Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
• Protestuesit janë mbledhur sot në protestën e 115-të radhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe kanë mbajtur fjalimet e tyre. • Tubimi i sotëm mbahet në ditën, kur SPAK vendosi “arrest shtëpie” për drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni, që tashmë është shkarkuar. • Si dhe u kryen kontrolle edhe në shtëpinë e ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ky i fundit u thirr edhe në SPAK. • Vendosja nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” e drejtueses së SHISH dhe kontrollet e ushtruara nga SPAK në banesën e Prodës kanë sjellë reagime të ashpra nga foltorja e protestës qytetare. • Protestuesit e kanë cilësuar ngjarjen si një nga skandalet më të mëdha të shtetit shqiptar, duke akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se e ka shndërruar Shqipërinë në një “republikë bananesh” ku institucionet e sigurisë kombëtare iu nënshtruan eksponentëve të krimit. • Pas fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Me thirrjet “Pushteti i tmerruar, shqiptarët e bashkuar”, “Çohuni nga gjumi”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët po vijojnë duke protestuar.
3 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Qytetarët po vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës në kuadër të protestës së 115-të kundër qeverisë Rama. Gjatë marshimit, protestuesit janë ndalur në hyrje të ish-Bllokut, ku efektivët e Policisë kanë bllokuar vijimin e marshimit.
“Polici e krimit!”, kanë thirrur protestuesit në drejtim të efektivëve, ndërsa marshimi vijon i shoqëruar me thirrje kundër qeverisë, në anën tjetër të rrugës./Dosja.al
View this post on Instagram

TIRANË- Një protestues gjatë fjalës së tij para Kryeministrisë përmendi masën e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Ai u shpreh se me këtë qeveri, skandalet nuk kanë të sosur, ndërkohë shtroi edhe pyetjen se çfarë duhet të ndodhë tjetër, që kryeministri të japë dorëheqjen. Protestuesi theksoi gjithashtu se Rama duhet të ikë njëherë e mirë, sepse ka inkriminuar institucionet e shtetit.
"Nëse do jetonim në një vend normal, kur bulevardi u mbush plot, një kryeministër europian do jepte dorëheqjen. Çfarë duhet të ndodhë tjetër që të rrëzohet qeveria? Nëse Rama do ishte kryeministër normal, do kishte dhënë dorëheqjen. Por Rama është një kriminel dhe i korruptuar. Rama ka inkrimunuar çdo segment të intitucioneve të shtetit. Rama nuk e dha dorëheqjen, edhe pse u dha arrest shtëpiak për kryetaren e SHISH. Shteti ka rënë. Ne kemi shumë kohë që themi se këtë shtet e drejtojnë kriminelët e hajdutët," tha protestuesi./Dosja.al
TIRANË- Qytetarët kanë dalë sërish këtë të martë në protesta kundër qeverisë Rama. Me flamuj në duar, protestuesit shprehen se Shqipëria ka në krye një qeveri antikombëtare.
Protestuesit akuzojnë pushtetarët se kanë krijuar dy realitete, atë të tyrin, që jetojnë si në parajsë, por edhe realitetin e shqiptarëve të zakonshëm, që vuajnë nga gjendja e rënduar ekonomike.
Gjatë marshimit drejt kryeministrisë, qytetarët kanë bërë thirrje të ndryshme si “O Erion o legen, prite Ramën se po vjen”, “Revolucion”, “Jep dorëheqjen”, “Ju vidhni në spitale, ju vidhni në pensione, ju vidhni pa pikë turpi, pilaf në jetimore”./Dosja.al