LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez në Ksamil/ “Mollë sherri” u bë një vajzë, në pranga autori! 29-vjeçari nga Hasi i dënuar më parë në Angli (EMRAT+ PAMJET) 

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku një 21-vjeçar protugez është vrarë me thikë. • Bëhet me dije se viktima është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes me origjinë portugeze, ndërsa autori i krimit është 29-vjeçari nga Hasi Sokrat Vata. • Turisti portugez është gjetur pa shenja jete në shezlongët e plazhit, pranë lokalit 'Principotes', ku ishte klient. • 21-vjeçari, ka qenë së bashku me disa persona të tjerë dhe është përfshirë në konflikt për një vajzë me Sokrat Vatën nga Hasi, që punonte si truprojë i 'Principotes'. • Në konflikt kanë qenë edhe disa persona të përfshirë, të cilët e kanë nxjerr të riun nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. • Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratisja ka zgjatur vetëm disa orë, pasi ai u kap në Levan të Fierit, teksa përpiqej të arratisej në bagazhin e një makine, ku shoferja 31-vjeçare dhe pasagjeri 38-vjeçar, ishin turq. • Po ashtu nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se Luis Miguel Varela Mendes kishte marrë disa goditje me thikë, në shpinë dhe në kraharor dhe për shkak të plagëve të marra, vdekja ka qenë e menjëhershme. • Autori, Sokrat Vata rezulton të jetë një person me precedent penal. • Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. • Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli në vitin 2024 për trafik droge me pesë vite burg. • Në vijim të hetimeve, policia ka shoqëruar 42 persona, mes tyre pjesë të personelit dhe klientë. • Në kuadër të hetimit është ndaluar edhe Moisid Matushaj, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. • Matushaj, i cili punonte edhe si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes. • Po ashtu policia ka shpallur në kërkim edhe Bekim Bulicën, pronarin 'në hije' të “Principotes”. • Emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

25 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Fshehën krimin/ Dy policë dhe një punonjës burgu mes 11 të arrestuarve për vrasjen e turistit portugez në Ksamil (EMRAT)

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Pamje nga vendngjarja

KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit në Ksamil, ku Sokrat Vata vrau me thikë një turist portugez. Në kuadër të kësaj janë arrestuar 11 persona, dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë. 

Tre punonjës të shtetit nga të cilët dy policë dhe një tjetër punonjës burgu, kanë qenë të përfshirë në ngjarje. Ata akuzohen për veprat penale “përkrahje e autorit të krimit”, “moskallëzim i krimit” dhe “mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”.

Ata janë Miosid Matushaj është punonjës i Policisë së Shtetit në Drejtorinë e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër. Romeo Shehu është punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër dhe Luciano Seferi punonjës i burgut të Fierit.

Ata kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, zbardhen emrat e personave të arrestuar

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Sokrat Vata

KSAMIL- Emrat e personave të arrestuar në kuadër të krimit të ndodhur orët e para të mëngjesit në Ksamil janë zbardhur. Të arrestuarit janë Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, Nuh Mahmutoglu, dhe Ezgi Perlak, të dy me shtetasi turke, Serxhi Selimi, Ervis Bunci, Ildi Cekani Murat Zhabina, Miosid Matushaj, Luciano Seferi, Romeo Shehu dhe Kristi Koshi.

Ndërsa në kërkim janë shpallur David Heurtevent dhe Bekim Bulica. Një konflikt i dyshuar për një vajzë me Sokrat Vatën, përshkallëzoi deri në vrasjen e 21-vjeçarit. Detaji më tronditës është se trupi i turistit dyshohet se është lënë jashtë për gati tre orë, deri në momentin kur u zbulua dhe policia mbërriti në vendngjarje. 

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve 3 punonjës policie, të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e turistit portugezit në Ksamil, 11 të arrestuar/ Policia: 20-vjeçari u godit me grushte dhe u vra, në kërkim dy persona

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Foto ilustruse

KSAMIL- Policia ka dhënë më shumë detaje rreth vrasjes së ndodhur në Ksamil, ku Sokrat Vata vrau me thikë turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes. Përmes një njoftimi zyrtar, policia bëri me dije se në kuadër të kësaj janë arrestuar 11 persona dhe janë shpallur në kërkim dy të tjerë.

Në orën 05:15 të mëngjesit në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, Sokrat Vata dyshohet se ka goditur me mjet prerës disa herë në trup turistin portugez.

Edhe kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konflikti duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se Vata ta godiste me thikë. Rojet e sigurisë nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, Bekim Bulica i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Ksamil, Sarandë

Veprime intensive hetimore me metoda speciale të hetimit, të kryera nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil.

Vihen në pranga 11 shtetas dhe shpallen në kërkim dy të tjerë 

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e rrethanave, dokumentimin ligjor, kapjen dhe arrestimin e autorit, si dhe të personave të tjerë të përfshirë në vrasjen e 20-vjeçarit portugez, mëngjesin e sotëm në Ksamil, Sarandë, ju informojmë se:

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi S. L., alias S. V., 29 vjeç.

Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja E. P., 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi N. M., 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës.

Po në kuadër të veprimeve për dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 20-vjeçarit, në Komisariatin e Policisë Sarandë u shoqëruan 41 shtetas.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

S. L., alias S. V., 29 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has;

N. M., 38 vjeç, dhe E. P., 31 vjeçe, të dy me shtetësi turke;

S. S., 24 vjeç, banues në Ersekë;

E. B., 24 vjeç, banues në Peshkopi;

I. C., 21 vjeç, banues në Librazhd;

M. Zh., 27 vjeç, banues në Elbasan;

M. M., 24 vjeç, banues në Gjirokastër;

L. S., 44 vjeç, banues në Gjirokastër;

R. Sh., 35 vjeç, banues në Gjirokastër;

K. K., 29 vjeç, banues në Gjirokastër.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, dhe B. B., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore rezulton se:

Në orën 05:15, të datës 18.08.2026, në ambientet e lokalit “Principote” dhe më pas në plazhin e lokalit “Paradise”, në Ksamil, gjatë një konflikti midis disa personave, shtetasi S. L., alias S. V., dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) disa herë në trup shtetasin e huaj portugez L. V., 20 vjeç. Po në të njëjtën kohë, edhe shtetasi D. H., tashmë i shpallur në kërkim, e ka goditur me grushte 20-vjeçarin. Të dy këta shtetas akuzohen për vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasit S. S., E. B., M. Zh. dhe I. C., të cilët janë kamarierë në lokalin “Principote”, janë përfshirë në konfliktin e mësipërm, duke goditur me grushte 20-vjeçarin, para se ta godiste me mjet prerës shtetasi S. V., dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Në momentin e kësaj ngjarjeje, në lokalin “Principote” kanë qenë në rolin e bodyguard-ëve shtetasit M. M. (punonjës policie D. R. K. M. Gjirokastër), L. S. (punonjës i I. E. V. P. Fier), R. Sh. (punonjës i Policisë Bashkiake Gjirokastër) dhe K. K., të cilët kanë pasur rolin e sigurisë dhe nuk kanë ndërhyrë për parandalimin e kësaj ngjarjeje, që fillimisht ka nisur në ambientet e lokalit “Principote”, si dhe, pas ngjarjes, nuk kanë njoftuar autoritetet e Policisë së Shtetit.

Gjithashtu, në momentin e ndodhjes së kësaj ngjarjeje, në ambientet e lokalit “Principote” ka qenë edhe pronari i tij, shtetasi B. B., i cili, pas ngjarjes, është larguar duke mos kallëzuar në autoritetet përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për shtetasit S. V. dhe D. H., për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim; për shtetasit N. M. dhe E. P., për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”; për shtetasit S. S., E. B., M. Zh., I. C., L. S., K. K., B. B. dhe R. Sh., për veprën penale “Moskallëzim i krimit”; si dhe për shtetasin M. M., për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshmërisë”./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Fshehën në bagazhin e makinës së tyre autorin e vrasjes në Ksamil, flasin dy shtetasit turq: E shoqëruam për shkak të miqësisë...

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Pamje nga arrestimi i Vatës

KSAMIL- Dy shtetasit turq të cilët fshehën në bagazhin e automjetit të tyre autorin e krimit të rëndë, Sokrat Vata kanë dhënë dëshminë e tyre para hetuesve. Bëhet me dije se ata kanë deklaruar se me 29-vjeçarin kishin marrdhënie shoqërore dhe e kishin paguar për shërbime sigurie, si bodigard dhe shoqërues personal. 

Ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarjen kriminale, duke pretenduar se e morën Vatën në automjet vetëm për shkak të marrëdhënies shoqërore, jo se donin ta ndihmonin të arratisej.

“Ishim miq dhe e shoqëruam për shkak të miqësisë”, mësohet të kenë deklaruar ata./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja e turistit portugez në Ksamil, pushuesi: Jemi tronditur, donim të largoheshim nga vendi

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Pushuesi

KSAMIL- Një pushues ka rrëfyer momentet kur janë vënë në dijeni për ngjarjen e rëndë e cila ndodhi orët e para të mëngjesit në Ksamil. Autori i krimit të rëndë Sokrat Vata vrau me thikë, turistin portugez Luis Miguel Varela Mendes.

Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se kjo ngjarje i ka tronditur, duke theksuar se kanë dashur të largohen nga vendi të cilin kishin zgjedhur për të kaluar pushimet. Më tej ai tha se gjatë natës ka pasur muzikë, ndërsa në mëngjes kanë gjetur vendin e rrethuar nga policia.

“Ne kur u ngritëm sot në mëngjes, nuk e prisnim, se ishim me pushime, donim të ndërronim edhe vendin. Jemi trembur shumë, se është një ngjarje shumë e rëndë. Ne kemi ardhur me pushime për të ndenjur qetësi. Çdo darkë këtu ka muzikë dhe dëgjohej edhe muzika kur je te hoteli. Ne u çuam në orën 7 për të bërë mëngjesin dhe vetëm kur pamë policinë që kishte rrethuar vendin, ishte një ngjarje shumë e rëndë”, tha pushuesi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Shkon në 12 numri i personave të arrestuar, mes tyre edhe efektivi Moisid Matushaj

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Sokrat Vata

KSAMIL- Numri i personave të arrestuar në kuadër të vrasjes së ndodhur orët e para të mëngjesit në Ksamil ka shkuar në 12. Një nga të arrestuarit është Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër.

Dyshohet se 24-vjeçari ka ndihmuar autorin e krimit të rëndë Sokrat Vata të largohej nga vendngjarja, pas vrasjes së 20-vjeçarit portugez. Bëhet me dije se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security”, së bashku me Sokrat Vatën, në lokalin “Principote” në zonën e Ksamilit.

Nga ana tjetër në kërkim është shpallur edhe Bekim Bulica, i cili rezulton pronar i lokalit “Principotes”, ku ndodhi ngjarja e rëndë. Ndërkohë, emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash.

Sipas të dhënave të përcjella më herët nga autoritetet franceze tek institucionet shqiptare, emri i Bulicës ishte lidhur me një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së kokainës në Paris./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e portugezit, në kërkim Bekim Bulica. Shoqërohet Katirai, pronari i 'Elite Security Grup'

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Pamje nga vendngjarja

Vrasja e turistit Portugez në Ksamil të Sarandës, ka rikthyer edhe një herë në qëndër të vëmëndjes kushtet dhe kriteret e dobëta të rekrutimit të punonjësve të sigigurisë në lokalet e natës dhe policitë private.

Për më tepër ky fenomen po ekspozon thuajse çdo muaj problemin se hapësirat e lokaleve të natës në Ksamil, Sarandë apo qoftë dhe zona të tjera të bregdetin Shqiptar, menaxhohen dhe kontrollohen përmes policive private, nga eksponent të grupeve kriminale në vend.

Por njëherësh risjell në qëndër të vëmëndjes problemet edhe me policinë private, mbi kriteret e rekrutimit të truprojeve siç është rasti i “Elite Security Group” që kishte punësuar vrasësin, Sokrat Vata, një të dënuar në Angli për trafik droge.

Njëkohësisht kjo ngjarje tregon dhe faktin se një pjesë e punonjës të Policisë së Shtetit, rekrutohen dhe shërbejnë si bodygardë tek bizneset e hapura nga krimi i organizuar në Sarandë dhe jo vetëm, siç është rasti i policit. 

Lokali në emër të së ëmës 70 vjeçe

Ndërkohë nga hetimet e kryera në kuadër të verifikimeve nga policia e Sarandës, ka rezultuar se lokali “Principotes”, ku është rregjistruar vrasja rezulton të jetë nën emrin e një 70-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica, me një kapital prej vetëm 100 mijë lekësh.

Bulica është një pensioniste, po në letra figuron e angazhuar në biznes, dhe rezulton të jetë e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike.

Në media, emri i tij lakohet të jetë i lidhur dhe me trafik droge në Francë.

Në fakt lidhjet e tij me Francën duket të jenë të forta. Klubi i natës në “Principotes”, mban një emër francez “La Guerre” (Lufta), ndërsa çdo të hënë, sipas njoftimeve në rrjetet sociale, organizohen “Netët franceze”.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme, kur u vra dhe turisti Portugez, ishte ftuar një “DJ francez”.

Bekim Bulica ka jetuar në Francë nga ku ai rezulton të jetë ekstraduar në shkurt të vitit 2021. Sipas njoftimit të atëhershëm të policisë, ai “ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C.”.

Është e paqartë se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli. Por gati një vit më pas, në janar 2022, e ëma e tij regjistron kompaninë Tortuga Bay, e cila më pas do të marrë emrin që sot mban dhe struktura turistike në Ksamil, “Principotes”.

Në shtator të vitit 2023, emri i Bekim Bulicës do të shfaqet sërish në regjistrat e policisë, i përfshirë në një ngjarje të dhunshme në Tiranë.
Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome.

Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “...Të mbeta në dorë, o Bekim...”.

Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.

Megjithatë asgjë nuk duket se e ka penguar Bekimin të vijojë, nën mbulesën e të ëmës, biznesin e tij, në një nga zonat më të kërkuara të bregdetit shqiptar./Syri.net

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e portugezit në Ksamil/ Kjo është makina e dy turqve që po transportonin Sokrat Vatën drejt Tiranës pas krimit

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Automjeti

KSAMIL- Kjo është makina, në bagazhin e të cilës ishte fshehur autori i krimit të rëndë, Sokrat Vata. Në automjet ndodheshin dy turqit, një 31-vjeçare dhe një 38-vjeçar, të cilët synonin të sillnin Vatën drejt Tiranës. 

Gjatë dëshmisë së tyre ata kanë deklaruar para hetuesve se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes”, duke shtuar se kishin paguar 29-vjeçarin për shërbime si truproje dhe shoqërues personal.

Më tej, ata kanë thënë se e kishin marrë Vatën në automjetin e tyre për shkak të marrdhënies që kishin me të, jo për ta ndihmuar atë të largohej nga policia./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e turistit portugez në Ksamil/ Sokrat Vata hesht para hetuesve, miqtë e viktimës zbardhin sherrin: Si nisi përplasja te “Principotes”

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Sokrat Vata

KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ndodhi orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Ksamil, ku një 21-vjeçar protugez është vrarë me thikë nga Sokrat Vata, i cili punonte si truprojë në lokalin “Principotes”. Pak orë më vonë ai u arrestua në Levan, por para hetuesve ai ka zgjedhur të mos japë asnjë deklaratë dhe shpjegim në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në kuadër të hetimeve janë marrë në pyetje edhe dy shtetasit turq, të cilët fshehën Vatën në bagazhin e automjetit të tyre. Gjatë dëshmisë ata kanë thënë se ishin klientë të rregullt të lokalit “Principotes”, duke shtuar se kishin paguar 29-vjeçarin për shërbime si truproje dhe shoqërues personal.

Më tej, ata kanë deklaruar se e kishin marrë Vatën në automjetin e tyre për shkak të marrdhënies që kishin me të, jo për ta ndihmuar atë të largohej nga policia. Pas kësaj hetuesit kanë marrë në pyetje edhe miqtë e viktimës, të cilët kanë deklaruar se përplasja ka nisur pas ngacmimit të një vajze brenda ambienteve të lokalit.

Por situata është përshkallëzuar gjë e cila ka përfunduar në përleshje fizike. Në konflikt kanë ndërhyrë edhe punonjësit e sigurisë, mes tyre edhe autori i krimit të rëndë Sokrat Vata. Miqtë e viktimës kanë deklaruar se 20-vjeçari portugez kishte ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në sherr, por më pas është plagosur me thikë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vrasja në Ksamil, Balla nxjerr zbuluar fytyrën e shoferes që ndihmoi Sokrat Vatën të arratisej

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
pamjet

LEVAN- Kjo është 31 vjeçarja turke e cila së bashku me një tjetër shtetas turk ndihmuan autorin e vrasjes së portugezit Miguel Mendes, Sokrat Vatën, të largohej nga Ksamili. Ka qenë vetë Taulant Balla i cili publikoi një tjetër video të momentit të aksionit të policisë, duke nxjerrë zbuluar dhe fytyrën e gruas turke e cila ka qenë drejtuese e mjetit.  


Makina ku ata po udhëtonin u ndalua në Levan të Fierit nga grupet e kontrollit që ishin ngritur në pikat kyçe të akseve kryesore të vendit menjëherë pas vrasjes së ndodhur rreth orës 05:15 para 'Principotes' në zonën bregdetare të Ksamilit.

Arrestimi i Sokrat Vatës u bë 5 orë pas krimit të rëndë. Po ashtu Policia po heton rolin e çiftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si truprojë e shtetasit turk. Deri tani mësohet se 38 persona janë shoqëruar nga Policia e Sarandës për tu marrë në pyetje.

Moisid Matushaj, 24 vjeç, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër, është ndaluar nën dyshimet se ka ndihmuar 29-vjeçarin Sokrat Vata, autorin e vrasjes së 20-vjecarit portugez sot në Ksamil.

Hetimet e policisë kanë zbuluar se Matushaj punonte si truprojë e kompanisë “Elite Security” bashkë me Sokrat Vatën tek lokali “Principote” dhe dyshohet se e ka ndihmuar atë që të largohej nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim edhe Bekim Bulica, pronari i 'në hije' i  'Principotes', i cili nga hetimet rezulton se ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës për t’iu shmangur hetimit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e turistit portugez/ Kush është pronari 'në hije' i ‘Principotes’, Bekim Bulica i njohur për dhunën ndaj policit, i përmendur për trafik droge në Francë dhe i ekstraduar në 2021 

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

KSAMIL- Resorti “Principotes” ku u gjet i vrarë me thikë 21-vjeçari portugez, Luis Miguel Varela Mendes, ndodhet përballë tre ishujve të Ksamilit. Ky kompleks u "lye" me gjak mëngjesin e kësaj të marte, pasi 29-vjeçari nga Hasi, Sokrat Vata, pas një sherri të bërë gjatë festës me portugezin, e la të vrarë në shezlonget e resortit. Por “Principotes” nuk është një resort i thjeshtë, pasi pas tij fshihen personazhe të njohura të botës së krimit.

Konkretisht, “Principotes” rezulton të jetë e regjistruar nën emrin e një 71-vjeçareje nga Kukësi, Kade Bulica.  Kjo e fundit është e ëma e Bekim Bulicës, një emër që shfaqet shpesh në kronikat e zeza, me një të kaluar të errët e problematike. Emri i tij lakohet nga mediat franceze, për mënyrën se si, Bekim Bulica po pastron paratë e kokainës së Parisit nga Tirana në Ksamil.

Prania e ndikimeve franceze në aktivitetin e Bulicës duket veçanërisht e theksuar, pasi “Principotes” mban një emër francez “La Guerre” (Lufta). Në këtë resort, çdo të hënë organizohen “Netët franceze” dhe pikërisht mbrëmjen e kaluar, ishte i ftuar një DJ francez, ku po festonte edhe i riu portugez, ku fatkeqësisht pushimet iu kthyen në fundin e jetës së tij.

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

Bekim Bulica është ekstraduar nga Franca në shkurt të vitit 2021. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, me vendimin penal të datës 14.10.2019 i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.09.2019, në Kukës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit të shtetasit F. C. Megjithatë nuk dihet  se çfarë dënimi ka marrë Bulica dhe sa kohë ai ka kaluar në qeli.

Por në shtatorin e e vitit 2023, emri i Bekim Bulicës shfaqet sërish. Ai u përfshi në një ngjarje të dhunshme në Tiranë. Së bashku me disa familjarë të tij dhe një tjetër person, ata i zënë pritë një polici dhe vëllait të tij, duke i rrahur më pas me shkopinj gome.

Në një video me momentet e dhunës, të transmetuar në atë kohë, dëgjohej njëri prej viktimave të dhunës të thotë “Të mbeta në dorë o Bekim”. Për ngjarjen policia në atë kohë njoftoi arrestimin e 29-vjeçarit Blerim Bulica, ndërsa për Bekimin dhe tre persona të tjerë që morën pjesë në rrahje, u tha se ishin shpallur në kërkim.


Edhe në maj të maj 2024, emri i Belim Bulicës qëndron në tituj krysorë në mediat franceze. Gazeta prestigjoze franceze Le Monde publikoi artikullin “Overdose”, ku përshkruante një shqiptar të identifikuar me pseudonimin “Zamir”, i cili drejtonte një nga call center-at më të lulëzuar të kokainës në Paris.

“Zamir”, shkruan Le Monde, kishte rrëmbyer dhe rrahur me shkopa bejsbolli një prej shpërndarësve të tij që u largua me gjysmën e klientelës, e më pas e kishte përhapur videon e rrahjes në rrjetet sociale për të frikësuar të tjerët. Redaksia franceze ia ndërroi emrin Bekim Bulices sepse personi ishte nën hetim nga Brigada Franceze e Narkotikëve.

Bëmat e Bekim Bulicës nuk mbetën me kaq. Sot ai është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez, Luis Miguel Varela Mendes. Lidhur me ngjarjen që tronditi Ksamilin, policia ka shoqëruar edhe 42 persona të tjerë.

Si ndodhi ngjarja në Ksamil? 

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku i riu francez, Miguel Mendes, është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë ‘Principotes’. 21-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata. Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të tjerë të përfshirë, të cilët e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë.

Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Lidhur me ngjaren policia ka shoqëruar 42 persona. Në kërkim është shpallur edhe pronari i 'Principotes', Bekim Bulica. Në kuadër të hetimit është ndaluar edhe Moisid Matushaj, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj, i cili punonte edhe si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Kush është autori, Sokrat Vata?

Sokrat Vata rezulton të jetë një person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Në vitin 2023, Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion. Ndërsa, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling.

Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa. Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, Vata u përfshi sërish në një ndjekje policore në Cambridge. Ai po drejtonte një Toyota RAV4 gri të raportuar të vjedhur dhe, pasi policia tentoi ta ndalonte, u largua me shpejtësi. Ndjekja vijoi në disa rrugë të qytetit.

Vata ndaloi për pak kohë për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road, ku u largua me vrap dhe hodhi një pako me kokainë në një shkurre. Më pas, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa. Vata rezultoi gjithashtu pozitiv për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e turistit portugez, shpallet në kërkim pronari i “Principotes” në Ksamil, Bekim Bulica

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

KSAMIL- Bekim Bulica është shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil. Bulica rezulton pronar i lokalit “Principotes”, ku ndodhi ngjarja e rëndë, ndërsa hetuesit po verifikojnë personat e përfshirë në konflikt dhe veprimet e kryera pas vrasjes.

Për vrasjen e 20-vjeçarit është arrestuar Sokrat Vata, 29 vjeç, i cili u kap disa orë pas ngjarjes në aksin Levan-Fier. Vata u gjet i fshehur në bagazhin e një automjeti, teksa dyshohet se po tentonte të largohej nga zona. Bulica rezulton pronari në hije i hotelit të njohur në Ksamil, ndërsa në dokumente, pronare figuron nëna e tij, Kade Bulica, 72 vjeçe.

Në kuadër të hetimit është ndaluar edhe Moisid Matushaj, specialist hetimi në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër. Matushaj, i cili punonte edhe si roje sigurie në të njëjtin grup me Vatën, dyshohet se ka qenë i përfshirë në konfliktin që i parapriu vrasjes dhe se ka ndihmuar autorin e dyshuar të largohej nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, emri i Bekim Bulicës është përmendur edhe më herët në materiale hetimore që lidhen me dyshime për trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash. Sipas të dhënave të përcjella më herët nga autoritetet franceze tek institucionet shqiptare, emri i Bulicës ishte lidhur me një rrjet të dyshuar të shpërndarjes së kokainës në Paris.

Po ashtu, sipas këtyre informacioneve, SHISH kishte raportuar më herët për aktivitetin e tij, ndërsa BKH kishte nisur verifikime lidhur me dyshimet për pastrim parash. Tashmë hetimet janë përqendruar në zbardhjen e plotë të dinamikës së vrasjes në Ksamil, rolin e personave të përfshirë dhe veprimet e kryera para dhe pas krimit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja në Ksamil/ Policia: Turisti nuk ishte francez, por nga Portugalia. Cili ishte roli i dy turqve që po transportonin autorin

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

KSAMIL- Policia ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në Ksamil. Blutë bëjnë me dije se turisti i huaj, që u vra me thikë nuk është francez, por nga Portugalia. Sipas policisë, edhe emri, nuk është Miguel Mendes, sic u njoftua në fillim, po bëhet fjalë për turistin portugez, 21 vjeç, i identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes. Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, Sokrat Vata ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Njoftimi i Policisë: 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm në Ksamil, ku humbi jetën një shtetas i huaj, sqarojmë se: Bazuar në të dhënat paraprake të disponueshme në momentet e para të ngjarjes, viktima u identifikua fillimisht si shtetas francez, me inicialet M. M. Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua se ishte shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e 21-vjeçarit në Ksamil/ Shoqërohen 38 persona, ndalohet një oficer policie, shpallet në kërkim një tjetër (EMRAT)

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

KSAMIL- 38 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për tu marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 21-vjeçarit protugez  Luis Miguel Varela Mendes, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principotes” në Ksamil.

Bëhet me dije se Moisid Matushaj 24 vjec, banues në Gjirokastër, me detyrë Ndihmës Specialist i Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit Gjirokastër, është ndaluar nën dyshimet se ka ndihmuar autorin e vrasjes. 

Hetimet e policisë kanë zbuluar se Matushaj punonte si bodyguard i kompanisë “Elite Security” bashkë me Sokrat Vatën tek lokali “Principote” dhe dyshohet se e ka ndihmuar atë që të largohej nga vendi i ngjarjes.

Policia po heton gjithashtu edhe rolin e çiftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk.

Ndërkohë mësohet se është shpallur në kërkim edhe Bekim Bulica, 36-vjec i cili nga hetimet rezulton se ndodhej në vendin e ngjarjes dhe më pas është larguar drejt Tiranës për t’iu shmangur hetimit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Pamje tronditëse nga Ksamili, pushuesit lahen, ekspertët mbledhin provat e vrasjes së 21-vjeçarit portugez

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
pamjet

KSAMIL- Pamje të reja janë publikuar nga vendi i ngjarjes, ku u vra 21-vjeçari portugez, Migel Mendes. Në pamje, shihen ekspertët teksa mbledhin provat e krimit, ndërsa pushuesit lahen në det dhe shikojnë të habitur. 


Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku i riu francez, Miguel Mendes, është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë ‘Principotes’. 21-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata.

Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të tjerë të përfshirë, të cilët e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë.

Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

U vra nga truproja i 'Principotes' pas sherrit për një vajzë, 21-vjeçari portugez kishte ardhur për një festë

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

KSAMIL- Luis Miguel Varela Mendes, 21-vjeçari portugez i cili u vra mëngjesin e kësaj të marte nga truproja i ‘Principotes’ kishte ardhur për një festë që organizohej në këtë "beach bar" me një Dj të njohur francez. Miguel Mendes ishte në shoqërinë e disa miqve francez, kur është përfshirë në një konflikt me Sokrat Vatën nga Hasi.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku i riu francez, Miguel Mendes, është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë ‘Principotes’. 21-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata.

Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë.

Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

VIDEO/ I fshehur në bagazhin e një makine, momenti kur ‘Shqiponjat’ arrestojnë Sokrat Vatën! Truproja i ‘Principotes’ zbathur dhe me tuta të gjakosura

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës

LEVAN- Policia ka publikuar pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës, autorit 29-vjeçar, i cili vrau me thikë në Ksamil 21-vjeçarin, Luis Miguel Varela Mendes, nga Portugalia. Siç shihet edhe në pamje, autori i dyshuar i krimit ishte fshehur në bagazhin e një makine tip Ford, që drejtohej nga një shtetase turke 31-vjeçare, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, po shtetas turk.

Nga pamjet Vata shihet zbathur dhe me tuta të gjakosura. Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, ku i riu francez Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë ‘Principotes’. 21-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata, i cili ishte truproja i ‘Principotes’. 

Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë. Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë.

Njoftimi i Policisë:

Levan, Fier/Kapet dhe vihet në pranga, pas 5 orësh nga vrasja, autori i dyshuar i vrasjes së 21-vjeçarit, në Ksamil. Kapja e tij u bë si rezultat i koordinimit dhe bashkëpunimit të shërbimeve të Policisë të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier. Autori i dyshuar u kap nga shërbimet operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e forcës “Shqiponja” të DVP Fier, në pikën e përbashkët të kontrollit të ngritur për kapjen e tij, në aksin rrugor “Levan-Fier”.

Autori i dyshuar, shtetasi S. V., 29 vjeç, ishte fshehur në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga një 31-vjeçare, shtetase turke, ndërsa në automjet udhëtonte si pasagjer edhe një 38-vjeçar, shtetas turk.  Autori i dyshuar dhe dy shtetasit turq u shoqëruan në DVP Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Kush eshte Sokrat Vata?

Sokrat Vatës rezulton të jetë një person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Në vitin 2023, Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion. Ndërsa, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling.

Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa. Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, Vata u përfshi sërish në një ndjekje policore në Cambridge. Ai po drejtonte një Toyota RAV4 gri të raportuar të vjedhur dhe, pasi policia tentoi ta ndalonte, u largua me shpejtësi. Ndjekja vijoi në disa rrugë të qytetit.

Vata ndaloi për pak kohë për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road, ku u largua me vrap dhe hodhi një pako me kokainë në një shkurre. Më pas, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa. Vata rezultoi gjithashtu pozitiv për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrau 21-vjeçarin francez në Ksamil/ Arrestohet në Fier autori, ishte fshehur brenda një bagazhi makine

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
pamjet

KSAMIL- Sokrat Vata, autori i vrasjes së 21-vjeçarin portugez mëngjesin e sotëm në Ksamil është vënë në pranga nga policia. Arratia e 29-vjeçarit nga Hasi, zgjati vetëm disa orë, pasi ai u kap në Levan të Fierit, teksa ishte fshehur në bagazhin e një makine.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kesaj të marte, ku i riu francez Miguel Mendes është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë lokalit ‘Principotes’. Blutë e Sarandës dyshojnë se 21-vjeçari është përfshirë në një konflikt për një vajzë dhe më pas është goditur me thikë nga Sokrat Vata, i cili ishte truproja i ‘Principotes’. 

Migel Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë. Në konflikt mësohet se kanë qenë edhe disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. 

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, por arratia e tij nuk zgjati shumë. Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e 21-vjeçarit portugez nga truproja i ‘Principotes’/ Flasin pushuesit ku ndodhi krimi: Ngjarje e rëndë! Jemi me pushime me fëmijët, si t’ia shpjegojmë...

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
pushuesit

KSAMIL- Disa nga pushuesit që po kalojnë pushimet në zonën bregdetare të Ksamilit kanë folur lidhur me krimin e ndodhur këtë të martë, ku u ekzekutua me thikë 21-vjeçari portugez, Miguel Mendes. Një prej pushuesve, ka theksuar se ka fëmijë të vegjël dhe nëse ata do ta marrin vesh do të tremben.

Një tjerër ka thekuar se kjo është një ngjarje shumë e rëndë. Pushues të tjerë kanë deklaruar se në këtë zonë ka siguri dhe është për të ardhur keq që ka ndodhur kjo ngjarje.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët! Si ti themi që është vrarë dikush, ata do të tremben”, tha një pushues.

Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një pushues.

“Na erdhi shumë keq kur e kemi marrë vesh, pasi ata të bashkisë kujdesen për ne, ka shumë rregull”, tha pushuesja.

Turisti Luis Miguel Varela Mendes ka qenë klient në ‘Principotes’ me disa persona të tjerë dhe është përfshirë në konflikt me Sokrat Vatën nga Hasi, që punonte si truprojë. Në konflikt mësohet se kanë qenë disa persona të përfshirë, ku e kanë nxjerr nga lokali deri tek porta dhe më pas 29-vjeçari e ka goditur me thikë. 

Pas ngjarjes autori është larguar nga vendi, ndërsa policia vijon punën për kapjen e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave. Autori 29-vjeçar nuk është një emër i panjohur pasi ka një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe. Ai është arrestuar dhe dënuar në Angli për trafik droge me pesë vite burg./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

DETAJE nga vrasja në Ksamil/ 21-vjeçari portugez u godit disa herë me thikë në shpinë e kraharor! Dyshohet se “mollë sherri” u bë një vajzë, autori ishte roje plazhi

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
pamjet

KSAMIL- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Ksamil, ku humbi jetën 21-vjeçari portugez Luis Miguel Varela Mendes. Bëhet me dije se nga këqyrja e trupit në morgun e Sarandës është konstatuar se 21-vjeçari kishte marrë disa goditje me thikë, në shpinë dhe në kraharor.

Për shkak të plagëve të marra, vdekja dyshohet se ka qenë e menjëhershme. Miguel Mendes kishte ardhur në Ksamil së bashku me një grup turistësh francezë për të kaluar pushimet në jug të Shqipërisë. Ndërkohë, autori, Sokrat Vata, ishte i punësuar si roje plazhi në hotelin “Pronciopotes”.

Pas krimit, 29-vjeçari është larguar menjëherë, ndërkohë policia po vijon kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Sipas informacioneve të deritanishme, dyshohet me “mollë sherri” është bërë një femër. Megjithatë, ky detaj mbetet për tu verifikuar nga hetuesit.

Konkretisht, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku 21-vjeçari është gjetur pa shenja jete në shezlongët e plazhit. Autori rezulton të jetë një person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Sakaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasja e 20-vjeçarit francez në Ksamil/ Dalin pamjet nga vendi i ngjares, viktima i shtrirë përtokë pranë shezlongëve (FOTO)

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
pamjet

KSAMIL- Janë publikuar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku 20 vjeçari francez Miguel Mendes u vra me thikë nga Sokrat Vata. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku 20-vjeçari është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.

I riu dyshohet se është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është goditur me thikë nga Vata. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

Sokrat Vatës rezulton të jetë një person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Në vitin 2023, Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion. Ndërsa, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling.

Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa. Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, Vata u përfshi sërish në një ndjekje policore në Cambridge. Ai po drejtonte një Toyota RAV4 gri të raportuar të vjedhur dhe, pasi policia tentoi ta ndalonte, u largua me shpejtësi. Ndjekja vijoi në disa rrugë të qytetit.

Vata ndaloi për pak kohë për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road, ku u largua me vrap dhe hodhi një pako me kokainë në një shkurre. Më pas, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa. Vata rezultoi gjithashtu pozitiv për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

I dënuar me pesë vite burg në Angli për trafik droge/ Kush është i riu nga Hasi që vrau me thikë francezin në Ksamil, PROFILI I ERRËT i 29-vjeçarit (EMRI+ FOTOT)

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Sokrat Vata

KSAMIL- Sokrat Vata, autori i vrasjes së 20-vjeçarit francez, Miguel Mendes, rezulton të ketë një të shkuar penale në Britaninë e Madhe. Sipas BBC, në vitin 2024, Vata ishte dënuar me pesë vite burg nga Gjykata e Kurorës në Cambridge, pasi kishte pranuar fajësinë për një sërë veprash penale që lidheshin me trafikimin e drogës dhe drejtimin e rrezikshëm të automjeteve.

Në atë kohë, Vata 27 vjeç, ishte përfshirë në dy ndjekje të veçanta nga policia britanike, në Cambridge dhe Kent. Një prej episodeve kishte ndodhur më 13 prill 2024, në A20 pranë East Malling. Sipas raportimit, Vata nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe u ndoq nga efektivët. Gjatë ndjekjes, automjeti që drejtonte u përmbys. Vata nuk u kap në atë moment, por brenda automjetit policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

Ndërkohë më 30 prill, ai u përfshi në një tjetër ndjekje policore, këtë herë në Cambridge, ku po lëvizte me një makinë të vjedhur. Gjatë arratisjes, Vata ndaloi për të lënë një pasagjer dhe më pas vazhdoi deri në Clara Rackham Street. Atje braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Sokrat Vata

Gjatë largimit ai hodhi në një shkurre një pako me kokainë. Arratisja përfundoi kur efektivët e gjetën të fshehur në oborrin e pasmë të një banese në Cambridge. Në xhepat e tij iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u sekuestruan edhe targa të tjera. Testet treguan gjithashtu se Vata kishte drejtuar automjetin nën efektin e drogës.

Më 25 shtator 2024, Gjykata e Kurorës në Cambridge e dënoi Vatën me pesë vite burg, po pavarësisht dënimit Vata ishte në Shqipëri. Rrethanat e lirimit të tij nga autoritetet britanike mbeten për t’u sqaruar. BBC shkrun se ai kishte pranuar më herët fajësinë për dy akuza për posedim të drogave të klasës A me qëllim shpërndarjen, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjetit, posedim kanabisi dhe drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Artikulli i BBC:

Një burrë që përmbysi makinën që po drejtonte pasi nuk u ndal për policinë është dënuar me pesë vjet burg. Sokrat Vata, pa adresë të fiksuar, u deklarua fajtor për dy akuza për drejtim të rrezikshëm të mjetit pas ndjekjeve policore në Kembrixh dhe Kent.

Ai u ndoq nga oficerët dhe përmbysi një automjet të klonuar ndërsa ishte në autostradën A20 në East Malling më 13 prill. 27-vjeçari nuk u kap në atë kohë, por disa qese me kokainë dhe targa u gjetën në automjet.

Më 30 prill ai u ndoq përsëri nga oficerët pasi u raportua se një Toyota RAV4 gri e vjedhur po ngiste në Kembrixh. Makina u vu re në Rrugën Catherine dhe, ndërsa oficerët shkuan të flisnin me Vatën, ai u ngjit në trotuar dhe iku me shpejtësi.

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez

Vata u ndal pak më vonë për të lënë një pasagjer të dilte përpara se të vazhdonte për në rrugën Clara Rackham, ku më pas iku me vrap dhe hodhi një pako kokainë në një shkurre, tha policia. Ai u gjet i fshehur në një kopsht të pasmë me 560 paund në xhepa.

Oficerët gjetën gjithashtu targa në makinën e tij dhe ai rezultoi pozitiv për drejtim mjeti nën ndikimin e drogës. Në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit më 25 shtator, Vata u dënua me pesë vjet burg.

Ai më parë ishte deklaruar fajtor për dy akuza për posedim me qëllim furnizimin me drogë të Klasit A, dy akuza për drejtim të rrezikshëm të automjeteve, posedim kanabisi dhe drejtim të automjeteve të drogës.

Detektivja Louise Trippett tha: "Vata ishte i vendosur të bënte gjithçka që mundi për t'i shpëtuar policisë. "Ai tani ka një dënim të gjatë me burg, të cilin mund ta përdorë për të shqyrtuar veprimet e tij."/Dosja.al

 

3 MUAJ ME PARE

FOTO/ Vrau me thikë 21-vjeçarin portugez në Ksamil! Ky është autori nga Hasi, 29-vjeçari me një të kaluar kriminale në Britaninë e Madhe

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
Sokrat Vata

KSAMIL- Personi që shihni në foto është Sokrat Vata, autori që vrau me thikë 21-vjeçarin portugez, Miguel Mendes, në Ksamil. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku 21-vjeçari është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali.

I riu dyshohet se është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është goditur me thikë nga Vata. Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Kush eshte Sokrat Vata?

Sokrat Vatës rezulton të jetë një person me precedent penal. Emri i 29-vjeçarit është përmendur edhe më herët në një çështje penale në Angli. Në vitin 2023, Vata ishte shpallur fajtor për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforcuesi metalik grushti, posedim kokaine dhe drejtim automjeti pa siguracion. Ndërsa, më 13 prill 2024, në Kent, Vata përmbysi një automjet të klonuar që po drejtonte pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar në autostradën A20, në East Malling.

Ai u largua nga vendngjarja, ndërsa në automjet u gjetën disa qese me kokainë dhe targa. Vetëm 17 ditë më vonë, më 30 prill 2024, Vata u përfshi sërish në një ndjekje policore në Cambridge. Ai po drejtonte një Toyota RAV4 gri të raportuar të vjedhur dhe, pasi policia tentoi ta ndalonte, u largua me shpejtësi. Ndjekja vijoi në disa rrugë të qytetit.

Vata ndaloi për pak kohë për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road, ku u largua me vrap dhe hodhi një pako me kokainë në një shkurre. Më pas, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Gjatë kontrollit, të riut iu gjetën 560 paund cash, ndërsa në automjet u zbuluan edhe targa. Vata rezultoi gjithashtu pozitiv për drejtim automjeti nën ndikimin e drogës./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

EMRAT/ Vrasja në Ksamil, identifikohen autori dhe viktima

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
foto ilustruese

KSAMIL- Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur në Ksamil. Bëhet me dije se viktima me origjinë franceze është identifikuar si Luis Miguel Varela Mendes, ndërsa autori i krimit është 29-vjeçari nga Hasi Sokrat Vata.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku 21-vjeçari është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali. I riu dyshohet se është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është goditur me thikë nga Vata. 

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Vrasje në Ksamil/ 20-vjeçari francez qëllohet me thikë në shezlong, autori shpallet në kërkim

Truproja i ‘Principotes’ vret me thikë turistin portugez
foto ilustruese

KSAMIL- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 05:15 në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez është vrarë me thikë. Blutë bëjnë me dije se 20-vjeçari me iniciale M.M është gjetur pa shenja jete në shezlongët e një plazhi, pranë një lokali. Dyshohet se i riu është përfshirë në një konflikt për motive të dobëta dhe më pas është goditur me thikë nga 29-vjeçari me inicialet S.V, banues në Has.

Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë policia ka nisur kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij. Po ashtu grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes./Dosja.al

sokrat vata miguel mendes  luis miguel varela mendes

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin