LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina, përplasje mes Vasil Bedinajt të Regina Hotel dhe Luan Muçës të Delta (Minutë pas minute)

• Biznesmenët Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group janë përplasur ditën e sotme me njëri-tjetrin. • Ka qenë vetë biznesmeni Vasil Bedinaj, i cili ka denoncuar se një grup personash i kanë vendosur atij një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar. • Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në hotelin e Bedinajt dhe nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike i kanë kërkuar 5 milionë euro. • Në të kundërt, biznesmeni është kërcënuar se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh. • Brenda hotelit nuk ka pasur të shtëna me armë, por përplasja me armë ka ndodhur në oborrin e hotelit. • Krah biznesmenit Vasil Bedinaj ka qenë edhe Angjelo Breshani, i cili ka shkuar te automjeti i Bedinajt e ka marrë armën e zjarrit që e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave të tjerë që ndodheshin aty. • Konkretisht, Bedinaj e dha “alarmin” në polici rreth orës 11:30, duke deklaruar se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri. • Pas marrjes së njoftimit, Policia ka organizuar shërbimet dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. • Gjatë aksionit, rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, automjeti tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk i është bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen në drejtim të fshatit Peshkëpi. • Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka goditur barrierat mbrojtëse. • Në automjet ndodheshin tre persona, Luan Muça, 55 vjeç, drejtues i mjetit, si dhe dy vëllezërit Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, dhe Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. • Si pasojë e aksidentit, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës. • Gjatë kontrollit të “Range Rover”-it, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë. • Ndërkohë, rreth orës 13:00, në pikën e kontrollit të ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në Mbikalimin e Memorialit, u ndalua një tjetër automjet i shpallur në kërkim. • Në drejtimin e tij ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç. • Gjatë kontrollit të automjetit u konstatua se xhami në krahun e pasagjerit kishte dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri. • Ndërkohë, rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, u konstatua duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. • Lidhur me këtë ngjarje janë arrestuar pesë persona: Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë; Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë; Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar; Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë. • Po ashtu në kërkim janë shpallur edhe gjashtë persona të tjerë, si dhe katër automjete që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje.

16 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

VIDEOLAJM/ Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, sekuestrohet një ‘Range Rover’ me shenja plumbash

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Range Roveri

VLORË- Një "Range Rover" është sekuestruar në zonën e Vlorës, në kuadër të hetimeve për përplasjen e ndodhur sot mes biznesmenëve Vasil Bedinajt dhe Luan Muçës. 

Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit është konstatuar se "Range Roveri" kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, ku dyshohet se është shkaktuar gjatë përplasjes me armë zjarri. Po ashtu në brendësi të automjetit u gjetën edhe tre fishekë pistolete. 

Konkretisht, makina u ndalua rreth orës 13:00, në Mbikalimin e Memorialit nga shërbimet e Policisë së Fierit. Në drejtimin e tij ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Dalin pamjet kur personat që shoqëronin Luan Muçën largohen nga hoteli i Bedinajt! Me pistoleta në dorë grupi ikin me shpejtësi nga ‘Regina Palm’

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
pamjet

VLORË- Dosja.al ka siguruar pamje të reja nga ngjarja e ndodhur në Orikum, ku Vasil Bedinaj i Regina Hotel denoncoi se është kërcënuar nga persona të armatosur. Në pamje shihet momenti ku grupi prej rreth 15 personash, mes të cilëve edhe biznesmeni Luan Muça, kanë dalë nga hoteli “Regina Palm” në pronësi të Bedinajt.

Grupi i armatosur shkuan me 8 automjete para hotelit dhe me pistoleta në dorë u futën në ambientet e brendshme të “Regina Palm”, ku dyshohet se kanë kërcënuar Bedinajn, duke i vënë një gjobë prej 5 milionë eurosh.

