LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht! Nën hetim drejtoresha dhe një mjeke

• Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht. • Bëhet me dije se gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, fëmijët nga i njëjti kopsht janë paraqitur në spital me simptoma të ngjashme gastrointestinale. • Sipas familjarëve, fëmijët e konsumojnë drekën në kopsht dhe një ditë më parë të gjashtë fëmijët kishin konsumuar pilaf për vaktin e drekës. • Lidhur me ngjarjen është proceduar penalisht një mjeke në pavijonin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Korçë, si dhe drejtoresha e kopshtit ku qëndronin fëmijët. Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. • Mjekja dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin për të njoftuar autoritetet policore për rastet e paraqitura në spital. • Ndërkohë, drejtoresha e kopshtit nuk ka përmbushur detyrimet funksionale lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët. • Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme procedurale.

4 artikuj për këtë temë.

1 MUAJ ME PARE

Helmimi i fëmijëve në kopshtin nr 2 në Korçë, flet prindi i njërit prej fëmijëve: Enët do kenë qenë të palara

ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë
foto ilustruese

KORÇË- Prindërit e fëmijëve në kopshtin në Korçë kërkojnë një hetim të plotë për të zbardhur shkakun e simptomave të shfaqura te disa prej tyre. Sipas njërit prej prindërve, dezinfektimi në ambientet e kopshtit është kryer në fillim të muajit shtator.

Megjithatë, enët e kuzhinës nuk ishin përdorur deri pak ditë më parë, pasi shërbimi i ushqimit nuk kishte nisur për shkak të mungesës së tenderit. Prindi tregon se ushqimi nisi të ofrohej ditën e enjte, ndërsa të premten në mbrëmje djali i tij shfaqi simptoma që, sipas tij, ngjasojnë me ato të një helmimi ushqimor.

Kjo ka ngritur dyshime te prindërit për kushtet në të cilat janë ruajtur dhe përdorur enët e kuzhinës, të cilat kishin qëndruar pa u përdorur për një periudhë të gjatë. Ata kërkojnë që të verifikohen në mënyrë të plotë kushtet higjieno-sanitare të kopshtit, ushqimet e konsumuara nga fëmijët dhe gjendja e enëve dhe pajisjeve të kuzhinës.

Qëllimi është të përcaktohet nëse simptomat e fëmijëve kanë lidhje me ushqimin e konsumuar apo me ndonjë faktor tjetër. Kopshti ku u raportuan rastet njihej më herët si Kopshti nr. 17, ndërsa aktualisht është riemërtuar dhe njihet si Kopshti nr. 2./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

SKANDALI në kopshtin në Korçë, shfaqin simptoma helmimi dhe disa fëmijë të tjerë

ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë
foto ilustruese

KORÇË- Pas rastit të gjashtë fëmijëve që u paraqitën në spital me simptoma gastrointestinale, edhe disa fëmijë të tjerë kanë shfaqur simptoma të ngjashme, por nuk janë paraqitur në spital. Sipas prindërve shqetësimet janë shfaqur pas konsumimit të drekës në kopsht, ndërsa disa prej tyre kanë raportuar probleme shëndetësore te fëmijët.

Prindërit shprehen të indinjuar dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse, duke kërkuar që të merren masa për verifikimin e situatës dhe të garantohet siguria e fëmijëve.

Lidhur me ngjarjen është proceduar penalisht një mjeke në pavijonin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Korçë, si dhe drejtoresha e kopshtit ku qëndronin fëmijët. Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Mjekja dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin për të njoftuar autoritetet policore për rastet e paraqitura në spital.

Ndërkohë, drejtoresha e kopshtit nuk ka përmbushur detyrimet funksionale lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët. Gjithashtu po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse simptomat e fëmijëve kanë lidhje me ushqimin e konsumuar në kopsht apo me ndonjë rrethanë tjetër./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

Helmimi i fëmijëve në Korçë, procedohet drejtoresha e kopshtit dhe një mjeke

ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë
foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës ka reaguar lidhur me helmimin e gjashtë fëmijëve në kopsht. Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, gjashtë fëmijë nga i njëjti kopsht janë paraqitur në spital me simptoma të ngjashme gastrointestinale.

Blutë bëjnë me dije se lidhur me situatën është proceduar penalisht një mjeke në pavijonin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal Korçë, si dhe drejtoresha e kopshtit ku qëndronin fëmijët. Procedimi penal është regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Mjekja dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin për të njoftuar autoritetet policore për rastet e paraqitura në spital. Ndërkohë, drejtoresha e kopshtit nuk ka përmbushur detyrimet funksionale lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Sakaq, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, e cila do të vijojë veprimet e mëtejshme procedurale.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetaset:

E. X., 57 vjeçe, me detyrë mjeke pranë Spitalit Rajonal Korçë, në pavijonin e Pediatrisë;

M. K., 60 vjeçe, me detyrë drejtoreshë e kopshtit ku qëndronin fëmijët që ishin paraqitur në spital.

Procedimi penal filloi pasi, gjatë pasdites së djeshme dhe ditës së sotme, janë paraqitur në spital 6 fëmijë nga i njëjti kopsht, me simptoma të njëjta gastrointestinale, dhe mjekja nuk ka njoftuar Policinë.

Ndërsa drejtoresha e kopshtit dyshohet se nuk ka përmbushur detyrimin funksional lidhur me kontrollin dhe verifikimin e ushqimit të konsumuar nga fëmijët.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

1 MUAJ ME PARE

ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë përfundojnë në spital, dyshohet se u helmuan nga ushqimi në kopsht

ALARM në Korçë/ Gjashtë fëmijë
kopshti

KORÇË- Gjashtë fëmijë në qytetin e Korçës janë paraqitur në spital me simptoma gastroenteriti, pasi dyshohet se janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në kopsht. Fëmijët janë paraqitur në siptal njëri pas tjetrit gjatë së njëjtës ditë.

Sipas familjarëve, fëmijët e konsumojnë drekën në kopsht dhe një ditë më parë të gjashtë fëmijët kishin konsumuar pilaf. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse simptomat janë shkaktuar nga helmimi ushqimor apo nga një virozë.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe pritet që gjatë veprimeve hetimore të mblidhen të dhëna dhe prova për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore të fëmijëve./Dosja.al

helmimi i femije ne korce policia e korces

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa