LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Lezhës/ 29-vjeçari qëllohet me tre plumba, niset me urgjencë drejt Traumës (EMRI) 

• Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pasditen e kësaj të marte në hyrje të qytetit të Lezhës. • Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Egzon Gega. Gegaj është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks, dhe fillimisht është dërgua në spitalin e qytetit të Lezhës për ndihmë mjekësore por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe më pas është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet. • Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt i çastit mes palëve, i cili ka agravuar më pas në përdorimin e armëve. • Po ashtu dyshohet se autori është një 23-vjeçar i cili është shpallur në kërkim nga Policia. • Sakaq policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit si dhe kapjen e autorit.

4 artikuj për këtë temë.

1 VITE ME PARE

Plagosja e Egzon Gegajt në Lezhë/ Reagon Policia: Ngjarja ndodhi në lagjen "Nënë Tereza"! Shkak një konflikt për motive të dobëta

Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Lezhës/
Policia

LEZHË - Policia ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen që ndodhi këtë pasdite në Lezhë ku mbeti i plagosur me armë zjarri 30-vjeçari Egzon Gegaj.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Nënë Tereza" dhe shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta mes palëve. Autori është identifikuar si L.N, 23-vjeç i cili është shpallur në kërkim pasi menjëherë pasi ka qëlluar me armë zjarri drejt Gegajt është larguar nga vendngjarja. 

Gegaj aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore, dhe raportohet se ka marrë plagë në gjoks. 

Njoftimi i policisë:

Në hyrje të qytetit të Lezhës, në lagjen Nënë Tereza, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se shtetasi L.N, rreth 23 vjeç, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin E.G, rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen dhe shoqërimin e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

1 VITE ME PARE

Konflikti agravoi në përdorimin e armëve, DETAJE nga atentati në Lezhë, 30-vjeçari u qëllua me tre plumba në gjoks

Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Lezhës/
Policia

LEZHË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që u raportua pasditen e sotme në Lezhë, ku 30-vjeçari Egzon Gegaj mbeti i plagosur me armë zjarri.

Bëhet me dije se Gegaj është qëlluar me armë nga një 23-vjeçar me iniciale L.N, i cili ndodhet aktualisht në arrati. Shkak për ngjarjen është bërë një konflikt mes palëve, i cili ka agravuar më pas në përdorimin e armëve.

Gegaj është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks, dhe fillimisht u dërgua në spitalin e qytetit të Lezhës për ndihmë mjekësore por gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet.

Sakaq policia ka rrethuar zonën dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Gjithashtu janë ngritur edhe pika kontrolli për lokalizimin dhe kapjen e autorit. 

1 VITE ME PARE

U plagos me armë zjarri në Lezhë, niset me urgjencë drejt Traumës Egzon Gegaj

Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Lezhës/
Ambulancë

LEZHË - 30-vjeçari Egzon Gegaj, i cili mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të martë në Lezhë, është nisur drejt spitalit të Traumës. I riu u qëllua me tre plumba dhe u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit por mësohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar dhe si pasojë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. 

Ngjarja e rëndë u raportua vetëm pak minuta më herët ku në rrethana ende të paqarta Gegaj u qëllua me tre plumba në gjoks. Dyshohet se autori është një 23-vjeçar i cili është shpallur në kërkim nga Policia.

1 VITE ME PARE

Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Lezhës, plagoset një person (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri në hyrje të Lezhës/
Ambulanca

LEZHË - Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pasditen e kësaj të marte në hyrje të qytetit të Lezhës. Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Egzon Gegaj.

Mësohet se ky i fundit është qëlluar tre herë me armë zjarri në gjoks. Ai është dërguar në spitalin e qytetit të Lezhës, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Policia ndodhet në vendngjarje dhe detaje të reja pritet të dalin në vijim. 

egzon gega

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin