Rama “rikthehet” në vitin 1908 me AI, shfaqet krah rilindasve në fotografinë historike të Kongresit të Manastirit
2...
Aktualitet
Bashkia Fier kufizon furnizimin me ujë: Nisni të kurseni, ose do rrisim çmimin
18 March 2022, 12:52Nga DOSJA
FIER– Bashkia e Fierit ka njoftuar se do të nisë kufizimin e furnizimit me ujë për qytetarët e zonës për të kursyer energji elektrike. Në një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, Bashkia Fier bën me dije se shpreson që për këtë masë të gjejë mirëkuptimin e qytetarëve deri në kalimin e situatës ku ndodhemi aktualisht. Ndër rreshta gjithashtu bëhet thirrje ndaj qytetarëve që të nisin kursimin e energjisë elektrike, në mënyrë që të mos të rritje çmimi dhe për ujin.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë! Jemi duke përjetuar një situatë të vështirë energjitike, e cila ka përfshirë të gjithë rajonin. Kjo situatë na prek të gjithëve. Secili prej nesh duhet të limitojë konsumin e energjisë në punë e familje, pasi çdo kë i kursyer vlen në këtë kohë. Për ketë arsye edhe Ujësjellës Kanlizime Fier, në bazë të një plani të mirëmenduar dhe të mirëstudiuar, për të kursyer energji, por edhe për të mos rritur çmimin e ujit si efekt të krizës energjitike do të nisë aplikimin e kufizimit e furnizimit me ujë deri në përmirësimin e situatës. Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj, gjithashtu edhe që kjo situatë të kalojë sa më shpejt. Faleminderit!
Vetë kryeministri Rama ka deklaruar se konsumatori familjar dhe ai i biznesit të vogël nuk do të preket nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Ai ngriti dhe një bord për fiksimin e çmimit të naftës, e gjithashtu ka paralajmëruar ngritjen e një tjetër bordi për çmimet e produkteve të shportës. Por, për ujin nuk është dhënë asnjë deklaratë.
(F.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Dy deputetët nga kahu i kryedemokratit Lulzim Basha iu janë bashkuar deputetëve të Foltores. Në bashkëpunim, ata kërkojnë interpelancë me kry...
TIRANË– Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Michigan State University do të bashkëpunojnë së bashku. Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesit e UBT-së dhe ...
TIRANË– Avokati mbrojtjës i Emiljano Shullazit ka bërë të ditur se do të rishikojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Pas zbardhjes së vendimit ndaj Sh...
TIRANË– Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që tu bashkohen nesër në marshimin kombëtar që pritet ...