LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama nga Asambleja e PS Tiranë: Erion Veliaj je në gabim! Kush ndjek “kursin” e tij do ndëshkohet 

• Kryeministri Edi Rama mbajti një fjalim me tone të ashpra në Asamblenë e PS-së në Tiranë, ku krahas objektivave për zgjedhjet lokale të 9 majit, pati edhe paralajmërime të drejtpërdrejta për drejtuesit dhe anëtarët e Partisë Socialiste. • Kryeministri paralajmëroi se nuk do të tolerojë drejtuesit që, sipas tij, veprojnë me porosi politike dhe godasin punonjësit e administratës për motive të pajustifikuara. • Duke iu referuar Policisë Bashkiake të Tiranës, ai tha se largimi i punonjësve nga detyra për shkak se nuk mbështesin publikisht Erion Veliajn apo nuk bëjnë pëlqime dhe shpërndarje të postimeve të tij është i papranueshëm. • Sa i përket reagimeve të fundit të Veliajt, Rama iu dretuar drejtpërdrejtë, duke thënë se ai ndodhet në gabim në raport me të dhe Partinë Socialiste.  • Rama kritikoi gjithashtu situatën e krijuar në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke e cilësuar absurd vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta lënë Veliajn në detyrë, pavarësisht mungesës së tij fizike. • Kryeministri paralajmëroi se kushdo që ndjek të njëjtën rrugë në Bashkinë e Tiranës do të përballet me ndëshkim të ashpër politik.• Një tjetër mesazh iu drejtua drejtuesve socialistë që nuk zbatojnë detyrat e tyre, duke theksuar se askush nuk është i pazëvendësueshëm në këtë forcë politike dhe se ata që nuk respektojnë përgjegjësitë brenda partisë nuk do të kenë vend në të. • Gjatë fjalës së tij, Rama konfirmoi gjithashtu përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS-ja, duke iu referuar si dy të përjashtuarit e ditëve të fundit.  • Po ashtu, Kryeministri pranoi se PS ka bërë gabime dhe faje gjatë rrugëtimit të saj, për të cilat është ndëshkuar, por theksoi se forca e kësaj partie qëndron te aftësia për tu ringritur dhe për të vijuar përpara. • Ai e mbylli fjalimin e tij me një thirrje për mobilizim të socialistëve, duke theksuar se fitorja nuk është diçka që vjen vetvetiu, por kërkon punë, përgjegjësi dhe angazhim të vazhdueshëm.

21 artikuj për këtë temë.

1 DITE ME PARE

"Javën e ardhshme takime në terren"/ Koçiu flet si drejtuese politike e PS në Tiranë: Dera e hapur për të gjithë që kanë shqetësime e sugjerime

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Drejtuesja politike e PS Tiranë dhe njëherësh zv.kryeministrja Albana Koçiu, kërkoi bashkim në rrugëtimin drejt zgjedhjeve të 9 majit. Ajo theksoi se Partia Socialiste do të ndryshojë mënyrën e organizimit në territor, duke qenë më pranë qytetarëve përmes takimeve derë më derë dhe dëgjimit të shqetësimeve e sugjerimeve të tyre.

Koçiu nënvizoi rëndësinë e përfshirjes dhe fuqizimit të grave dhe të rinjve në strukturat e partisë, si dhe afrimin e intelektualëve dhe komuniteteve të ndryshme. Ajo bëri të ditur se nga java e ardhshme do të nisë një kalendar intensiv takimesh në terren, duke theksuar se objektivi i përbashkët është puna për Tiranën 2030 dhe fitoren e PS-së në zgjedhjet vendore.

“Të dashur miq, kjo është përshëndetja ime e parë në fakt në cilësinë e bashkëkryetares së Tiranës dhe për hir të së vërtetës do dua që me të gjithë ju të ndaj peshën e përgjegjësisë për besimin e dhënë dhe për angazhimin që do duhet të kemi së bashku të gjithë kështu si një skuadër e madhe për fitoren e majtë për zgjedhjet e pushtetit vendor për bashkinë e Tiranës. Përgjegjësinë e ndaj në fakt së bashku me Ervinin dhe të dy së bashku do të japim besën për të qenë në çdo organizatë socialiste, me çdo socialist të vërtetë, por dhe me ata që janë mërzitur nga ne për t'i dëgjuar në çdo hall, në çdo shqetësim dhe për të lidhur sërish besën për të qenë të pranishëm, për të dëgjuar jo vetëm shqetësimet, por dhe sugjerimet e tyre.

 Ashtu siç edhe kryetari, kryeministri Rama e tha, ne duhet të ndryshojmë mënyrën e organizimit të Partisë Socialiste në territor. Do ta bëjmë këtë bashkë duke qenë prezent derë më derë, duke përfshirë çdo komunitet, çdo shtresë, sepse Partia Socialiste është një derë e hapur për të gjithë. Nisma që do të prezantojmë pak më vonë në fakt edhe e dëshmon këtë. Dera e hapur është për këdo që mendon që ka një zë në komunitet, që mendon se përfaqëson më së miri komunitetin e tij, ka dëshirë të jetë aktiv në politikat publike. E për këtë qëllim ne me organizatat tona socialiste do bëjmë të mundur që të mos lëmë askënd i cili ka një mendim, një sugjerim të vlefshëm për të përmirësuar qytetin tonë. Ndërkohë nga ana tjetër nuk do të lija pa përmendur këtu dhe forcën e jashtëzakonshme të grave socialiste.

