LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Linçimi i Tefta Tasit/ “E demaskuan në sallën e kinemasë”, Lekë Tasi: Dëgjova time motër që u përgjigj… (Akuza: E

23 August 2020, 10:09 Nga DOSJA

TIRANË–LINÇIMI I TEFTA TASIT, LEKË TASI: fragment ditari nga “Grabjani rrëzë kodrave” (ditar internimi) 18 Tetor ’79…

Tefta nuk është më me ne; e arrestuan dje. Në datën 15 i bënë “demaskimin” në sallën e kinemasë; pastaj, dy ditë me rradhë na hodhën gurë në shtëpi dhe dje erdhi gazi e mori.
Oborri është plot me gurë, copa tullash, xhama të thyera. i lamë pa fshirë që t’i shihte ndonjë hetues se ç’u punua në kurriz tonë. I bëmë telegram Ministrisë, po të gjitha dolën kot. Ky institucion vendosi kundra nesh.

Me rradhë ndodhi kështu: të mërkurën mbasdite kishim dalë në apel me çunat për dore. Pritëm mjaft se s’po vinte njeri të na numuronte si përherë. Ora kaloi, po errej, kur në shesh të sektorit ndaloi një Gaz dhe zbriti Guri. Na hodhi një shikim si grup, i ngutur dhe menjëherë na urdhëroi të futemi në sallë për mbledhje. Deshëm t’i çonim fëmijët në shtëpi, meqë ishte vonë, por ai s’na la. I morëm në sallë por pastaj i çoi Danaj dhe u kthye. (S’di ç’do të kish ndodhur po t’i kishim aty).

Populli po mblidhej me shumicë, të sinjalizuar si duket që mbledhja ishte me rëndësi. U ngucëm në mes të gjindjes, dhe Guri na çoi në rreshtin e tretë, tamam përballë tryezës me beze të kuqe të përgatitur për presidiumin.

Atmosfera ishte e keqe. Para disa javësh, mund të ketë dy muaj, kanë demaskuar Dumet, para pak ditësh kemi bërë fjalë me Gurin por sidomos fjala e kryetarit të Degës na ndillte për keq. Salla u mbush dhe turma vazhdonte të hynte duke plotësuar edhe hapësirën para të dyja portave. Zuri vend presidiumi, partia e Grabjanit plus Petraq Nushi, sekretar i partisë së ndërmarrjes. Turma gumëzhinte po kur u ngrit Filipi, sekretar i partisë, kureshtja e mundi zhurmën.

“Jemi mbledhur sot tha gati i buzëqeshur, që të bëjmë demaskimin politik të Tefta Tasit. Ku është Tefta?” pyeti pastaj. Dëgjova time motër që u përgjegj: “Ketu jam”.
“Ngrehu këtu para popullit. Atje te muri, të të shohë populli”.
Tefta u ngrit dhe vajti qëndroi tre metra larg presidiumit.

Ia dhanë fjalën Petraqit (zeshkan, faqekuq, arrogant). Filloi të lexonte akuzën e tij, të mbushur me fjalë fyese si e “poshtër, reaksionare, amorale, bushtër, kërmë”.
Ç’mund të bënim? Të ngriheshim? Ishte vonë, dyert ishin të bllokuara. Ai vazhdoi me ton të lartë dhe vazhdimisht e shtonte zemërimin, nga fundi edhe me shkumë në cepat e gojës … “I ati ka qënë ministër i Zogut, i dënuar nga partia si armik i popullit, po ashtu edhe xhaxhai i saj, po ashtu dhe daja, dhe i vellai… janë familje reaksionare. Nuk del në punë, vjell vrer, shan mallin e dyqanit. Duan përmbysjen e pushtetit, duan që të vijë imperializmi. Por populli u ka thyer kokën gjithmonë!” etj, etj.

Populli duartrokiste, brohoriste. Shpesh ia ndërprisnin fjalimin, dhe sa herë bëheshin këto ndërprerje, zëri i hollë i një skraparlliu flokëbardhë delte përmbi zhurmën me një klithmë Rroftë shoku Enver!!. Salla ngrihej në këmbë dhe shpërthente në urra të gjata. Një i rinisë m’u afrua mu në fytyrë duke më zbardhur dhëmbët me zgërdhi.
Vendosëm të mos çohemi nga vendi dhe kështu ne të tre këtu dhe Tefta atje ishin të vetmit që nuk rrihnim duart dhe e mbanim gojën mbyllur.

…Zhurma u ul. Presidiumi u vështruan me njëri – tjetrin dhe natyrisht nuk ngulën këmbë që ajo të fliste. (për ta nuk ka asnjë shkelje që i akuzuari edhe të mos flasë fare.)
Ia dhanë fjalën popullit, por për ne kishte mbaruar çdo gjë; në menyrë demostrative u ngulëm në një qëndrim të heshtur, Tefta atje dhe ne të tre këtu.

Të gjithë sa folën, patjeter ishin të porositur, por mënyra se si u zhvillua mbledhja dhe sidomos fakti që ne nuk pranuam ndonjë faj, por reaguam, u dha dorë organizatorëve: Fjalimet e atyre që kishin porositur dolën tamam të zemëruar. Ata shprehën indinjatën sikur ne të kishim shkelur të drejtën! Më i buti prej tyre, më i maturi të themi, një agronom me të cilin Tefta as ka këmbyer ndonjëherë një fjalë, tha: “Unë nuk e njoh personalisht Teftën, por ç’është ai të ecur në rrugë?! Sikur ka çliruar Shqipërinë!!” (ai në fakt me këto fjalë përmblidhte qortimin e rajasë që i bën sjelljes më normale qytetare, dhe në këtë identifikohen shumë nga ata që e kanë ulur kokën përfundimisht në mjedisin tonë mbytës). Pas tij u ngrit vetë Nuria dhe tha: “Kjo këtu merr një fëmijë për dore dhe shkon serbes në postë” (Nënteksti: si guxon të më kalojë para?! Ajo vetë, Nuria, ka një frikë patologjike nga ata të sigurimit, megjithëqë u bën gjithë këto shërbime). Pastaj dy pleq dhe një i ri kërkuan i pari arrestimin e menjehershëm të Teftës, dy të tjerët jo vetëm të sajën por edhe tonin, meqë nuk duartrokitëm. (I dyti kishte një habi të thellë të vizatuar në fytyrë kur pyeste: Të mos duartrokasësh për shokun Enver! Si u bëka!?).

…Dritat ishin të dobëta në sallë, tymi i duhanit i mjegullonte edhe fytyrat, konturet. Isha shumë i tronditur që të mund t’i kujtoj të gjitha sa thanë. Mbas këtyre të parëve folën një sërë hipokritësh pa rëndësi dhe grash që janë me gisht në Sektor.

Njëra prej këtyre, një e shëndoshë me krahë të shkurtër, (për të cilën qarkullon fjala se e ka përpjekur me jaranin majë një mani) tha: “Kjo vë një kapele në kokë (siç duket e ka parë në rastet kur lante kokën), merr një trastë të jashtme dhe na shet mend në dyqan”. Një tjetër (antare partie, më e shëndoshë se tjetra dhe fare e shthurur nga goja, e famshme për grindjet e gjata me lëmin ku lëshon për të kullotur 100 pulat e dy plepave të saj-kotece) u ngrit mes rromuzeve të çunave, e rëndë si një vozë dhe tha me zë burri: “Kësaj nuk i pëlqejnë zarzavatet e shtetit! Ca do qo? Apo do kohën e bejlerëve?” Të njëjtën gjë në thelb, por me një fije të hollë zëri, e emocionuar në kulm e përsëriti shitësja e zarzavateve, ajo që kaq herë nuk i jepte Teftës edhe kur kishte radhën…
Pastaj Lika, brigadier dhe sekretar partie u ngrit nga rreshti i parë dhe më tregoi mua me gisht: “Ky këtu nuk paraqitet në punë, ikën nëpër malësira me bletë, rri me javë..” (në malsi unë?… që duhet të dal dy herë ditën në apel…)

Me këto e ca të tjera mbaroi mbledhja. Populli u ngrit dhe u mblodh tek porta kryesore. Daljen tjetër e mbanin mbyllur që të mos ndahej masa më dysh dhe i binim shkurt neve për në shtëpi. Duhej të ndodhte në shesh të Sektorit ajo që kishin përgatitur.
U futëm dhe ne në turmën që grumbullohej, kur Teftës i erdhi një shtytje e fortë nga mbrapa. Unë që isha përpara ktheva kokën dhe pashë djalin që këto ditë më merrte biçikletën për xhiro. S’desha ta besoj. E pyeta me sy por ai më bëri një shenjë mohuese por në formë tallëse. Kishte përreth shokët e organizatës që e nxisnin dhe ky bëhej trim. Në koridor të gjithë na vështronin ftohtë siç na kishin në mes. Shumë prej tyre duhet t’i kishin gurët në xhepa. Futëm Teftën në mes dhe vazhduam mes të shtyrave. Nga hapësira e portës se jashtme pashë gazin e Degës që s’kishte lëvizur nga vendi.

*Marrë nga Facebook  i autorit

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur lekë tasi tefta tasi lekë tasi tefta tasi

Sondazh

Art&Argëtim 22 August 2020, 19:23

TIRANE-  Astrologia Meri Shehu ka parashikuar ditën e nesërme për shenjat e horoskopit. Ajo tregon se disa prej tyre do kenë vështirësi si në jetën në çi...

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...