LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

37-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë gjatë rrugës drejt Tiranës/ Familjarët: Ambulanca u vonua. MSH: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor

• Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë, ku një grua në muajin e shtatë të shtatzënisë ka ndërruar jetë në spital. • Konkretisht, Marjana Karolina Bunaj, me origjinë nga Mirdita, u paraqit rreth orës 1 të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Pogradecit, ku jetonte pas martesës. • Pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera, mjekët kanë vendosur që pacientja të trajtohej në një spital të specializuar në Tiranë. Por fatkeqësisht, 37-vjeçarja ka ndërruar jetë. • Lidhur me tragjedinë, familjarët e saj kanë bërë një denoncim në polici për neglizhencë mjekësore dhe vonesë në trajtim nga bluzat e bardha të Pogradecit. • 37-vjeçarja thuhet se ka pasur dhimbje të forta të barkut dhe është futur në reanimacion, ku i është dhënë edhe gjak për shkak të gjendjes së rëndë. • Sipas familjarëve, mjekët kanë diskutuar edhe transportimin e me helikopter drejt Tiranës, por kjo nuk u realizua për shkak të errësirës. • Më pas ata kanë vlersuar që ta transferojnë drejt Tiranës për trajtim të specializuar, por gjatë rrugës, gjendja e 37-vjeçares është rënduar dhe ambulanca u kthye në spitalin më të afërt në Elbasan, aty ku ndërroi jetë. •  Po ashtu, motra e të ndjerës, Albina Mekolli, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave, duke shtuar se një ndërhyrje apo transport më i shpejtë mund të kishte ndryshuar fatin e motrës së saj. • Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. •  Me anë të një deklarate zyrtare, MSH ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe ka bërë me dije se rasti do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë. • Ministria deklaron se do të ndjekë me përgjegjshmëri rezultatet e vlerësimit dhe se, nëse evidentohen shkelje, mangësi apo parregullsi në trajtimin e pacientes, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

3 artikuj për këtë temë.

2 MUAJ ME PARE

37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë gjatë rrugës për në Tiranë, MSH: Do të hetohet i gjithë procesi i kujdesit shëndetësor

37-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë gjatë
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas ndarjes nga jeta të pacientes shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj. Me anë të një deklarate zyrtare, MSH ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe ka bërë me dije se rasti do t’i nënshtrohet një vlerësimi të plotë. Ministria deklaron se do të ndjekë me përgjegjshmëri rezultatet e vlerësimit dhe se, nëse evidentohen shkelje, mangësi apo parregullsi në trajtimin e pacientes, do të ndërmerren masat përkatëse në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Deklarata:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta. Në respekt të familjes dhe në këtë moment të dhimbshëm, MSHMS po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e këtij rasti. Ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit, me qëllim vlerësimin profesional dhe të paanshëm të të gjithë procesit të kujdesit shëndetësor, nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit.

Angazhimi ynë është i plotë për të garantuar transparencë dhe përgjegjshmëri. Çdo gjetje mbi vlerësimin e menaxhimit të rastit do të analizohet me seriozitetin maksimal dhe, nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale. Siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, janë përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor.

Marjana Karolina Bunaj, humbi jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Familjarët ngrenë pikëpyetje për mënyrën se si është menaxhuar situata në maternitetin e Pogradecit dhe kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Vdiq shtatzënë rrugës për në spital, flet motra e 37-vjeçares: Kërkojmë drejtësi, ambulanca u vonua

37-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë gjatë
Albina Mekolli

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ka tronditur Pogradecin, ku një 37-vjeçare shtatzënë, Marjana Karolina Bunaj, ka humbur jetën teksa po transportohej drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore. Motra e të ndjerës, Albina Mekolli, kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave, duke shtuar se një ndërhyrje apo transport më i shpejtë mund të kishte ndryshuar fatin e motrës së saj.

Sipas motrës, gjatë kësaj kohe u diskutua edhe mundësia e transportit me helikopter, por kjo nuk u realizua. Më tej, sipas dëshmisë së saj, Marjana u dërgua te reanimacioni, ndërsa familjarët pretendojnë se pati vonesa përpara nisjes me ambulancë drejt Tiranës.

“Në orën 12 më merr në telefon dhe më tha: Eja se kam dhimbje të forta barku. Shkova shumë shpejt sepse jemi afër. E çova në maternitet sepse ishte shtatzënë. Mjekja roje i bëri një vizitë, një eko dhe tha se ka një gjakderdhje të brendshme. Dëgjova që po thonin helikopterin, por u shprehën se nuk vjen dot sepse është natë. Mjekja foli me dikë dhe erdhën mjekët e reanimacionit, e dërguan atje dhe pati vonesa. Me ambulancë e nisën pas orës 4 të mëngjesit. Në Pogradec nuk iu bë asnjë ndërhyrje kirurgjikale. Në tre orë i vunë vigonë për serume dhe gjak. Nëse do të ishim nisur pak më parë, do të më kishte shpëtuar motra të paktën, sepse mbase fëmija nuk do të kishte shpëtuar. Mbase nëse arrinim më herët në Tiranë do të shpëtonte. Kërkoj drejtësi, të zbardhet e vërteta, a ndërroi jetë nga pakujdesia apo jo. Unë besoj që nëse do të kishte më shumë shpejtësi, sot do të ishte mes nesh”, u shpreh motra e Marjana Bunajt./Dosja.al

2 MUAJ ME PARE

Dyshohet për hemoragji të brendshme, 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

37-vjeçarja shtatzënë ndërron jetë gjatë
Foto Ilustruese

TIRANË- Një 37-vjeçare, me inicialet M.K., në muajin e shtatë të shtatzënisë, është paraqitur në spitalin e Pogradecit për shkak të problemeve shëndetësore. Pas konsultave dhe ekzaminimeve të kryera, mjekët kanë vendosur që pacientja të trajtohej në një spital të specializuar në Tiranë.

Gjatë transportit drejt kryeqytetit, në afërsi të Elbasanit, 37-vjeçarja ka shfaqur komplikacione dhe ka ndërruar jetë. Për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes pritet kryerja e autopsisë mjeko-ligjore./Dosja.al

albina mekolli marjana karolina bunaj

Sondazh

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Ekzekutimi i Selami Hasanit/ Nëndrejtori i Policisë Fier: Viktima po punonte jashtë oborrit!

Shpërthimi me tritol në banesën e 47-vjeçares në Tiranë/ Zbardhet dinamika e ngjarjes

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...