LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia sulmon me gaz lostsjellës dhe ujë me piper protestuesit, shoqërohen dhunshëm disa persona! Efektivët nuk kursejnë as mediat 

• Studentë, të rinj dhe qytetarë u mblodhën sot në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht, protestuesit u mblodhën të Ministria e Arsimit dhemë pas marshuan drejt Kryeministris, aty ku pati dhepërplasje me forcat epolicisë. • Më së shumti tensionet janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku protestuesit hedhën molotovë në drejtim të forcave të Policisë së Shtetit, ndërsa këta të fundit u përgjigjën me gaz lotsjellës dhe ujë me piper. • Situata u tensionua edhe në zonën e sheshit “Skënderbej”, ku efektivët e policisë bllokuan të gjitha hyrjet dhe daljet, duke kufizuar lëvizjen në këtë pjesë të kryeqytetit. • Hedhja e molotovëve drejt forcave të rendit shënon një tjetër incident gjatë protestës së 25 tetorit, e cila është shoqëruar me përplasje mes demonstruesve dhe policisë. • Teksa ndodheshin te Kryeministria, policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë me piper me shumicë për të shpërndarë turmën, ndërkohë largoi edhe mediat. Efektivët e policisë larguan gazetarët nga protestuesit, ku disa prej tyre edhe i sulmuan. • Gjatë tubimit pati edhe disa shoqërime të dhunshme. Protesta e sotme shënon ditën e 13-të të revoltës studentore, ndërsa pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

32 artikuj për këtë temë.

4 JAVE ME PARE

Përplasje prapa Muzeut Kombëtar/ Protestuesit hedhin molotov në drejtim të makinave të policisë (VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Pas zhvendosjes së protestuesve nga Kryeministria një përplasje është regjistruar edhe prapa Muzeut Kombëtar. Një grup të rinjsh hodhën molotovë në drejtim të policisë që po i ndiqte nga pas.

Disa furgona të policisë erdhën nga unaza dhe u stacionuan prapa Muzeut, aty ku protestuesit hodhën bomba molotovë në drejtim të tyre. Më pas të rinjtë u shpërndan në drejtim të qendrës./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

"Gjendja e tij është e stabilizuar"/ Erjon Vishkulli u plagos gjatë protestës së djeshme, flet i vëllai: Na kanë thënë fjalë të mira për rikuperimin e syrit

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me mjekimin në Itali dhe ndërhyrjes kirugjikale të Erjon Vishkullit që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës së djeshme. Rama ka publikuar një një video të vëllait të Erjon Vishkullit, ku thotë se gjendja e vëllait është e stabilizuar dhe se shpenzimet për mjekimin në Itali janë përgjigjur strukturat shtetërore.

“Unë nuk gënjej edhe pse nuk i them të gjitha, sidomos për ata që tërë këto ditë po gatuajnë mish për top nëpër ekranet e tyre të korruptuara”, shkruan Rama në rrjete sociale teksa ka shpërndarë edhe një intervistë televizive të vëllait të tij Emiljan Vishkulli.

Ai thotë ndër të tjera se mjekët kanë dhënë shpresa pozitive për rikuperimin e syrit dhe se nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë.

“Gjendja e Erjonit duket më e stabilizuar. Na kanë thënë fjalë të mira për pjesën e rikuperimit të syrit. Shpresojmë që vëllai, të na vijë ashtu siç e patëm. Kemi pasur një avion të posaçëm, me mjekë që ishin kastile për vëllain. Për çdo lloj iniciative na janë përgjigjur strukturat shtetërore, si avionin.. të gjitha i ka sjellë shteti deri në këto momente. Gjendja e vëllait duket mirë dhe strukturat shtetërore na janë përgjigjur në mënyrë korrekte. Nesër pritet që të bëhet operacioni i dytë, që shpresojmë që të jetë me lajme të mira“, tha vëllai i Erjon Vishkullit./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ I riu "luftë" me grushta me forcat e FNSH, momenti kur ndërhyn një grua për t'i ndarë

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia
Pamje

TIRANË- Një përleshje mes protestuesve dhe forcave të policisë ka ndodhur gjatë protestës së sotme para kryeministrisë. Siç shihet edhe në pamje, disa efektivë të Ndërhyrjes së Shpejtë u turrën mbi një të ri mu në mes të bulevardit.

Ai arriti të rezistonte në disa momente edhe pse i vetëm ndaj tyre, teksa njërit prej efektivëve i hodhi skafandrën në tokë dhe mburojën nga gurët. Megjithatë efektivët arritën ta shoqërojnë të riun edhe pas kundërshtimeve të tij. 

