"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Aktualitet
Transporti/ Rama: E hëna pa makina! Bota përballet me shok të mungesës, kompensim për litër
18 March 2022, 11:37Nga DOSJA
TIRANË– Dita e hënë në Shqipëri mund të bëhet pa makina. Kjo ishte zgjidhja që u propozua ditën e sotme nga kryeministri Edi Rama gjatë takimit me përfaqësues të Transportit në Tiranë. Rama deklaroi se kjo do të diskutohet gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave si dhe shpjegoi se zgjidhja nuk do të bëhet për arsye ekologjike por për të kursyer. Po ashtu, një alternativë që kreu i qeverisë propozoi ishte që të bëhej tre ditë në javë pushim, nësoj si në pandemi.
Rama i kushtoi vëmendje dhe artikullit të fundit të Agjensisë Ndërkombëtare të Energjitikës, e cila paralajmëroi se bota po përballet me një shok të madh të mungesës së naftës, problem që ka arritur edhe në Shqipëri.
Kreu i Qeverisë deklaroi se do të jepen 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetës dhe ndërqytetës, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit. Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, deklaroi se qeveria do të kompensojë me 100 lekë për litër naftë ofruesit e shërbimit të transportit publik.
Ditë më parë shoqata e Transportit Urban paralajmëroi rritje të çmimit të biletës së autobusit nëse nuk përmbusheshin kushtet e tyre. Për disa ditë ata përgjysmuan edhe flotën e shërbimit.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shfaqur hapur ankesat kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përballë vetë ambasadores Yuri Kim. Në një takim n...
TIRANË– Gazetari Klodian Tomorri shkruan se qeveria shqiptare mund të jetë duke nënshkruar një marrëveshje me Nitin Sandesarën, indianin që kishte ar...
TIRANË– E hëna dhe e marta do të jenë pushim! Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që zhvillohet sot do të merret vendimi që dita e hënë do të jetë...
TIRANË– Ditën e sotme është mbledhur Këshilli i Ministrave. Disa nga vendimet që priten të bëhen publike në orët në vijim janë zbardhur. Një prej tyr...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se dita e hënë mund të bëhet pa makina. Kjo sipas Ramës, do të vendoset në mbledhjen e sotme të qeveri...
TIRANË– Zëvendës ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Agron Tare është liruar nga detyra. Ky është vendimi që u mor ditën e sotme në mbledhjen e...
DUBAI– Reparti elitë i Policisë së Shtetit RENEA morri pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale nga e gjithë bota që u zhvillua në Dubai. Euron...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shkaktuar të qeshura në takimin që pati sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës me përfaqësues të Michigan State Un...
FIER– Bashkia e Fierit ka njoftuar se do të nisë kufizimin e furnizimit me ujë për qytetarët e zonës për të kursyer energji elektrike. Në një njoftim në f...