Nuk ndalet revolta/ Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, tensione dhe përplasje me policinë
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
“Më goditën në kokë dhe më shanin”/ 16-vjeçari tregon dhunën në polici: Më gjobitën 5 mi...
"Të relaksohemi"/ Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund, por ne i vlerë...
Lëvizje në Bashkinë e Tiranës/ Veliaj firmos shkarkimin e dy drejtuesve, në pikëpyetje edhe e ardhmja e drejtoresh&...
Ironia e studentëve protestues/ Improvizojnë manekinin me fotografinë e Ramës, tentojnë ti vënë flakën 21 ...
• Qytetarët janë mbledhur në ditën e 59-të rradhazi për largimin e Kryeministrit Edi Rama. • Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe mbajtën fjalimet e tyre. •Prej 59 ditësht, qytetarët janë mbledhur në kryeqytet me një kërkesë të prerë dhe të panegociueshme: largimin e menjëhershëm të Edi Ramës. • Me pankarta në duar e thirrje kundër korrupsionit dhe gjithë klasës politike, qytetarët kanë krijuar një atmosferë tejet të ndezur në qendër të Tiranës. • Sipas pjesëmarrësve, kjo protestë nuk do të ndalet dhe nuk do të ketë tërheqje deri në plotësimin e kauzës së tyre kryesore. • Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit i bënë thirrje edhe diasporës që tu bashkohen në tubime. •"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion” dhe "Ju erdhi fundi", janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor. • Pas përfundimt të fjalimeve para kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. • Gjatë marshimit qytetarët kanë brohoritur edhe thirrje kundër qeverisë, ndërsa kanë përsëritur mesazhin e tyre se do të vijojnë protestën deri në përmbushjen e kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. • “Edi Rama, ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”, kanë brohoritur qytetarët njëzëri.
12 artikuj për këtë temë.

TIRANË- Protesta e 59-të kundër qeverisë Rama është mbyllur. Fillimisht protestuesit janë mbledhur në Sheshin “Skënderbej” dhe më pas kanë marshuar drejt kryeministrisë, aty ku dhe mbajtën fjalimet e tyre. Në përfundim të fjalimeve, pjesëmarrësit i bënë thirrje edhe diasporës që tu bashkohen në tubime.
"Edi Rama jep dorëheqjen", "Edi Rama në burg", "O Erion o legen prite Ramën se po vjen", "Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Poshtë patronazhistët”, “Shqipëria kërkon revolucion”, "Ju erdhi fundi" dhe “Nesër më shumë”, janë disa nga thirrjet kryesore që protestuesit kanë brohoritur në kor./Dosja.al

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit kanë lënë një shënim gjigant në Bulevardin poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama. Fjala “Dorëheqje!” në anglisht është shkruar në sheshin ku zhvillohet protesta, si simbol i kërkesës kryesore të artikuluar gjatë gjithë këtyre ditëve të tubimeve.
Protestuesit kanë theksuar se kërkesa e tyre mbetet e pandryshuar dhe e panegociueshme, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Që prej nisjes së protestave, qytetarët dhe aktivistët kanë bërë të ditur se krahas dorëheqjes së qeverisë kërkojnë edhe krijimin e një qeverie tranzitore, që sipas tyre, do të krijonte kushtet për një proces të ri zgjedhor të lirë dhe të ndershëm./Dosja.al

TIRANË- Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar marshimin rrugëve të kryeqytetit. Protestuesit janë zhvendosur nga kryeministria nëpër rrugët e Tiranës, duke përcjellë mesazhe kundër qeverisë.
“Dorëheqje!”, “Ju erdhi fundi!” dhe thirrje të tjera kundër qeverisë kanë shoqëruar marshimin e qytetarëve, të cilët deklarojnë se do të vijojnë qëndrimin në shesh edhe në ditët në vijim./Dosja.al

TIRANË- Një qytetar, duke folur nga protesta ka bërë thirrje për përbashkim të shqiptarëve. Ai tha se nëse nuk rrëzohen Rama dhe Berisha, universitetet nuk do të hapen në shtator. Në fund të fjalimit, protestuesi i bëri thirrje edhe diasporës që t’i bashkohen protestës.
“Kam thirrje për student, nëse këto qelbësira nuk largohen deri në shtator, dyert e universiteteve nuk do të hapen. Ram dhe Berisha do të ikin që këtu, nuk do të mbahen mend në këtë tokë. Shpresoj që Diaspora të vijë. I bëjmë thirrje diasporës që të vijë në këtë shesh. Do ta marrim pushtetin jo me dhunë, pasi ti Edi Rama je tradhtar dhe do ngelesh i tillë deri në 700 breza. I bëj thirrje Diasporës. Mos bëni pushime, por t’i përkushtohemi këtij vendi. Mos të bëhemi të dytët në botë që ngelemi pa shtet. I lutem shqiptarëve që të mbështesin këtë protestë. Pa Shqipëri nuk ka Kosovë. Nesër më shumë, boshatisni kafenetë dhe ejani këtu. Rama në burg, Berisha në burg," tha ai./Dosja.al

TIRANË- Një protestues gjatë fjalimit tij në protestën para Kryeministrisë iu drejtuar kryeministrit Edi Rama me thirrje për dorëheqje. Protestuesi theksoi se një pjesë e atyre që e kanë votuar Ramën sot janë në shesh duke protestuar kundër qeverisjes së tij. Sipas tij, kryeministri nuk mund të qeverisë vetëm duke u mbështetur te numri i votave të marra në zgjedhje, por duhet t’i përgjigjet të gjithëve.
"Më bëhet zemra mal kur shoh nga mosha e tretë këtu, që ta marrë vesh zullumqari se mosha e tretë, që i ka dhënë votën, që thotë se “kam 800 mijë vota”, por ato vota dhe shumë nga ata që e kanë votuar, në këtë protestë kanë qenë të pranishëm dhe janë kundër zullumqarit. Kundër kryeministrit, sepse ai kryeministër i një vendi nuk është për t’u mburrur me 800 mijë vota, duke harruar popullin tjetër. Është zullumqar dhe nuk është një kryeministër që qeveris vendin dhe popullin. Ka 12 vite në bashki dhe 13 vite në qeveri dhe ujin e kemi me pikatore, akoma nëpër tarracat tona. Pimë ujë me kazanë, pimë ujë të djegur nga vapa.
Prandaj i bëj thirrje, i kërkoj dorëheqjen. I kërkoj dorëheqjen, sepse ai thotë që ka 800 mijë vota. Shqipëria nuk është 800 mijë banorë, o zullumqar. Ti duhet t’i përgjigjesh të gjithë popullit, edhe atij që të ka votuar, edhe atij që nuk të ka votuar. Sepse taksat i paguajmë të gjithë. Ti di vetëm të gënjesh, të çoroditësh, sepse ti je një kryeministër që premton dhe asgjë nuk bën. Sepse edhe administrata jote nuk të ka dëgjuar, jo më populli. Tani, gojët e liga dhe patronazhistët e këtij zullumqari thonë që janë pak në protestë. Jo! Protesta është e madhe, do të vazhdojë dhe në shtator të vjen uragani. Nëse ke pak nder dhe kulturë, jep dorëheqjen pa të zënë shtatori, se do ikësh me turp dhe nuk do kesh vrimë të futesh, as në vrimë të milingonave. Jep dorëheqjen," u shpreh protestuesi./Dosja.al

TIRANË- Një protestuese ka cituar pjesë nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, duke e lidhur atë me akuzat e protestuesve ndaj qeverisë shqiptare. Sipas saj, në deklaratë theksohet se Shqipëria vijon të përballet me sfida që lidhen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe mungesën e transparencës. Protestuesja u shpreh se këto shqetësime janë ato për të cilat protestuesit kanë dalë prej 59 ditësh në shesh dhe kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
“Shqipëria ngelet një vend ku kërkohet kujdes i shtuar për krimin e organizuar. Organizatat kriminale janë të përfshira në trafik ndërkombëtar dhe pastrim parash. Kriminaliteti u rrit me 7 për qind. Korrupsioni dhe mungesa e transparencës mbeten problem. Pandëshkueshmëria mbetet problem serioz. Ju erdhi fundi. DASH ka nxjerrë një deklaratë në 27 korrik. Doja të ndaleshe te disa pika; Shqipëria ngelet një vend ku kërkohet kujdes i shtuar për krimin e organizuar. Organizatat kriminale janë të përfshira më trafik ndërkombëtar e pastrim parash. Kriminaliteti u rrit me 7 %. Korrupsioni dhe mungesa transparencës mbetet problem. Pandëshkueshmëria mbetet problem serioz. Kemi 59 ditë që e themi që narkoqeveria bie kur qytetarët mposhtin frikën! Ndaj themi dorëheqje! Gushti do ta mbushë këtë shesh edhe më shumë”, u shpreh protestuesja./Dosja.al
TIRANË- Nënë Liza, duke folur në protestën e 59 para Kryeministrisë u bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama, Taulant Ballës dhe drejtuesve të tjerë të qeverisë që të përballen me qytetarët dhe të japin dorëheqjen, e jo të fshihen si ata minjtë që shkojnë nëpër kanale. Duke komentuar rrethimin e Kuvendit nga policia, Nënë Liza ironizoi duke thënë “thashë se na erdhi serbi, plasi lufta”, ndërsa shtoi se më pas e kuptoi që ishte shteti kundër popullit të vet. Ajo theksoi më tej se policia duhet të jetë me popullin e jo kundër popullit.
"Edi Rama bashkë me qeverinë e vet, me Taulant Ballën dhe Ballukun e të gjithë të tjerët, por të jenë burra, të dalin sot para popullit dhe të japin dorëheqjen. Nuk janë burra, por janë si ata minjtë që shkojnë nëpër kanale. Kur i kam parë se si janë rrethuar te Parlamenti, thashë se na erdhi serbi, plasi lufta, jo se ishte shteti me popullin e vet. Këtu nuk ka shtet. Falë Zotit, i ra mendja popullit dhe doli, dhe nuk quhen dele e korba. Korbat ju hëngshin juve sytë e ballit. Por këta quhen burra, paska rini Shqipëria. Kjo protestë duhet të ishte bërë që kur u prish Teatri, që te protesta e Astirit. Mua më kanë tërhequr zvarrë te 5 Maji. Ky është shteti ynë, hajduti ynë.
Këta nuk janë deputetë, nuk janë burra, sepse po të ishin të tillë do të vinin këtu, në sheshin e burrave. Policia duhet të jetë me popullin, jo kundër popullit. Të heqin kapelet dhe të bëhen me popullin. Këta duhet të ikin sa më parë, të zgjidhet një qeveri e re. Ka të rinj boll, ka njerëz me kulturë boll. Kurse këta kanë zgjedhur kë kanë dashur vetë, hajdutë për të mbushur xhepat e tyre, nuk dinë ku t’i çojnë paratë. I bëj thirrje SHBA-së dhe Europës të vënë dorë mbi Shqipërinë dhe të mos na lënë. Nuk mbarojnë fjalët për këta, sepse këta duhen tërhequr zvarrë. Ky është i pabesë. Besë të pabesit nuk i japim. Të tërë të jemi bashkë," u shpreh Nënë Liza./Dosja.al

TIRANË- Aktivistja Sidorela Vatnikaj bëri thirrje në protestën e 59 për dënimin e akteve të dhunës në protestën para Kuvendit dhe lirimin e të ndaluarve. Vatnikaj theksoi se nuk i kishin frikë dhe as nuk intimidoheshin, duke vijuar protestën ne shesh deri në realizimin e qëllimeve. Ajo renditi edhe disa kërkesa drejtuar organeve ligjzbatuese. Në fund ajo deklaroi se qytetarët nuk do tërhiqen për asnjë moment, deri në largimin e Ramës.
“Jemi këtu kundër dhunës Policore. Ndërkohë që protesta vijon prej dy muajsh dhe grumbullimi dje para parlamentit ishte simbolike, u përballëm me një dhunë jopropocionale të Policisë. Të pajisur me skafandra, gaz, shkopinj gome, ushtrim forcë e që nuk justifikon sjelljen paqësore të protestuesve. Pavarësisht se nuk u ushtrua dhunë nga protestuesit, 6 qytetarë u shoqëruan pa të drejtë dhe disa u arrestuan. Kjo është qartësisht intimidim dhe presion për të mos marrë pjesë në protestë nga qytetarët. Disa qytetarë u goditën edhe në fytyrë, edhe pse nuk po ushtronin forcë. Ushtrimi i dhunës përbën shkelje të të drejtave të njeriut dhe propocionalitetit.
Po ashtu kishte edhe prani të oficerëve të policisë civilë. Një prej rasteve ishte edhe nxjerrja e thikës nga një prej tyre ndaj një prej organizatorëve të protestës. Kjo ngre pikëpyetje të qytetarëve se si po menaxhohen protestat paqësore. Kemi protestuar në mënyrë paqësore dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë. Është e drejtë themelore kushtetuese në demokraci, as përdorimi i forcës, as intimidimi dhe veprimet arbitrare nuk do ndaloj ë të protestojmë.
Ju themi qartazi dhe prerë sot se nuk ju kemi frikë. Në kundërshtim të dhunës dhe ushtrimit të vazhdueshëm të dhunës policore kërkojmë ndalimin e shoqërimit dhe ndalimit të protestuesve. Kërkojmë hetimin transparent të përdorimit të sprajtit kundër protestuesit dhe ushtrimit të forcës. Identifikimin e menjëhershëm të personave civilë në protestë dhe shfaqjani e civilit me thikë ndaj protestuesit. Policia e Shtetit të plotësojë standardet ndërkombëtare të sigurisë së protestës. Institucionet ndërkombëtare të monitorojnë masat e protestës që të mos ushtrohet dhunë ndaj asnjë protestuesi. Një shoqëri demokratike nuk krijohet me frikë por me standarde. Do të jemi këtu derisa të ndërtojmë Shqipërinë e re, pavarësisht represionit policor, ndaj ju themi se nuk ju kemi frikë”, tha aktivistja./Dosja.al

TIRANË- Një protestues ka deklaruar se Rama nuk është më kryeministër në sytë e popullit pasi ka prerë në besë shqiptarët. Duke folur nga protesta e 59, qytetari theksoi se të parët të prerë në besë janë pensionistët.
“Rama nuk ka mbajtur premtimet, ka prerë në besë pensionistët. Socialistë janë pesnionistët të cilët kanë pensionet më të ulëta. Të parët të prerë në besë janë pensionistët e më pas ligjet e shëndetësisë, arsimit të lartë, investitorëve strategjikë etj. Ai s’është më kryeministër”, tha ai./Dosja.al
TIRANË- Pas grumbullimit të tyre në Sheshin Skënderbej, protestuesit po marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë. Ata kanë nisur lëvizjen drejt bulevardit kryesor të kryeqytetit, duke bërë thirrje në kor “Revolucion!”, “Rama ik!”, "Edi Rama o tradhtar jep dorëheqjen sa më parë" dhe “Sara Mila, ushtare e sulltanit ke të fala nga burgu i Elbasanit".
Tubimi vijon me kërkesat për ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë deri në largimin e qeverisë Rama./Dosja.al
TIRANË- Nënë Liza, të cilës iu shembën shtëpitë disa vite më parë te “5 Maji” në Tiranë, i është bashkuar tubimit të sotën kundër qeverisë Rama. Ajo deklaroi se nuk do jepte kurrë besë për Edi Ramën, Erion Veliajn dhe qeverinë e tyre, pasi kanë vjedhur dhe mashtruar për vite të tëra, sikurse i shembi edhe shtëpinë. Në fund, Nënë Liza theksoi se të pabesit nuk i jepet besë.
“Besë të pabesit nuk i jep kush. Rama nuk ka besë prej meje për 1000 vjet. Të ishte me besë do të kishte dhënë dorëheqjen sepse kemi 2 muaj në protestë. Deputetët u fshehën si minj kanalesh. Rama do dru se ndryshe nuk del, kur kam parë se na tërhoqën zvarrë më keq s’ka. Pa e pirë një birrë dhe një darkë po ra Rama brenda nuk e lë. Kjo protestë duhej që për teatrin dhe “Astirin”. Ka shitur policinë dhe na solli në shtëpi 1000 policë”, u shpreh nënë Liza./Dosja.al
View this post on Instagram

TIRANË- Sot mbahet protesta e 59 radhazi kundër qeverisë Rama. Fillimisht qytetarët janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, dhe më pas do të marshojnë drejt Kryeministrisë.
Protesta e djeshm u karakterizua nga një sërë tubimesh dhe marshimesh në pika të ndryshme të Tiranës. Qytetarët nisën protestën që në orët e mëngjesit para Kuvendit, ku kundërshtuan zhvillimin e seancës plenare.
Zona përreth Parlamentit u rrethua nga forca të shumta policie, ndërsa gjatë përpjekjeve të protestuesve për t’iu afruar godinës pati tensione me efektivët. Për shkak të bllokimit të hyrjes përpara Parlamentit, protestuesit ndryshuan itinerarin dhe u shpërndanë në disa pika të kryeqytetit.
Ata marshuan pranë Kuvendit, Ministrisë së Brendshme dhe Rrugës së Elbasanit. Gjatë marshimit pati edhe shoqërimet e para nga policia. Tensionet vazhduan edhe më tej, pasi Policia krijoi një kordon sigurie dhe përdori spraj e gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën./Dosja.al