LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i Ramës"/ Reforma zgjedhore, Berisha: Nuk do vëmë interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e grupit parlamentar, se largimi i Edi Ramës është kushti kryesor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndërsa theksoi se PD do të vendosë interesin e bashkimit të opozitës mbi interesin e saj partiak. • Në mbledhjen ku u diskutua paketa e propozimeve të opozitës për reformën zgjedhore, Berisha akuzoi përfaqësuesin e mazhorancës në komision, Damian Gjiknurin, se kishte tentuar të përcaktonte në mënyrë të njëanshme agjendën e punës. • Ai e cilësoi këtë veprim si të paligjshëm dhe në kundërshtim me vendimin e Parlamentit, duke theksuar se komisioni bipartizan funksionon mbi parimin e vetos së secilës palë. • Berisha u ndal te ndarja e shtetit nga partia, duke e cilësuar atë si problemin themelor të zgjedhjeve në Shqipëri. • Sipas tij, raportet e institucioneve ndërkombëtare kanë evidentuar shkrirjen e institucioneve shtetërore me strukturat partiake, duke krijuar pabarazi në procesin zgjedhor. • Ai theksoi se paketa e PD-së synon të adresojë rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe të parashikojë ndërhyrje e sanksione për përdorimin e burimeve shtetërore në funksion të fushatës elektorale. • Duke folur për strategjinë e opozitës, lideri i demokratëve tha se partia është e gatshme të marrë parasysh kërkesat dhe ndjeshmëritë e të gjitha forcave opozitare, në mënyrë që reforma të ketë mbështetje sa më të gjerë. • Ai prezantoi edhe disa nga propozimet konkrete të PD-së: lista 100 për qind të hapura në një zonë të vetme kombëtare, rikthimin e koalicioneve me lista të hapura të partive, barazi të plotë në vendimmarrjen e KQZ-së mes pozitës dhe opozitës, si dhe votimin e detyrueshëm për qytetarët. •  Ai u shpreh kundër numërimit elektronik dhe kërkoi diskutim të mëtejshëm për mënyrën e votimit të diasporës, duke theksuar nevojën për mekanizma të sigurt dhe transparentë. •  Berisha përsëriti qëndrimin e tij se ndryshimet ligjore nuk mjaftojnë pa ndryshimin e qeverisjes aktuale.

7 artikuj për këtë temë.

1 JAVE ME PARE

Reforma Zgjedhore/ PD prezanton paketën me 8 shtylla kryesore për “ndarjen e plotë të partisë-shtet”

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i

TIRANË- Partia Demokratike ka bërë publike propozimet e saj për Reformën Zgjedhore, duke prezantuar një paketë me 8 fusha ku kërkon ndërhyrje për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe për të frenuar ndikimin e pushtetit politik mbi institucionet shtetërore. Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë prezantimit të paketës deklaroi se ndarja e shtetit nga partia duhet të jetë një proces i vazhdueshëm dhe jo një masë që zbatohet vetëm gjatë fushatave zgjedhore.

Sipas tij, përdorimi i administratës dhe i burimeve publike për interesa partiake ka krijuar një sistem që ndikon drejtpërdrejt në proceset zgjedhore. Propozimet e demokratëve përfshijnë tetë fusha kryesore: administratën publike; pushtetin normativ, fiskal dhe social; buxhetin, prokurimet dhe investimet; patronazhimin; kontrollin dhe pushtetin shtrëngues; të dhënat personale të qytetarëve; funksionet publike dhe aktivitetin zyrtar; si dhe propagandën institucionale e mediat që, sipas PD-së, përdoren në funksion të partisë-shtet.

Bylykbashi argumentoi se abuzimi me asetet shtetërore nuk ndodh vetëm gjatë periudhës zgjedhore, ndaj edhe masat për ta parandaluar duhet të kenë shtrirje më të gjerë në kohë. Ai kërkoi ndërhyrje të forta dhe proporcionale, në përputhje me rekomandimet e OSBE-së, duke propozuar që disa prej kufizimeve të zbatohen për një periudhë deri në 10 vjet. 

Deklarata e Plotë:

Prezantimi i paketës së përgjithshme për reformën zgjedhore. Të nderuar kolegë, Në vijim të prezantimit të paketës së përgjithshme për reformën zgjedhore, të cilën e kemi përgatitur së bashku me kolegët e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe që u prezantua nga kryetari i partisë, dëshiroj të ndalem te çështjet kardinale, të cilat, sigurisht, kërkojnë diskutim, debat dhe dakordësi edhe në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Bëhet fjalë për çështje madhore, të cilat çojnë edhe në ndryshime kushtetuese, siç është rasti i ndryshimit të sistemit zgjedhor. Megjithatë, këto janë çështje të domosdoshme dhe të kërkuara prej nesh prej disa vitesh. Nuk bëhet fjalë për kërkesa të reja, por për propozime që tashmë janë edhe të formalizuara. Do të doja t'ju prezantoja edhe atë që kryetari i partisë theksoi në mënyrë të veçantë si problemin kryesor që konstatohet në zgjedhje, edhe sipas raportit të OSBE/ODIHR-it: prishjen e ndarjes midis shtetit dhe partisë. Pra, prishjen e fushës së barabartë të konkurrimit dhe përfitimin nga avantazhi që krijon përdorimi i pushtetit publik dhe shtetëror nga partia në pushtet.

Në praktikë, ky pushtet përdoret jo vetëm për të krijuar avantazhe për partinë në pushtet, por edhe për të intimiduar zgjedhësit. Për sa kohë që kjo çështje nuk trajtohet dhe zgjidhet në mënyrë të plotë dhe jo të pjesshme, zgjedhjet nuk mund të konsiderohen as të lira dhe as të ndershme. Zgjidhja e saj do të ndikonte jo vetëm në mënyrën se si funksionon sistemi zgjedhor, por edhe në mënyrën se si funksionon i gjithë procesi zgjedhor. Për këtë arsye, ne kemi përgatitur një paketë të gjerë dhe të plotë, e cila nuk mund të copëtohet apo të gjymtohet, por duhet të trajtohet si një e tërë. Së pari, koncepti bazë është ndarja e shtetit nga partia. Partia duhet të konkurrojë me burimet e veta, ndërkohë që shteti duhet të qeveriset me burimet e shtetit. Partia Socialiste, e cila do të mbrohet me thonj e me dhëmbë për të ruajtur këtë avantazh, të cilin jo vetëm e ka shfrytëzuar deri më sot, por e ka kthyer në një sistem dhe në një makineri që shkatërron procesin zgjedhor, mund të pretendojë se shteti nuk mund të pezullohet dhe të ngrijë gjatë fushatës zgjedhore.
Sigurisht që jo. Shteti duhet të funksionojë, por duhet të funksionojë në mënyrë neutrale. Asgjë tjetër që përdoret për të deformuar procesin zgjedhor nuk duhet të lejohet.

Çfarë ndryshon kjo paketë? Ajo e trajton abuzimin me burimet shtetërore dhe nevojën për ndarjen e shtetit nga partia si çështje që nuk lidhen vetëm me fushatën zgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve. Përkundrazi, bëhet fjalë për një periudhë shumë më të gjatë dhe, në fakt, për një parim të përhershëm. Shteti duhet të jetë i ndarë nga partia gjatë gjithë kohës, në përputhje me parimet dhe standardet e OSBE-së dhe të OSBE/ODIHR-it, pa dallim midis periudhës zgjedhore dhe asaj jozgjedhore. Për rrjedhojë, dispozitat duhet të jenë të tilla që të kenë ndikim gjatë 365 ditëve të vitit. Nuk kemi të bëjmë thjesht me një grup shkeljesh administrative të shkëputura nga njëra-tjetra, por me një sistem të tërë që duhet trajtuar për të garantuar, ndër të tjera, edhe mirëqeverisjen. Ndarja e shtetit nga partia është gjithashtu e lidhur thelbësisht me kapitujt kryesorë të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Për rrjedhojë, ajo përbën një element thelbësor edhe në këtë proces dhe jo vetëm në procesin zgjedhor.

Duhet të ndalohet i gjithë zinxhiri i përdorimit të pushtetit përmes vendimmarrjes, financimit, administratës, aktivitetit publik, propagandës dhe përfitimit elektoral. Së dyti, garancitë nuk mund të kufizohen vetëm në ditët e fushatës zyrtare. E përmenda edhe më herët se këto garanci duhet të fillojnë më parë. OSBE/ODIHR-i rekomandon që ato të hyjnë në fuqi që nga momenti i dekretimit të datës së zgjedhjeve. Megjithatë, koncepti ynë mbështetet në vlerësimin se situata ka pësuar një përkeqësim dramatik, të ngjashëm me atë që çoi në nevojën për miratimin e ligjit të dekriminalizimit apo të ligjit të vettingut. Pra, kemi të bëjmë me një situatë që kërkon ndërhyrje me masa drastike, por proporcionale, në përputhje me standardet e OSBE-së, të Këshillit të Europës dhe me jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut. Këto masa do të zbatohen për një periudhë të caktuar kohore. Përveç ndalimeve që do të jenë të përhershme, për një periudhë maksimale deri në 10 vjet do të parashikohet një grup ndalimesh që shkojnë përtej normës së zakonshme.

