LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët rikthehen në shesh: Nesër protestë para Parlamentit

• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 109-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë. • Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së qeverisë, protestuesit rinisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje dhe slogane kundër qeverisë. Një pjesë e fjalimeve iu kushtua edhe vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit shprehën solidaritetin e tyre dhe gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrjet “UÇK, UÇK”. Protestuesit u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen nesër në orën 10:00 para Parlamentit, në kohën kur Kuvendi do të zhvillojë punimet. • Aktivistët theksojnë se duhet të mblidhen kundër deputetëve dhe qeverisë së korruptuar, ndërsa u kujtojnë qytetarëve që të marrin edhe vezë për t’i qëlluar. • Protestuesit kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike, mesazh të cilën e kanë përcjellë prej 109 ditësh me thirrjen “Rama në burg, Berisha në burg”. • Pavarësisht 109 ditëve të protestave, protestuesit deklarojnë se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor gjatë tubimit. 

6 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e 109-të, protestuesit: Nesër në dyert e Kuvendit!

Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët

TIRANË- Protesta e 109-të kundër qeverisë është mbyllur pas disa orësh marshimi në rrugët e Tiranës, ku qytetarët dhe aktivistët përsëritën thirrjet për largimin e kryeministrit Edi Rama. Tubimi i kësaj të mërkure nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi drejt Kryeministrisë. Pas fjalimeve të mbajtura para godinës së qeverisë, protestuesit rinisën marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke shoqëruar lëvizjen me thirrje dhe slogane kundër qeverisë.

Një pjesë e fjalimeve iu kushtua edhe vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Protestuesit shprehën solidaritetin e tyre dhe gjatë tubimit u dëgjuan edhe thirrjet “UÇK, UÇK”. Në fjalimet e protestës, Vatnikaj u bëri thirrje qytetarëve për qëndresë të vazhdueshme në rrugë, ndërsa konfirmoi se revoltës do t’i bashkohet nesër në orën 10:00 bllokimi i Kuvendit të Shqipërisë.

Në fjalimet e protestës u kërkua dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Rama, ndërsa aktivistët deklaruan se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim. Protesta e sotme shënoi ditën e 109-të të këtij aksioni qytetar në Tiranë./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta qytetare në Tiranë/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protesta qytetare në Tiranë shënon ditën e sotme 109 ditë të revoltës qytetare në Tiranë. Pas mbylljes së fjalimeve përballë godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria".

Gjatë tubimit të sotëm nuk kanë munguar fjalimet në lidhje me vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Sakaq, kërkesat e protestuesve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit Edi Rama, rrëzimi i qeverisë si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al 

 

2 MUAJ ME PARE

Gjykata Speciale dënoi katër ish-krerët e UÇK-së, protestuesi: E rëndë për popullin shqiptar

Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët
Protestuesi

TIRANË- Protesta në Tiranë vijon nismën e saj për 109 ditë radhazi, ndërsa kërkesat e protestuesve mbeten të njejtat. Gjatë tubmit perballë Kryeministrisë, një qytetar është ngjitur në podium dhe është shprehur në lidhje me vendimin e Gjykatës së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Në fjalën e tij ai e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe e rëndë për popullin shqiptar. Protestuesi përmendi se dikur, kryeministri Rama lobonte që kjo gjykatë të krijohej, ndërkohë që so, ajo vendos kundër luftëtarëve të Kosovës. Vendimi ndaj ish-krerëve, sipas tij, është një moment reflektimi për çdo shqiptarë që të kuptojnë forcën e rezistencës ndaj protestave.

“Ajo që ka ndodhur sot është e rëndë për popullin shqiptar. Është moment i thellë reflektimi për çdo shqiptar dhe duhet të kuptojmë se sa e rëndësishme është rezistenca jonë për të larguar një kryeministër të tillë që në 2015 lobonte që kjo gjykatë të bëhej dhe sot i dënon udhëheqësit e UÇK.

A e kuptoni se çfarë bëjnë kryeministrat e korruptuar, që shpirtin ia kanë shitur shejtanit. Këta janë të gatshëm jo vetëm të shesin Shqipërinë, por edhe çdo vepër të lavdishme të këtij kombi për të qëndruar në pushtet.

Ne duam ta kthejmë këtë ditë në forcë dhe nuk duhet të dorëzohemi. Ato ligje që Rama lobonte në 2015 miratoheshin në Kuvendin e Kosovës, janë njësoj si ligjet që ky ka miratuar në Kuvendin e Shqipërisë.”, tha ai./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së/ Dritan Goxhaj nga protesta: UÇK-ja nuk ishte një grup kriminal, por përgjigje e një populli që po shfarosej

Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët
Dritan Goxhaj, ish-luftëtar i UÇK-së

TIRANË- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e 109-të të revoiltës qytetare kundër qeverisë. Në protestën e sotme nuk kanë munguar as reagimet nga protestuesit në lidhje me vendimin e Gjykatë së Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së. 

Pjesë e protestës ka qënë edhe ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj, i cili ka marrë fjalën në podium dhe e ka cilësuar vendimin si të padrejtë dhe të bazuar në dëshmi të rreme, dhe me procedura që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën.

Ai është shprehur në fjalën e tij se një gjykatë e cila bazohet në dëshmi të manipuluara dhe nuk ka transparencë, nuk ka kontroll. UÇK-ja, sipas Goxhaj nuk ishte një grup kriminal apo një lëvizje terroriste por ishte përgjigja e një populli që po shfarosej kundër shtetit serb që thoshte "Kosova është Serbi"

Dritan Goxhaj: Sot dua të lexoj një deklaratë në emër të grupit koordinues. Sot, një ditë e zezë për luftën e popullit për liri. Sot, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dhanë dënime të rënda për katër ish-pjesëtarët e UÇK-së.

Sot, ne nuk po flasim për drejtësi, po flasim për padrejtësi, për një gjykatë që nuk ka asgjë të përbashkët me asnjë gjykatë tjetër në botë. Po flasim për një vendim të bazuar në dëshmi të rreme, mbi procedura të panjohura dhe mbi një axhendë politike që nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën.

Ne jemi të qartë, kjo nuk është drejtësi, është teatër. Një gjykatë politike që bazohet mbi dëshmi të rreme, të paprovuara, të manipuluara, që nuk ka juri, nuk ka transparencë, nuk ka kontroll. Një gjykatë politike që dënon njerëz që kanë luftuar për lirinë e popullit të tyre.

Kjo nuk është drejtësi, kjo është padrejtësi e organizuar. Kjo padrejtësi po vjen nga Evropa, e ngritur mbi parimet e të drejtave të njeriut, drejtësisë dhe lirisë. Evropa për të cilën kemi ëndërruar dhe shtrirë dorën për ndihmë, bashkëpunim dhe integrim. Vjen nga Evropa, nga ana që pretendojnë se janë miq tanë.

Kjo padrejtësi po ndodh nga ajo Evropë që në vitin 1913 vendosi të na copëtojë Shqipërinë, Kosovën ia dha Serbisë pa pyetur shqiptarët, pa pyetur askënd, vetëm për të bërë paqe në Ballkan. Stabiliteti nuk mund të përdoret më si pretekst duke sakrifikuar të drejtën e shqiptarëve për të vetëvendosur dhe për të jetuar të lirë.

UÇK-ja nuk ishte një grup kriminal, nuk ishte një ushtri e huaj, nuk ishte një lëvizje terroriste. UÇK-ja ishte përgjigjja e një populli që po shfarosej kundër shtetit serb, që vriste në rrugë, digjte shtëpi, përdhunonte gra, dëbonte fëmijë dhe thoshte: “Kosova është Serbi”./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Protesta në Tiranë/ Nis marshimi drejt godinës së Kryeministrisë

Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët
Pamje nga marshimi

TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Ata kanë paralajmëruar për ditën e nesërme një tubim përballë Kuvendit, ku do të mbahen seanca e dytë plenare për sesionin e ri parlamentar. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njejtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dita e 109-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin Skënderbej

Dita e 109-të e protestës kundër Ramës, qytetarët
Pamje nga protestat në Tiranë

TIRANË- Qytetarët prej 109 ditësh janë mbledhur në qendër të Tiranës për të vijuar protestat kundër klasës politike. Ata e kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin Skënderbej, për të marshuar më tej drejt godinës së Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime.

Kërkesat e qytetarëve mbeten dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit të vendit Edi Rama, si dhe anulimi i ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

protesta kunder qeverise rama

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin