LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes deputetëve demokratë dhe atyre socialistë. PS kalon ligjet në shkelje të rregullores

• Kuvendi është mbyllur në mënyrë të njëanëshme nga ana e Partisë Socialiste brenda 1 ore, pas disa tensioneve që ndodhën në seancë plenare • Tensionet kanë nisur në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës, ku deputetët e opozitës bllokuan foltoren. • Situata është shoqëruar me përplasje dhe tension mes palëve, duke vështirësuar zhvillimin normal të seancës plenare. • Në një moment deputetët demokratë u afruan nga ana e socialistëve, ndërkohë Flamur Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit i doli në mbrojtje Policisë së Shtetit që po dhunon në mënyrë barbare studentët në protestë. • Më pas deputetët e opozitës kanë përmbysur karriget dhe goditur tavolinat duke vijuar thirrjet kundër mazhorancës. • Pasi seanca kaloi në votim deputeti demokrat Flamur Noka ka tentuar tu marrë kartonët e votimit deputetëve socialistë, teksa ata po votonin rendin e ditës. • Ndërkohë, deputeti demokrat Fidel Kreka është përplasur fizikisht me ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, të cilin e ka shtyrë dhe goditur me kartonin e votimit. • Në këtë moment ka pasur një përplasje masive fizike në Kuvend, ku deputetët demokratë janë zënë me ata socialistë. • Tensionet janë shoqëruar me hedhje uji në drejtim të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ndërsa Noka ka hedhur edhe rregulloren. • Deputetët e opozitës kanë vijuar thirrjet “Parlament i krimit” dhe kanë mbajtur në duar fotografi të protestuesve të lënduar.

17 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Kritike në rrjetet sociale, Rama i cakton Spiropalit postin e ri në Komitetin e Stabilizim-Asociimit(VIDEO)

 

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Mes zhurmës dhe tensioneve në seancën e sotme plenare, deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali është caktuar anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit.

Emërimi u njoftua nga drejtuesi i seancës, Niko Peleshi, gjatë leximit të ndryshimeve në delegacionet parlamentare, ndërsa brenda sallës protestonte opozita, kurse jashtë Kuvendit qytetarë e studentë. Po ashtu, deputetja Evis Kushi u caktua anëtare zëvendësuese në këtë delegacion.

 

"Në mbështetje të nenit 14 të rregullores së Kuvendit, deputetja Elisa Spiropali... ju lutem zini vendet... caktohet anëtare e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit. Ndërsa deputetja Evis Kushi caktohet anëtare zëvendësuese në këtë delegacion", u shpreh Peleshi.

Në rrjetet sociale Spiropali ka artikuluar kritika disa herë ndaj Edi Ramës dhe mënyrës se si drejtohet Partia Socialiste, por në Kuvend Spiropali ka vijuar të votojë në një linjë me shumicën socialiste./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Çfarë ndodhi në pak minuta brenda Parlamentit? Përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve, Bora Muzhaqi tenton të qetësojë kolegun, ndërhyn Garda (VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Seanca e sotme u shoqërua me tensione deri në përleshje dhe përplasje fizike mes deputetëve të PS dhe PD. Një situatë tejet e tensionuar është shënuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend. Deputeti i PD-së Fidel Kreka fillimisht iu është afruar deputetëve të PS-së dhe ka nisur përplasja me fjalë. Më pas, është parë ish-ministri Ervin Hoxha t’i afrohet, duke kërkuar që të qetësohet situata.

Më pas, Kreka i është kthyer këtij të fundit, duke e shtyrë me të dyja duart. Në atë moment, situata ka agravuar, ku Hoxha ka tentuar t’i kthehet, por ka ndërhyrë menjëherë Garda, si dhe deputetët e tjerë. Përplasja ka vijuar mes tyre me sharje banale nga të dyja palët, teksa në anën e Krekës ishin kolegët e tij, Garda në mes, ndërsa në anën e Hoxhës ishin kolegët e tij, të cilët tentonin ta qetësonin. Në pamje shihet edhe Bora Muzhaqi, e cila i flet dhe e mban, duke i kërkuar që të qetësohet.

E gjithë përplasja nisi, pasi Belind Këlliçi, në emër të grupit parlamentar të PD, mbajti një qëndrim politik për protestën duke dalë në krah të studenteve. Ai tha se nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë krizës politike. Deputeti i PD kërkoi dorëheqjen e Edi Ramës, shpërndarjen e parlamentit dhe krijimin e nje qeverie teknike.

Më pas fjalën e mori fjalën Taulant Balla, i cili mbrojti efektivët e policisë, të cilët kanë dhunuar studentët dhe të rinjtë në protestë. Në këto momente, deputeti demokrat, Flamur Noka, i cili është afruar duke mos lejuar që Balla të mbajë fjalën. Gjatë tensioneve, Noka i shkuli mikrofonin Ballës dhe i hodhi letra në fytyrë. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi njoftoi kalimin në votim të pr ligjeve dhe më pas mbyllje të seancës./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

"Ju jeni dele"/ Socialistët votojnë projektligjet, Noka dhe Këlliçi: Republika e Gysit, Republika e Ronit(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend po zhvillohet në një kaos total. Opozita ka bllokuar foltoren, ndërkohë socialistët votojnë projektligjet e parashikuara në rendin e ditës, duke tejkaluar pikën për diskutime. Nga ana tjetër, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka ka pasur edhe një përplasje me socialistët.

I mbështetur nga deputetë të tjerë demokratë, Noka tentoi tu merrte kartonat socialistëve, por janë penguar nga punonjësit e Gardës së Republikës. Në pamje shihet Noka dhe Belind Këlliçi, të cilët të vendosur pranë foltores thërrasin “Republika Gysit”, “Republika Ronit”, “Ju jeni dele”./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Demokratët të gjithë në këmbë para foltores, Peleshi- Nokës: O Flamur nuk është trimëri kjo (VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Situata po vijon e tensionuar në Kuvend. Siç shihet edhe në pamje, të gjithë deputetët e opozitës janë mbledhur te foltorja, duke bërë zhurmë dhe duke thirrur në kor: Lironi studentët.

Në një moment, Kryetari i Kuvendit, Niko Pelshi i drejtohet, deputetit demokrat, Flamur Nokës, duke i thënë që kjo që po bëjnë nuk është trimëri. 

"O Flamur kjo që po bëni nuk është trimëri", i thotë Peleshi- Nokës./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

PS voton me shpejtësi projektligjet mes tensioneve në Kuvend/ Opozita vijon u bie tavolinave: Lironi studentët(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita bojkoton votimin dhe godet pa pushim tavolinat në sallën e Kuvendit. “Ju erdhi fundi" dhe “Lironi studentët”, janë disa nga thirrjet e deputetëve të opozitës, shumica e të cilëve janë ngritur pranë foltores.

Pas tensioneve ka ndërhyrë edhe Garda, pasi deputetët e demokratëve janë ngritur në këmbë të gjithë. Më herët, në sallë pati përplasje dhe shtyrje mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe deputetëve socialistë. Në debat është përfshirë edhe deputeti Luçiano Boçi./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Si nisi përplasja në Kuvend? Fidel Kreka godet me kartonin e votimit Ervin Hoxhën, shpërthejnë dhe deputetët e tjerë më pas(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes
Perplasja

TIRANË- Përplasjet në Kuvend kanë agravuar në konflikt fizik mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe atyre të Partisë Socialiste. Në një moment, deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më pas ka shtyrë ish-ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, duke u përplasur fizikisht me të.

Menjëherë pas këtij momenti, në konflikt janë përfshirë edhe deputetë të tjerë nga të dyja palët, duke shkaktuar kaos dhe përplasje në sallën e Kuvendit. Tensionet nisën që në momentet e para të seancës plenare, kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe u morën deputetëve socialistë kartonët e votimit gjatë procesit të votimit të rendit të ditës./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend/ Noka dhe Boçi përplasen me socialistët, Peleshi-Leskajt: Bujar thuaju shokëve… demokratët në kor: Ju erdhi fundi(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Seanca plenare po vijon me përplasje mes  dhe tensionet mes opozitës dhe mazhorancës. Në debat janë përfshirë deputetët demokratë Flamur Noka dhe Luçiano Boçi, si dhe deputeti socialist Bledi Çuçi. Ndërkohë në një moment ndërhyn edhe Kryetari i Kuvendit Niko Pelshi. 

Peleshi-Leskajt: Bujar thuaju shokëve të qetësohen, se unë detyrën po bëj, po votoj në Kuvendin e Shqipërisë. 

Nga ana tjetër, opozita po iu bie tavolinave duke bërtitur dhe brohoritur në kor: Ju erdhi fundi./Dosja.al

 

  

 

1 MUAJ ME PARE

Tensione në Parlament, opozita u merr kartonët e votimit deputetëve të PS-së(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes
Kuvendi

TIRANË- Seanca plenare në Kuvend ka nisur me tensione, ku deputetët e Partisë Demokratike u kanë marrë nga duart deputetëve të Partisë Socialiste kartonët e votimit, në momentin kur po votohej rendi i ditës.

Veprimi i deputetëve të opozitës ka shkaktuar përplasje në sallën e Kuvendit, duke tensionuar situatën që në rinisje të seancës plenare./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Kaos në Kuvend, përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes
Perplasja fizike

TIRANË- Parlamenti është përfshirë nga tensione dhe përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Deputeti i PD Flamur Noka është turrur drejt krahut të opozitës për tu marrë kartonat e votimit, ndërkohë që në aksione me të janë përfshirë edhe deputetë të tjerë. 

Në një moment deputeti demokrat Fidel Kreka ka goditur me kartonin e votimit dhe më tej shtyrë ish-ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha duke u përplasur fizikisht mes tyre./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Dhuna barbare ndaj studentëve në protestë/ Balla mbron policinë: Përmbushi detyrën(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë në krah të policisë, e cila në ditët e fundit ka ushtruar dhunë ndaj studentëve që protestojnë për largimin e Edi Ramës. Në fjalën e tij në Parlament, Balla theksoi se policia po vepron në përputhje me detyrat dhe kompetencat që i përcakton ligji.

“Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbush detyrën sipas përcaktimeve që ka”, tha Balla në Parlament, ndërkohë që fjala iu ndërpre nga demokratët./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Këlliçi në parlament: Edi Rama të dorëhiqet menjëherë, Parlamenti të vetëshpërndahet(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat për dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare për zgjedhje të parakohshme, të lira dhe të ndershme. Në fjalën e tij në Parlament, deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, dënon dhunën ndaj studentëve dhe kërkon vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, duke theksuar se opozita do të qëndrojë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim.

 

"Sot është dita e dhjetë që Shqipëria po përjeton lëvizjen më të fuqishme studentore të 35 viteve të fundit. Kjo është përgjigjja e një brezi që refuzon të pranojë më tej keqqeverisjen, arrogancën, korrupsionin dhe kapjen e shtetit nga pushteti i Edi Ramës. Kjo lëvizje nuk është thjesht një protestë kundër një qeverie. Është një revoltë kundër një modeli të krijuar nga Edi Rama, që u ka vjedhur të rinjve shpresën, u ka cenuar qytetarëve besimin dhe po e largon Shqipërinë gjithnjë e më shumë nga e ardhmja europiane. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike dhe çdo deputet opozitar është dhe do të mbetet pa asnjë ekuivok në krah të studentëve, nxënësve, të rinjve dhe të rejave, si dhe të çdo qytetari që ngrihet për dinjitet, drejtësi dhe një Shqipëri më të mirë. Ne dënojmë fuqimisht dhunën shtazarake të Edi Ramës ndaj studentëve, që ka kulmuar me thyerje të këmbëve, kockave, fraktura të rënda në kokë dhe dëmtime të tjera shumë të rënda. Dënojmë reprezaljet që u bëhen të rinjve dhe të rejave nëpër rrugicat e kryeqytetit. Refuzojmë dhe dënojmë me forcë shantazhin dhe presionin që kryeministri i delegjitimuar ushtron ndaj prindërve të nxënësve dhe studentëve, që ia kanë shkatërruar themelet qeverisë që ka prodhuar një narkoshtet.

Në këto momente, detyra jonë politike dhe qytetare është e qartë: të jemi pranë protestuesve, të mbështesim kërkesat e tyre dhe të dëgjojmë zërin e një brezi që nuk pranon më të trajtohet me përbuzje nga pushteti. Kur studentët janë në rrugë, kur universitetet dhe shkollat përballen me bojkotin dhe kur kërkesat e tyre kërkojnë përgjigje politike, institucionet nuk mund të sillen sikur asgjë nuk po ndodh. Nuk mund të ketë normalitet parlamentar përballë një krize të thellë politike dhe shoqërore, ndërsa zëri i qytetarëve shpërfillet dhe kërkesat e tyre mbeten pa përgjigje. Për ne, mesazhi është i qartë: studentët në rrugë, deputetët e opozitës në krah të tyre. Nuk mund të ketë fasadë normaliteti institucional kur qytetarët kërkojnë ndryshim dhe pushteti zgjedh të mos i dëgjojë.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, bashkë me aleatët, mbështet kërkesat politike për ndryshim dhe, në këtë moment vendimtar, qëndron përkrah kërkesave për:
1. Dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë së Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare, me mision të vetëm përgatitjen dhe garantimin e zgjedhjeve të parakohshme, të lira dhe të ndershme.
2. Menjëherë më pas, vetëshpërndarjen e Parlamentit aktual, i cili nuk mund të pretendojë se përfaqëson normalisht vullnetin e qytetarëve përballë krizës së besimit dhe kërkesës për ndryshim.

Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga një pushtet që e sheh çdo protestë si kërcënim dhe çdo kërkesë për llogaridhënie si sulm ndaj vetes. Studentët nuk kanë nevojë për leksione arrogance, as për premtime të radhës. Ata meritojnë përgjigje, përgjegjësi dhe ndryshim real. Sot, përgjegjësia është e qartë: të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe t’i hapet rrugë një zgjidhjeje politike që i kthen vendit legjitimitetin demokratik. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të jetë në krah të qytetarëve që kërkojnë ndryshim. Sepse Shqipëria nuk mund të jetë pronë e një njeriu, e një qeverie apo e një pushteti. Shqipëria u përket qytetarëve të saj," tha Këlliçi./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Rinis seanca plenare, kalohet menjëherë në votim për shkak të tensioneve(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Mazhoranca ka kërkuar kalimin e menjëhershëm në votim të rendit të ditës në Kuvend, pas tensioneve të shkaktuara nga deputetët e opozitës. Propozimi u miratua me 76 vota pro. 

Gjatë seancës plenare, deputetët e opozitës ngritën karriget mbi tavolina, duke krijuar kaos në sallë dhe duke shkaktuar probleme edhe me sistemin elektronik të votimit. Në këto kushte, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kaloi Kuvendin në procesin e votimit për të gjitha pikat e rendit të ditës./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Tensionet në Kuvend, ndërpritet seanca plenare 

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Pas përplasjeve fizike të deputetit demokrat Flamur Noka dhe kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, seanca plenare u ndërpre. Teksa kryetari i Kuvendit, Niko Pelshi po lexonte rendin e ditës, të gjithë deputetët demokratë u afruan nga ana e socialistëve, ndërkohë Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit tha se Policia e Shtetit po bën punën e vet në protestë.

Në fjalën e tij në Parlament, Balla theksoi se policia po vepron në përputhje me detyrat dhe kompetencat që i përcakton ligji.

“Asnjë deklaratë nuk e justifikon dhunën. Policia po përmbush detyrën sipas përcaktimeve që ka”, tha Balla në Parlament, ndërkohë që fjala iu ndërpre nga demokratët./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Kaos në Kuvend/ Noka përplaset me Ballën, i shkul mikrofonin dhe i hedh letrat në fytyrë(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË- Seanca parlamentare është shoqëruar me tensione të ashpra, pasi deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i ka hequr mikrofonin kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ndërkohë që Balla mori fjalën, pranë tij u afrua Flamur Noka, i cili i mori kartën dhe i bllokoi mikrofonin.

Në këto momente të gjithë deputetët u afruan nga ana e socialistëve, ndërkohë Noka vijoi duke i hedhur letra në fytyrë Ballës, pasi ky i fundit tha se Policia e Shtetit po bën punën e vet në protestë./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Nis seanca plenare, Peleshi lexon rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren(VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANË-  Seanca plenare ka nisur në Kuvendin e Shqipërisë me tensione. Në momentin që Kryetari Niko Peleshi po lexonte rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Situata është shoqëruar me përplasje dhe tension mes palëve, duke vështirësuar zhvillimin normal të seancës plenare.

Ndërkohë, në rend dite është interpelanca me tre ministra, shqyrtimin e disa projektligjeve dhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale.

Në rendin e ditës është edhe një interpelancë urgjente me ministrin e Punëve të Brendshme, Ervin Demo, e kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Po ashtu, do të zhvillohen dy interpelanca me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, të kërkuara nga deputetët Ermal Pacaj dhe Tedi Blushi, si dhe një interpelancë me ministrin e Financave, Petrit Malaj, e kërkuar nga deputeti Tedi Blushi.

 

Gjatë seancës pritet të shqyrtohen disa projektligje, mes të cilave ratifikimi i Konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar dhe kryerjen e kontrolleve të përbashkëta, si dhe ndryshimet në ligjin për shërbimet e pagesave./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Deputetët frikë nga përballja me studentët, futen në godinë me makinat e tyre (VIDEO)

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANë- Deputetët janë shfaqur në Parlament me automjetet e tyre, ndërsa jashtë Kuvendit pritet të mbahet protesta e studentëve, të mbështetur nga pedagogë dhe qytetarë. Deri më tani askush prej tyre nuk ka preferuar të ecë në këmbë, nga frika e përballjes me studentët protestues.

Ndërkohë, policia ka marrë një sërë masash sigurie, duke vendosur gardh metalik përgjatë gjithë perimetrit të Kuvendit. Sot është dita e 10 e protestës së studentëve, ndërkohë që aksionit të tyre iu janë bashkuar dhe pedagogët. Ndërkohë në seancë plenare parashikohen të diskutohen 7 pr.ligje dhe 1 interpelancë, ajo me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo sa i takon protestave të studentëve, të cilët kanë rënë shpesh herë pre e dhunës policore./Dosja.al 

 

1 MUAJ ME PARE

Jashtë protestë, brenda Kuvend/ Nga Sinaj te Spiropali, deputetët mbërrijnë më herët në parlament

Kuvendi kthehet në 'arenë lufte'/ Përplasje fizike mes

TIRANë-  Ditën e sotme me datë 22 Deputetë të mazhorancës dhe opozitës kanë nisur tashmë të hyjnë në parlament të paktën një orë më herët para nisjes së seancës, pasi sot pritet edhe protestë.

 Deputetët që tashmë kanë mbërritur janë Vullnet Sinaj, Admir Kadeli, Ilva Gjuzi, Arbjan Mazniku, Iris Luarasi, Blendi Klosi, Damian Gjiknuri, Elisa Spiropali, Pirro Vengu, Mirela Kumbaro./Dosja.al  

 

seanca plenare

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...