
KRUJË- Luan Hushi, 55-vjeç, është qëlluar me armë zjarri paraditen e sotme në fshatin Zgërdhesh të Krujës. Ai ka marrë plagë në bark dhe tashmë është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore. Ndërsa bashkëfshatar i tij me inicialet K.Q. i cili tashmë është shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Policia ka dhënë informacion për ngjarjen ku thekson se po punohet për sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Zgërdhesh, Krujë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. H, rreth 55 vjeç, është plagosur me armë zjarri nga shtetasi K.Q, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbime të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe sekuestrimin e të gjitha provave me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.