Qëllimi është që situata të rikthehet në normalitet dhe më pas të vijojnë të zbatohen dispozitat përkatëse. Edhe brenda kësaj periudhe, ndalimet nuk do të zbatohen përgjatë gjithë vitit dhe për të gjithë periudhën 10-vjeçare në të njëjtën mënyrë. Ato do të organizohen në dy module, 5 plus 5 vjet, dhe do të kenë afate të ndryshme zbatimi. Pra, kemi një përshkallëzim të masave: disa ndalime janë të përhershme, disa hyjnë në fuqi me dekretimin e datës së zgjedhjeve, të tjera me regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe disa të tjera me fillimin e fushatës zgjedhore. Ky përshkallëzim synon pikërisht të garantojë proporcionalitetin në kuadër të masave shumë të ashpra që propozojmë. Kemi identifikuar tetë fusha kryesore për ndërhyrje. Termi "ndarja e shtetit nga partia" përfshin një koncept kompleks dhe nuk mund të reduktohet në një formulim të vetëm.

Këto fusha janë: 1. Administrata publike Mbrojtja e administratës publike nga presioni politik dhe hierarkik, si dhe garantimi i neutralitetit të saj.

2. Pushteti normativ, fiskal dhe social Kjo përfshin atë që ne e njohim shumë mirë: miratimin e bonuseve, pensioneve, shtesave të pagave, pagës së 13-të, si dhe fondeve që jepen nëpërmjet prokurimeve publike. Pra, çdo vendimmarrje e shtetit, e realizuar përmes akteve ligjore dhe nënligjore, e cila synon të krijojë deformime gjatë periudhës zgjedhore.

3. Buxheti, prokurimet dhe investimet Ndalimi i përfitimeve elektorale nga fondet dhe pasuria publike, duke ruajtur njëkohësisht funksionimin normal të ekonomisë. Kjo paketë nuk synon të ndalojë funksionimin e shtetit dhe të ekonomisë. Çdo tejkalim apo abuzim do të vlerësohet në mënyrë të veçantë dhe do të sanksionohet sipas rastit.

4. Patronazhimi
Ndalimi i rrjeteve që përdorin administratën, punësimin dhe shërbimet publike për të ndikuar në sjelljen politike të qytetarëve. Ne të gjithë tashmë e dimë se çfarë është sistemi i patronazhimit, sa piramidal dhe i organizuar në çdo hallkë është ai, aq sa rrjetet e patronazhimit kanë arritur të përmenden edhe në dokumentet kryesore të Bashkimit Europian si një faktor negativ në lidhje me zgjedhjet. Rasti tipik është "Prania Besnike" dhe regjistri i pranisë besnike i Partisë Socialiste. Përpjekja për t'i dhënë legjitimitet kësaj mënyre patronazhimi bëhet nëpërmjet kushtëzimit të aksesit të qytetarëve në shërbimet publike, duke i detyruar ata të paraqiten pranë Partisë Socialiste dhe duke përdorur regjistrin e pranisë besnike si instrument për të kushtëzuar marrjen e këtyre shërbimeve.
Pra, kjo praktikë do të ndalohet dhe do të ndëshkohet ashpër.

5. Kontrolli dhe pushteti shtrëngues
Ndalimi i përdorimit të inspektimeve, kontrolleve dhe masave administrative selektive si instrumente për ushtrimin e presionit elektoral. Edhe këto praktika do të ndalohen.

6. Të dhënat personale të qytetarëve
Kjo fushë përfshin të dhënat që zotëron shteti ose që, në një mënyrë të caktuar, janë nën kontrollin e tij, por edhe ato që subjekte të tjera private arrijnë të kontrollojnë. Synimi është ndalimi i përdorimit të bazave shtetërore të të dhënave për profilizim politik, targetim dhe kontroll të zgjedhësve. Sot, përmes mekanizmave tashmë të sofistikuar, kontrolli ka kaluar nga kontrolli i votës te kontrolli i vetë zgjedhësit, te identifikimi i profilit të tij dhe ushtrimi i presionit ndaj tij, si dhe te ofrimi i parave apo shërbimeve në këmbim të votës. E gjithë kjo praktikë do të ndalohet.

7. Funksioni publik dhe aktivitetet zyrtare
Këtu përfshihen praktikat që të gjithë i njohim: ndalimi i inaugurimeve, vizitave dhe inspektimeve, si dhe i përdorimit të autoritetit shtetëror nga kryeministri, ministrat dhe drejtuesit e lartë, pikërisht për të krijuar avantazhe dhe përshtypje të caktuara gjatë fushatës zgjedhore.

8. Propaganda institucionale dhe media
Ndalimi i përdorimit të arritjeve dhe aktiviteteve institucionale, përmes propagandës dhe mediave, në funksion të partisë në pushtet.
Të gjitha këto fusha janë pjesë e një mekanizmi të vetëm. Ato nuk janë të veçuara, por të koordinuara me njëra-tjetrën.
Për këto tetë fusha kemi përgatitur dokumentacion të veçantë. Përveç dokumentit horizontal, pra dokumentit bazë, kemi edhe tetë dokumente të tjera, të cilat detajojnë secilën fushë: arsyen e ndërhyrjes, problemin që synohet të zgjidhet, rekomandimet ndërkombëtare për Shqipërinë dhe shtetet e tjera, standardet ndërkombëtare, jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, zgjidhjet konkrete, si dhe personat apo institucionet përgjegjëse për zbatimin e tyre. Identifikimi i institucioneve përgjegjëse është shumë i rëndësishëm, si për ata që kanë detyrimin ta zbatojnë të parët ligjin, pra të mos kryejnë veprimet e ndaluara, ashtu edhe për ata që kanë detyrimin t'i parandalojnë apo t'i ndëshkojnë ato. E gjithë kjo paketë ka prodhuar një paketë ligjore me më shumë se 45 nene, të cilat do të përfshihen në Kodin Zgjedhor, në ligje të tjera dhe në Kodin Penal.

Ekspertët janë duke punuar për përfundimin e kësaj pakete dhe janë tashmë në fazën përmbyllëse. Drafti është i gatshëm dhe do të vihet më pas në diskutim, negocim dhe miratim në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Por, sigurisht, e përsëris: masat gjysmake nuk shërbejnë aspak. Zgjidhja duhet të jetë e plotë, përndryshe nuk funksionon. Mekanizmi duhet të parashikojë patjetër një ndërhyrje të shpejtë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Nuk mund të pritet përfundimi i zgjedhjeve për të ndërhyrë. Duhet të kemi një mekanizëm ndalues, rivendosës dhe sanksionues. Ndalimi dhe rivendosja e ligjshmërisë duhet të realizohen përpara zgjedhjeve, ndërsa sanksionimi duhet të jetë i tillë që të ketë efekt edhe pas zgjedhjeve. Siç rekomandojnë edhe ekspertët ndërkombëtarë, sanksioni duhet të dhembë. Për këtë arsye, kemi përgatitur disa lloje ndalimesh dhe sanksionesh. Së pari, sanksionet administrative.
Personat përgjegjës do të humbasin vendet e punës për shkak të përfshirjes së tyre në skema serioze të përdorimit të burimeve shtetërore. Gjithashtu, do të parashikohen gjoba të rënda. Nuk do të bëhet më fjalë për gjoba simbolike prej 30 mijë lekësh të vjetra, si ajo e vetmja gjobë që vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në zgjedhjet e kaluara.

Së dyti, sanksionet penale. Do të parashikohen vepra të reja penale, të formuluara në mënyrë të qartë dhe të detajuar, në mënyrë që SPAK-u dhe prokuroria të mos mund të shmangen nga zbatimi i tyre për shkak të paqartësive ligjore. Kjo lidhet edhe me ligjin e dekriminalizimit, i cili parashikon ndalimin për 20 vjet të ushtrimit të funksioneve publike për këdo që dënohet për një vepër penale zgjedhore. Së treti, humbja e mandatit. Një risi e kësaj pakete është humbja e mandatit. Ai që zgjidhet dhe konstatohet se ka përfituar nga përdorimi i burimeve shtetërore humbet mandatin, ashtu siç e humbet edhe subjekti që ai përfaqëson.

Pra, ai që vjedh nuk mund të mbajë atë që ka vjedhur vetëm sepse është ndëshkuar. Sigurisht, kjo do të shoqërohet me një mekanizëm garancish ligjore dhe kushtetuese, ku Gjykata Kushtetuese do të jetë organi kompetent për shqyrtimin e çështjes dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Së katërti, pavlefshmëria e zgjedhjeve. Nëse përdorimi i burimeve shtetërore është i një shkalle të tillë që ka ndikuar në të gjithë zonën zgjedhore apo në të gjithë Shqipërinë, atëherë kjo duhet të çojë drejt pavlefshmërisë së zgjedhjeve. Ky nuk është një koncept i panjohur për legjislacionin tonë, pasi parashikohet edhe në Kodin Zgjedhor në fuqi. Pra, këta janë elementët kryesorë të paketës, të cilët kanë për qëllim jo të pengojnë qeverisjen normale dhe as të kufizojnë mënyrën e ushtrimit të saj, por të ndalojnë përdorimin e shtetit në zgjedhje. Konkurrimi partiak nuk duhet të bazohet te përdorimi i instrumenteve shtetërore.

E gjithë kjo duhet të realizohet pa vendosur asnjë kufizim të pajustifikuar mbi të drejtat e kandidatëve dhe të zgjedhësve. Për ta përmbyllur, e gjithë paketa mbështetet në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, në dokumentet më të rëndësishme të Komisionit të Venecias dhe në jurisprudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, me qëllim garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ku një parti konkurron me burimet e saj dhe jo me burimet e shtetit. Ky ishte prezantimi. Ju rikujtoj se, përveç dokumentit të përgjithshëm, të cilin e keni marrë tashmë në formë drafti, janë edhe tetë dokumente të tjera që detajojnë secilën prej fushave të ndërhyrjes. Sigurisht, kjo është një paketë dispozitash ligjore për të cilën po punojnë ekspertët e opozitës dhe që bën pjesë në një ombrellë më të gjerë reformash, të prezantuar nga kryetari i partisë dhe lideri i opozitës, profesor doktor Sali Berisha. Kjo paketë nis me ndryshimin e sistemit zgjedhor, përkatësisht me sistemin kombëtar me listë 100% të hapur, dhe vijon me propozimet e tjera të reformës. Faleminderit!/Dosja.al

1 JAVE ME PARE

"Jemi kategorikisht kundër numërimit elektronik"/ Berisha: Ftojmë të gjitha forcat politike opozitare të mbështesin votimin e detyrueshëm të qytetarëve

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar votimin e detyrueshëm për të gjithë qytetarët, si një masë kundër blerjes së votës dhe ndikimit të pushtetit në proceset zgjedhore. Gjatë fjalës së tij, Berisha u bëri thirrje forcave politike opozitare të mbështesin këtë propozim, duke marrë si shembull vende si Australia dhe Belgjika, ku votimi është i detyrueshëm.

Kryedemokrati  u shpreh kategorikisht kundër numërimit elektronik të votave, duke thënë se kjo formë ka shfaqur probleme në Shqipëri dhe në vende të tjera. Sa i përket votës së diasporës, Berisha theksoi se PD-ja nuk kundërshton të drejtën e emigrantëve për të votuar, por kërkoi diskutime të mëtejshme për mënyrën e zbatimit, me qëllim garantimin e sigurisë dhe transparencës së procesit.

"Ne ftojmë të gjitha forcat politike opozitare të mbështesin votimin e detyrueshëm të qytetarëve.  Vende demokratike si Australia dhe jo vetëm, Belgjika dhe jo vetëm, duke parë kthetrat e qeverisë dhe oligarkëve të saj mbi votat, mbi blerjen e të drejtës së votës ‘rri ti, mos dil ti se ti nuk më voton mua se unë e di që ti je kundra meje, por rri në shtëpi dhe merr këto lekë’, dhe kjo është një praktikë shumë e zakonshme. Atëherë, çfarë kanë bërë këto vende?  Me mençuri kanë vendosur detyrimin e çdo qytetari që të votojë, duke përjashtuar pra mundësinë e blerjes të të drejtës së votës.  Se tjetër vota, tjetër e drejta e votës. Vota është 'hajde voto për mua të jap kaq lekë', kurse kjo 'jo, jo rri në shtëpi ti'. Këtë e kanë përdorur masivisht. Pra, ne duhet të kërkojmë votim të detyrueshëm për qytetarët. Jemi kategorik kundër çdo forme numërimi elektronik mbasi ky lloj numërimi është shfaqur me probleme të mëdha në shumë vende. Në Shqipëri po e po, por dhe vende të tjera të botës. Asnjë votim elektronik. Për votën e diasporës, duhet të diskutojmë gjerësisht se ne e pamë, nuk e kundërshtojmë kurrë të drejtën e tyre të votës, por mënyra e zbatimit të kësaj duhet parw, të gjejmë mënyrat më të sigurta, më transparente. Ndaj dhe përpiqemi, zotërinj deputetë, të bëjmë të pamundurën për të përcaktuar të gjitha modalitetet," tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Koalicionet/ Berisha: Jemi për listë të hapur të partive, asnjë parti nuk do marrë vota nga partia tjetër

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar ndryshimin e legjislacionit zgjedhor për të rikthyer të drejtën e koalicioneve dhe për të garantuar që votat e çdo partie të numërohen në favor të saj. Berisha e cilësoi antidemokratik qëndrimin e legjislacionit aktual ndaj koalicioneve, duke theksuar se PD-ja kërkon rikthimin e të drejtës së partive për të mbledhur votat e subjekteve që bëjnë pjesë në koalicion.

Ai u shpreh kundër mekanizmave që lejojnë partitë e mëdha të përfitojnë nga votat e partive të tjera, duke kërkuar lista të hapura për partitë dhe respektimin e votës së çdo subjekti politik. Sipas tij, ky propozim synon jo vetëm garantimin e një sistemi më demokratik, por edhe krijimin e kushteve për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë kundër qeverisë.

"Dy, ka një moment në legjislacionin aktual dhe unë ndjej keqardhje që nuk e citojnë shumë: momenti i qartë antidemokratik është qëndrimi ndaj koalicioneve në ligj. Dhe ky moment antidemokratik, për hir të së vërtetës, është denoncuar edhe nga faktori ndërkombëtar.  Partia Demokratike qëndron plotësisht tek rikthimi, tek sanksionimi i të drejtës që të gjitha partitë politike që të mbledhin në koshin e vet të gjitha votat që hidhen për atë parti. Po, larg duart partitë e mëdha mbi koshin e votave të partive të tjera. Listë të hapur të partive. Do dëgjoni ju në darkë se si do reagojë mafia e votës së lirë, se si do t'i mohojë këto, se do të gjejnë ata të cilët flasin, e kanë gjuhën të lidhur me xhepin jo me trurin, dhe të thonë të kundërta. Jo, ne jemi për listë të hapur të partive dhe asnjë votë  partitë e tjera të mos mund të marrin nga asnjë parti. E bëjmë këtë sepse është demokratike, por edhe sepse ne jemi për bashkimin e të gjithë faktorëve opozitarë kundër të keqes më të madhe që e ka emrin Edi Rama," tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Berisha: Ne qëndrojmë për lista plotësisht të hapura për një zonë të vetme kombëtare në proporcional të plotë

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur qëndrimin e tij për reformën zgjedhore, duke propozuar lista plotësisht të hapura dhe një sistem proporcional të plotë me një zonë të vetme kombëtare. Duke folur në mbledhjen me Grupin Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se pragu elektoral duhet të përcaktohet përmes konsensusit mes forcave politike opozitare.

Ai kujtoi se më herët ishte propozuar një prag prej 4%, por nënvizoi se PD-ja është e gatshme të diskutojë një nivel tjetër, në mënyrë që të përfshihen të gjitha partitë opozitare, përfshirë edhe ato që mund të krijohen në të ardhmen. Berisha tha gjithashtu se bashkimi i faktorëve dhe forcave politike opozitare do të jetë prioriteti kryesor i PD-së në procesin e reformës zgjedhore.

"Nuk do harxhoj asnjë minutë në analizën nga viti 2008 gjer sot sepse ajo bëhet në mënyra të ndryshme dhe unë i njoh secilit të drejtën të ketë interpretimin e vet, por e vërteta është që ato ndryshime, ato e lejuan rotacionin, ndryshimet e tjera e bllokuan, por tani le të kthehemi ku jemi ne. Së pari, ne qëndrojmë për lista plotësisht të hapura për një zonë të vetme kombëtare në proporcional të plotë.  Po, një proporcional të plotë, me një prag të ujdisur, konsensual.  Para shumë muajsh, një nga partitë opozitare propozoi këtë listën e hapur dhe pragun 4%. Më vonë lexova se kanë një pendesë ca të tjerë, nuk janë dakord. Dakord, hajde të mblidhemi sa e doni pragun, për këto parti që janë, për ato që do themelohen, për të gjitha. Edhe një herë, ne vendosim bashkimin e faktorëve dhe forcave politike opozitare si yllin polar të kësaj reforme," tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Reforma zgjedhore, Berisha: Nuk do vëmë interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar një bashkim të gjerë opozitar për reformën zgjedhore, duke e cilësuar ndarjen e partisë nga shteti si kushtin themelor për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Berisha u shpreh se raportet e institucioneve ndërkombëtare kanë evidentuar shkrirjen e strukturave shtetërore me ato partiake, duke krijuar pabarazi në procesin zgjedhor.

Ai theksoi gjithashtu se pa ndryshime të thella ligjore, zgjedhjet do të mbeten farsë. Sipas tij, largimi i Edi Ramës është kushti kryesor për ndryshimin e situatës politike. Berisha kundërshtoi gjithashtu mundësinë e një bojkoti të njëanshëm nga PD-ja, duke argumentuar se kjo do t’i shërbente kryeministrit.

"E bëj këtë hyrje sepse duke parë se Edi Rama po shkon drejt gropës, ata tani kanë drejtuar të gjithë bateritë e shpifjeve, trillimeve, manipulimeve në mbrojtje të farsës zgjedhore. Rikthehem tek sistemi dhe tek reforma zgjedhore. Konstatimi më themelor i farsës elektorale nga të gjitha grupet ndërkombëtare që kanë vëzhguar zgjedhjet, qoftë Parlamenti Evropian, qoftë OSBE/ODIHR, qoftë Këshilli i Evropës është se farsa u zhvillua në kushtet e partisë-shtet. Në kushtet kur institucionet shtetërore u shkrinë me strukturat partiake, gjë që garanton pabarazinë maksimale. Ndaj dhe në këtë reformë grupi ynë i punës dhe zoti Bylykbashi ka përgatitur një dokument shumë të mirë, të cilin do ta plotësoni, pikërisht me të gjitha amendamentet, sanksionet, ndërhyrjet për ndarjen e qartë të partisë nga shteti si kushti më themelor për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Në qoftë se nuk arrihet ndarja e partisë nga shteti, zgjedhjet do të jenë farsë, farsë dhe vetëm farsë. Dhe ata që hanë turpin me bukë dhe bukën me turp dhe flasin për zgjedhje në këto kushte, duhet të turpërohen. Po qe se partia shtet përdor të gjithë potencialet e saj për të vrarë votën në të gjitha mënyrat, zgjedhje nuk ka, por ka farsë elektorale. Dhe unë u them të gjithë atyre qytetarëve që ëndërrojnë dhe aspirojnë të votojnë të lirë, se në kushtet e partisë shtet, kjo është absolutisht iluzion dhe asnjëherë nuk mund të bëhet reale. Dhe se në zgjedhje, në kushtet e partisë shtet, fiton në mënyrë të padiskutueshme partia shtet. Ndaj dhe është e domosdoshme një bashkim opozitar për të larguar kokën e Meduzës, për të larguar Edi Ramën. Nuk duhet të gënjejmë veten, jo.

Kushti i të gjitha kushteve është largimi i Edi Ramës. Me të drejtë do dëgjoni njerëz që thonë po ky tani, edhe thotë me të nuk ka zgjedhje, edhe thotë do shkojmë në zgjedhje. E them ka farsë. Ua them këtyre të nderuarve që shtojnë këtë pyetje, ka dy mënyra, ose të bashkohemi me vendimin që pa ndarjen e partisë nga shteti dhe reformën zgjedhore, asnjë pjesëmarrje në zgjedhje nuk do të ketë. PD është e para e gatshme. Por çfarë ndodh? Kjo skemë në vitin 2015, u gjetën ngërthyesit, u krijuan partitë, u krijua opozita dhe kjo do ishte dhurata më e madhe për Edi Ramën. U them shqiptarëve në qoftë se PD merr përsipër një gjë të tillë, PD i bën një dhuratë edhe më të madhe narkodiktatorit dhe shtetit të krimit.

Eksperienca është e gjatë në këtë vend, nga më të shkëlqyerat tek më të turpshmet dhe ne nuk mund të mos i marrim parasysh. Kështu që rëndësi kryesore ka të bashkohemi në këtë reformë, ta bëjmë bashkërisht. Garantoj të gjithë partitë opozitare që ndjehen opozitarë se ne jemi të hapur dhe të gatshëm të marrim parasysh të gjitha ndjeshmëritë e tyre. Ne do vëmë jo interesin e PD të parin, por interesin e bashkimit të opozitës të parin. Ky është nordi ynë.  Ne do të vendosim interesin e bashkimit të opozitës për një kuadër ligjor sa më të pranuar nga mbarë opozita," tha Berisha./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

 "Me zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD do ishte, është dhe do jetë fituese"/ Berisha: Çirakët e Ramës përpiqen të mbrojnë farsën elektorale!

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i PD-s, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se reforma zgjedhore është një reformë në të cilën PD është e vendosur të adresojë të gjitha shqetësimet serioze me të cilat faktohet se zgjedhjet në Shqipëri, sipas tij ishin farsë elektorale. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha u shpreh se mbështetësit e kryeministrit Rama po përpiqen të mbrojnë farsën elektorale.

Sipas tij, ata mashtrojnë qytetarët përkundrejt favoreve dhe pagesave që u bën qeveria. Në fund, liderti i opozitës tha se me zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD do ishte, është dhe do jetë fituese.

Sali Berisha: Reforma zgjedhore është një reformë në të cilën PD, siç thashë, është e vendosur të adresojë të gjitha shqetësimet serioze me të cilat faktohet se zgjedhjet në Shqipëri ishin farsë elektorale. Se ato u zhvilluan në kushtet e narkoshtetit. E përsëris këtë për të gjithë ata që e kanë gjuhën të lidhur me xhepin dhe dalin nëpër studio dhe përsërisin në emër të Edi Ramës se PD nuk i fitoi zgjedhjet. Pra mashtrojnë qytetarët përkundrejt favoreve dhe pagesave që u bën narkoqeveria se zgjedhjet nuk ishin farsë.

Sipas tyre, të cilët dhe njëherë gjuhën e kanë të lidhur me xhepin, raportet ndërkombëtare janë false.
Edi Rama nuk zhvilloi 4530 aktivitete për të ndikuar në mënyrë të paligjshme në vullnetin e qytetarëve.
Sipas tyre, avokatëve mjeranë të farsës elektorale të Edi Ramës, por njëherazi armiq të shpifur të votës së lirë të shqiptarëve, sipas tyre janë trillime konstatimet e vëzhguesve ndërkombëtarë se në një seri qytetesh të vendit, kartelet e drogës dhe organizatat kriminale diktuan rezultatin e zgjedhjeve. Sipas avokatëve të shpifur të farsës elektorale të Edi Ramës, dhurata 100 euro për pensionistët në mes të fushatës, nuk është një problem që prek barazinë në zgjedhje. Përdorimi i kundërligjshëm i armatës së patronazhistëve, sipas tyre nuk ka ndikim. Edi Rama i fiton, nuk është farsë pra, është proces zgjedhor.

Këta tellallë të farsës elektorale rreken të mashtrojnë shqiptarët se falja e 2 miliard e 100 milionë euro gjoba dhe kamata dy ditë para zgjedhjeve, janë në përputhje me zgjedhjet dhe jo farsën elektorale.
Licencimi i 29 mijë hektarë kanabis për votë është për zgjedhje dhe jo për farsë elektorale. Pra, këta çirakë të paguar të qeverisë apo të shpërblyer në mënyra të ndryshme, zhvillojnë një betejë kundër votës së lirë të shqiptarëe, që përbën thelbin e lirisë, e shtetit ligjor dhe me radhë. Madje, zëdhënës të mafies së egër dalin nëpër studio dhe sulmojnë në emër të mafiozëve, të cilët e dinë se me ardhjen e PD në pushtet i pret ligji dhe vetëm ligji.

Janë komod me Edi Ramën se ai i merr peng për krimet që kanë kryer. Me Edi Ramën çdo mafioz ndjehet komod sepse dorëzohet tek ai dhe zbaton porositë e tij. Me ne e kanë problem, ka ligj dhe vetëm ligj, do ketë ligj dhe vetëm ligj. Ndaj dhe përpiqen të mbrojnë farsën në një kohë kur në mënyrë absolute në zgjedhje të lira dhe të ndershme, PD dhe opozita do të ishte, është dhe do jetë fituese. Pa asnjë lloj mëdyshje. E provoi në mënyrën më të hapur shpërthimi gjigant i urrejtjes ndaj Edi Ramës në protestën e qershorit. Nuk ka një kryeministër të dytë në Evropë më të urryer se ai./Dosja.al

1 JAVE ME PARE

Reforma zgjedhore/ Berisha: Gangsteri Gjiknuri kërkon të përcaktojë agjendën në mënyrë të njënashme duke shkelur ligjin dhe vendimin e Kuvendit

"Kushti i të gjitha kushteve është largimi i
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e PD do të njihen dhe do të diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i grupit të punës të reformës zgjedhore dhe anëtarët. Kjo në mënyrë që t’u jepet përgjigje një për një të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e fundit dhe të parafundit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Berisha tha se Komisioni Evropian ka konstatuar në raportet e tij se këto rekomandime nuk janë adresuar pothuajse asnjë nga autoritetet shqiptare. Më tej, ai tha se Damian Gjiknuri kërkon të përcaktojë agjendën në mënyrë të njënashme duke shkelur ligjin dhe vendimin e Kuvendit.

Sali Berisha: Në këtë mbledhje, deputetët e PD do të njihen dhe do të diskutojnë mbi punën që ka bërë kryetari i grupit të punës të reformës zgjedhore dhe anëtarët, në mënyrë që t’u jepet përgjigje një për një të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODIHR në zgjedhjet e fundit dhe të parafundit. Siç jeni në dijeni, Komisioni Evropian konstaton në raportet e tij se këto rekomandime nuk janë adresuar pothuajse asnjë nga autoritetet shqiptare.

Komisioni bipartizan i ngritur për reformën zgjedhore mbi bazën e vendimeve është një komision ku secila palë ka veton, pra asnjë hap nuk mund të bëhet pa ujdinë e palës tjetër. Në mënyrë të njëanshme, si gangsterë të vërtetë, përfaqësuesi i Edi Ramës, Damian Gjiknuri me anëtarët e tij, për të krijuar skenarin pak a shumë të reformës territoriale, menduan të përcaktojnë në mënyrë të njëanshme agjendën e këtij komisioni. Përcaktimi i njëanshëm i agjendës është i paligjshëm dhe bie në kundërshtim me vendimin e Parlamentit. Por gangsterë dhe individë të inkriminuar nuk kanë asnjë parim dhe ne jemi të qartë për këtë./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin