Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Në progres-raportin e KE-së të siguruar nga Dosja.al thuhet se mjedisi mediatik duhet të përmirësohet në mënyrë që mediat të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
STRASBURG- Komisioni Europian ngre shqetësime për situatën e lirisë së medias në Shqipëri, duke theksuar se vendi nuk ofron ende garanci të mjaftueshme ligjore për lirinë e shprehjes dhe se gazetarët përballen me kërcënime, frikësime dhe kushte të pasigurta pune. Në progres-raportin e KE-së të siguruar nga Dosja.al thuhet se mjedisi mediatik duhet të përmirësohet në mënyrë që mediat të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
Raporti evidenton si problem ndikimin e grupeve të biznesit me lidhje politike në tregun mediatik, ndërthurjen e interesave politike dhe ekonomike, mungesën e transparencës së financimit dhe përqendrimin e lartë të pronësisë së mediave. Shqetësime ngrihen gjithashtu për frikësimet, fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës së gazetarëve.
Një tjetër pikë e rëndësishme është mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPP. KE kërkon që institucionet ligjzbatuese të garantojnë hetimin dhe ndjekjen gjyqësore të rasteve të dhunës ndaj gazetarëve, përfshirë incidentet gjatë protestave. Në raport kërkohet gjithashtu përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve, forcimi i të drejtave të tyre të punësimit dhe atyre sociale, si dhe zbatimi i njëtrajtshëm i Kodit të Punës.
Pjesë nga progres-raporti:
Shqipëria ndodhet ndërmjet një niveli të caktuar dhe një niveli mesatar përgatitjeje në fushën e lirisë së shprehjes dhe ka shënuar njëfarë progresi gjatë periudhës së raportimit, veçanërisht sa i përket përafrimit të kuadrit të saj ligjor me acquis-in e Bashkimit Europian dhe standardet europiane. Shqipëria nuk ofron garanci të mjaftueshme ligjore për lirinë e shprehjes, ndërsa mjedisi në të cilin operojnë mediat duhet të përmirësohet, në mënyrë që ato të mund të ushtrojnë veprimtarinë e tyre lirisht, në mënyrë të pavarur dhe profesionale.
Shqipëria ka përjashtuar gazetarët e regjistruar nga dispozitat penale për shpifjen, në kushte të caktuara, megjithëse dekriminalizimi i plotë i shpifjes ende nuk është arritur. Pavarësia dhe pluralizmi i medias vazhdojnë të ndikohen nga depërtimi ekonomik në tregun mediatik i grupeve të biznesit me lidhje politike dhe nga ndërthurja e interesave politike, ekonomike dhe interesave të tjera. Faktorë të tjerë që ndikojnë negativisht janë mungesa e transparencës së burimeve të financimit, përqendrimi i lartë i pronësisë së mediave, si dhe frikësimet dhe fushatat denigruese, paditë strategjike kundër pjesëmarrjes publike (SLAPP) dhe kushtet e pasigurta të punës së gazetarëve.
Vijuan të ngrihen shqetësime lidhur me ndikimin politik në emërimet si në autoritetin rregullator të medias, ashtu edhe në transmetuesin publik. Rekomandimet e Komisionit Europian të vitit të kaluar janë zbatuar pjesërisht dhe mbeten kryesisht të vlefshme. Rekomandimet e Komisionit Europian për vitin e ardhshëm
Në vitin e ardhshëm, Shqipëria duhet të përqendrohet veçanërisht në këto drejtime:
1. Reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator të medias
Të miratojë reforma të mëtejshme të kuadrit ligjor dhe rregullator, përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent, me qëllim:
• Zbatimin e plotë të masave për garantimin e transparencës së pronësisë së mediave, forcimin e pluralizmit mediatik dhe pavarësisë editoriale.
• Forcimin e transparencës së financimit të mediave nga burimet private dhe shtetërore.
• Forcimin e autonomisë së autoritetit rregullator të medias dhe pavarësisë së transmetuesit publik.
• Shfuqizimin e plotë të dispozitave penale për fyerjen dhe shpifjen.
• Përafrimin e aspekteve civile të shpifjes me standardet europiane.
• Garantimin e mëtejshëm të shpërndarjes së drejtë dhe transparente të reklamave shtetërore, si dhe forcimin e aksesit në informacionin publik.
2. Mbrojtja e gazetarëve nga kërcënimet, sulmet dhe paditë SLAPP
Të garantojë më tej tolerancë zero ndaj frikësimeve, kërcënimeve dhe fushatave denigruese, si dhe të sigurojë mbrojtje efektive kundër padive strategjike ndaj pjesëmarrjes publike (SLAPP). Gjithashtu, të garantojë zbatimin e ligjit në rastet e sulmeve ndaj gazetarëve, përfshirë ndjekjen e tyre nga organet gjyqësore. Të forcojë më tej kapacitetet e organeve ligjzbatuese për trajtimin e rasteve të dhunës, përfshirë incidentet që ndodhin gjatë ose në kontekstin e protestave, si dhe rastet e tjera penale që përfshijnë gazetarët. Në veçanti, duhet të garantohet respektimi i standardeve të larta të të drejtave të njeriut gjatë trajtimit të incidenteve që përfshijnë gazetarët, përmes:
• Udhëzimeve detyruese për organet ligjzbatuese.
• Procedurave disiplinore, administrative dhe/ose gjyqësore.
• Mbledhjes dhe administrimit të të dhënave.
• Masave për ngritjen dhe forcimin e kapaciteteve institucionale.
3. Përmirësimi i kushteve të punës së gazetarëve
Të përmirësojë kushtet e punës së gazetarëve shqiptarë, veçanërisht duke forcuar mbrojtjen e të drejtave të tyre të punësimit dhe të drejtave sociale, si dhe duke garantuar zbatimin e njëtrajtshëm të Kodit të Punës./Dosja.al

Parlamenti STRASBURG- Komisioni Europian kritikon funksionimin e Kuvendit të Shqipërisë, duke evidentuar moszbatimin e disa vendimeve të G...
Kuti votimi STRASBURG- Komisioni Europian kërkon një reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore në Shqipëri, duke e cilë...
Policia STRASBURG- Progres-raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë ngre shqetësime për mënyrën se si Policia e Shtetit...
Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të progres-raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, duke...
Komisioni Europian STRASBURG- Komisioni Evropian e cilëson korrupsionin një sfidë reale për Shqipërinë dhe kërkon më s...
STRASBURG- Dosja.al ka siguruar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, ku vlerësohet se vendi ka vijuar përparimi...
STRASBURG- Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, gjatë fjalës së saj në Parlamentin Evropian ka vlerësuar e...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, deklaroi se ngërçi institucional në Kosovë ka pengua...
Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka kërkuar që Shqipëria të ketë në qendër të reformave s...
Marta Kos STRASBURG- Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos deklaroi se Shqipëria mund ta përmbushë objektivin për ...