Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se Shqipëria është tashmë vendi me rënien më të lartë të lindjeve në Europë gjatë tri dekadave të fundit.
Lindjet në Shqipëri ranë në 5,787 në tremujorin e tretë të vitit 2026, duke shënuar rënie prej 10.5% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. të dhënat e INSTT tregojnë se ky është niveli më i ulët i regjistruar për këtë periudhë të vitit të paktën që nga viti 2011, kur raportohen të dhënat. Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi. Por dhe më herët kur të dhënat raportoheshin vjetore, Shqipëria nuk regjistronte lindje kaq të ulëta prej dekadash.
Të dhënat e tjera të Eurostat tregojnë se Shqipëria është tashmë vendi me rënien më të lartë të lindjeve në Europë gjatë tri dekadave të fundit. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara për periudhën 1997–2025, numri i lindjeve në vend është tkurrur me 63.5%, nga 61.7 mijë në vetëm 22.5 mijë.
Asnjë vend tjetër europian nuk ka regjistruar një rënie kaq të fortë gjatë kësaj periudhe. Pas Shqipërisë renditen Lituania, me një tkurrje prej 53%, Moldavia me 51% dhe më pas vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, si Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnjë-Hercegovina.
Rënia është e ndjeshme edhe kur lindjet maten në raport me popullsinë. Në mesin e viteve ’90, Shqipëria regjistronte 21.7 lindje për 1,000 banorë, ndërsa në vitin 2025 ky tregues kishte zbritur në vetëm 9.6, duke u më shumë se përgjysmuar.
Tkurrja e lindjeve nuk lidhet vetëm me faktin se familjet po vendosin të kenë më pak fëmijë. Emigracioni masiv i dekadave të fundit ka larguar një pjesë të konsiderueshme të popullsisë së re, duke reduktuar numrin e grave në moshë riprodhuese. Edhe nëse numri mesatar i fëmijëve për grua do të stabilizohej, lindjet mund të vijonin të pakësoheshin, për shkak të tkurrjes së brezave që hyjnë në moshën për të krijuar familje.
Në të njëjtën kohë, ndryshimet në stilin e jetesës, shtyrja e moshës së martesës dhe lindjes së fëmijës së parë, si dhe prirja drejt familjeve më të vogla po e përforcojnë këtë proces.
Kostot ekonomike janë një tjetër pengesë për familjet e reja. Çmimet e larta të banesave, shpenzimet për kujdesin dhe edukimin e fëmijëve, si dhe pasiguria për të ardhurat dhe punësimin ndikojnë në vendimin për të pasur fëmijë. Në këto kushte, mbështetja përmes bonusit të bebes, që në Shqipëri është 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë për të dytin dhe 120 mijë për të tretin, mbetet një ndihmë e njëhershme, që nuk adreson kostot afatgjata të rritjes së fëmijëve.
Pasojat e rënies së lindjeve po bëhen gjithnjë e më të dukshme në strukturën e popullsisë. Sipas INSTAT, popullsia e Shqipërisë në fillim të vitit 2026 zbriti në 2.336 milionë banorë, me një rënie prej 1.16% në krahasim me një vit më parë. Vetëm gjatë vitit 2025, migracioni neto ishte negativ me 28.5 mijë persona, ndërsa shtesa natyrore ishte vetëm 1,147 persona, duke iu afruar gjithnjë e më shumë zeros.
Ndërkohë, mosha mediane e popullsisë arriti në 45 vjeç në fillim të vitit 2026, duke reflektuar përshpejtimin e plakjes demografike. Në afat të gjatë, kombinimi i lindjeve të pakta, emigracionit dhe plakjes krijon një rreth vicioz. Më pak fëmijë sot do të thotë më pak nxënës në vitet e ardhshme, më pak të rinj që hyjnë në tregun e punës dhe një numër gjithnjë e më i vogël kontribuuesish në sistemin e pensioneve, ndërsa popullsia e moshuar shtohet.
Tkurrja e forcës së punës rrezikon të kthehet në një kufizim strukturor për ekonominë, duke vështirësuar zgjerimin e bizneseve, rritur presionin mbi financat publike dhe zvogëluar potencialin e konsumit dhe të rritjes ekonomike.
Rreziku bëhet edhe më i madh sepse procesi është vetëpërforcues. Brezat gjithnjë e më të vegjël që lindin sot do të jenë prindërit e së ardhmes, duke e bërë rikuperimin e numrit të lindjeve edhe më të vështirë, edhe nëse kushtet ekonomike përmirësohen./Monitor
Foto ilustruse TIRANË - Vendi ynë pritet të përfshihet sot nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, me vranësira mesat...
pamjet nga vendi i ngjarjes SPANJË- Luka Beqiraj, është 39-vjeçari shqiptar që u vra me armë zjarri në një aten...
SPANJË- Janë publikuar pamjet e atentatit mafioz në Orihuela Costa të Spanjës, ku mbeti i vrarë një 39-vjeçar s...
SARANDË- Në hyrje të Terminalit të autobusëve në Sarandë është regjistruar një aksident mbrëmjen e k&eum...
KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Gjakovë. Lajmi është...
TIRANË- Qeveria ka hartuar një projektligj si mburojë e pjesëmarrjes publike në cështjet me interes publik pas ashpërsimit t...
TIRANË- Qytetarë, studentë dhe pedagogë kanë vijuar protestën e tyre përpara Kryeministrisë edhe në kët&...
SPANJË- Në Orihuela Costa të Spanjës, është vrarë me armë zjarri në një lokal një shtetas shqiptar ...
GJIROKASTËR- Pas askidentit të ditës së djeshme në Gjirokastër-Kakavije, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën pasi nuk u m...
TIRANË- Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhu...