LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Tirana e Beogradi përplasen për Kosovën/ Vuçiç: Lumi Ibër është çështje e brendshme e jona! Haxhiu: Qasje kërcënuese dhe destabilizuese. Ministri Djuriç: Mos ndërhyni

• Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e kësaj mundësie. • Hoxha ka shprehur shqetësim të thellë për deklaratën, duke theksuar se ndryshimi i rrjedhës së një lumi që është pjesë e një sistemi ujor ndërkufitar nuk mund të trajtohet si një çështje thjesht e brendshme e një shteti. • Sipas tij, çdo ndërhyrje që mund të ndikojë në territorin, mjedisin, sigurinë dhe furnizimin me ujë të një vendi tjetër duhet të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe përmes konsultimeve me palën e prekur. • Pas deklaratave të Hoxhës, ka reaguar edhe Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç. • Me anë të një postimi në platformën "X", Djuriç ka reaguar ashpër, duke thënë se Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet e saj ujore. • Sipas tij, Shqipëria po përpiqet të largojë vëmendjen nga shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe nuk ka asnjë bazë për të ndërhyrë në çështjet që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore të Serbisë. • Ai thekson më tej se serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si do t’i menaxhojë burimet e saj natyrore.• Ndërsa, Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se zhvendosja e rrjedhës së Lumit Ibër është çështje e brendshme e tyre dhe se nuk ka lidhje me Shqipërinë. • Vuçiç ka komentuar edhe pse deklarata e tij për lumin Ibër e shtyu palën shqiptare të kontaktojë Brukselin dhe nga u njoftua se do të ngrihet një grup pune. • Nga ana tjetër, Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si absurde dhe kërcënuese deklaratën e Presidentit Serb. • Duke folur në Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu kërkoi që deklaratat e Vuçiç të adresohen me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar për pasojat që një ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit do të mund të kishte për Kosovën. • Haxhiu u kërkoi diplomatëve kosovarë që deklaratat e presidentit serb t’ua bëjnë të njohura qeverive të vendeve ku shërbejnë.

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Tirana e Beogradi përplasen për Kosovën/ Ministri Djuriç i përgjigjet Hoxhës: Mos ndërhyni! Uji i Serbisë nuk administrohet nga Shqipëria

Tirana e Beogradi përplasen për Kosovën/ Vuçiç:
Marko Djuriç, Ferit Hoxha

TIRANË- Ministri i Jashtëm serb, Marko Djuriç ka reaguar pas deklaratave të Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i cili kundërshtoi deklaratat e Aleksandër Vuçiç për mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit Ibër. Me anë të një postimi në platformën "X", Djuriç ka reaguar ashpër, duke thënë se Shqipëria nuk ka të drejtë të ndërhyjë në mënyrën se si Serbia menaxhon burimet e saj ujore.

Sipas tij, Shqipëria po përpiqet të largojë vëmendjen nga shkeljet e të drejtave të serbëve në Kosovë dhe nuk ka asnjë bazë për të ndërhyrë në çështjet që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore të Serbisë. Ai thekson më tej se serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si do t’i menaxhojë burimet e saj natyrore.

Deklatata e plotë e Djuric:

E kam parë me vëmendje deklaratën e ministrit Ferit Hoxha lidhur me lumin Ibër. Ajo që po shohim është një përpjekje e qartë për të ndryshuar temën dhe për të larguar vëmendjen nga shkeljet e vazhdueshme të të drejtave themelore të popullit serb në Kosovë e Metohi, për të cilat Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë mbetet dukshëm në heshtje. Kur shqetësimi shprehet vazhdimisht vetëm në një drejtim, ndërsa të drejtat dhe siguria e një komuniteti të tërë etnik injorohen, bëhet gjithnjë e më e vështirë që një qasje e tillë selektive të konsiderohet politikisht ose etnikisht neutrale.

Lumi Ibër nuk kalon nëpër Shqipëri dhe Shqipëria nuk është shtet breglumor në pellgun e tij. Për këtë arsye, Shqipëria nuk ka asnjë bazë territoriale apo hidrologjike për të pretenduar një rol në përcaktimin e mënyrës se si Serbia menaxhon burimet ujore brenda territorit të saj, në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe detyrimet e saj ndërkombëtare. Vendimi i Tiranës për t’u përfshirë në këtë çështje, ndërkohë që shpërfill presionin sistematik ndaj popullsisë serbe dhe sulmet ndaj pronës serbe, ngre në mënyrë të pashmangshme pikëpyetje për motivet politike të kësaj ndërhyrjeje. Ai ringjall gjithashtu shqetësime legjitime për koncepte të njohura rajonale që synojnë ta trajtojnë territorin dhe burimet e Serbisë si pjesë të një sfere më të gjerë politike shqiptare.

Dua të jem gjithashtu i qartë: nuk ka vend për një Shqipëri të Madhe, apo për çdo projekt tjetër të bazuar në zgjerimin etnik dhe ndryshimin e kufijve, në të ardhmen evropiane të rajonit tonë. Ajo për të cilën kemi nevojë nuk është krijimi i shteteve të reja apo më të mëdha kombëtare, por një rajon ku kufijtë ta humbin gradualisht fuqinë për të na ndarë; një rajon i hapur për njerëzit, tregtinë, bashkëpunimin dhe mirëqenien e përbashkët, duke respektuar plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti.

Serbia është një shtet sovran dhe do të vendosë vetë se si do t’i menaxhojë burimet e saj natyrore. Shqipëria nuk do t’i marrë këto vendime dhe as askush tjetër jashtë Serbisë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat e popullit tonë, integritetin e territorit tonë dhe interesat tona legjitime kombëtare. Përpjekjet për të larguar vëmendjen nga situata në terren ose për të pretenduar një rol në çështje që nuk janë në juridiksionin e Shqipërisë nuk do të kenë sukses.

Veçmas kësaj, kemi vënë re edhe interesimin e fundit të Shqipërisë për mënyrën se si Serbia e zhvillon politikën e saj të jashtme, përfshirë kë takojmë dhe përse, i shoqëruar me një dozë të panevojshme përçmimi. Vëmendja është prekëse, por diplomacia me megafon nuk i shërben asnjërit prej vendeve tona. Do të ishte më e mençur të ulej retorika dhe t’i riktheheshim të vetmes rrugë që mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë për rajonin tonë: marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, të bazuara në respektin e ndërsjellë, barazinë sovrane dhe bashkëpunimin e sinqertë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Përplasjet Tiranë-Beograd për Lumin Ibër/ Vuçiç: Kjo është çështje e brendshme e Serbisë, nuk e di çfarë lidhje ka me Shqipërinë

Tirana e Beogradi përplasen për Kosovën/ Vuçiç:
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar sërish, pasi deklaratat e tij për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër shkaktuan bujë. Duke folur për RTS, Vuçiç ka deklaruar se zhvendosja e rrjedhës së Lumit Ibër është çështje e brendshme e tyre.

Vuçiç komentoi edhe pse deklarata e tij për lumin Ibër e shtyu palën shqiptare të kontaktojë Brukselin dhe nga u njoftua se do të ngrihet një grup pune. Ai tha se shqiptarët duhet ta bëjnë këtë për të fshehur krimet ndaj serbëve, si arrestimet, ngacmimet, prishjen e shtëpive dhe rrahjen e serbëve vetëm pse janë serbët janë kudo. 

Sipas tij, terrori po kryhet së bashku me organet e bashkësisë ndërkombëtare për të minuar çdo ditë institucionet e Serbisë në Kosovë dhe për të forcuar institucionet që nuk kanë lidhje me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk janë themeluar në përputhje me normat e së drejtës publike ndërkombëtare.

“Nuk e di se çfarë lidhjeje ka Ibri me Shqipërinë. Kemi një problem diku rreth Ribarić-it, le të shohim, le të shohim për çfarë bëhet fjalë, dhe pastaj do të shohim”, tha presidenti Vuçiç më tej.

Sot, KFOR-i bëri edhe një deklaratë, duke pohuar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar dhe pikërisht për këtë arsye ata po fillojnë të integrojnë të ashtuquajturën polici të Kosovës në strukturën e tyre pranë Visoki Deçani. Presidenti tha se sonte do të ketë një bisedë me Milan Mojsiloviqin, pasi sot foli me komandantin e KFOR-it rreth qëllimit të tyre për të braktisur urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

"Kjo është arsyeja pse ndërhyrja jonë pasoi, në mënyrë që diçka e tillë të mos lejohet. Asnjë nga këto nuk është e papritur për mua. Mos harroni: 19 vende të NATO-s na bombarduan në vitin 1999, me një qëllim të vetëm, të na e merrnin Kosovën dhe Metohinë. Ata duhet ta përfundojnë lojën e tyre dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë. Varet nga ne të jemi të duruar, të jemi mjaftueshëm të zgjuar, të jemi mjaftueshëm të përgjegjshëm, të mos nxitohemi me kokëfortësi drejt luleshtrydheve, jo sepse kemi frikë nga askush. Siç mund ta shihni, unë nuk kam frikë prej tyre dhe mendoj më të keqen për veprimin e përbashkët të Prishtinës, me të gjithë faktorët ndërkombëtarë kundër popullit serb. Më të keqen”, tha presidenti Vuçiç./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Deklarata e Vuçiç për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër, Ministri Hoxha: Uji nuk mund të përdoret si armë presioni për të ndëshkuar një shtet

Tirana e Beogradi përplasen për Kosovën/ Vuçiç:
foto ilustruese

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha ka reaguar pas deklaratave të presidentit serb Aleksandër Vuçiç lidhur me ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Me anë të një postimi në "X", Hoxha shpreh shqetësim të thellë dhe thekson se çdo ndërhyrje në rrjedhat ndërkufitare të ujit nuk mund të vendoset në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur prek interesat e një shteti tjetër.

Sipas tij, çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur. Në fund, Hoxha theksoi se Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore.

Postimi i Plotë:

Shqipëria shpreh shqetësim të thellë mbi deklaratën e Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučić, lidhur me mundësinë e ndryshimit të rrjedhës së lumit #Ibër dhe përfshirjen e ekspertëve dhe institucioneve serbe në shqyrtimin e një mundësie të tillë.

Ndryshimi i rrjedhës së një lumi që përbën pjesë të një sistemi ujor ndërkufitar nuk është një çështje thjesht e brendshme apo një vendim që mund të merret në mënyrë të njëanshme, veçanërisht kur pasojat e tij prekin drejtpërdrejt territorin, mjedisin, sigurinë ujore, furnizimin me ujë dhe jetën e qytetarëve të një vendi tjetër.

E drejta ndërkombëtare e ujërave është e qartë në këtë drejtim. Parimet e përdorimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare, detyrimi për të parandaluar, kontrolluar dhe reduktuar dëmet ndërkufitare, si dhe detyrimi për bashkëpunim, shkëmbim informacioni dhe konsultim për masat që mund të kenë pasoja ndërkufitare, janë pjesë e standardeve të konsoliduara të së drejtës ndërkombëtare. Serbia është palë e Konventës së #UNECE-së për Mbrojtjen dhe Përdorimin e Ujërave Ndërkufitare dhe Liqeneve Ndërkombëtare që prej vitit 2010 dhe ka pranuar edhe mekanizmat e saj për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Shqipëria pret që Serbia të respektojë plotësisht detyrimet e saj ndërkombëtare dhe parimet e fqinjësisë së mirë. Çdo projekt ose masë që mund të ndikojë në rrjedhën, sasinë apo cilësinë e ujërave që prekin Kosovën duhet të trajtohet me transparencë, mbi bazën e të dhënave shkencore, me vlerësim të plotë të ndikimit ndërkufitar dhe përmes konsultimit me palën e prekur.

Uji nuk mund të përdoret si instrument presioni politik dhe as si mjet për të ndëshkuar një vend apo një popullsi tjetër. Shqipëria mbështet fuqimisht të drejtën e #Kosovës për siguri, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e burimeve të saj ujore. Ne besojmë fort dhe presim qe çështje të tilla të trajtohen përmes #dialogut, bashkëpunimit dhe standardeve evropiane, jo përmes kërcënimeve apo ndërhyrjeve e veprimeve të njëanshme./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Deklarata e Vuçiç për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, Haxhiu: Qasje kërcënuese dhe destabilizuese

Tirana e Beogradi përplasen për Kosovën/ Vuçiç:
Albulena Haxhiu

KOSOVË- Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si absurde dhe kërcënuese deklaratën e Presidenti i Serb, Aleksandar Vuçiç, për ndryshimin e rrjedhës së lumit Ibër. Duke folurnë Konferencën e Ambasadorëve të Kosovës, Haxhiu kërkoi që deklaratat e Vuçiç të adresohen me partnerët ndërkombëtarë, duke paralajmëruar për pasojat që një ndërhyrje në rrjedhën e Ibrit do të mund të kishte për Kosovën.

“Siç e dini, (kanali i ujitjes) Ibër-Lepenci dhe liqeni i Ujmanit janë pjesë e një sistemi jetik për furnizim me ujë, për energjinë, bujqësinë, dhe jetën e qindra mijërave qytetarëve të Kosovës”, tha Haxhiu.

Haxhiu u kërkoi diplomatëve kosovarë që deklaratat e presidentit serb t’ua bëjnë të njohura qeverive të vendeve ku shërbejnë.

“Duhet ta bëjmë të qartë se përdorimi i burimeve ujore si instrument presioni ndaj Kosovës është i papranueshëm dhe se ide të tilla që ringjallin qasje shoviniste dhe destabilizuese ndaj Kosovës duhet të marrin vëmendjen dhe reagimin e duhur ndërkombëtar”, tha ajo.

Reagimi vjen një ditë pasi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Serbia ka filluar punën konkrete në drejtim të kësaj ideje.

“Ne tashmë kemi ftuar ekspertët që merren me këtë çështje, sektorin e ndërtimit, inxhinierë dhe të tjerë. Meqë po e maltretojnë kaq shumë popullin tonë, të shohim, kemi arsye të ndryshme për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe si do të sillen”, deklaroi Vuçiç më 9 gusht gjatë një vizite në një punishte në Beograd.

Vuçiç ka folur sërish për këtë temë të hënën duke thënë se nuk po kërcënon askënd, por se po merret me rrjedhat ujore në territorin e Serbisë.

“Tani, natyrisht, shkencëtarët, inxhinierët dhe të gjithë të tjerët do të ulen, do ta shqyrtojnë çështjen dhe do të më propozojnë se si mund të realizohet kjo, dhe kaq. Unë nuk kam kërcënuar askënd. Nuk jam unë Kurti që t’i kërcënoj njerëzit. Nuk po kërcënoj askënd. Ne thjesht do të merremi me problemet tona. Ne kemi interesat tona dhe merremi me to”, tha Vuçiç.

Ideja për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit nuk është e re. Në dhjetor të vitit 2024, pas shpërthimit që dëmtoi kanalin e Ibër-Lepencit në Zubin Potok, Vuçiç kishte thënë se që nga viti 1985 ekziston një ide për ndryshimin e rrjedhës së lumit për nevojat e popullatës në Serbi.

Ai kishte thënë atëherë se vetë kishte qenë kundër saj. Lumi Ibër, rreth 270 kilometra i gjatë, buron në Mal të Zi, kalon nëpër Serbi dhe më pas në Kosovë, ku mbush liqenin artificial të Ujmanit. Dy të tretat e këtij liqeni gjenden në territorin e Kosovës. Uji nga ky sistem furnizon shtatë komuna, përdoret për ujitje dhe për ftohjen e termocentraleve në Obiliq, që prodhojnë pjesën më të madhe të energjisë elektrike në Kosovë.

Ekspertët e intervistuar më herët nga Radio Evropa e Lirë kanë thënë se ndryshimi i rrjedhës së Ibrit është teknikisht i mundur, por do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm dhe, nëse do të dëmtonte Kosovën, do të binte ndesh me parimet e së drejtës ndërkombëtare për ujërat ndërkufitare.

Serbia është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara të vitit 1997 për përdorimin jo-navigacional të ujërave ndërkombëtare. Ajo përcakton, ndër të tjera, parimin e shfrytëzimit të drejtë dhe të arsyeshëm të ujërave ndërkufitare dhe obligimin për të mos shkaktuar dëm të konsiderueshëm ndaj shteteve të tjera. Kosova nuk është palë e kësaj konvente, pasi nuk është anëtare e OKB-së./Dosja.al

ministri për evropën dhe punët e jashtme ferit hoxha aleksander vucic

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin