"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Lëviz me “Maybach S-Class”? Veliaj: Kush më njeh e di që s’jam rraqexhi makinash
27 December 2021, 14:57Nga DOSJA
TIRANË– Kryebashkiaku Erion Veliaj ka mohuar të ketë në pronësi makinën “Maybach S-Class”, me targa të personalizuara me inicialet “EV”, gjë që e publikoi gazetari Artan Hoxha. Teksa vizitonte një familje që u fut në shtëpinë e re në kuadër të Rindërtimit, Veliaj tha se të gjithë ata që e njohin e dinë se ai nuk është një person i fiksuar pas makinave.
“Po u more me gjobat që vendosin portalet dhe televizionet nuk bën dot asnjë punë. Njëri thoshte se lali ka blerë makinë 500 mijë euro. E para e punës, kush më njeh e di se unë nuk jam rraqexhi makinash. Më thanë dil e sqaroje, po kë të sqaroj? Edhe ai që e ka shkruar këtë rrenën e di që nuk është e vërtetë. Por, po t’i shkosh atij të portalit, ai thotë: Më jep një shtëpi, më fal një makinë. Po nëse merresh me këta, ata këtë punë kanë sepse kanë hapur nja dy-tre portale dhe thonë: Më sill lekët që mos të të biem. Më mirë bëjmë shtëpitë e njerëzve se sa t’i përgjigjemi gjobave të këtyre. Po u fokusuam në punë, ajo flet vetë. Dy mundësi kemi: Ose të merremi me logje, t’i vëmë gjoba njëri-tjetrit, ose merremi me punë, që të ngelet një vepër konkrete, një ndërtesë, një shtëpi, një pallat, një kopësht, një shkollë, një çerdhe, një park,”- tha Veliaj.
Fotoja e “Maybach S-Class” u publikua nga gazetari Artan Hoxha, i cili shkruante se mjeti që kushton minimalisht $185,950, qëndronte e parkuar në oborrin e Bashkisë Tiranë duke nënkuptuar se i përkiste kryebashkiakut Erion Veliaj. Në fatk, me kërkimet e bëra nga Dosja.al, targa AB007EV listohet sikur i përket makinës tip “Range Rover” , por pronar figuron një person me inicale L.L..
SHBA- Policja me origjinë shqiptare, Vera Mekuli u filmua teksa kërcente në prehrin e kolegut të saj Nick McGarry, një toger i martuar. Videoja e saj bëri xhiro...
DIBËR – Rruga e Arbërit ka hasur sërish probleme në lidhje me qarkullimin e automjeteve. Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar rrë...
ITALI– Vigjilja e Krishtlindjeve për pak sa nuk u shndërrua në tragjedi për një shqiptar në Itali, i plagosur me thikë pas një sherri të dhunshëm. Gjith&c...
TIRANË– Nëna e njëri prej të arrestuarve, punonjës të “Call Centerit” me akuzën e mashtrimit kompjuterik të të huajve nga Tirana foli për “Shqipëria ...
TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mohuar të ketë darkuar me kryedemokratin Lulzim Basha. Në një konferencë me ...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka ndarë një lajm të mirë me të gjithë qytetarët shqiptarë në Itali. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeve...
Sallat e Gjykatës Penale të Tiranës nuk mjaftuan për të mbajtur qoftë avokatët, qoftë të arrestuarit e aksionit “Komunikimi”. Prandaj, seanca e masave të siguri...
TIRANË– Publikimi i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë ka nxjerrë në pah dhe fiksimet e ligjvënësve në lidhje me makinat. Në databazën që z...