Pamjet kanë kapur edhe momentin kur personat e armatosur të cilët ishin futur në ambientet e hotelit, pas disa minutash dalin menjëherë dhe largohen me automjetet e parkuara para ambienteve të resortit. Sipas informacioneve, personat kanë kërcënuar fillimisht pronarin me fjalë, ndërsa më pas situata është përshkallëzuar dhe dyshohet se janë përdorur edhe armë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

“Largohu brenda 48 orësh"/ Përplasja mes biznesmenëve në Vlorë, Policia: I vendosën gjobë 5 mln euro. 5 të arrestuar, 6 në kërkim, autorët dogjën dhe një ‘Audi A8’

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Drejtori i Policisë Vlorë, Edvin Ndreu

VLORË- Policia e Vlorës ka dalë me një deklaratë zyrtare në lidhje me përplasjen e ndodhur sot në zonën e Radhimës, mes biznesmenëve Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group. Sipas policisë, biznesmeni Vasil Bedinaj ka denoncuar se një grup personash i kanë vendosur atij një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar.

Duke folur për mediat, Drejtori i Policisë Vlorë, Edvin Ndreu, tha se Luan Muça, së bashku me persona të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të Bedinajt dhe nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike i kanë kërkuar 5 milionë euro. Në të kundërt, biznesmeni është kërcënuar se duhej të largohej nga Shqipëria brenda 48 orësh.

Policia sqaron se nuk ka pasur të shtëna me armë brenda hotelit, por përplasja me armë ka ndodhur në oborrin e hotelit. Ndërsa Angjelo Breshani, i cili dyshohet se ndodhej në krah të biznesmenit Vasil Bedinaj, ka shkuar te automjeti i këtij të fundit, ka marrë armën e zjarrit që e posedonte me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave të tjerë që ndodheshin aty.

Ndreu tha se Bedinaj e dha “alarmin” në polici rreth orës 11:30, duke deklaruar se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri. Pas marrjes së njoftimit, Policia ka organizuar shërbimet dhe ka ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar dhe vijoi lëvizjen në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka goditur barrierat mbrojtëse.

Në automjet ndodheshin tre persona, Luan Muça, 55 vjeç, drejtues i mjetit, si dhe dy vëllezërit Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, dhe Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, punonjës të SH.P.S.F. “Swat Security”. Si pasojë e aksidentit, Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës. Gjatë kontrollit të “Range Rover”-it, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Ndërkohë, rreth orës 13:00, në pikën e kontrollit të ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në Mbikalimin e Memorialit, u ndalua një tjetër automjet i shpallur në kërkim. Në drejtimin e tij ndodhej shtetasi kosovar Blerim Heta, 40 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit u konstatua se xhami në krahun e pasagjerit kishte dëmtime që dyshohet se janë shkaktuar nga të shtënat me armë zjarri.

Ndërkohë, rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, pranë fshatit Kaninë, u konstatua duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e ngjarjes. Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë pesë persona: Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë; Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë; Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë; Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar; Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Po ashtu Policia ka shpallur në kërkim gjashtë shtetas të tjerë, si dhe katër automjete që dyshohet se janë përfshirë në ngjarje. Sakaq, materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Deklarata e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, Drejtues Edvin Ndreu:

Siç jeni bërë me dije nëpërmjet informacionit paraprak, sot, rreth orës 11:30, jemi njoftuar nga pronari i një hoteli në Radhimë, konkretisht nga shtetasi V. B., se kishte nevojë për ndihmë, pasi disa persona e kishin dhunuar dhe kërcënuar me armë zjarri.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Policisë dhe janë nisur në drejtim të adresës së dhënë.

Duke vlerësuar maksimalisht informacionin e marrë, u ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit të Vlorës dhe në Dhërmi. Gjithashtu, menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Vlorë.

Ndërkohë, u bashkëpunua me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër dhe Fier për ngritjen e pikave të kontrollit edhe në këto territore.

Rreth orës 12:00, në pikën e kontrollit në Rrethin e Alikokës, një automjet fuoristradë, tip “Range Rover”, me ngjyrë të zezë, nuk iu bind shërbimeve të Policisë për të ndaluar, duke vijuar rrugën në drejtim të fshatit Peshkëpi. Gjatë ndjekjes, në vendin e quajtur Ura e Peshkëpisë, ky automjet ka dalë nga rruga, duke goditur barrierat mbrojtëse të saj.

Në këtë automjet ndodheshin tre shtetas, konkretisht shtetasi Luan Muça, drejtues i automjetit, dhe dy pasagjerët, shtetasit Klaudio dhe Mandrit Lleshaj, vëllezër, punonjës të SH.P.S.F. “Sëat Security”.

Si pasojë e daljes nga rruga, shtetasit Luan Muça dhe Mandrit Lleshaj janë dëmtuar dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri, pistoletë, së bashku me një krehër me 16 fishekë luftarakë.

Rreth orës 13:00, pika e kontrollit e ngritur nga shërbimet e DVP Fier, në vendin e quajtur Mbikalimi i Memorialit, ka ndaluar një nga automjetet e shpallura në kërkim, me drejtues shtetasin kosovar Blerim Heta.

Nga këqyrja dhe kontrolli i automjetit u konstatua se kishte dëmtime në xhamin nga krahu i pasagjerit, të shkaktuara, dyshohet, me armë zjarri. Në brendësi të automjetit u gjetën tre fishekë pistolete.

Rreth orës 16:30, në bypass-in e Vlorës, afër fshatit Kaninë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “Audi A8”, i dyshuar se është përdorur nga autorët në ngjarje.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezulton se shtetasi Luan Muça, së bashku me disa shtetas të tjerë, ka shkuar në hotelin në pronësi të shtetasit Vasil Bedinaj, të cilit, nën kërcënimin e armëve dhe dhunës fizike, i kanë vendosur një gjobë prej 5 milionë eurosh dhe e kanë kërcënuar që, pas 48 orësh, të largohej nga Shqipëria.

Ndërkohë, shtetasi Angjelo Breshani ka shkuar te automjeti i shtetasit Vasil Bedinaj dhe ka marrë armën e zjarrit që ky e posedon me leje dhe ka qëlluar në drejtim të automjeteve të personave që ndodheshin aty.

Në përfundim të veprimeve, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Luan Muça, 55 vjeç, banues në Tiranë;
- Klaudio Lleshaj, 29 vjeç, banues në Tiranë;
- Mandrit Lleshaj, 33 vjeç, banues në Tiranë;
- Blerim Heta, 40 vjeç, shtetas kosovar;
- Angjelo Breshani, 29 vjeç, banues në Vlorë.

Janë shpallur në kërkim 6 shtetas dhe 4 automjete të dyshuara se janë përfshirë në ngjarje dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përplasja mes biznesmenëve në Orikum/ PAMJET nga brenda hotelit, momenti kur personat me pistoleta në dorë mësyjnë te Regina

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
pamjet

ORIKUM- Dosja.al ka siguruar pamjet nga brenda hotelit në zonën e Orikumit, ku pati një përplasje mes biznesmenëve Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group. Nga pamjet shihet momenti kur personat e armatosur me pistoleta në dorë futen në ambientet e hotelit.

Në një moment, ata bisedojnë në një tavolinë, dhe disa persona të tjerë duket se ruajnë në distancë. Pas një kohe të shkurtër shihen edhe diskutimet dhe më pas lëvizin nga ambientet e hotelit.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme. Mollë sherri mes  dy biznesmenëve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group. Konkretisht punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës shkuan të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe u përballën me njerëzit e Bedinajt.

Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes. Përplasja nuk u mbyll aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin.

Janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit.

2 MUAJ ME PARE

“Klienti im nuk vë gjoba"/ Mbrojtja e Luan Muçës: Me Bedinaj u takuan për pretendimet mbi ligjshmërinë e dokumenteve të një investimi në jug

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Luan Muça

ORIKUM- Mbrojtja e Luan Muçës, pronarit të Deltës, ka dhënë një tjetër version të përplasjes me biznesmenin Vasil Bedinaj i Regina Hotel. Përmes një deklarate, Mbrojtja e Luan Muçës ka thënë se klienti i tij nuk vë gjoba dhe s’ka kërkuar asnjë para nga askush.

Sipas mbrojtjes, Muça ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me Bedinaj. Si ka thënë se sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit.

“Klienti im nuk vë gjoba, s’ka kërkuar asnjë para nga askush, por ka rënë pre e dhunës me armë teksa kishte lënë një takim sqarues me z. Bedinaj. Sqarimi lidhet me një investim në bregdetin e Jugut ku palët kanë pretendime për ligjshmërinë e dokumentacionit”, ka deklaruar mbrojtja e Muçës në media./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përplasja mes dy biznesmenëve/ Shoqërohet Luan Muça i Deltës dhe 4 të tjerë, disa në kërkim

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
pamjet

VLORË- Pronari i Deltës, Luan Muça, është shoqëruar nga policia, pasi bashkë me një grup personash të armatosur zbarkuan te hotel Regina në pronësi të Vasil Bedinajt. Bashkë me Luan Muçën janë shoqëruar edhe katër persona të tjerë. Ndërsa disa persona të tjerë janë shpallur në kërkim. 

Konkretisht, dy biznesmenët Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group janë përplasur me njëri-tjetrin. Konflikti ka ndodhur në ambientet e hotel Regina në Radhimë, ku Muça ka shkuar me mbi 10 persona të armatosur. Mollë sherri mes këtyre dyve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group.

Punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës kanë shkuar të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe janë përballur me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Përplasja nuk është mbyllur aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Më pas, janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. 

Si pasojë, të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përplasja mes Bedinajt dhe Muçës/ Makina “Range Rover” i autorëve në pronësi të OTP Bank

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,

VLORË- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në zonën e Radhimës, në Vlorë, ku një grup prej më shumë se 10 personash zbarkoi në ambientet e “Regina Hotel”. Sipas të dhënave paraprake, konflikti mësohet se ka nisur për shkak të një toke që është në pronësi të biznesmenëve të Delta Group. Në një moment të konfliktit dyshohet se janë përdorur edhe armët. 

Gjatë largimit dhe ndjekjes nga Policia, një prej automjeteve të përdorura nga grupi është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të qytetit të Vlorës. Bëhet fjalë për një “Range Rover”, me targa AM001AM, në të cilin ndodheshin tre prej personave të dyshuar si të përfshirë në ngjarje.

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Te dhenat

Nga të dhënat e deritanishme, automjeti rezulton të jetë në pronësi të OTP Bank Albania. Ndërkohë, mbetet për tu sqaruar se si mjeti ka përfunduar në përdorimin e personave të përfshirë në ngjarje. Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në sulm, ndërsa po punohet edhe për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Përplasja mes biznesmenëve Vasil Bedinaj dhe Luan Muçës, momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
pamjet

ORIKUM- Janë publikuar pamjet nga momenti kur personat e armatosur shkojnë në hotel Regina, në pronësi të Vasil Bedinaj. Në pamje shihet momenti kur personat e armatosur shkojnë me tetë makina dhe rrethojnë hotelin në Radhimë. Pasi mjetet ndalojnë një nga një para hotelit, rreth 10 persona zbresin nga makinat. 

Ngjarja ka nisur pasi biznesmenët Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Laan Muça i Delta Group janë përplasur me njëri-tjetrin. Konkretisht, konflikti ka ndodhur në ambientet e hotel Regina në Radhimë, ku Muça ka shkuar me mbi 10 persona të armatosur. Mollë sherri mes këtyre dyve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group.

Punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës kanë shkuar të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe janë përballur me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Përplasja nuk është mbyllur aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Më pas, janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. 

Si pasojë, të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Përplasje me armë në Radhimë, konflikt mes biznesmenit Vasil Bedinaj dhe Luan Muçës

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,

VLORË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Radhimës, ku persona të armatosur dyshohet se kanë shkuar në hotelin Regina dhe janë konfliktuar me pronarin e tij Vasil Bedinaj. Sipas të dhënave paraprake, konflikti mësohet se ka nisur për shkak të një toke që është në pronësi të biznesmenëve të Delta Group. 

Në një moment të konfliktit dyshohet se janë përdorur edhe armët. Pas ngjarjes, personat që dyshohet se kanë sulmuar pronarin e hotelit janë larguar me makinë, por gjatë ikjes automjeti i tyre është përmbysur në rrugë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Range Roveri” i shkatërruar, momenti kur policia largon makinën e autorëve që u përplasën me Vasil Bedinajn

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
pamjet

ORIKUM- Ky është momenti ku policia largon me karrotrec “Range Roverin” e shkatërruar të autorëve që u përplasën me Vasil Bedinajn. Ngjarja ka nisur pasi biznesmenët Vasil Bedinaj i Regina Hotel dhe Luan Muça i Delta Group janë përplasur me njëri-tjetrin.

Konkretisht, konflikti ka ndodhur në ambientet e hotel Regina në Radhimë, ku Muça ka shkuar me mbi 10 persona të armatosur. Mollë sherri mes këtyre dyve është bërë një tokë, pranë hotel Regina që është në zotërim të biznesmenëve të Delta Group.

Punonjës të 'Swat Security' bashkë me persona të tjerë të Luan Muçës kanë shkuar të armatosur në ambjentet e hotelit Regina dhe janë përballur me njerëzit e Bedinajt. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Përplasja nuk është mbyllur aty, pasi gjatë largimit me makina nga ambjentet e hotelit të Bedinajt, personat e përfshirë në konflikt kanë ndjekur njëri-tjetrin. Më pas, janë kthyer tek rrethi i Orikumit kanë ndjekur rrugën drejt bypass-it dhe në një momement, tre prej tyre janë aksidentuar, ku makina tip 'Range Rover' me të cilën udhëtonin u përmbys. 

Si pasojë, të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Në 'Range Rover' u gjet gjatë kontrolleve një armë zjarri tip pistoletë. Veç aksidentit gjatë ndjekjes së njëri-tjetrit grupi i Bedinajt ka qëlluar me armë në ajër, ndërsa raportohet se gjatë kontrolleve të një makine në Fier janë konstatuar dy plumba brenda mjetit./Dosja.al

 
2 MUAJ ME PARE

Përplasja te hotel Regina, policia: 3 persona janë arrestuar, u gjet një armë

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
pamjet

RADHIMË- Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen e ndodhur në zonën e Orikumit, ku biznesmeni Vasil Bedinaj është kërcënuar me armë zjarri. Policia bën me dije se konkretisht rreth orës 11:30, pronari i hotel Regina ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Më pas, Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Gjatë ndjekjes makina tip 'Range Rover' ku ndodheshin tre prej autorëve të dyshuar është aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Si pasojë, dy prej personave janë dërguar në spital ndërsa tjetri është dërguar në Komisariat.

Po ashtu, njëri ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa tjetri ka marrë lëndime më të lehta. Gjatë kontrolleve në automjet u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri. Ndërkohë Policia ka ngritur postoblloqe në Fier, Vlorë, Himarë e Tepelenë për kapjen e personave të tjerë. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë ka njoftuar Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli. Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë.

Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Far West me kallash në rrugët e Vlorës! Grupi i Bedinajt qëllon në ndjekje, gjenden 2 plumba në një mjet në Fier

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Makina

VLORË- Pamjet e mëposhtme janë nga aksidenti i personave që u përplasën me biznesmenin Vasil Bedinaj në hotel Regina. Pas konfliktit të tyre, autorët janë larguar nga ngjarja në drejtim të Orikumit. 

 

Teksa po kalonin drejt bypass-it dy persona janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa informacionet mbeten paraprake./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Konflikt për një 'tokë'/ Çfarë ndodhi në hotel Regina, pati përplasje me armë

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Hoteli

VLORË- Shkaku i përplasjes mesditën e sotme mes disa personave të armatosur dhe biznesmenit Vasil Bedinaj dyshohet se është bërë një tokë. Kjo tokë pranë hotelit të Bedinajt dyshohet se është në zotërim të biznesmenëve që dyshohet se qëndrojnë pas konfliktit. 

Për këtë arsye rreth 10 persona kanë shkuar në hotelin e Bedinajt me armë tip pistoletë dhe kallash. Mes tyre dyshohet se ka pasur dhe punonjës të 'Sëat Security', të cilët e kanë kërcënuar për tokën. Ndërkohë që në vendngjarje pati dhe të shtëna me armë zjarri. 

Pas ngjarjes autorët janë larguar nga ambientet e hotelit dhe kanë marrë rrugën drejt rrethit të Orikumit. Teksa po kalonin drejt bypass-it dy persona janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa informacionet mbeten paraprake./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

E kërcënuan mbi 10 persona me armë, zbardhet dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj: 5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Vasil Bedinaj

VLORË- Dëshmia e biznesmenit Vasil Bedinaj në polici është zbardhur. Sipas dëshmisë së Bedinajt i kanë shkuar mbi 10 persona dhe i kanë kërkuar 5 milionë euro gjobë. 

"5 milionë euro gjobë ndryshe zhduku nga Shqipëria", ka thënë Vasil Bedinaj në polici.

Ndërkohë që versioni i plotë i ngjarjes ende nuk është bërë i ditur, në mënyrë që të zbardhet komplet ngjarja./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Detaje nga ngjarja në Orikum/ 10 persona të armatosur i kërkojnë 5 milionë euro gjobë pronarit të hotel Regina

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Policia

ORIKUM- Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë ku është kërcënuar pronari i hotel Regina Vasil Bedinaj në Radhimë. Mësohet se një grup prej më shumë se 10 personash, shumica prej tyre të armatosur, dyshohet se kanë shkuar për t’i vendosur gjobë pronarit të hotelit.

Sipas informacioneve paraprake, personat fillimisht kanë kërcënuar me fjalë pronarin e hotelit, ndërsa më pas kanë përdorur edhe armët, duke i kërkuar një shumë prej 5 milionë eurosh. Mes palëve ka pasur edhe një konflikt fizik, ndërsa autorët janë larguar nga ambientet e hotelit menjëherë pas ngjarjes.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur ndjekjen e autorëve. Gjatë ndjekjes, dy persona, që udhëtonin me një automjet, janë aksidentuar në urën e Peshkëpisë, në hyrje të Vlorës. Të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, njëri prej tyre ka marrë dëmtime të shumta në shpinë dhe në shtyllën kurrizore, ndërsa personi tjetër ka pësuar dëmtime nga aksidenti.

Ndërkohë, forca të shumta policie janë shpërndarë në disa zona të qytetit të Vlorës, në përpjekje për të bërë të mundur kapjen e personave të përfshirë në këtë ngjarje. Policia po vijon kontrollet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa informacionet mbeten paraprake./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

E rëndë në Radhimë, 10 persona të armatosur kërcënojnë pronarin e Hotel Regina

Far West në Vlorë/ Sherr me armë dhe ndjekje me makina,
Vasil Bedinaj

VLORË- Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Radhimë, ku persona të armatosur kanë kërcënuar pronarin e Hotel Regina, Vasil Bedinaj. Zëri.ai shkruan se 10 persona me mjete të ndryshme të pajisur me armë zjarri i kanë shkuar Bedinajt në ambjentet e hotelit të tij.

Ende nuk dihet shkaku i ngjarjes, apo detaje konkrete se çfarë ndodhi saktësisht në hotel Regina. Pika kontrolli janë ngritur në hyrje-dalje të qytetit bregdetar për të identifikuar dhe ndaluar personat e përfshirë në ngjarjen e rëndë./Zeri.ai

vasil bedinaj bujar muça

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin