LIVE UPDATES
Bota

Misioni humanitar në Oleshkin e pushtuar nga Rusia hyn në fazën përfundimtare

Avokati i Popullit i Ukrainës, Dmytro Lubinets, tha se rrugët e përcaktuara për evakuimin e banorëve nga qyteti jugor ukrainas, i rrethuar nga mina tokësore, ishin pastruar dhe se një autokolonë me ndihma humanitare ishte gati të nisej.

30 October 2026, 12:22 Nga G.M
Misioni humanitar në Oleshkin e pushtuar nga Rusia hyn në fazën
Pamjet nga lart tregojnë shkatërrimet në qytetin Oleshki, të pushtuar nga Rusia.

Një mision i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, për mundësimin e dërgimit të ndihmave humanitare në Oleshki, qytetin ukrainas nën pushtimin rus, si dhe largimin e sigurt të banorëve të tij, ka hyrë në fazën përfundimtare, njoftoi Kievi.

Avokati i Popullit i Ukrainës, Dmytro Lubinets, tha se rrugët e përcaktuara për evakuimin e banorëve nga qyteti jugor ukrainas, i rrethuar nga mina tokësore, ishin pastruar dhe se një autokolonë me ndihma humanitare ishte gati të nisej.

“Delegacionet nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë mbledhur për të bashkërenduar hapat e mëtejshëm”, shkroi Lubinets në Telegram, vonë më 29 tetor. “Të pranishëm janë edhe gazetarë nga të tri vendet”.

Ai shtoi se të gjithë banorët e Oleshkit që dëshirojnë të largohen nga zona do të kenë mundësi ta bëjnë këtë deri në orën 14:00, sipas kohës lokale, më 30 tetor, ndërsa shpërndarja e ndihmave do të nisë pak më vonë. Komisionarja ruse për të Drejtat e Njeriut, Yana Lantratova, ka konfirmuar se operacionet për çminimin e qytetit kanë përfunduar dhe se atje po dërgohen “dhjetëra tonë ndihma humanitare”.

Për tri ditë radhazi, duke filluar nga 27 tetori, Ukraina dhe Rusia respektuan një armëpushim lokal në Oleshki, pa u raportuar shkelje. Marrëveshja u ndërmjetësua nga Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, e cila e kishte bërë publike një javë më parë.

 Melania Trump tha se pritej që civilë nga të dyja vendet t'i vizitonin banorët në shtëpitë e tyre për të vlerësuar nevojat e tyre. Ajo shtoi se ata që dëshironin të largoheshin do të merrnin ndihmë të bashkërenduar dhe transport drejt destinacioneve të tyre të preferuara.

“Pres që disa të dëshirojnë të shkojnë në Rusi, ndërsa disa të tjerë në Ukrainë”, tha ajo.

Pasi kanë kaluar vite nën pushtimin rus, disa banorë të Oleshkit kanë shprehur shqetësime për procesin e evakuimit, nga frika se mund t'u nënshtrohen procedurave të ashtuquajtura të “filtrimit” gjatë kalimit nëpër territorin rus. Kështu i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë, më 29 tetor, gazetarja ukrainase Maria Semenchenko, e cila është rritur në këtë qytet.

Sipas saj, banorët shqetësohen për “kontrollet shtrënguese dhe marrjen në pyetje që përdor Rusia për të identifikuar personat që i konsideron jobesnikë”. Ajo shtoi se “disa prej tyre kanë përjetuar tortura në të kaluarën” dhe se njihte “të paktën një person që nuk dëshiron të largohet pikërisht për këtë arsye”.

Forcat ruse e pushtuan Oleshkin në fillim të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës, të cilin Moska e nisi në vitin 2022. Më vonë po atë vit, qyteti u shndërrua praktikisht në vijë të frontit, pasi Ukraina rimori kontrollin mbi kryeqytetin rajonal, Hersonin, që ndodhet më pak se 10 kilometra larg, në anën tjetër të lumit Dniepër.

Dikur me rreth 24.000 banorë, popullsia e Oleshkit është zvogëluar ndjeshëm për shkak të zhvendosjes së banorëve dhe vdekjeve të shkaktuara nga lufta e Rusisë. Shkatërrimi i digës së afërt të Kakhovkës, në qershor të vitit 2023, e përkeqësoi edhe më shumë gjendjen. Vlerësohet se rreth 90 për qind e territorit të qytetit u përmbyt.

Sipas zyrës së Melania Trumpit, deri në vjeshtë në qytet kishin mbetur më pak se 2.000 banorë, përfshirë rreth 50 fëmijë. Besohet se shumica e tyre janë të moshuar, të cilët nuk kanë mundur ose nuk kanë dëshiruar të largohen. Të mbetur në një qytet kryesisht të shkatërruar dhe të rrethuar nga mina tokësore, banorët e Oleshkit kanë qenë prej muajsh të bllokuar në një zonë lufte, të shkëputur nga bota e jashtme dhe me pak ose aspak ushqim, ujë të pijshëm, barna apo energji elektrike. Kievi e ka fajësuar Rusinë për gjendjen e rëndë në qytet, duke e akuzuar Moskën se nuk ka garantuar sigurinë dhe mirëqenien e civilëve. Nga ana tjetër, Kremlini i ka fajësuar sulmet me dronë të Ukrainës për pamundësinë e tij për ta bërë këtë.

Zyrtarë ukrainas dhe vullnetarë i kishin thënë më herët Radios Evropa e Lirë se besonin që banorët e Oleshkit, në thelb, po mbaheshin peng për t'i shërbyer qëllimeve ushtarake të Rusisë në rajon. Ata thanë se, ndonëse qyteti shërben si një pikë e rëndësishme grumbullimi për organizimin e sulmeve ruse në jug të Ukrainës, banorët e tij, në praktikë, po shfrytëzohen si mburojë njerëzore për forcat e Moskës./REL

rusi

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin