10 November 2026, 19:31
Nga E.M

SPANJË- Në Orihuela Costa të Spanjës, është vrarë me armë zjarri në një lokal një shtetas shqiptar 39-vjeçar. Autor i dyshuar vrau të riun shqiptar në tarracën e një lokali, u largua nga vendngjarja me monopatinë elektrike. Sipas mediave spanjolle ngjarja e rëndë ndodhi pak para orës 13:00, në kompleksin sportiv dhe argëtues Playa Flamenca Sport Club, në rrugën Nicolas de Bussi, në zonën Playa Flamenca.
Viktima ishte ulur në tarracën e një lokali brenda kompleksit, kur një person iu afrua dhe e qëlloi disa herë me armë zjarri, duke e lënë të vdekur në vend. Pas atentatit, autori u largua me monopatinë elektrike. Dëshmitarët njoftuan autoritetet, ndërsa në vendngjarje mbërritën efektivët e Gardës Civile spanjolle.
Në vendngjarje mbërritën efektivë të sigurisë publike, agjentë të policisë gjyqësore dhe specialistë të laboratorit kriminalistik, të cilët kryen këqyrjen e vendit të krimit dhe mbledhjen e provave. Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së ekipit mjekësor, 39-vjeçari nuk mundi të shpëtohej. Mjekët vetëm konstatuan vdekjen e tij, sipas Qendrës së Informacionit dhe Koordinimit të Urgjencave (CICU).
Trupi i viktimës mbeti pranë tarracës së lokalit, deri në mbërritjen e autoriteteve gjyqësore, të cilat urdhëruan transportimin e tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Alicante. Autopsia pritet të kryhet të mërkurën, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të ekzekutimit dhe për të identifikuar autorin, i cili ende nuk është kapur./Dosja.al
spanjën
Aktualitet
10 November 2026, 19:17
E.M
GJIROKASTËR- Pas askidentit të ditës së djeshme në Gjirokastër-Kakavije, drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën pasi nuk u m...
Aktualitet
10 November 2026, 17:52
E.M
TIRANË- Erind Goçlari dhe familja e tij është ndihmuar pas fushatës bamiirëse të hapur në Angli, ku janë mbledhu...
Aktualitet
10 November 2026, 17:18
E.M
PORTUGALI- Stuhia atlantike Charles pritet të godasë Portugalinë ditën e nesërme me 11 nëntor, ndërsa autoritetet kanë ...
Aktualitet
10 November 2026, 17:07
E.M
ITALI- Karabinierët në Tor San Lorenzo të Italisë kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë, 26 dhe 20 vjeç, nën akuzë...
Aktualitet
10 November 2026, 16:59
E.M
LEZHË- Kërkesa e Proukurorisë për pushimin e çështjes për 4 hidrocentralet në Kaçinar të Mirditës &e...
Aktualitet
10 November 2026, 16:30
E. D
DURRËS- Procesi gjyqësor është zhvilluar sot Gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës ndaj Nikollë Rad...
Aktualitet
10 November 2026, 16:19
E. D
ANGLI- Gazeta britanike UnHerd, ka publikuar një investigim, ku analizon ngritjen e rrjeteve kriminale shqiptare dhe depërtimin e tyre në t...
Aktualitet
10 November 2026, 16:11
E.M
ITALI- Prokuroria italiane ka kërkuar 24 vite burg për 45-vjeçarin Moreno Violetto, i cili është akuzuar për vrasjen e shq...
Aktualitet
10 November 2026, 15:29
E. D
TIRANË- Ruben Saraiva, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin, &eum...
Aktualitet
10 November 2026, 15:25
E.M
TIRANË- Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, dhe babai i tij, Bashkim Rajku, ishin thirrur nga SPAK në procesin e radhës gjyq&eu...