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Mes hedhjes së kapsollave dhe gazit lotsjellës protestuesi arrin ti marrë mburojën dhe spray-in me piper policisë

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Një protestues ka arritur të marrë mburojën dhe spërkatësin me piper të njërit prej efektivëve të policisë para Kryeministrisë në mes të tensionit dhe hedhjes së vazhdueshme të gurëve, kapsollave dhe gazit lotsjellës. 

Zona vazhdon të jetë e rrethuar nga prania e efektivëve./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Tensionet në protestën e 13-të studentore/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale: Dy protestues dhe dy policë po marrin ndihmë mjekësore

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Pas përplasjeve të dhunshme mes efektivëve dhe protestuesve në protestën e kësaj të diele Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë një njoftim zyrtar për 4 personat e plagosur ditën e sotme. Sipas raportimeve mësohet se deri në orën 19:00 në spitalin e Traumës janë paraqitur 3 të lënduar.

Një protestues është shtruar teksa dy personat e tjerë kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas kanë dalë nga spitali. Ndërkohë në spitalin “Nënë Tereza” një efektiv policie po merr ndihmë mjekësore.

Njoftimi i plotë: 

PËRDITËSIM informacioni mbi të lënduarit gjatë protestës 25 tetor 2026 ora 19:00

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, sipas informacioneve paraprake nga strukturat spitalore informon se gjatë protestës së sotme:

Në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur në total 3 të lënduar.

Aktualisht një protestues i shtruar, një protestues tjetër dhe një efektiv policie kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe kanë lënë spitalin.

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, është paraqitur:

-1 efektiv policie, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve të nevojshme./Dosja.al

 

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit largohen nga Kryeministria dhe zhvendosen drejt sheshit “Skënderbej”, molotov dhe zjarr në lulishte

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Protestuesit tashmë janë larguar nga Kryeministria dhe janë zhvendosur drejt sheshit “Skënderbej” pas tensioneve dhe përplasjeve të regjistruara.

Në shesh, disa prej tyre kanë ndezur zjarr duke hedhur molotov, ndërsa situata dhe lëvizjet e turmës vijojnë të ndiqen nga afër. Nga ana tjetër, policia vijon të jetë e tërhequr në zonën e bulevardit./Dosja.al 

 

 

4 JAVE ME PARE

"Mos e provoftë njeri"/ U lëndua në protestë, Evanthi Pango lë Spitalin e Traumës pas 10 ditësh: Po dal më e motivuar

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Evanthi Pango, protestuesja e cila u lëndua në protestë, ka lënë Spitalin e Traumës. Ajo ka ndarë një video në rrjetet sociale ku uron që askush mos të përjetojë një ngjarje të till, ndërkohë thekson se kjo situata e ka motivuar më shumë dhe e ka bërë më të vendosur.

"Ju përshëndes nga Spitali i Traumës. Po e lë me përshtypjet më të mira jo për eksperiencën që kalova unë se mos e kaloftë njeri, por për kujdesin që pata. Sinqerisht, mos e provoftë njeri, por këto eksperienca duhet të na bëjnë më të fortë e të vendosur dhe më të motivuar. Mund ta them me plot siguri, më e motivuar po dal sesa hyra. Ju dua shumë," thotë Pango. 

Evanthi Pango u lëndua në kokë 10 ditë më parë, me një bombol të dyshuar gazi të përdorur nga policia. E reja u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, me gjakderdhje të madhe.

Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh nga të rinjtë, që kanë protestuar prej kohësh, por zëri tyre me protesta paqësore nuk u dëgjua. Diskutimet për tarifat e studimit, cilësinë e mësimdhënies dhe kushtet nëpër konvikte kanë qenë prej kohësh në qendër të ankesave, por siç duket qeveria nuk mendonte se kjo do shpërthente në një lëvizje masive dhe këmbëngulëse. Dita e parë e protestës nisi me modesti, në dukje si një grumbullim i zakonshëm.

Një grup i vogël studentësh, të lodhur nga premtimet e pambajtura dhe nga "mbyllja e veshëve" nga institucionet, u mblodhën te Ministria e Arsimit. Me thirrje dhe pankarta të improvizuara, ata shprehën indinjatën e tyre. Por ajo që filloi si një zë i vetmuar, shumë shpejt gjeti jehonë. Lajmi u përhap shpejt në rrjetet sociale, duke frymëzuar qindra të tjerë të bashkoheshin. Brenda disa orësh, numri i protestuesve u rrit ndjeshëm, duke bllokuar qarkullimin në rrugën kryesore dhe duke "shpërthyer" në protesta me revolta të mëdha. Të revoltuar, studentët nisën t'i vinin flakën institucioneve shtetërore dhe bankave. Ndërkohë, që tubimet vijojnë ato nuk e kanë ndaluar në asnjë moment thirrjen "Rama jepe dorëheqjen"./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Policinë dhe Ramën do t’i zërë gjaku i të rinjve që kanë derdhur”/ Studentja denoncon shoqërimin e turistit nga efektivët: Turisti ndodhej mes demonstruesve

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Policia ka nisur edhe shoqërimet e protestuesve këtë të dielë ndërkohë që mes tre personave të shoqëruar nga policia pak më parë gjatë protestës përpara Kryeministrisë qëndron edhe një turist i huaj. Ngjarja është denoncuar nga një studente pjesëmarrëse në tubim, e cila ka kritikuar ndërhyrjen e forcave të rendit dhe ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen.

Sipas studentes, turisti ndodhej mes demonstruesve në momentin kur policia ndërhyri për të kryer shoqërimet. Ajo tregoi se i huaji është identifikuar si turist, por kjo nuk e ka penguar shoqërimin e tij.

“Mes protestuesve ishte edhe një turist. Ishte mes tre personave që u shoqëruan. Unë jam studente. Kam qenë edhe në protestat paqësore, por në protestat e studentëve kam qenë çdo ditë. Sa më shumë na kundërshtojnë, aq më shumë na shtohet revolta”, u shpreh studentja.

E reja kritikoi kryeministrin Edi Rama për paralajmërimet e tij mbi vendosjen e gjobave dhe masave të tjera ndëshkuese ndaj pjesëmarrësve në protesta të dhunshme. Sipas saj, ndërhyrjet e policisë dhe presioni ndaj protestuesve nuk do t’i ndalojnë të rinjtë të vijojnë tubimet.

“Janë duke u lodhur kot. Policinë dhe Ramën do t’i zërë gjaku i të rinjve që kanë derdhur. Nuk rri dot në shtëpi, sa kohë në protestë dalin 13-vjeçarë. Ne do të mundohemi të rezistojmë deri në fund”, pohoi ajo./Dosja.al 

 

4 JAVE ME PARE

FNSH sulmoi gazetarët dhe mediat/AGSH: Kjo nuk është mbrojtje e rendit publik! Kjo është pengim i lirisë së medias dhe i së drejtës së qytetarëve për t’u informuar

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka dënuar pengimin e gazetarëve dhe ekipeve televizive nga Policia e Shtetit në protestën e sotme para Kryeministrisë. (AGSH) e cilëson atë si një shkelje të lirisë së medias dhe të së drejtës së qytetarëve për t’u informuar. 

Sipas AGSH-së, gjatë ditëve të fundit janë dokumentuar 40 incidente, ku gazetarët janë dhunuar, kërcënuar, goditur me plumba gome dhe penguar në ushtrimin e detyrës.

Shoqata kërkon që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit të mbajë përgjegjësi dhe u bën thirrje mediave dhe drejtuesve të redaksive të reagojnë publikisht ndaj dhunës dhe pengimit të gazetarëve.

Reagimi i AGSH: 

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) dënon ashpër veprimet e Policisë së Shtetit, e cila vijon të pengojë në mënyrë të papranueshme gazetarët dhe ekipet televizive në ushtrimin e detyrës së tyre.

Ndërkohë që ngjarjet zhvillohen qindra metra larg, Policia e Shtetit vendos kordone për të bllokuar gazetarët, duke u mohuar atyre mundësinë për të dokumentuar dhe raportuar atë që po ndodh.

Kjo nuk është mbrojtje e rendit publik. Kjo është pengim i drejtpërdrejtë i lirisë së medias dhe i së drejtës së qytetarëve për t’u informuar.

Pas 40 incidenteve të dokumentuara gjatë ditëve të fundit, ku gazetarët janë dhunuar, kërcënuar, goditur me plumba gome dhe penguar sistematikisht nga efektivët e policisë, kjo situatë është e patolerueshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e strukturave që drejton. Nuk mund të ketë më justifikime për pengimin e vazhdueshëm të gazetarëve dhe shkeljen e të drejtave të tyre themelore.

AGSH u bën thirrje të gjitha mediave shqiptare dhe drejtuesve të redaksive që të reagojnë publikisht dhe pa ekuivoke ndaj dhunës dhe pengimit të gazetarëve të tyre.

Heshtja e mediave përballë dhunës ndaj gazetarëve të tyre është braktisje e atyre që çdo ditë rrezikojnë sigurinë personale për të informuar publikun./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

“Vendosim maskën që të mbrohemi nga ju”/ Momenti kur polici shfaqet i prekur pas përballjes me protestuesit (VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Protesta e ditës së sotme përpara Kryeministrisë është shoqëruar me perballjen e policisë dhe të rinjve ndërsa në një moment gjatë tubimit, disa protestues i janë drejtuar policisë duke folur në drejtim të tyre.

Një nga policët shfaqet i prekur gjatë fjalës së protestuesit, teksa mundohet të fshehë emocionet./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Spraj me piper me shumicë, policia shoqëron me dhunë disa të rinj

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË-  Policia kreu ndërhyrje duke bërë disa arrestime, pas disa tensioneve pranë Kryeministrisë. Siç shihen edhe në pamje, disa të rinj u kapën me dhunë nga policia me gjithë kundërshtimet e qytetarëve dhe u shoqëruan.

Sakaq, efektivët hodhën në ajër sasi të madhe spraj me piper gjatë aksionit, si dhe larguan gazetarët nga vendi ku ishin protestuesit të grumbulluar./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Kaos në protestë/ Protestuesit thyejnë xhamat e një filiali banke te “Kullat Binjake”, policia kordon mes gazetarëve dhe protestuesve (VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Tensionet në protestë janë rikthyer mbrëmjen e sotme para kryeministrisë. Policia ndau gazetarët nga protestuesit duke e shtyrë të gjitha grupet e xhirimet dhe duke i bërë barrikadë.

Ndërkohë një grup të rinjsh pranë Kryeministrisë sulmuan filialin e një banke te Kullat Binjake duke thyer xhama. Siç shihet edhe në pamje të rinjtë hodhën gurë në drejtim të bankës./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Tensione në protestë/ Policia largon të gjitha grupet e xhirimit nga bulevardi, shtyhet me forcë një nga gazetarët (VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Pas shpërndarjes së turmës me gaz lotsjellës dhe ujëmepiper, efektivët e policisë u kapën me mediat e pranishme në bulevard. Ata shtynë me forcë të gjithë grupet e xhirimit, përtej kryeministrisë, duke i shtyrë. 

Ata shtynë me forcë edhe gazetarin e News24 Renaldo Salianji, të cilit i thanë se duhet larguar nga perimetri i sigurisë, por që aty nuk kishte një shenjë dalluese./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Policia ndërhyn me ujë për të shpërndarë protestuesit, nisin edhe shoqërimet

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Situata para Kryeministrisë është tensionuar, pasi protestuesit kanë hedhur gurë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje të situatës së krijuar, policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe autobotet me ujë për të shpërndarë turmën.

Gjatë tensioneve kanë nisur edhe shoqërimet e disa personave, ndërkohë policia ka larguar edhe mediat./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Tensione te Kryesia e Kuvendit/ Protestuesit thyejnë me gur xhamat e dritareve, hidhen dhe kapsolla drejt policisë (VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Situata është tensionuar në protestën para Kryesisë së Kuvendit. Disa protestues të rinj kanë hedhur gurë në drejtim të selisë së Kuvendit si dhe kapsolla në drejtim të FNSH që po qëndronin në fund të rrugicës pranë Kuvendit.

Deri më tani protesta ka qenë e qetë dhe pa tensione, ndryshe nga një ditë më parë./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

U godit me plumb gome në sy nga Policia/ Erjon Vishkulli njofton mbërritjen e tij në Itali për trajtim të specializuar: Zoti bëftë mrekulli! Shqipëria e shqiptarëve

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Erjon Vishkulli, protestuesi i plagosur në sy me plumb gome nga Policia gjatë protestës ka mbërritur në Itali, ku do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjikale. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Vishkulli ka bërë të ditur se ndodhet në spitalin “San Carlo” në Romë, ku pritet të kryejë një nga operacionet e radhës.

“Sapo kam mbërritur në spitalin e Romës “Sancarlo” ku do të futem për një nga operacionet e rradhës! Zoti baft mrekulli! SHQIPËRIA E SHQIPTARËVE”, shkruan Vishkulli./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Kamera në tarracë në monitorim të protestuesve dhe më pak policë, çfarë po ndodh para Kryeministrisë?

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Në ditën e 13-të të revoltës studentore, situata përpara Kryeministrisë në Tiranë paraqitet me një prani më të reduktuar të forcave policore, ndërsa masat e sigurisë vijojnë të jenë të dukshme përreth godinës qeveritare.

Në tarracën e Kryeministrisë janë vendosur kamera të cilat mundësojnë monitorimin e protestuesve dhe identifikimin e personave që marrin pjesë në tubim.

Në terren vihet re një numër më i vogël efektivësh policie. Megjithatë autobotët e ujit ndodhen në gatishmëri, në rast të përshkallëzimit të situatës./Dosja.al  

4 JAVE ME PARE

Protestuesja iu drejton moltot efektivëve të policisë/Kush është pa ngrënë sot? Pason protestuesi: Për fajin e dikujt do ta hajë gjithkush (VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Një protestuese me maskë kirurgjikale në fytyrë ka marrë molto në duar duke iu drejtuar kështu policëve para kryeministrisë. “Mos provokoni!”, thërret ajo. Ndërsa një djalë e pason: “Për fajin e dikujt do ta hajë gjithkush! Mbajeni mend këtë fjalë!”, i cili duket si një paralajmërim. “Kush është pa ngrënë sot?”, thërret sërish vajza./Dosja.al 

 

4 JAVE ME PARE

FOTO/ Protestuesit solidarizohen me plagosjen e Erion Vishkullit, vendosin në mënyrë simbolike fasho në syrin e majtë

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Protestuesit janë solidarizuar me Erion Vishkullin, i cili u plagos në sy gjatë protestës studentore të zhvilluar një ditë më parë në kryeqytet. Siç shihet edhe në pamje, të rinjtë kanë vendosur në mënyrë simbolike fasho në syrin e majtë.

 Ky gjest vjen në shenjë solidariteti me të riun, i cili u godit me plumb gome nga policia gjatë protestës së djeshme. Pas ndërhyrjes së parë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë, Vishkulli është nisur drejt Italisë, ku do të marrë trajtim më të specializuar për dëmtimin e pësuar./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

"Rama, dil në shesh"/ Protestuesi- Kryeministrit: Kjo Kryeministri është bosh, se je kokrra e frikacakut

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Një prej protestuesve ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, drejtuesve të Policisë së Shtetit dhe institucioneve përgjegjëse për hetimin e dhunës së pretenduar policore gjatë protestave studentore. Ai deklaroi se efektivët nuk po veprojnë si policë të shtetit, por si mbrojtës të pushtetit, ndërsa kërkoi dorëheqjen e drejtuesve të policisë, përfshirë Skënder Hitën dhe drejtuesin që ai e përmendi me mbiemrin Demo. Ai kritikoi edhe Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), duke pretenduar se nuk janë marrë masa ndaj efektivëve të përfshirë në incidentet e dhunshme gjatë demonstratave.

Sipas tij, institucionet që kanë detyrimin të kontrollojnë veprimtarinë e policisë duhet të ndërhyjnë për të garantuar përgjegjësinë ligjore të çdo efektivi që ka shkelur ligjin. Një pjesë të deklaratës protestuesi ia kushtoi plagosjes së të rinjve gjatë protestave, duke theksuar se përgjegjësit për përdorimin e paligjshëm të forcës duhet të përballen me drejtësinë. Protestuesi e akuzoi kryeministrin se po shmang përballjen me qytetarët dhe ironizoi vendosjen e karrigeve për dialog.

“Nuk janë policë shteti, por pushteti. Janë shkelës të ligjit, nga Hita te Demo, që duhet të japin dorëheqjen. Mediat e botës po përqendrohen te Rama, që me paratë e korrupsionit ka ndërtuar vila luksoze, ndërsa qytetarët po vdesin për bukë. Pasuria e politikanëve t’u shkojë shqiptarëve, sepse na kanë vjedhur. Njerëz me tri klasë shkollë, si Zegjineja, të na përfaqësojnë? Nuk e pranojmë dot. Nuk do të ndalemi derisa të shkojnë para drejtësisë ata policë që kanë bërë dhunë. Mendoni se ne shqiptarët nuk kemi aq këllqe sa t’i marrim zvarrë këta? Mundemi, por po besojmë ende që ka ligj dhe që ligji do të veprojë. Rama, eja në shesh! Të presim me mirësinë më të madhe. Po të presim në shesh, se shqiptarëve ua ke sjellë në majë të hundës. Shqipëria është e shqiptarëve. Kjo Kryeministri është bosh, sepse je kokrra e frikacakut. Na nxjerr pesë karrige para Kryeministrisë. Ik, o vëlla, bëhu mobilier, ose do ta bëjmë shtëpinë në Surrel burg dhe i pari i burgosur do të jesh ti. Opozita, deputetët në Kuvend jo vetëm të ngrenë zërin por t’u shkojnë ministrave, duam drejtësi të zbatohet ligji e Kushtetuta. Vendet e punës të jenë për shqiptarët jo për nënpunësit e partive politike. Është bërë çdo institucion me vjedhje, Balluku, AKSHI, si të jetojmë e të bëjmë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Luanët dhe shqiponjat nuk do ta lënë Ramën të bëjë çfarë t’i dojë qejfi”, tha ai./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Nuk ka as Antifa dhe as PD, jemi ne”/ Aktivisti Edison Lika: Do të marrim shkopinj e hunj dhe do t’i përzëmë këta maskarenj!(VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Aktivisti Edison Lika ka deklaruar se të rinjtë nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë të dalin në rrugë për të kundërshtuar qeverinë e Edi Ramës duke shprehur kështu shqetësimin e tij ndaj ndaj ndërhyrjeve të policisë gjatë protestave studentore. 

Në ditën e 13-të të revoltës, Lika pohoi se protestuesit kanë dalë prej katër muajsh me fytyra të zbuluara, por pas episodeve të dhunës së raportuar nga demonstruesit, do të përdorin maska dhe kasketa për t’u mbrojtur.

“Me maska dhe kasketa do të dalim të mbrojmë veten. Kemi dalë katër muaj me fytyra, po ne jemi”, u shpreh ai.

Ai denoncoi gjithashtu plagosjen e një tjetër të riu gjatë protestës së një dite më parë, duke pretenduar se atij i është thyer këmba. Duke iu përgjigjur pretendimeve për përfshirjen e grupeve të organizuara në protesta, Lika mohoi praninë e lëvizjes ANTIFA apo të strukturave të tjera pas demonstruesve.

“Nuk fshihet pas shqiptarëve as ANTIFA, s’ka as PD këtu, asgjë. Jemi ne që na ka ardhur në majë të hundës. Nuk dorëzohemi. Do të marrim shkopinj e hunj dhe do t’i përzëmë këta maskarenj”, deklaroi ai.

 

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ I riu u plagos në sy me plumb gome, protestuesit emocionojnë me mesazhin në bluza: Të gjithë jemi Erjon Vishkulli!

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Mesazhi që protestuesit kanë zgjedhur të përcjellin përmes bluzave të tyre gjatë protestës së sotme përpara Kryeministrisë është “Të gjithë jemi Erjon Vishkulli”, në shenjë solidariteti me 28-vjeçarin që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë demonstratës së një dite më parë.

Në ditën e 13-të të revoltës studentore, protestuesit kanë vendosur të sjellin në vëmendje rastin e Erjon Vishkullit, i cili është nisur drejt Italisë për trajtim të specializuar mjekësor, me shpresën për të shpëtuar shikimin.

Përmes mbishkrimit “Të gjithë jemi Erjon”, të rinjtë kanë shprehur mbështetjen për bashkëmoshatarin e tyre, ndërsa kanë ngritur shqetësimin për përdorimin e forcës nga policia gjatë protestave.

Rasti i 28-vjeçarit ka shkaktuar reagime të shumta, veçanërisht pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama se ishte angazhuar për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit të tij jashtë vendit./Dosja.al 

 

 

4 JAVE ME PARE

Personazhet e filmave vizatimorë në protestën studentore para Kryeministrisë / Të rinjtë maskohen si ‘Spidermen dhe Minions’

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Grumbullimi i protestuesve dëri më tani është shoqëruar me disa polemika ndërsa vijon ende qëndrimi i tyre përpara Kryeministrisë. Ndërkohë përveç protestuesve të maskuar, disa të tjerë kanë zgjedhur që në këtë ditë të 13-të të protestës të vishen si personazhe të filmave vizatimorë./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Protestuesi kërkesë për dialog prej mëngjesit/ Të tjerët e tërhoqën te shkallët e Kryeministrisë! Largohet me ambulance (VIDEO)

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Gjatë qëndrimit të protestuesve përballë godinës së Kryeministrisë kanë nisur edhe incidentet mes tyre edhe punonjësve të policisë. Një protestues, i cili qëndronte te kryeministria prej mëngjesit, ka bërë thirrje për dialog kur mbërritën të tjerët, por si përgjigje ata e kanë goditur. 

Protestuesi është i vetëdijshëm, ndërsa qëndronte i shtrirë në tokë. Protestuesin e larguan dhe e vendosën në shkallët e kryeministrisë, ku ai vijoi të qëndronte i shtrirë, teksa të tjerët bënin thirrje kundër tij. Më pas, protestuesi u mor nga ambulanca./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

VIDEO/ Protestuesit djegin karriget e Ramës te Kryeministria, refuzojnë “Dialogun” pas dhunës policore

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Protestuesit u kanë vënë flakën karrigeve të vendosura nga kryeministri Edi Rama si simbol i ftesës së tij për dialog me studentët. Karriget ishin nxjerrë mëngjesin e sotëm përpara godinës së qeverisë, ndërsa Rama përsëriti thirrjen për tu ulur në bisedime me përfaqësuesit e protestës, një kërkesë që e ka bërë prej disa ditësh.

Megjithatë, pas mbërritjes së protestuesve përpara Kryeministrisë, situata u tensionua dhe karrigeve iu vu flaka, në një veprim që shënon një tjetër refuzim simbolik të ftesës së kreut të qeverisë për dialog. Protestuesit kanë marshuar nga Ministria e Arsimit, ku u grumbulluan fillimisht në ditën e 13-të të revoltës studentore kundër qeverisë./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

“Paradite na ofron dialog, pasdite terror”/ Protestuesja bëhet pjesë e protestës me dy sy plastikë me vete: Ndoshta ruajmë sytë që kemi dhe t’u japim një palë atyre

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Një protestuese ka denoncuar dhunën policore gjatë 13 ditëve të revoltës studentore në Tiranë. Ajo ka dalë në protestë me dy sy plastikë, në shenjë solidariteti me të rinjtë që janë plagosur nga plumbat e gomës të përdorur nga policia gjatë demonstratave.

Protestuesja e cilësoi të paprecedentë atë që ndodhi një ditë më parë, ndërsa kritikoi mungesën e reagimit nga institucionet dhe denoncoi presionin që, sipas saj, po ushtrohet ndaj qytetarëve.

“Ajo që ndodhi dje është e paprecedentë. Nuk kemi asnjë lloj reagimi nga institucionet. Sot na është bërë presion në të gjitha nivelet. Sot i solla këta sy, se ndoshta ruajmë sytë që kemi dhe t’u japim një palë atyre, se ndoshta u del inati me popullin e tyre”, u shpreh ajo. Dhuna nuk ka qenë proporcionale. Plumbat e gomës duhet të godasin pjesën e poshtme të gjymtyrëve”, deklaroi ajo.

Protestuesja theksoi se të rinjtë nuk do të tërhiqen nga protesta, pavarësisht presioneve dhe masave ndëshkuese të paralajmëruara nga kryeministri Edi Rama. Ajo kritikoi gjithashtu thirrjet e kryeministrit për dialog, duke pretenduar se ato bien ndesh me veprimet e policisë ndaj protestuesve.

“Dialog na ofron pasdite, ndërsa pasdite ka terror rrugicave dhe dhunë”, deklaroi protestuesja./Dosja.al 

 

4 JAVE ME PARE

Motra e Erjon Vishkullit i 'çjerr propagandën' Ramës: Në Itali e çoi familja dhe miqtë jo shteti

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Motra e Erjon Vishkullit ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke kërkuar që gjendja shëndetësore e vëllait të saj të mos përdoret për qëllime politike. Ajo ka falënderuar të gjithë personat që janë interesuar për shëndetin e tij, ndërsa ka përgënjeshtruar deklaratat Kryeministrit Rama se shpenzimet për ndërhyrjen e specializuar në Itali do të mbulohen nga shteti.

Në reagimin e saj, motra e Erjon Vishkullit falënderon personat që morën iniciativën për dërgimin e tij në Itali, duke theksuar se në këto momente familja dëshiron të qëndrojë larg politikës. Ajo u ka bërë thirrje edhe mediave, që të mos publikojnë lajme të pakonfirmuara dhe të mos e kthejnë situatën e vështirë të familjes në një çështje politike. 

Motra e tij kërkon që mediat të shpërndajnë informacione të sakta dhe të shmangin lajmet e pavërteta dhe propagandën. Në fund të postimit të saj, ajo përcjell edhe një mesazh emocional për vëllain, duke shprehur dëshirën që ai të kthehet sa më shpejt në shtëpi, shëndoshë e mirë./Dosja.al

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

4 JAVE ME PARE

Protestuesi kundërshton paralajmërimet e Ramës për ndryshime ligjore/ Strategji të vjetra! Dërgimi i protestuesit në itali tregon se kemi dështuar

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Njëri prej të rinjve pjesëmarrës në protestën e ditës së sotme ka kundërshtuar paralajmërimet e kryeministrit për ndryshime ligjore që synojnë ndëshkimin e personave që ushtrojnë dhunë gjatë protestave.

Sipas tij, këto deklarata janë strategji të vjetra manipulimi dhe nxitjeje të frikës te qytetarët.

“Ato janë strategji shumë të vjetra të manipulimit dhe të nxitjes së frikës te njerëzit. Njëherë e para për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet duhet shumë kohë dhe duhet të kalojë disa procese. E dimë që Gjykata Kushtetuese duhet të vendosë për këto vendime dhe nuk mundet që një njeri të bëjë të gjitha ligjet sipas dëshirës dhe interesit të tij momental”,- tha i riu.

I riu u ndal edhe te dhuna e ushtruar gjatë protestës së djeshme, ku një protestues u godit në sy me plumb gome nga policia. Ai kritikoi deklaratën e kryeministrit se ishte angazhuar personalisht për ta dërguar të riun për kurim jashtë vendit. Sipas protestuesit, fakti që një qytetar duhet të mbështetet te ndërhyrja personale e kryeministrit për të marrë trajtim të specializuar jashtë Shqipërisë është tregues i problemeve në sistemin shëndetësor.

“Dhuna është totalisht jo proporcionale. Imazhet që po shohim mendoj që po nxisin më shumë njerëzit dhe po tregojnë arsyen se përse kjo protestë po ndodh. E di që rasti i djeshëm ka qenë i tmerrshëm. Dhe përgjigjja e kryeministrit duke thënë se është marrë personalisht me individin për ta dërguar për kurim jashtë shtetit, është një përgjigje turpi në vetvete sepse e para ne duhet t’i kishim kushtet në Shqipëri dhe ai duhet të ndjejë turp që nuk janë ato kushte në Shqipëri. Dhe e dyta, për të gjithë ata që nuk kanë mundësi kontakti drejtpërdrejt me kryeministrin, si ia dalin? Pacientët e Onkologjikut, familjet që janë nëpër korridoret e spitaleve çdo ditë”,- u shpreh protestuesi./Dosja.al 

 

4 JAVE ME PARE

“Bashkohuni me ne”/ Nis Marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Protesta e 13-të studentore nisi me grumbullimin e pjesëmarrësve përpara Ministrisë së Arsimit, ndërsa më pas situata u tensionua me hedhjen e gurëve drejt godinës. Protestuesit tashmë janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit dhe kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë me thirrjen Bashkohuni me ne.

Tubimi i sotëm zhvillohet pas përplasjeve të një dite më parë mes protestuesve dhe forcave të rendit, gjatë të cilave u plagos rëndë në sy edhe 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i goditur nga një plumb gome./Dosja.al

4 JAVE ME PARE

Revolta studentore, protestuesit thirrje në kor: Do jemi këtu deri në largim të Diktaturës

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Gjatë qëndrimit të tyre përpara Ministrisë së Arsimit protestuesit kanë vijuar me thirrjet e tyre kryesore duke kërkuar kështu arrestimin e Kryeministrit, ndalimin e dhunës së efektivëvë të policisë ndaj të rinjve.

 Ata pohojnë se revolta e tyre do të qëndrojë deri në largim të Diktaturës./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Protestuesit para Ministrisë së Arsimit/ Autobote uji dhe forca të shumta policie në terren

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Protestuesit tashmë janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit ndërkohë që në vendngjarje ka një prani të shtuar të forcave të rendit dhe efektivëve të policisë, të cilët po monitorojnë situatën nga afër për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit dhe sigurinë.

Edhe pse situata deri më tani paraqitet e qetë, autoritetet kanë marrë masat paraprake. Në terren janë vendosur gjithashtu autobote të forcave të ndërhyrjes së shpejtë, të gatshme për çdo skenar të mundshëm në rast tensionimi të situatës. Protestuesit gjithashtu po bëjnë thirrje që qytetarët të bashkohen me ta.

“Bashkohuni me ne”, thërrasin ata një zëri./Dosja.al 

4 JAVE ME PARE

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

Tensione në ditën e 13-të revoltës studentore/ Policia

TIRANË- Ditën e sotme në oren 14.00 është njoftuar grumbullimi i protestuesve përpara Ministrisë së Arsimit. Ndërkohë ka nisur mbledhja e tyre në një kohë ku ata refuzojnë kërkesën e Kryeministrit për dialog./Dosja.al 

protesta studentore

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin