LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

I pari president i SHBA-ve në histori/ Trump shpallet fajtor për abuzim seksual ndaj kolumnistes, i detyrohet 5 mln dollarë

• Gjykata në Nju Jork ka shpallur fajtor ish-presidentin amerikan, Donald Trump me akuzën për sulm seksual ndaj shkrimtares E Jean Carroll, duke shkruar historinë si presidenti i parë i akuzuar për sulme seksuale. • Gjyqi zgjati për më shumë se 12 orë, ku kolumnistja përmes avokatëve mbrojtës ka dhënë dëshminë e saj lidhur me sulmin e supozuar në një dyqan, ngjarje e ndodhur në vitin 1996. • Ndërsa ish-presidenti nuk ka dëshmuar, por para jurisë gjykuese e përbërë nga gjashtë burra dhe tre gra është shfaqur një video ku ai mohoi përdhunimin. • Gjykata gjithashtu ka shfaqur disa video, ku ish-presidenti shfaqej duke komentuar fizikun e grave. Ekipi ligjor i Carroll përgatiti një prezantim prej rreth një ore ku janë përmbledhur deklaratat më të famshme seksiste dhe vulgare të Trump. • Juria vendosi që Trump të paguajë 5 milion dollarë kundrejt E. Jean Carroll për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996. Carroll, 79 vjeç, ka treguar se ngjarja ndodhi në një dyqan Bergdorf Goodman në Manhatan në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996. Sipas saj, Trump i kërkoi këshilla që të blinte të brendshme për një grua tjetër dhe që ajo t’i provonte për të. • Por në dhomat e zhveshjes, Carroll pretendoi se ish-presidenti u hodh drejt saj, e lidhi atë pas një muri dhe e përdhunoi.

4 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

12 orë seancë/ Si u shpall fajtor Donald Trump, ish-Presidenti u shfajësua përmes një videoje, avokatët e Jean Carroll paraqitën provat

I pari president i SHBA-ve në histori/ Trump shpallet fajtor për
Jean Carroll dhe Donald Trump

SHBA- Zhvillimet nga gjyqi ndaj ish-presidenti Donald Trump lidhur me akuzën për abuzim seksual ndaj kolumnistes E Jean Carroll, ngjarje e ndodhur në 1996. Seanca gjyqësore filloi rreth orës 10 të mëngjesit të së martës. Në bazë të provave të paraqitura nga palët, juria mori vendimin për shpalljen fajtor të ish-presidentit. 

Avokati i Trump, Joe Tacopina paraqiti të hënë në gjyq dëshminë e ish-presidentin, i cili ndër të tjera hodhi poshtë akuzat, duke pretenduar se ngjarja ishte një histori e sajuar me motive politike. Një argument tjetër që dhanë avokatët e ish-presidentit kundër paditëses, ishte se nëse ngjarja do të ishte e vërtetë, kolumnistja duhet ta kishte denoncuar 30 vite më parë, atëherë kur pretendoi se ndodhi sulmi seksual në dyqanin e rrobave.

Mbrojtja e ish-presidentit, ndër të tjera argumentoi se Carroll dhe dy gra, për të cilat ajo tha se i tregoi menjëherë për sulmin dhe që dëshmuan gjatë gjyqit, kishin planifikuar të prishnin ambiciet politike të ish-presidentit. 

Nga ana tjetër, avokatët e Carroll theksuan se Trump nuk dëshmoi dhe as nuk u paraqit në gjykatë për gjyqin. Mike Ferrara dhe Roberta Kaplan janë kundërpërgjigjur duke thënë se ky nuk është i vetmi rast ku ish-presidenti është përfshirë në sulm seksual, pasi ai është akuzuar nga shumë gra në të kaluar për të njëjtën vepër penale edhe pse asnjëherë nuk ishte dënuar. 

Ky gjyq ishte rezultat i të dytit nga dy paditë e ngritura nga Carroll kundër Trump. E para, e cila u depozitua në vitin 2019 përpara se të miratohej Akti për të Mbijetuarit e të Rriturve, pretendon vetëm shpifje – jo sulme seksuale – për komentet që Trump bëri pasi Carroll publikoi fragmentin e kujtimeve të saj që tregon përdhunimin e dyshuar. Padia e parë përballet me vonesa sepse u ngrit gjatë kohës që Trump shërbente si president dhe punonjësit e qeverisë përgjithësisht mbrohen nga pretendimet për shpifje, të cilat mund të shkaktojnë dështimin e çështjes së Carroll. Është shtyrë pa afat një muaj para se të fillonte gjykimi për padinë e dytë.

3 VITE ME PARE

U shpall fajtor për abuzim seksual, reagon Trump: Nuk e njoh këtë grua! Ky verdikt është vazhdim i gjuetisë së shtrigave

I pari president i SHBA-ve në histori/ Trump shpallet fajtor për
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar për herë të parë pasi u shpall fajtor për abuzim seksual ndaj kolumnistes Jean Carroll, nga Gjykata e Nju Jorkut. Trump ka postuar në platformën e tij të mediave sociale 'Të vërteta', ku pretendon se nuk e njeh denoncuesen dhe se ky është vazhdimi i gjuetisë së shtrigave, me pretekstin se çështja është sajuar. 

"Unë nuk e kam idenë ABSOLUTISHT SE KUSH ESHTË KJO GRUA. KY VERDIKT ËSHTË NJË TURPI - VAZHDIM I Gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave!", tha ish-presidenti. 

Si ndodhi ngjarja?

Kolumnistja, E Jean Carroll, 79 vjeç, ka treguar se ngjarja ndodhi në një dyqan Bergdorf Goodman në Manhatan në fund të vitit 1995 ose në fillim të 1996. Dyshja ishin përplasur me njëri-tjetrin gjatë blerjeve. 

Trump më pas dyshohet se i kërkoi asaj këshilla kur blinte të brendshme për një grua tjetër dhe me shaka i kërkoi asaj t'i modelonte ato për të. Por një herë në dhomat e zhveshjes, Carroll pretendoi se ish-presidenti u hodh drejt saj, e lidhi atë pas një muri dhe e sulmoi. Carroll, e cila ka një rubrikë me këshilla që mban emrin "Ask E. Jean" u shfaq në revistën Elle nga viti 1993 deri në 2019, pretendon se ajo arriti ta largonte atë pas përpjekjeve të shumta. 

Ajo nuk e raportoi takimin në polici, thuhej në ankesën e saj, sepse ishte në shok dhe nuk dëshironte të mendonte për veten si një viktimë e përdhunimit. Dy nga miqtë e Carroll, Carol Martin dhe Lisa Birnbach, kanë thënë se shkrimtari u tregoi atyre për incidentin e supozuar brenda disa ditësh.

3 VITE ME PARE

Juria merr vendimin: Trump shpallet fajtor për abuzim seksual, duhet të paguajë 5 milion dollarë

I pari president i SHBA-ve në histori/ Trump shpallet fajtor për
Donald Trump dhe E Jean Carroll

SHBA- Juria e Madhe ka shpallur Donald Trump fajtor për abuzim seksual duke bërë që ai të jetë i pari President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që mban nofkën ‘grabitqar seksual’ mbi shpinë. Seanca u zhvillua sot dhe zgjati thuajse 12 orë deri në marrjen e vendimit. Juria vendosi që Trump të paguajë 5 milion dollarë kundrejt E. Jean Carroll për dëmin që i ka shkaktuar kolumnistes për sulmin e vitit 1996.

E. Jean Carroll është një nga gratë e shumta që e kanë akuzuar Trump për sulme seksuale ose ngacmime, por që akuzën e saj e çoi deri para organeve të drejtësisë.

Në vitin 2019, ajo rrëfeu se republikani e përdhunoi atë në dhomën e zhveshjes së një dyqani të brendshmesh, në Manhattan në mesin e viteve 1990. Trump, 76 vjeç, zgjodhi të mos merrte pjesë në gjyqin civil, por ai ka thënë se kurrë nuk e ka takuar Carroll në dyqan dhe nuk e ka njohur. Ai e ka quajtur këtë histori si ‘gjueti shtrigash’.

3 VITE ME PARE

Gjyqi ndaj Trump/ Përfundon dëshmia e shkrimtares Jean Carroll, avokati: Askush nuk është mbi ligjin, madje as një ish-president

I pari president i SHBA-ve në histori/ Trump shpallet fajtor për
Jean Carroll

SHBA- Ka përfunduar gjyqi ndaj ish-presidentit Donald Trump, për akuzat lidhur me përdhunimin e shkrimtares Elisabeth Jean Carroll. Juria në padinë e Carroll për përdhunim dhe shpifje kundër Donald Trump ka dëgjuar argumentet përfundimtare dhe do të marrë gjykimin në orët e ardhshme.

"Askush nuk është mbi ligjin, madje as një ish-president," tha avokati i ish-kolumnistes Roberta Kaplan.

Ekipi ligjor i Carroll përgatiti një prezantim prej rreth një ore ku janë përmbledhur deklaratat më të famshme seksiste dhe vulgare të Trump, shkruajnë mediat e huaja. 

Carroll ka paditur Trumpin për shpifje, duke pretenduar se ai e përdhunoi atë në një dhomë zhveshjeje të Bergdorf Goodman në pranverën e vitit 1996. Nga ana tjetër Trump i ka mohuar vazhdimisht akuzat e saj. 

donald trump ne gjyq donald trump

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...