LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti dhe kryetari i Shoqatës Çamëria! I plagosur dhe një i dytë në arrati

• Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. • Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, i cili është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti. • 66-vjeçari është përballur me autorin i identifikuar si Lulëzim Tabaku dhe pasi janë konfliktuar fizikisht, e ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë dhe jetën.• Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili ka marrë një plumb në kokë dhe si pasojë ka humbur jetën në vend. • Dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar. • Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë. • Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe arrestimin e autorit.

7 artikuj për këtë temë.

6 MUAJ ME PARE

Atentati ndaj biznesmenit në Sarandë/ Policia jep detaje: Dyshohet edhe për një të plagosur

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i

SARANDË- Policia ka dhënë detaje lidhur me atentati në sarandë, ku viktimë mbeti 66-vjeçari, Rexhep Ismaili. Blutë bëjnë me dije, se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të viktimës. Sipas njoftimit të policisë, konflikti fillimisht ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit. 

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një person tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar. Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se L. T. ka vrarë me armë zjarri Ismailin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me personin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Ndërkohë, Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt. Po ashtu, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e të plagosurit të dytë.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 21:30, në vendin e quajtur “Qafë Gjashtë”, në lokalin në pronësi të shtetasit R. I., gjatë një konflikti për motive që do të zbardhen gjatë hetimit, mes disa personash, ku fillimisht konflikti ka nisur me sende të forta dhe më pas me përdorimin e armëve të zjarrit, ka mbetur i vrarë shtetasi R. I., 66 vjeç, banues në Qafë Gjashtë, Sarandë.

Gjithashtu, dyshohet se gjatë konfliktit me armë zjarri është plagosur edhe një shtetas tjetër, i cili ende nuk është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe nuk është identifikuar.

Nga veprimet e para hetimore dhe informacionet e siguruara në vendngjarje, dyshohet se shtetasi L. T. ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. I. dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me personat e tjerë të përfshirë dhe me shtetasin që dyshohet se ka mbetur i plagosur.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për kapjen e autorit dhe të personave të përfshirë në konflikt. Njëkohësisht, po ushtrohen kontrolle në spitalet rajonale dhe në klinikat private, me qëllim identifikimin dhe gjetjen e shtetasit të dyshuar të plagosur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ 66-vjeçari u vra brenda lokalit të karburantit të tij! Personat që ishin me biznesmenin iu përgjigjën autorit me automatik

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku mbeti i vrarë biznesmeni Rexhep Ismaili. Mësohet, se pas një konflikti të ndodhur disa ditë më parë, autori dyshohet se ka shkuar i armatosur në ambientet e karburantit mbrëmjen e sotme dhe ka qëlluar me pistoletë ndaj 66-vjeçarit. 

Ismaili ndodhej në lokalin e biznesit të tij, në tavolinë me persona të tjerë, ku pas të shtënave, persona që ndodheshin brenda banakut i janë përgjigjur autorit me automatik. Pavarësisht kundërpërgjigjes me armë zjarri nga njerëzit e viktimës, autori i dyshuar ka arritur tu shpëtojë plumbave dhe është larguar me shpejtësi nga vendngjarja./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja në Sarandë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes! Viktima u konfliktua me disa persona, njëri e qëlloi në kokë

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i
pamjet

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku viktimë mbeti Rexhep Ismaili. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se fillimisht 66-vjeçari është përballur me autorin dhe pasi janë konfliktuar fizikisht, njëri prej tyre e ka qëlluar me armë zjarri, ndërsa plumbi e ka kapur në kokë, duke i marrë dhe jetën.

Viktima 66 vjeç, ishte një biznesmen i njohur në qytet dhe po ashtu kryetar i shoqatës “Çamëria”.  Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve. Po ashtu, grupi hetimor po mbledh prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë/ Autorët largohen pas ekzekutimit të biznesmenit, policia blindon zonën

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i
pamjet

SARANDË- Policia ka blinduar Sarandën, në tentativë për të identifikuar dhe arrestuar autorët që kanë ekzekutuar me plumb në kokë pronarin e një karburanti Rexhep Ismaili. Bëhet me dije se menjëherë pas krimit autorët janë larguar nga vendngjarja.

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i

Viktima 66 vjeç, ishte një biznesmen i njohur në qytet dhe po ashtu kryetar i shoqatës “Çamëria”. Ismaili mori një plumb në kokë, ku si pasojë ka humbur jetën në vend./Dosja.al

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari iAtentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i

6 MUAJ ME PARE

Atentati në Sarandë, 66-vjeçari ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i
 Rexhep Ismaili

SARANDË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin që ndodhi mbrëmjen e sotme në Sarandë, ku viktimë mbeti Rexhep Ismaili. 66-vjeçari ishte edhe kryetar i Shoqatës “Çamëria”, dega Sarandë. Ismaili ishte edhe pronar i një karburanti në zonën e Gjashës, ku edhe u qëllua me armë zjarri.

Biznesmeni ka marrë një plumb në kokë, duke humbur jetën në vend. Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit./Dosja.al 

6 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vrasja në Sarandë, ky është 66-vjeçari që u vra me plumb në kokë

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i
Rexhep Ismaili

SARANDË- Personi që shihni në foto është 66-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Sarandë. Rexhep Ismaili ishte pronar i një karburanti në zonë dhe dyshohet se është qëlluar me plumb në kokë, duke ndërruar jetë në vend.

Ndërkohë, forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit dhe identifikimin e autorëve. Pp ashtu, zona është rrethuar plotësisht, ndërsa grupi hetimor po mbledh prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e atentatit./Dosja.al

6 MUAJ ME PARE

EMRI/ Atentat në Sarandë, vritet pronari i një karburanti

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i
foto ilustruese

SARANDË- Një atentat me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, i cili është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Ismaili ka marrë një plumb në kokë dhe si pasojë ka humbur jetën në vend. Në zonë kanë mbërritur menjëherë forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar perimetrin dhe po punojnë për grumbullimin e provave dhe identifikimin e autorëve të dyshuar./Dosja.al

 

 

 

 

 

atentat ne sarande rexhep ismaili

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin