëri të brendshëm, ku kërkonte verifikime për tjetërsimin e pronës së një qytetari në Jalë. (Lexo këtu).
Duket se i vetmi që ka shpëtuar nga “tërheqjet e veshit” dhe nga shkarkimi deri më tani është drejtori i sapoemëruar Alteo Nazëraj, ku i fundit zëvëndësoi në detyrë Florjan Almadhin.
Nëndrejtori Klodian Troçi u zëvendësua nga Krenar Xhemali, Ardian Musta u zëvendësua nga Elona Hodaj. E gjitha nisi nga denoncimi i një qytetari, i cili u shpreh për moszbatimin e vendimit të gjykatës së lartë për regjistrimin e një prone. Drejori, nëndrejtorët dhe disa juristë u dorëhoqën ose u shkarkuan në harkun e dy ditëve nga publikimi i rastit. Ndërsa 23 punonjës të tjerë janë marrë nën hetim për mosmarrjen në shqyrtim të dosjes me numër 246 dhe me akuzën e tjetërsimit të pronave.
(k.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Durrës- Ndodh mrekullia edhe në Durrës. Fëmija lind vetëm 800 gramë po ja del të jetojë. Foshnja pas 2 muajsh nën kujdesin intesiv të mjekëve dhe lutjeve të fam...
GREQI– Një shqiptar, i cili vuante dënimin në burgun Domokos në Fthiotida, Greqi, pas përfundimit të lejes nuk është kthyer më.Sipas medieve greke, autori...
TIRANË- Kreu i gjykatës Administrative të Tiranës, Gentjan Medja është konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Më herët KPK konfirmoi...
TIRANË- Këto janë titujt kryesorë në mediet online më të rëndësishme në Shqipëri.(a.m/dosja.al)Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga rite...
Tiranë- Ekstradohet nga Damnmarka Kristjan Sulaj (Martini), që akuzohet si autor i vrasjes me armë zjarri të Ferdinand Polisë në datë 20 mars të këtij viti në v...
Tiranë- Nga Danimarka është ekstraduar 27-vjeçari Kristjan Sulaj (Martini), i cili akuzohet si vrasësi i Ferdinad Polisë, i njohur ndryshe si Nardi i Buj...
Tiranë- Për ndërtimin e lotit të 7-të, Kardhiq-Delvinë ka reaguar edhe gazetari Klodian Tomorri. Ai shprehet se ARRSH-ja për ndërtimin e këtij aksi skualifikoi...