Kudo ku unë kam patur eksperiencën time si drejtuese politike në njësinë 11 në Laprakë, në njësinë 6 në Kombinat, kam vënë re një energji të jashtëzakonshme të grave. Gratë në Partinë Socialiste kanë qenë gjithmonë të mirëpritura. Kjo falë edhe vizionit të kryetarit Edi Rama për t'i hapur dyert jo vetëm në organizimet e partisë, por në qeverisje, në vendimmarrje, në politika publike. Do vazhdojmë ta bëjmë këtë së bashku. Do vazhdojmë t'i fuqizojmë gratë, të dëgjojmë zërin e tyre. Gratë janë të domosdoshme për të vendosur atë ekuilibrin në organizatat tona. Për këtë qëllim ne do duhet që bashkarisht të vijojmë dhe të afrojmë sa më shumë gra intelektualesh, shtëpiake, ato të cilat përkujdesen çdo ditë për familjen e tyre, sepse me zërin e tyre, me përgjegjësinë dhe me vetëmohimin dhe sakrificën, jam e sigurt që do të na japin një vlerë të shtuar akoma më shumë. Ne sot kemi një organizim në fakt partiak me bashkëkryetarë, një grua, një burrë. Do të vijojmë ta bëjmë këtë.

Por ndërkohë nga ana tjetër do të doja që edhe brenda qelizave të Partisë Socialiste të vijonim të afronim gratë, të afronim të rinjtë, të dëgjojmë zërat e tyre, sepse mendoj kështu ne do të fuqizojmë akoma më shumë atë dimensionin e organizatave tona për t'i bërë të mundura që t'i kemi më pranë nevojave, halleve, shqetësimeve të qytetarëve të Tiranës. Nga java që vjen do të nisim në fakt një kalendar intensiv takimesh. Nuk do të jemi në zyra, do të jemi në terren, ashtu siç e thashë, derë më derë. Do na duheni ju të gjithë bashkë, do na duhen drejtuesit politikë, do na duhen deputetët. Tirana për hir të së vërtetës ka ekipin më të mirë të organizimit edhe për faktin që është Tirana e 1 milion banorëve, e shumë komuniteteve. Kështu që jam e bindur që të gjithë së bashku do bëjmë më të mirën maksimumin së bashku me Ogertën, së bashku me Ervinin për Tiranën 2030. Shumë faleminderit. Suksese të gjithëve!”, tha Koçiu./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Besimi ndërtohet pranë njerëzve", Demo: Prani fizike dhe dixhitale në komunitet

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Drejtuesi politik i PS për Tiranën, Ervin Demo, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste, theksoi rëndësinë e digjitalizimit të organizatave socialiste, duke kërkuar që secila prej tyre të ketë një prani online ku të pasqyrohen aktivitetet politike dhe komunitare të çdo lagjeje. 

Demo nënvizoi se komunikimi i hapur, respekti dhe përgjegjësia e përbashkët janë thelbësore për ndërtimin e besimit me qytetarët. Ai u shpreh gjithashtu se Tirana është shtëpia e të gjithëve dhe se organizimi politik duhet të reflektojë këtë realitet, duke kombinuar praninë fizike me atë digjitale dhe duke forcuar çdo ditë marrëdhënien me komunitetin.

”Digjitalizimi dhe nevoja që organizata socialiste të ketë prezencën e saj në organizatën që komunikon çdo ditë. Duam që çdo organizatë të ketë praninë e saj online dhe një hapësirë ku pasqyrohet aktiviteti politik dhe jeta komunitare e çdo lagjeje. Prania fizike dhe digjitale duhet të jenë të dyja, por besimi ndërtohet pranë njerëzve. Tirana është qyteti ku bashkohet e gjithë Shqipëria. Tirana është shtëpia e të gjithëve, organizimi ynë duhet të pasqyrojë këtë realitet. Kjo përgjegjësi duhet të na bëjë të jemi skuadër ku përgjegjësia ndahet së bashku. Rëndësi ka të kemi besim për të folur hapur, për të korrigjuar atë që nuk funksionon. Kjo detyrë është një marrëdhënie besimi që duhet ta ndërtojmë dhe forcojmë çdo ditë. Kjo është fryma që duhet ta nisim së bashku, me respekt, besim për njëri-tjetrin dhe besim për Tiranën. Një Tiranë ku të gjithë ne në PS e përdorim këtë mundësi të artë të Shqipërisë europiane për ta çuar Shqipërinë përpara," tha Demo./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Zgjedhjet e 9 majit, Manastirliu: Strukturë e re me 5 nivele organizimi për Tiranën, 19 deputetë e ministra në 27 njësi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/
Ogerta Manastirliu

TIRANË-  Drejtuesja politike e bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu tha se organizimi i ri i Tiranës do të konsistojë edhe në një strukturë të re. Manastirliu bëri të ditur se në drejtimin e fushatës do të angazhohen 19 deputetë dhe Ministra. Sipas saj, organizimi i ri synon të forcojë praninë e socialistëve në terren dhe të koordinojë punën e strukturave në funksion të zgjedhjeve lokale në kryeqytet.

Ajo bëri gjithashtu me dije se skema e re organizative do të funksionojë përmes pesë niveleve të përgjegjësisë, me synimin për të përcaktuar më qartë detyrat dhe angazhimin e drejtuesve politikë dhe strukturave të partisë, ndërsa theksoi se edhe deputetët e qarqeve do kenë një angazhim të posaçëm në organizmin e ri të Tiranës.

“Do të ketë 5 nivele. 19 deputetë, ministra të ndarë në 27 njësitë vendore të Tiranës. 34 blloqe do të mbeten si formë organizimi për prezencën e Pranisë Besnike, mbi 30 koordinatorë zonalë, 420 të deleguar dhe të gjithë forcën e PS Tiranë. Kjo është skuadra jonë. Nga sot ne nisim këtë fushatë me 3 drejtime, deri në dhjetor konsolidojmë strukturat, deri në mars punë në terren dhe më pas fushata zgjedhore i fitores historike”, tha Manastirliu./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Dera e Europës s’mbyllet pa hyrë ne brenda"/ Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në Asamblenë e PS-së në Tiranë se Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, duke u shprehur se dera e Europës nuk do të mbyllet pa hyrë Shqipëria në të. Rama shpreh gjithashtu i bindur për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet lokale të 9 majit, duke theksuar se objektivi është rikthimi i kryeqytetit te qytetarët. Ai e lidhi datën e zgjedhjeve me Ditën e Europës, duke përmendur edhe simbolikën e flamurit shqiptar krah atij europian.

 

“Të tjerët presin të vijnë zgjedhjet për të filluar të organizohen. Ne organizohemi sapo zgjedhet mbarojnë. Ne e dimë që fitorja nuk na pret ne. Fitorja duhet marrë me punë, përgjegjësi, avantazh mbi kundërshtarët, ndaj kundërshtarëve. Kur sot, dera e Europës është më e hapur dhe më pranë se kurrë, jemi këtu për të siguruar Shqipërinë dhe shqiptarët se ajo derë nuk do të mbyllet pa hyrë ne, Shqipëria, në të! Në 9 maj nuk kemi një palë zgjedhje për të fituar, por kemi kryeqytetin për t’ua kthyer qytetarëve të tij duke vënë në lëvizje gjithë forcën tonë udhëheqëse. Në 9 maj, Ditën e Europës, asgjë nuk është rastësi, flamuri i Skënderbeut dhe Ismail Qemalit do të valëvitet krah për krah, fitimtar me flamurin e Europës. Jo sepse do të fitojmë ne zgjedhjet, por sepse ne do të fitojmë për Tiranën dhe Shqipërinë dhe Tirana dhe PS fitojnë vetëm me PS në drejtimin e tyre. Faleminderit shumë dhe me trëndafilin në dorë, kurajën në zemër dhe kthjelltësinë në mendje, askush, asgjë, asnjëherë ne nuk na ndal”, tha Rama./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pranuar se Partia Socialiste ka bërë gabime dhe faje gjatë rrugëtimit të saj politik, për të cilat, sipas tij, është ndëshkuar, por theksoi se forca e kësaj partie qëndron te aftësia për t’u ringritur dhe për të vijuar përpara. Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e PS-së në Tiranë, Rama u shpreh se socialistët kanë dalë më të fortë edhe nga krizat e shkaktuara prej gabimeve të tyre, duke mos u dorëzuar përballë vështirësive.

Kryeministri e lidhi më tej këtë qëndrim me procesin e integrimit evropian, duke thënë se objektivi i socialistëve është të garantojnë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 

“Kemi bërë gabime, padiskutim, kemi bërë edhe faje për të cilat jemi ndëshkuar, por ne nuk duhet të humbim aftësinë për t’u ngritur. Kemi dalë më të fortë edhe nga krizat që kemi shkaktuar me gabimet tona, sepse nuk u dorëzuam përballë situatave ku disa mbase menduan se ishte fundi ynë. Jemi përpjekur si të bëjmë më mirë edhe pasi kemi fituar, se e dimë që fitorja nuk na pret ne, por duhet marrë me punë dhe avantazh mbi kundërshtarët. Sot, kur dera e Evropës është e hapur, jemi këtu për t’u siguruar se ajo derë nuk do të mbyllet pa hyrë Shqipëria në të. Flamuri i Skënderbeut do të valëvitet në Evropë. Askush, asgjë, asnjëherë, ne nuk na ndal”, tha Rama./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së PS-së në Tiranë, kërkoi një riorganizim të partisë dhe një marrëdhënie më të fortë me qytetarët, duke theksuar se anëtarët duhet të përfshihen më shumë në vendimmarrje. Rama tha se objektivi nuk është vetëm fitorja e zgjedhjeve lokale të 9 majit, por krijimi i një modeli të ri qeverisjeje për Tiranën.

Ai theksoi se prioritetet duhet të jenë më shumë strehim, transport më i mirë, gjelbërim, hapësira për fëmijët dhe përmirësimi i cilësisë së jetës në çdo lagje. Duke iu referuar objektivave për vitin 2030, Rama nënvizoi se Shqipëria dhe Tirana duhet të krahasohen me standardet europiane, ndërsa kërkoi nga socialistët të fitojnë besimin e qytetarëve përmes angazhimit dhe jo vetëm përmes mbështetjes elektorale.

 

"Nuk na duhet një parti që i njeh njerëzit si votues, por i njeh nga problemet, nevojat, kritikat, idetë dhe mundësitë që kërkojnë. Nuk na duhet një parti që shqetësohet për votat, por shqetësohet për të mos lënë asnjë moment që e cenon lidhjen me qytetarin. Këtë nuk e bën deputeti, drejtuesi i partisë. Do të hapim garën në PS, do ta bëjë çdo anëtar i kësaj partie politike, duke i dhënë organizimit tonë shtrirje dhe përmbajtje. Dua të kuptojë që ne nuk po ndërtojmë një organizim të ri për të fituar Tiranën në 9 maj. Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj. Oferta jonë nuk është vazhdimi i projekteve të nisura, jo më shumë ndërtime, por më shumë strehim. Rrugë ku njerëzit lëvizin më mirë, një qytet ku çdo fëmijë ka kushtet që i duhen për t’u rritur dhe edukuar. Më shumë hije, gjelbërim dhe cilësi jete në çdo lagje të vogël.

Jo më shumë turistë, por më shumë jetë të shtuar në ekonomi, sipërmarrje dhe punësim. Tirana që kemi trashëguar na kërkonte ta nxirrnim nga humnera, Tirana e sotme kërkon ta çojmë në një tjetër pritshmëri. Kjo kërkon PS! Sot duhet t’i bindim njerëzit se Tirana mund të bëhet aq e mirë sa qytetet e Europës dhe këtë nuk e bëjmë duke u krenuar me ndryshimin historik, por e bëjmë sepse ne e kuptojmë shumë mirë se sa janë rritur pritshmëritë e qytetarëve dhe sa e lartë është oferta jonë. Shqipëria, si Tirana, krahasohet me Europën. Kjo është një fitore e madhe e ndryshimit që kemi udhëhequr, por edhe detyrimi ynë dhe sfida jonë për të vazhduar të udhëheqim Shqipërinë. Kemi bërë shumë dhe ajo që kemi bërë duhet të na vlejë! Kemi nevojë për njerëz që kuptojnë se besnikëria ndaj PS-së fitohet duke mos u kthyer shpinën atyre që janë jashtë këtyre mureve. Organizimi i ri i Tiranës duhet të jetë rifillimi i një marrëdhënieje besimi në një nivel tjetër, mbi të cilën do ta kemi jo shumë të vështirë të ndërtojmë Tiranën 2030, Shqipërinë 2030 në BE," tha Rama./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë fjalës së tij në Asamblesë e PS-së në Tiranë, duke iu referuar dëmtimeve në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë shkulur kangjella dhe dëmtuar semaforë e trotuare. Rama iu referua Rrugës së Durrësit, për të krahasuar Tiranën e sotme me atë që, sipas tij, qeveria socialiste trashëgoi nga paraardhësit.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se riorganizimi i PS-së nuk duhet të kufizohet te fushatat elektorale dhe mbledhja e votave, por të synojë një prani më të madhe pranë qytetarëve, veçanërisht në zonat ku partia ka humbur besimin.

 

“Shikoni pak rrugën e Durrësit, gjurmët e dhunës mbi trupin e rrugës, ajo ishte Tirana që morëm ne, ishte tamam ashtu jo vetëm në rrugën e Durrësit porn ë gjithë hapsirën e saj. Sot është një mundësi për të gjithë që nuk e mbajnë mend atë Tiranë, për tu kthyer në kohë si një film, për të hequr pemët se edhe ato I kemi mbjellë ne dhe për të parë cfarë ndryshimi ka ndodhur me Tiranën. Dhe atë rikthim në kohë e mundësuan ata që e lanë ashtu atëherë, që kanë bërë gjithmonë të njëjtën gje, kur e kanë patur mmundësinë ta ndryshojnë e lanë të lëngojë kur të tjerët, ne e ndryshuar, nuk kanë lënë gjë që të panegojnë. Organizimi që nisim sot nuk është vetëm për të fituar zgjedhjet por për të garantuar Tiranën dhe Shqipërinë për atë që vjen në 10 vitet e ardhshme. Ndaj nuk jemi thjesht për një rishpërndarje detyrash, apo regjistrim të ri antarësh, as për të rivënë në punë një makineri elektorale që di të marrë vota. Kemi nevojë për një PS më të organizuar ndërsa Tirana për një PS më të pranishme.

Më të pranishme sidomos aty ku kemi humbur besim, edhe pranë atyre që na kritikojnë apo shajnë. Për të kuptuar cfarë nuk kemi bërë mirë, cfarë kemi bërë gabim. Një parti e shtrirë në të gjitha ditët e javës me frymën e Pranisë Besnike, besnike ndaj detyrimit ndaj qytetarit, për njerëzit e këtij vendi, jo për votën. PS është e vetmja që I kupton dhe I do njerëzit. Besnike se një qytetar që ka një hall, që ne nuik e dëgjojmë, nuk ka si na kupton pro vetëm na ndëshkon. Besa e lindur si nocion strategjik nga refliktimi mbi bulevardin e flamingove, për të thënë në kor se ca presim është besim, empati, shërbim dhe angazhim. Por është besim si marrëdhënie që duhet të rindërtojmë cdo ditë, mbi të gjitha me mënyrën si sillemi me njerëzit. Empati si aftësi për ta parë realitetin me sytë e atij që nuk mendon si ne. Shërbimi jo si favor, por si arsyeja që qytetari na ka besuar. Aganzhim si përgjegjësi që merr kuptim për zgjidhje. Kjo është BESA që duhet të udhëheqësi organizimin”, tha Rama./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy të përjashtuar nga kjo shtëpi(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga Partia Socialiste. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për Tiranën, Rama iu referua dy figurave socialiste si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.

 

“Avokati i Veliajt i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës”, tha Rama.

Të shtunën e kaluar kryeministri propozoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës, por Asambleja nuk votoi për përjashtimin e tyre, ndërsa gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalzit pati edhe replika mes kryeministrit e ish-kryetares së Kuvendit. Në mbështetje të Spiropalit dolën vetëm Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan përjashtimin e saj nga forumet drejtuese socialiste./Dosja.al

1 DITE ME PARE

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama prezantoi vizionin e tij për Tiranën 2030 gjatë Asamblesë së PS-së, duke deklaruar se kryeqyteti duhet të kalojë nga një qytet ku synohej mbijetesa, në një qytet ku qytetarët kërkojnë standarde më të larta jetese. Rama renditi si prioritete strehimin për çiftet e reja, përfundimin e rindërtimit pas tërmetit, furnizimin me ujë 24 orë në të gjithë qytetin, menaxhimin e mbetjeve dhe përmirësimin e transportit urban.

Ai u ndal gjithashtu edhe te nevoja për trotuare të aksesueshme për të moshuarit dhe ruajtjen e banesave të vjetra me vlerë historike, duke theksuar se ato duhet të kthehen në muze dhe jo në pallate. Sipas tij, Tirana 2030 synon të adresojë problematikat që qytetarët ndeshin ende në përditshmëri.

 

"Në Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin ku kërkohet orë e çast cilësi më e mirë jete, duhet t’ua bëjmë të dukshme njerëzve, të imagjinueshme pa vështirësi Tiranën ku një çift i ri gjen shtëpi, një i moshuar ecën në trotuar i papenguar, çdo familje në Kombinat apo kudo tjetër pret të kthehet në shtëpi pas tërmetit, ka çelësat në dorë, ku uji 24 orë nuk është në një pjesë, por në çdo cep. Tiranën ku mbetjet dhe riciklimi i tyre nuk janë hall për shumë zona, transporti urban nuk është dhimbje koke. Kjo është Tirana 2030, që do të jetë realiteti i secilit që sot këto që thashë i kërkon, se i sheh të parealizuara. Tirana 2030, ku shtëpitë e vjetra nuk bëhen pallate, por bëhen muze, janë bërë muze sepse është një rrjet i tërë në atë drejtim. Bashkia nuk shihet si taksambledhës që shpik tarifa," tha Rama./Dosja.al

1 DITE ME PARE

"Tirana ndërton akoma dhe më shumë kulla"/ Rama: Të rinjtë nuk kanë mundësi t'i blejnë, por zgjidhet duke...

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së theksoi se rritja e Tiranës konsiderohet tashmë si një burim mundësish për të përfshirë akoma dhe më shumë njerëz në shpërndarjen e pasurisë.

Rama përmendi edhe akuzat për ndërtimin e kullave duke u shprehur se të ardhurat nga këto kulla janë domethënëse duke shtuar se ato nuk janë në numër të lartë dhe se sigurojnë të ardhura për bashkinë.

Ai vuri në dukje sërish negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ku pohoi se kapitujt do të mbyllen në fund të vitit 2027. 

“Një qytet që ndërton akoma dhe më shumë, por që shumë të rinj nuk kanë mundësi ta blejnë, zgjidhet duke e parë rritjen e Tiranës si burim mundësish për të përfshirë edhe më shumë njerëz në shpërndarjen e kësaj pasurie të patundshme. Ne nuk kemi ndërtuar në Tiranë aq shumë kulla sa të mendojmë për pasojë, por nga ato kulla të ardhurat në buxhet janë domethënëse. Ndërkohë, të gjithë, kur shohin një kullë apo pallat të ri, duhet ta dinë se aty janë 3 për qind për strehimin social, kontribut i kujtdo që ndërton një kullë apo pallat, dhe janë 8 për qind taksë për qytetin. Nëse hiqen këto taksa, buxheti i bashkisë bëhet një buxhet që nuk përballon shumë nga nevojat e qytetit. Pse kalon nga kjo parti rruga e fuqizimit diplomatik? Sepse dikur Shqipëria, jo para 100 vitesh, por edhe në vitet e para kur e përfaqësoja Shqipërinë, ishte një vend që lutej për t’u dëgjuar dhe që ndahej nga tryeza me ndjesinë e një shpërfilljeje ofenduese. Dikur Shqipëria ishte e detyruar të shpjegonte pse ishte aq larg Europës. Dikur Shqipëria ulej formalisht nëpër tryeza dhe zërin e saj e dëgjonin si zërin e një mize në qyp. Sot Shqipëria negocion kushtet për të qenë pjesë e BE-së dhe ka objektivin ambicioz, të dakordësuar, për mbylljen e kapitujve në fund të vitit 2027," tha Rama./Dosja.al  

1 DITE ME PARE

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve (VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka dekalaruar se nga muaji janar bonuset do të rriten sa dyfishi i vitit të kaluar ndërkohë që indeksimi i pensioneve do të afrohet përgjatë muajit prill të vitit 2027.

Megjithatë Rama bëri të ditur se pensionstët nuk duhet të  mendojnë se ai i cilëson këto ndihmesa si të mjaftueshme. Ai shtoi se përgjatë viteve do të dyfishohet sërish rritja e pensioneve ndërsa vitin e fundit të mandatit do të dyfishohet rritja e një viti më parë .  

 

“Nga 1 janari, e thotë tanimë buxheti, bonusi i tyre do të rritet dhe rritja do të jetë dyfishi i vitit të shkuar, ndërsa indeksimi i pensioneve do të afrohet në muajin prill. Askush të mos mendojë nga pensionistët se unë mendoj që këto mjaftojnë. Por mendoj se ka një ndryshim mes një pensioni që nuk rritet dhe një pensioni që rritet çdo vit. Vitin e ardhshëm, pas këtij, do të dyfishohet sërish rritja dhe vitin e fundit të këtij mandati do të dyfishohet rritja e një viti më parë”, tha kryeministri./Dosja.al 

 

1 DITE ME PARE

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Në mbledhjen e Asamblesë se PS, Kryeministri Edi Rama prezantoi mundësitë që pritet të ofrojë buxheti për vitin 2027. Ai tha se me këtë buxhet populli nuk do mbetet pa pension dhe pa kujdes mjekësor nga pamundësia për të paguajtur sigurimet ndërkohë që përmendi edhe mbështetjen për kujdestarinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara, 

Gjatë fjalë së tij ai tha se nëpërmjet ligjit të ri do të adresohet nevoja për strehim të përballueshëm. Ndër të tjera Rama shtoi se me programin nga viti 2030 do të dorëzohen rreth 55 mijë celësa si një mënyrë që shteti tu vijë në ndihmë familjeve në nevojë.

 

 "Dyfishimi i mbështetjes i fëmijëve me aftësi të kufizuar një tjetër shenjë se po shkojmë në drejtimin e duhur. Larg syve të botës qëndrojnë të mbyllura nëna, duke i qëndruar mbi kokë një fëmije të mrekullueshëm që ka nevojë për kujdesje orë e cast. Me buxhetin 2027 iu themi ‘ju nuk jeni vetëm, nuk mund të mbeteni pa një pension, pa një kujdes mjekësor se nuk paguani dot sigurime. Këto do t’I mbulojmë ne për ju. Jemi rruga e vetme për fuqizimin shoqëror të Shqipërisë, e dimë si do adresojmë cështjen e mprehtë që ka krijuar zhvillimi dhe rritja e shpejtë, koston e rritur të strehimit. Në një vend si Shqipëria, strehimi nuk është më vetëm halli i familjes së varfër, është halli i mësueses, infermieres, ushtarakut, policit, një të riu apo të reja që shërben në administratë.

I dy të rinjve që dashurohen dhe martohen paguajnë cdo detyrim po s’mund të kenë shtëpinë e tyre. Pra nuk është vetëm një nevojë për më të varfërit, por për një shtresë të mesme që nuk e përballon dot rritjen e cmimeve të apartamentit. Me ligjin e ri adresojmë dicka që deri dje ishte jashtë planeve të vendit dhe është problem I vendeve më të zhvilluara, adresojmë nevojën për strehim të përballueshëm. Kredi pa interes për shtëpinë e parë, garanci për kë nuk ka kolateralin, mbështetje për qiranë. Janë të gjitha pjesë e këtij projekti. Ndërkohë, me buxhetin e ri dhe me sistemin e ri për strehimin, 10 mijë të parët, familje të reja do kenë shansin të marrin celësin duke nisur nga viti i ardhshëm. Ne kemi ambicien që deri ne 2030 e kemi të shtruar në program të dorëzojmë 55 mijë celësa, ku shteti u gjendet pranë gjithë atyre që meritojnë një mbështetje për të patur catinë e tyre”, tha Rama./Dosja.al 

1 DITE ME PARE

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/ Rama: Jemi në borxh me pensionistët, nuk e shlyejmë dot në të gjallën tonë(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Gjatë fjalës së tij Rama është shprehur se në buxhetin e vitit 2027 do të ketë TVSH të ulur në 6 për qind, në mnëyrë që qytetarët të arrijnë të përbllojnë presionin e shtrenjtimit të produkteve të shportës.

Ai citoi se është në borxh ndaj pensionistëve, tëcilin nuk e shlyen dot pasi qëndron si një borxh moral ndaj një gjeneratë që mbajti mbi kurriz Shqipërinë e varfër. Kryeministri bëri të ditur se indeksimi i pensionevedo afrohet përgjatë muajit prill të vitit 2027.

 

“Për herë të parë ne kapërcejmë pragun e 10 miliardë eurove në buxhet, falë një ekonomie që rritet në mënyrë të qëndrueshme, gjë që e nënvizojnë të gjitha institucionet, siç e thotë shprehimisht edhe BE-ja, e cila flet me konsiderata të larta për ekonominë e vendit. Arritjet tona nuk janë medalje për gjoksin e qeverisë. Për një familje që numëron lekët në fund të muajit, rëndësi ka sa e shtrenjtë është shporta në dyqanin e lagjes. Ndaj është një arritje kuptimplote e kësaj përpjekjeje të gjatë fakti që, në buxhetin e vitit 2027, 54 produkte të shportës do të kenë TVSH të ulur në 6 për qind. Kjo është ekonomia që rritet edhe për qytetarin, edhe për atë që nuk e ka të lehtë të përballojë presionin e shtrenjtimit të produkteve të shportës. Çfarë vlere ka rritja e ekonomisë kur një çift i ri nuk gjen dot rrugë për të pasur një shtëpi të re, një nënë e re mbetet e vetme përballë kostos së rritjes së çmimeve, një pensionist që voton me zemër për PS-në vazhdon të mos shohë sesi kjo rritje ekonomike përkthehet te pensioni i tij? Buxheti i vitit 2027 është historik, sepse këtyre pyetjeve u jep përgjigje pranuese. Pensionistëve u kemi një borxh që nuk e shlyejmë dot në të gjallën tonë, një borxh moral ndaj një gjenerate që mbajti mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet, duke punuar pafund dhe duke mos marrë pas asgjë. Indeksimi I pensioneve do afrohet në muajin prill," tha Rama./Dosja.al 

1 DITE ME PARE

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk mund të gjykojë Veliajn për bindjet e tij. Ndër të tjera Rama tha se shpreson që Veliaj të kuptojë gabimin që po bën me vetë Kryeministrin dhe Partinë Socialiste. 

Pas kësaj ai shtoi se kjo do të gjykohet me ashpërsi të madhe politike, dhe kjo do të funksionojë për këdo që ndjek këtë shembull në Bashkinë e Tiranës. 

"Nuk e gjykoj dot Erionin për cfarë bën e cfarë thotë. Uroj me zemër të kuptojë se është në gabim ditë e natë me mua dhe PS, por do e gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike, këdo në bashkine e Tiranës që ndjek këtë kuturisje," tha Rama./Dosja.al 

 

 


 

1 DITE ME PARE

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Në Asmablenë e Partisë Socialiste, Kryeminstri Rama është shprehur se partia do të fitojë sërish Tiranën në zgjedhjet e 9 majit. Ai e cilësoi këtë forcë si të vetmen nga kalon rruga e bashkimit me Bashkimin Evropian.

Sipas Ramës përparimin e PS-së e tregon më së miri pasqyra e buxhetit të vitit 2027 ku shtoi se dëshirat kanë qenë të mëdha që në krye të herës por në pamundësinë për ti kthyer në buxhete ka ndikuar ekonomia e tkurrur e cila tashmë është më e fortë . 

 

“Partia Socialiste nuk mbetet thjesht alternativa më e mirë relative në një hapësirë politike ku aleternativat e tjera janë jo vetëm shumë më të dobëta, por seriozisht të rrezikshme për të nesërmen e vendit. Pas çdonjërës prej tyre vjen kaosi, konfuzioni, paqëndrueshmëria që kërcënon Shqipërinë që është e dukshme për këdo që ka sy të shikojë. PS është partia që do ta fitojë Tiranën dhe Shqipërinë sepse është rruga nga kalon bashkimi me Europën për këtë kohë kaq të ndërlikuar, Shqipëria jonë e vogël pikërisht se është bërë e madhe është bërë dhe arenë e luftës hibride kundër BE, kundër përparimit, kundër reputacionit tonë të rritur ndërkombëtar. Pse kalon nga kjo parti rruga e fuqizimit ekonomik të Shqipërisë? Këtë e tregon më së miri pasqyra e buxhetit 2027. Ai buxhet nuk ra nga qielli, nuk e prodhuan as dëshirat tona që i kemi pasur të mëdha që në krye të herës, por s’kemi pasur mundësinë t’i kthejmë në buxhete sepse nuk na e ka lejuar ekonomia e tkurrur, por e ka bërë pikërisht ekonomia shqiptare që është më e fortë”, tha Rama./Dosja.al 

 

1 DITE ME PARE

Asambleja e PS-së, Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lalit nga burgu imagjinar politik(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri Edi Rama duke folur për punonjësit e Bashkisë së Tiranës ka deklaruar se një kryepolic i cili ka mbajtur me dinjitet uniformën nuk mund të largohet nga detyra pasi nuk iu bëri like dhe share dorëshkrimeve të Erion Veliaj apo se nuk mbështetën avokatin e tij.

Duke folur mbi Veliajn Rama e konisderoi atë si një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga Partia Socialiste, ku shtoi se nuk do të këtë tolerim për asnkënd që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës.

 

“Prej vitesh s’u kërkon askush llogari për kë votojnë, jo më t’i largojnë nga puna pse nuk paraqiten me uniformën e partisë. Si mund të largohet një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak të kryeqytetit, ashtu si të tjerë drejtues dhe punonjës, pse nuk u bëjnë ‘like’ e ‘share’ dorëshkrimeve të Lali-t nga burgu imagjinar politik, apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës," tha Rama./Dosja.al 

1 DITE ME PARE

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim! Avokati i tij, një nga dy të përjashtuarit e PS(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiranës ka bërë thirrje për drejtuesit e Partisë Socialiste duke thënë se goditja e njerëzve në krye të detyrës pa motive të pajustifikueshme, nuk harrohet dhe nuk falet. Ai e cilësoi partinë e tij si një parti që çliroi shtetin nga largimet politike duke ndikuar kështu në nderin e pjesëtarëve të administratës. 

Edi Rama foli edhe për punonjësit e Policisë Bashkiake në raport me marrëdhënien e Erion Veliaj, duke e cilësuar këtë të fundit si një të përjashtuar nga Partia Socialiste. Rama tha se Veliaj qëndronte gabim në marrëdhënie me vetë Kryeministrin dhe PS-në.

 

"Njeriu që nuk është i lirë, i falet t’i gjykojë gabim gjërat, të fantazojë gabim apo të porosisë gabimisht punë të gabuara, por askujt që ka detyrën të vendosë veten në shërbim të të tjerëve nuk i falet të bëjë këto gabime apo të zbatojë porosi që e bëjnë bashkëfajtor ndaj të tjerëve. Çdo drejtuesi që është anëtar i kësaj partie i them sot se goditja e njerëzve në krye të detyrës, me porosi nga larg për motive të pajustifikueshme, nuk harrohet dhe nuk falet. Jemi partia që kemi çliruar shtetin nga largimet politike nga puna, duke shpëtuar nderin e shumë pjesëtarëve të administratës. Tani nuk i kërkohet llogari askujt për kë votojnë. Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që ka mbajtur me dinjitet uniformën në krye të Policisë Bashkiake apo të hierarkisë së Tiranës, sepse nuk i bën like dhe share postimeve të Lalit apo sepse nuk ekspozon mbështetjen e avokatit të tij? Ky i fundit firmos si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit të PS-së. Unë nuk gjykoj Erionin për atë që ai bën, por duhet të kuptojë se është në gabim ditë dhe natë në raport me mua dhe PS-në", u shpreh Rama./Dosja.al 

1 DITE ME PARE

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË-  Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së, Kryeministri Edi Rama citoi se nuk do të ketë më asnjë tolerim për këdo socialist që flet si “e ëma e Zeqos në majë të thanës”. Ai shpjegoi se shembuj të tillë nuk do të kenë vend në Partinë Socialiste. 

Në këtë mënyrë Rama bëri të qartë se brenda Partisë Socialiste të gjithë janë të nevojshëm por askush nuk është i domosdoshëm. 

“Partneritet i ri strategjik me operatorë të mëdhenj europianë pa harruar taksat dhe tarifat vendore për të cilat PS duhet të ketë një kontratë unike, të qartë dhe detyruese për të gjithë kandidatët e saj në rang kombëtar. Nuk bën më sens që qeveria ta ketë 0 taksën për biznesin e vogël, kurse bashkitë ta ngarkojnë me soj-soj tarifash. Për soj-soj arsyesh, Tirana është një sintezë e Shqipërisë, ku kërkesa dhe oferta duhet të jenë të një niveli tjetër. Mbajeni mirë parasysh faktin që në Tiranën që e kemi fituar 6 herë në 7 në 26 vitet e fundit, kemi qenë një ofertë gjithnjë e një niveli tjetër. Mbajeni edhe më mirë parasysh këtë herë se atë herë që nuk e mbajtëm dot fitoren, na mundi vjedhja me vulë gjykate e zgjedhjeve, por na la në baltë edhe organizimi i bërë me mendjelehtësinë e skuadrës që hyn në fushë e bindur se e ka fitoren në xhep. Nuk besoj se ne rrezikohemi sot nga ajo lloj mendjelehtësie. Dua ta bëj shumë të qartë për të gjithë se kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës me detyrat e familjes sonë politike, nuk do të ketë më vend në këtë shtëpi të madhe politike, ku të gjithë janë të nevojshëm, por askush nuk është i domosdoshëm”, tha Rama.

 

1 DITE ME PARE

"Tirana dy vite ‘me kokë të prerë'"/ Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd (VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbledhur këtë të shtunë Asamblenë e Partisë Socialiste në kuadër të nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 2027 për bashkinë e Tiranës.

Gjatë fjalës së tij Rama pohoi se realizimi i projekteve për kryeqytetin duhet të jetë gjithëpërfshirës, duke përfshirë kështu çdo shtresë të shoqërisë, grup interesi dhe bashkësi komunitare.

Ndër të tjera ai kritikoi situatën e krijuar nga burgimi dyvjeçar i kryebashkiakut dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ta lënë atë në detyrë në mungesë, ku deklaroi se pasojat e kësaj situate i kanë paguar qytetarët e Tiranës.

 

“Realizimi për Tiranën duhet të jetë gjithëpërfshirës, partiak, qytetar, në kuptimin e aktivizimit të çdo shtrese dhe grupi interesi, komunitar në lidhjen proaktive me çdo bashkësi. Do të duhet t’i kthejmë deficitet për Tiranën: humbja e drejtpeshimit të drejtësisë, burgimi dyvjeçar i kryebashkiakut dhe vendimi absurd i Gjykatës Kushtetuese për ta lënë atë në detyrë, edhe pse në mungesë. Ky absurditet antidemokratik, i prodhuar nga një çekuilibrim i drejtësisë, që e la Tiranën dy vite me kokë të prerë, është i pashoqe, por nuk ishte në dorën tonë ta ndalonim apo ta zhbënim, pavarësisht se haraçin e kripur e paguajnë qytetarët e Tiranës," tha Rama./Dosja.al 

 

1 DITE ME PARE

Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë(VIDEO)

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

TIRANË- Ka nisur mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së Partisë Socialiste të Tiranës në Akademinë e Arteve, ku sot në orën 11:00 është parashikuar të zhvillohet mbledhja e thirrur nga kryeministri Edi Rama.

Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, në hyrje të godinës, anëtarët verifikohen përmes një liste emërore nga punonjësit e Gardës, përpara se të lejohen të vijojnë drejt sallës qendrore të Akademisë së Arteve.

 

Ndërkohë, në sheshin “Nënë Tereza” vihet re një prezencë e shtuar e forcave të Policisë, të cilat janë angazhuar për garantimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e zhvillimit të Asamblesë.

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/

Nga deputetët e Tiranës, deri në këto momente është shënuar mbërritja e Ervin Hoxhës. Mbledhja zhvillohet në kuadër të organizimit të strukturave socialiste dhe përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027, ku gara për Bashkinë e Tiranës pritet të jetë një nga përballjet kryesore politike./TCH

1 DITE ME PARE

Rama mbledh sot Asamblenë e PS-së në Tiranë, në fokus zgjedhjet vendore dhe gara për kryeqytetin

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama mbledh sot Asamblenë e Partisë Socialiste në Tiranë, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027. Në fokus të diskutimeve pritet të jetë organizimi elektoral i socialistëve, me vëmendje të veçantë te gara për Bashkinë e Tiranës.

Mbledhja është planifikuar të nisë në orën 11:00, në ambientet e “Xibrakut” dhe pritet që takimi të zhvillohet me dyer të mbyllura, por deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar për këtë çështje. Kjo është mbledhja e radhës që Rama zhvillon me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Të premten, kryeministri mblodhi ministrat dhe drejtuesit politikë të qarqeve në një takim në Kryeministri. Diskutimet u përqendruan te organizimi elektoral dhe intensifikimi i punës së strukturave të PS-së në të gjithë vendin.

Kryeministri u ka kërkuar socialistëve që prioritet të jetë vijimi i takimeve në terren, me qëllim evidentimin dhe adresimin e shqetësimeve të tyre. Rama gjithashtu u ka kërkuar përfaqësuesve socialistë të rrisin mobilizimin dhe të mos shkëputen nga komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Javën e kaluar më 14 nëntor, Rama mblodhi Asamblenë, ku fokusi ishte te zgjedhjet, ndërsa nuk munguan as kritikat dhe ndëshkimet për rebelët e partisë. Takimi në Lalëz u shënua nga përplasjet mes kryeministrit Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, pasi kreu i socialistëve kërkoi përjashtimin e saj dhe të avokatit Plarent Ndrecës nga forumet e Partisë Socialiste. 

Kërkesa për përjashtimin e tyre nga partia nuk u hodh në votim, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se Spiropali dhe Ndreca nuk do të jenë më pjesë e forumeve drejtuese, por do të mbeten anëtarë të partisë. Gjatë diskutimeve pati edhe kundërshtime nga disa figura socialiste, mes tyre Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko dhe Erion Braçe./Dosja.al

edirama asambleaj e ps tirane

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin