Veliaj refuzon të operohet në Fier, kërkon ndërhyrjen në Tiranë: I jam drejtuar GJKKO-së, nuk ja besoj jetën Kryeministrit
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Drejtori i burgut të Fierit kundër Veliajt: Do të bëjë zhurmë, refuzon ndërhyrjen! 22 Nëntor, 16:24 Nd&e...
Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit 2...
Plagosja me thikë në Korçë/ 30-vjeçari jep dëshminë para policisë: Më sulmuan disa persona të panj...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
Ai nënvizoi se çdo krijim i Zotit është i pajisur me vullnet të lirë dhe se besimi i vërtetë shprehet përmes dashurisë ndaj Perëndisë dhe përulësisë.
TIRANË- Kryepiskopi Joan ka përcjellë mesazhe për përulësinë, krenarinë dhe vullnetin e lirë gjatë predikimit në Liturgjinë Hyjnore të së dielës, në Katedralen 'Ngjallja e Krishtit' në Tiranë. Ai theksoi se krenaria e largon njeriun nga vetja e tij e vërtetë dhe e shpërfytyron shpirtërisht, ndërsa njohja e vetvetes e çon drejt përulësisë.
Duke iu referuar traditës së krishterë për rebelimin e Luciferit dhe engjëjve të rënë, Kryepiskopi Joan solli në vëmendje figurën e kryengjëllit Mikael, i cili u ngrit kundër Satanait me thirrjen 'Nuk ka tjetër si Zoti!'. Ai nënvizoi se çdo krijim i Zotit është i pajisur me vullnet të lirë dhe se besimi i vërtetë shprehet përmes dashurisë ndaj Perëndisë dhe përulësisë.
“Kur engjëjt u krijuan, u krijuan me vullnet të lirë, mund ta pranonin Zotin ose jo. Çdo krijim i Zotit është krijim i lirë, edhe tek engjëjt; një pjesë ra, si p.sh. Luciferi. Sipas traditës, 1/3 e engjëjve u rebelua, sepse donin të bëheshin si Zoti dhe mbi të. Kjo është e keqja e njeriut: kur njeriu gjen brenda vetes krenarinë, kjo e shpërfytyron atë.
Kjo nuk është vetja e vërtetë, kjo është pseudovetja. Nëse një njeri do të njohë veten, nuk do të gjejë asgjë për të qenë krenar, por po, do jetë i përulur. E njëjta gjë ndodhi edhe me engjëjt; Mikaeli, kryengjëlli, ishte i pari që thirri dhe tha: 'Nuk ka tjetër si Zoti!', dhe mobilizoi të gjithë, mundi satanain dhe e dëboi nga qielli. Zoti mund ta bënte vetë, por e la për të parë kush donte realisht Perëndinë dhe kush ishte i përulur. Dhe engjëjt, ngaqë u pastruan shpirtërisht, nuk mund të bien më; jo se u humbi liria, por e duan jashtëzakonisht Zotin.“, u shpreh kryepiskopi./Dosja.al
pamje TIRANË- Protesta e organizuar ditën e shtunë nga studentët është zhvilluar mes tensioneve, përplasjeve të v...
Prokuroria e Fierit FIER- Kompania 'Sekilda' sh.p.k. dhe pronari i saj, Seferin Lazeraj, janë dërguar për gjykim nga Prokuroria e Fierit pë...
Klodiana Spahiu KORÇË- Ministrja e Shëndetësisë Klodiana Spahiu, ka njoftuar se 50 milionë euro do të akordohen në ...
pamje nga protesta e së shtunës TIRANË- Protesta studentore e zhvilluar ditën e shtunë në Tiranë është shoqë...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar krijimin e një hapësire të re komunikimi me qytetarët, të quajtur 'Fol me Kryeministrin...
Vincent van Gerven Oei TIRANA- Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei është shoqëruar nga policia mbrëmjen e djeshme gjatë protest&...
foto ilustruese Gazetarët dhe subjektet mediatike në Shqipëri vijojnë të përballen me padi të pabazuara për shpifje, t...
foto ilustruese TIRANË- Moti sot në vend do të karakterizohet nga vranësira të shpërndara dhe mundësi për reshje t&eum...
Pamje nga protesta TIRANA- Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë shoqëruar protestën e zhvilluar kë...
Pamje TIRANA- Momente tensioni janë regjistruar gjatë përplasjeve pranë Ministrisë së Arsimit, ku një i ri është ...