LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Turi Ballkanik/ Rama takohet me Vuçiç: Kosova duhet të formojë Asosacionin. Presidenti serb: Ballkani i Hapur do vazhdojë

• Turi i kryeministrit Edi Rama në rajonin e Ballkanit Perëndimor ka përfunduar ditën e sotme me vizitën e fundit të tij në Serbi. • Pas vizitës në Malin e Zi, kreu i qeverisë Rama është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Beograd. • Pas takimit me dyer të mbyllura, ata kanë mbajtur një deklaratë për media. • Rama ka deklaruar se ata do të shmangin qëndrimet publike për situatën në veri të Kosovës në mënyrë që të mos përkeqësojnë situatën. • Por pas disa minutash që e tha këtë vendosi të deklaronte se Kosova duhet që të formojë Asosacionin e Komunave me Shumicë Serbe. • Nga ana tjetër, Aleksandër Vuçiç ka theksuar se Rama do të jetë gjithmonë i mikpritur në Serbi. • Vuçiç për Kosovën ka deklaruar se është i gatshëm që të takohet dhe të flasë me Kurtin. • Po ashtu, ai i ka hedhur fajin për tensioneve në veri Kurtit, duke theksuar se ai vetë ka plotësuar dy pikat që duhen për shtensionim, ndërkohë që hapin tashmë duhet ta bëjë kryeministri i Kosovës. • Në lidhje me nismën Ballkani i Hapur, Vuçiç u shpreh i bindur se ajo do të vazhdojë pasi ka sjellë përfitime të shumta. 

6 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Tensionet në veri, Vuçiç: Jam i gatshëm të takohem me Kurtin, mos më pyesni në prani të Ramës se nuk e kam të lehtë të flas 

Turi Ballkanik/ Rama takohet me Vuçiç: Kosova duhet të
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksadër Vuçiç ka deklaruar se është i gatshëm që të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Gjatë deklaratës për mediat ai ka theksuar se u takon atyre që të ruajnë paqen dhe të mendojnë për përparimin ekonomik. Po ashtu gjatë deklaratës së përbashkët me Ramën, Vuçiç tha se gazetarët nuk duhet t'i pyesin ata në prani të njëri-tjetërit, pasi e kanë të vështirë të flasin.

"Nuk mendoj se dikush normal i pret llogoret dhe konfliktet kombëtare. Pala serbe tashmë ka përmbushur gjithçka. Ne duam paqe dhe po punojmë, sado e vështirë të jetë, gjithmonë në Tiranë dhe Prishtinë do të ketë nga ata që fajtorin do ta shohin gjithmonë në Serbi. Asnjëherë nuk e kam pasur problem të flas me Kurtin, kam marrë pjesë në të gjitha bisedat. A njihni dikë me të cilin nuk kam folur? As që e dini se kur do ta shohin të afërmit e Kurtit. Neve na takon të ruajmë paqen dhe të mendojmë për përparimin ekonomik. Nuk jam optimist sa Rama, por ai di më mirë të flasë me burokratët nga Brukseli. Shpresoj se do të ketë sukses, sepse për këtë jetojnë njerëzit. Nuk ka nevojë t'i bëjmë gjërat më keq se sa janë, dhe sigurisht që nuk është mirë. Folëm për situatën në Kosovë dhe Metohi, nuk e pashë propozimin e Edi Ramës. Më duhet t'ju referoj në Marrëveshjen e Brukselit, MTL-ja duhet të bazohet në atë që është nënshkruar dhe pranuar. Vendosni parimet në statut dhe kaq, serbët pranuan gjithçka tjetër, madje edhe mbrojtjen civile. Në fund të fundit është se Asosacioni duhet të formohet. Nuk kam parë asnjë propozim," tha Vuçiç.

3 VITE ME PARE

Situata në veri të Kosovës, Vuçiç me Ramën: Tre pikat e depërshpallëzimit i di përmendësh, dy i kemi plotësuar

Turi Ballkanik/ Rama takohet me Vuçiç: Kosova duhet të
Aleksandar Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se tre pikat e depërshkallëzimit të tensioneve në veri të Kosovës i ka mësuar përmendësh. Gjatë deklaratës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, Vuçiç ka deklaruar se Serbia tashmë i ka plotësuar dy pika, por theksoi se pikën e tretë nuk e kanë në dorë ata. Ai deklaroi se duhet që të tërhiqen kryetarët e zgjedhur dhe të dalin nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës.

"Askush normal nuk pret llogore të reja kombëtare dhe mundësinë e ndonjë konflikti, jo rastësisht thashë askush normal. Ne duam paqe dhe nuk është thjesht një shpallje, ne po punojmë për të sado e vështirë të jetë për ne. E di që në Tiranë dhe Prishtinë duan ta shohin Serbinë gjithmonë si të keqe dhe fajtore për çdo gjë. Situata në Serbi është shumë e vështirë në këtë drejtim, pa përmendur reagimin e popullit serb në veri dhe në pjesë të tjera të vendit. Por ajo që na mbetet është të ruajmë paqen. Sa për planin e depërshkallëzimit, e di përmendësh. Në tri pikat më të rëndësishme Serbia tashmë i ka bërë dy, por të tretën nuk mund ta bëjë sepse po shtrembërohet me Prishtinën. E treta ka të bëjë me tërheqjen e njëkohshme të kryetarit dhe njerëzve nga ndërtesat komunale, gjithçka tjetër është përmbushur nga pala serbe," tha Vuçiç.

3 VITE ME PARE

Tha se nuk do fliste për Kosovën, Rama në Serbi: Zvarritja e procesit të Asosacionit është gabim

Turi Ballkanik/ Rama takohet me Vuçiç: Kosova duhet të
Edi Rama

SERBI- Kryeministri Edi Rama në Serbi në komentuar situatën në veri të Kosovës edhe pse vetë fillimisht deklaroi se nuk do të fliste. Gjatë konferencës për mediat, Rama ka shkelur fjalën e thënë prej tij, duke deklaruar se zvarritja e procesit të Asosacionit është gabim nga ana e Kosovës. Po ashtu ai ka deklaruar se këmbëngulja për të qëndruar në ndërtesat e komunave, kryetarët e zgjedhur në kushte bojkoti është një tjetër gabim i Kosovës. 

“Duke pasur parasysh pyetjen që më drejtohet, dua të përsëris atë që kam thënë këtu, se për mendimin tim e vetmja rrugë për të ecur nuk është rruga e rritjes së tensioneve, por rruga e dialogut dhe e marrëveshjes. Sot situata është e tillë që me pika të përcaktuara qartë nga bashkësia ndërkombëtare, ato aplikohen pa shtruar pyetjet “po sikur” dhe “nëse". Më vjen keq që disa njerëz atje nuk duan ta kuptojnë se ky ishte një kontribut për Kosovën dhe për ta nuk ka asnjë vlerë. Kosova dhe populli i Kosovës janë ata që flasin vetë. Kjo, e cila u hodh me shkrim në letër, iu dorëzua kancelarit gjerman dhe presidentit të Francës. I takon palëve ta lexojnë apo jo atë dokument, ta marrin në konsideratë apo jo. Unë besoj se zvarritja e procesit Asosacionit është një gabim strategjik. Gjithashtu, është gabim edhe zvarritja e krijimit të kushteve që qytetarët e Serbisë t'i ushtrojnë të drejtat e tyre fetare. Këmbëngulja për të qëndruar në ndërtesat e komunave me kryetarët e komunave që janë zgjedhur në kushte bojkoti, mendoj se është gabim. Për sa i përket Këshillit të Sigurimit, ne jemi anëtarë dhe një vend i vetëdijshëm për madhësinë e tij”, tha Edi Rama.

3 VITE ME PARE

Vuçiç: Me Ramën do flasim për Ballkanin e Hapur, do kemi takime të tjera për nismën

Turi Ballkanik/ Rama takohet me Vuçiç: Kosova duhet të
Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se me kryeministrin Edi Rama do të flasin për vazhdimin e nismës Ballkani i Hapur. Gjatë konferencës për media, Vuçiç ka deklaruar se ata do të kenë edhe takime të mëtejshme në mënyrë që të vazhdojnë me nismën. Po ashtu ai ka theksuar se e mirëpret investimin e Ramës te Procesi i Berlinit.  

"I urova mirëseardhjen Ramës, pas dekadash heshtje ne të dy filluam të ndryshonim trashëgiminë e keqe dhe treguam se vendet tona mund të ecin përpara shumë më shpejt dhe të bashkëpunojnë. Shkëmbimi mes vendeve tona është rritur ndjeshëm dhe kjo përkon me Ballkanin e Hapur dhe marrëdhëniet më të mira politike. E mirëpresim angazhimin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit. E dimë që kryeministri Rama do të investojë energji të jashtëzakonshme për të arritur rezultate të rëndësishme. Gjatë darkës do të vazhdojmë të flasim, besoj se do të kemi edhe disa orë për të folur. Ne nisëm nismën e Ballkanit të Hapur gjë që solli përfitime për secilin prej nesh, në radhë të parë qytetarët tanë. Kjo nismë mund të kontribuojë në bashkimin e mëtejshëm të njerëzve dhe për një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët tanë. Do të kemi takime të përbashkëta edhe në periudhën e ardhshme," tha Vuçiç.

3 VITE ME PARE

Tensionet në Veri të Kosovës, Rama nga Serbia: Do shmangim shprehjen publike të opinioneve tona, që të mos përkeqësojmë situatën

Turi Ballkanik/ Rama takohet me Vuçiç: Kosova duhet të
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, tha se kishte zgjatur më shumë se e kishin planifikuar. Në fjalën e tij, Rama tha se do të frenohen me shmangien e shprehjes publike të opinioneve lidhur me tensionet në Veri të Kosovës, në mënyrë që të mos ndikojnë tek situata.

"Faleminderit shumë për mikpritjen dhe mundësinë për t'u takuar, takimi zgjati më shumë se sa ishte planifikuar. Besoj se mund të bëjmë një plan të ri, të hapim një rrugë të re për integrimin e vendeve tona në tregun evropian dhe të diskutojmë edhe për aspekte të tjera. Këtu, tani kemi fituar zakonin e shkëmbimit të drejtpërdrejtë të mendimeve. Ne nuk mund të biem dakord për gjithçka, por do të bëjmë çmos për të avancuar procesin e bashkëpunimit dhe paqes. Me tensionet në veri të Kosovës shmangim shprehjen publike të opinioneve për të mos përkeqësuar situatën. Ne u takuam në kuadër të një vizite në të gjitha kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor që janë të lidhura dhe të lidhura me samitin që do të jetë pjesë e procesit të Berlinit dhe për të diskutuar tema me interes të përbashkët. Me tensionet që janë prezente në veri të Kosovës, ne shmangim shprehjen publike të opinioneve tona, që të mos përkeqësojmë situatën dhe ta kthejmë në drejtim të gabuar,”- tha Rama.

3 VITE ME PARE

Turi Ballkanik/ Kryeministri Rama mbërrin në Serbi, shtrëngon duart me presidentin Vuçiç (PAMJET)

 
Turi Ballkanik/ Rama takohet me Vuçiç: Kosova duhet të
Edi Rama dhe Aleksander Vucic

SERBI- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Serbi pasditen e sotme pas turit që po zhvillon në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Rama do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç, të cilët pritet të kenë edhe një konferencë për shtyp.

edi rama aleksander vucic turi i rames ne ballkan

Sondazh

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Vrasa e 'Sel Çamit'/Blindohet hyrja e Vlorës, kontrolle për çdo automjet të dyshuar pas ekzekutimit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë