Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
• 121 ditë revoltë kundër qeverisë Rama. • Qytetarët janë shprehur të vendosur se nuk do e ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Prej 121 ditësh, ata mblidhen çdo mbrëmje në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt kryeministrisë. • Përmes fjalimeve, protestuesit kanë shprehur vazhdimisht pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë dhe gjithë klasës politike. • Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen dhe se do të vijojnë qëndresën deri në realizimin e kërkesave të tyre. • Përmes pankartave, qytetarët e kanë vënë theksin tek mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare që u thirr nga Bajram Begaj, pas skandalit të SHISH. • Në pankarta, qytetarët kishin shkruar “Këshilli i Sigurimit, shumë karrige, shumë fjalë, po përgjegjësia ku ka për të dalë?” • Në disa pankarta të tjera, protestuesit ironizon deklaratën e bërë dje nga kryeministri Rama, i cili tha se asgjë nuk e ndal për të zhvilluar Shqipërinë. • Qytetarët i përgjigjen këtij zotimit të shefit të Ekzekutivit me një pankartë ku shkruhet se asgjë nuk e ndalon atë për të vjedhur. • "Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor.
7 artikuj për këtë temë.
TIRANË- Me thirrjet “pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “duam dorëheqje”, protestuesit kanë marshuar drejt “Qytetit Studenti”. Marshimi është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e tij.
Në fokus të protestës janë edhe studentët, të cilëve qytetarët u kërkojnë një përfshirje më të madhe të tyre në qëndresën kundër qeverisë. Thirrja ndaj tyre vjen në prag të vitit të ri akademik, i cili pritet të nisë javën e ardhshme me datë 5 tetor. Marshimi vijon drejt “Qytetit Studenti”, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar protestën dhe kërkesat e tyre.
"Arrestoni Ramën", "O Ergys o legen prite Ramën se po vjen", “Edi Rama frikacak”, "Dorëheqje, ju erdhi fundi", "Policia e krimit", "Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit pasi lanë në bulevard mesazhin e përnatshëm ndaj qeverisë, ndezën edhe flakadanë, ndërkohë brohorisnin në kor “Dorëheqje”.
Gjatë gjithë marshimit, qytetarët përsërisin njëzëri kërkesën e tyre të panegociueshme, largimin e Edi Ramës, ndërsa kërkojnë edhe vënien e tij përpara drejtësisë për skandalet që kanë prekur qeverinë.
Tubimi i sotëm shënon ditën e 121-t të revoltës dhe protestuesit kanë paralajmëruar se nuk do të largohen nga sheshi deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Protesta ka bërë bashkë sërish qytetarë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, mes tyre fëmijë, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë, të cilët i janë bashkuar qëndresës qytetare prej rreth katër muajsh./Dosja.al
TIRANË- Protestuesit kanë mbyllur fjalimet para Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës me thirrjet "Shqipëria kërkon revolucion" dhe "Arrestini Ramën".
Përgjatë protestës, të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë marrë fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, duke bërë thirrje për ndryshim dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi” ishin disa prej sloganeve të përsëritura nga protestuesit gjatë tubimit./Dosja.al
TIRANA- Një protestues pjesëmarrës në protestën e 121-të kundër kasës politike është ngjitur për të mbajtur fjalën e tij në podium. Ai u bëri thirrje qytetarëve të Vlorës dhe shqiptarëve kudo që ndodhen t’i bashkohen protestës, duke theksuar se lëvizja është mbi partitë politike dhe grupet koordinuese.
Gjatë fjalës së tij, protestuesi tha se protesta synon të mbrojë të drejtat dhe të ardhmen e familjeve, ndërsa u bëri thirrje studentëve të mos manipulohen dhe të marrin pjesë në protestë, duke deklaruar se nga ky shesh mund të dalin edhe liderët e ardhshëm të vendit.
“I bëj thirrje të vëllezërve tanë në Vlorë të na bashkohen, gjithë shqiptarët të na bashkohen nga ana anës. Kjo lëvizje është më e madhe se çdo grup koordinues dhe cdo parti politike. Kemi ardhur me luftu për të ardhmen e familjeve tona të drejtat tona që na janë shkelur si në kohën e PD dhe të PS. Nuk jam pjesë e një grupi koordinues, jam për bashkimin e të gjithë shqiptarëve kudo që janë. Të rrëzojmë njeriun e marrë peng. Ky është i marrë peng dhe koha do e tregojë. O Zoti kryeministër na lejon të të ndihmojnë të dalësh nga peng marrja, ta siguroj që nuk ishin nga ky shesh pa një sistem meritokracie. I bëj thirrje studentëve të mos manipulohen, Ftoj studentët të na bashkohen sepse nga ky shesh do të dalin edhe liderët e kësaj republike. Na ndihmoni sepse luftën po e bëjmë për ne dhe për ju.”, tha ai./Dosja.al
TIRANA- Protesta në Tiranë ka shënuar ditën e sotme 121 ditë të revoltës qytetare kundër klasës politike. Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej qytetarët kanë nisur marshimin e tyre drejt Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime.
Një qytetar është ngjitur në podium ku ka deklaruar se qëndresa po vijon kundër qeverisë, të cilën e akuzoi për korrupsion dhe përçarje. Ai u bëri thirrje fermerëve dhe studentëve t’i bashkohen protestës, duke kritikuar mungesën e subvencioneve për fermerët, monopolet në bujqësi dhe politikat ndaj studentëve. Në fund, ai iu drejtua ambasadorëve të BE-së dhe SHBA-së me kërkesën për mbështetje të qytetarëve në përballjen me qeverinë.
"121 ditë qëndresë kundër qeverisë së korrupsionit dhe përçarjes së shqiptarëve. Kjo është protestë e faqes së bardhë. Të qenit këtu është vlerë, por qëndrimi në kafja është pozicion mjeran për çdo shqiptar që i lëpihet e bën fresk qeverisë. Thirrje fermerëve bashkojuni protestës se jeni më të shtypurit. Përballeni me monopolet për plehrat kimike dhe jo vetëm. 9 muaj nuk keni marrë asnjë subvencion. Vendet e rajon it nga marsi kanë marrë e vijojnë të marrin subvencione që ua lehtësojnë Kontron e prodhimit. Këtu nis paba`r`azia e madhe e krijuar nga kjo qeveri hajdute. Studentë, ju jeni dhimbja më e madhe. Shqipëria ka nxënës e student që do t’i dalin për zot. U mashtruat me paktin për Universitetin,, ajo ju solli vetëm një abone që nuk ua njeh kush. Kjo qeverisje që premtoi mrekulli në 2013 nuk bëri asgjë. 58 studentë më pak sot se në 20134, asnjë luftë nuk e ka rrudhur kaq jetën studentore.Kam një thirrje për ambasadorët e BE dhe SHBA: Na ndihmoni ta heqim këtë diktaturë të ndryrë anti-shqiptare, anti-amerikane, anti-Europiane.", u shpreh ai./Dosja.al
TIRANË- Dita e 121-të e protestës qytetare në Tiranë është shoqëruar me thirrje kundër sistemit dhe jo vetëm. Qytetarët kanë dalë në shesh me pankarta pikante në duar ndërmjet të cilave përcjellin mesazhe në lidhje me protestën. Pankartat janë shoqëruar me thirrje drejtuar qeverisë për rrëzimin e saj dhe plotësimin e kërkesave që qytetarët kanë prezantuar./Dosja.al
TIRANA- Qytetarët kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë, ku dhe pritet që të zhvillojnë fjalimet e tyre. Pjesëmarrja e tyre është e konsiderueshme në ditën e 121-të të protestës, ndërsa në duar mbajnë pankarta dhe flamuj kuqezi. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njëjtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura.
Qytetarët i kanë qëndruar bindshëm kërkesave të tyre dhe kanë zgjedhur që të mos bëjnë negociata me to. "Edi Rama o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj pazar", "Rama jep dorëheqjen" dhe "Ju erdhi fundi", këto janë thirrjet që po shoqërojnë marshimin e tyre./Dosja.al