LIVE UPDATES
Bota

Lista Serbe thotë se mbetet “e përkushtuar” ndaj lidhjeve institucionale me Beogradin

Lista Serbe ishte themeluar më 2013 me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe ish-presidentit Vuçiq.

30 October 2026, 14:03 Nga G.M
Lista Serbe thotë se mbetet “e përkushtuar” ndaj lidhjeve
Zyrtarë Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, shtator 2024.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, ka thënë se “i pranon” rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Serbi. Ajo shtoi se mbetet e “përkushtuar” ndaj institucioneve në Beograd, pas humbjes së partisë së ish-presidentit Aleksandar Vuçiq, e cila mbështeste këtë parti.

Në reagimin e parë për media pas zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi, Lista Serbe tha se “mbetet e përkushtuar ndaj politikës së ruajtjes së paqes, sigurisë, lidhjeve institucionale me Beogradin dhe mbrojtjes së secilit prej njerëzve tanë në Kosovë e Metohi”.

Lista Serbe ishte themeluar më 2013 me mbështetjen e Partisë Përparimtare Serbe (SNS) dhe ish-presidentit Vuçiq. Gjatë qëndrimit shumëvjeçar të Vuçiqit në pushtet në Serbi, kjo parti kishte vepruar në Kosovë me mbështetjen e tij. Ajo ka nëntë nga dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës dhe udhëheq të gjitha komunat me shumicë serbe në Kosovë.

“Në këtë drejtim, theksojmë qartë se do të luftojmë që në asnjë mënyrë të mos vihen në pikëpyetje vendet ekzistuese të punës, të ardhurat e rregullta të punonjësve, vazhdimi i investimeve dhe punësimeve të reja, si dhe përfitimet sociale dhe të gjitha format e tjera të mbështetjes financiare për popullin tonë nga buxheti i Republikës së Serbisë”, tha Lista Serbe.

Zyrtarët e kësaj partie kryesisht udhëheqin institucionet paralele të Serbisë në Kosovë. Pasi autoritetet kosovare mbyllën shumicën e këtyre institucioneve, me arsyetimin se janë paralele dhe të paligjshme, tani veprojnë kryesisht institucionet arsimore dhe shëndetësore.

Për më tepër, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë gëzojnë përfitime të ndryshme nga buxheti i Serbisë, si: pensione, shtesa për fëmijë dhe lehona, si dhe ndihmë sociale. Kandidati i Listës Studentore, Vladan Kuzmanoviq, deklaroi më 28 tetor se Lista Serbe në Kosovë do të duhet të fillojë të punojë në interes të komunitetit serb dhe jo të Partisë Përparimtare Serbe (SNS).

“Fillimisht, do t’i ndihmojmë ata të jetojnë me dinjitet, e më pas do të vazhdojmë edhe negociatat që kanë nisur, të cilat kanë hyrë në një qorrsokak për shkak të politikës hipokrite të këtij pushteti. Do të punojmë që qytetarët të fillojnë të jetojnë me dinjitet dhe që askush të mos i shtypë, përfshirë edhe njerëzit e fuqishëm në nivel lokal”, tha Kuzmanoviq për televizionin N1 në Beograd.

Megjithatë, më 29 tetor, kandidati tjetër i Listës së Studentore, Jugosllav Gashiq, tha se nuk do të ketë bashkëpunim politik me Listën Serbe.

“Lista Serbe ka qenë zbatuesja e punëve të SNS-së në territorin e Kosovës dhe Metohisë, me rezultate absolutisht katastrofike. Nuk duam asnjë kontakt dhe asnjë bashkëpunim me ta”, tha ai për radion lokale Kim në Kosovë.

Më herët, i pari në listën e studentëve, Illija Sërdanoviq, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë përsëriti se çështjes së Kosovës do t’i qaset në përputhje me Kushtetutën e Serbisë. Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Serbia vazhdon ta konsiderojë atë pjesë të territorit të vet./REL

 

serbi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin