LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

125 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në kor: Edi Rama jep dorëheqjen

• Qytetarët janë mbledhur sot në ditën e 125 të revoltës kundër qeverisë Rama. • Fillimisht protestuesit u mblodhën në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt kryeministrisë. • Gjatë fjalimeve, ata kanë theksuar se nuk do ta ndalin revoltën e tyre deri në largimin e Kryeministri Edi Rama nga pushteti. • Disa prej tyre kanë reaguar edhe për kontrollet e kryera nga BKH dhe SPAK në banesën e Ron Yeffet, në kuadër të hetimeve për kompaninë shtetërore “KAYO”. • Protestuesit e lidhën aksionin e institucioneve të drejtësisë me protestat e zhvilluara prej 125 netësh, ndërsa kërkojnë hetime edhe ndaj disa zyrtarëve dhe personave të tjerë. • Ata theksojnë gjithashtu se skandali i SHISH ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. • Tubimet janë shoqëruar me marshime nëpër rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa qytetarët kanë ndaluar edhe pranë institucioneve të tjera, përfshirë Parlamentin, ku kanë përcjellë mesazhe ndaj deputetëve. • “Edi Rama, o tradhtar, me Shqipërinë mos bëj Pazar”, “Rama, jep dorëheqjen”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”, “Shqipëria kërkon revolucion”,  “O Erion, o legen, prite Ramën se po vjen” dhe "Ju erdhi fundi", këto janë disa nga thirrjet kryesore gjatë tubimeve. 

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Pas fjalimeve, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Arrestoni Ramën 

125 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Protestuesit kanë vijuar lëvizjen në kryeqytet, ndërsa gjatë marshimit janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit.

“Ju erdhi fundi!” dhe “Poshtë qeveria” janë disa prej thirrjeve të protestuesve gjatë marshimit. Qytetarët vijojnë të përsërisin kërkesat e tyre për largimin e Ramës, ndërsa është bërë thirrje e vazhdueshme për pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

"Nuk është betejë vetëm kundër klasës politike"/ Aktivistja Vatnikaj: Të marrim dinjitetin që na kanë shkelur gjithë këto vite, Rama të dorëhiqet

125 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në
Sidorela Vatnikaj

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka marrë fjalën e saj në podium ditën e sotme, në protestën e 125-të kundër klasës politike. Në fjalën e saj ajo është shprehur se beteja nuk është vetëm kundër klasës, sipas saj, të korruptuar por bëhet për të rikthyer dinjitetin e shkelur ndër vite. Ajo u shpreh se tubimi për dorëheqejn e kryeministrit të vendit Edi Rama, do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të protestuesve.

“Në ditën e parë të kësaj proteste askush nga ne nuk e dinte sa do të zgjaste, çfarë pune do të kërkohej dhe sa këmbëngulje për ta çuar përpara këtë betejë. Kjo betejë nuk është betejë vetëm kundër klasës së korruptuar politike 36-vjeçare, por është për të marrë dinjitetin që na kanë shkelur gjithë këto vite dhe për të rimarrë shtetin në shërbim të qytetarëve. Prandaj edhe sot jemi bërë këtu për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë qeverisë.", tha Vatnikaj./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Dorëheqje!

125 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në
pamje

TIRANË- Protestuesit e pranishëm në protestën e sotme të organizuar në Tiranë, pas grumbullimit në sheshin Skënderbej kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. 

Nën thirrjet "Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria" kanë nisur marshimin në drejtim Kryeministrisë ku do të mbahen fjalime e tyre. Kërkesat e qytetarëve mbeten të njëjtat, ata kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Edi Rama si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

 

1 MUAJ ME PARE

Dita e 125-të protestës/ Nis grumbullimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej

125 ditë protesta kundër qeverisë/ Protestuesit thirrje në

TIRANË- Protestuesit janë mbledhur sot në ditën e 125-të të protestës për largimin e Kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë nisur grumbullimin në sheshin Skënderbej për të vazhduar më tëj marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. Ata kërkojnë ndryshim të gjithë klasës politike si dhe anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura./Dosja.al

protesta kunder qeverise

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin