LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

"Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar"/ Berisha: Ata blenë avionë privatë dhe fluturuan mbi hapësirën e NATO-s dhe BE-së

•  Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e Ermal Beqirit dhe Ergys Agasit, duke deklaruar se të dy nuk u shpallën në kohë në kërkim ndërkombëtar dhe vijuan aktivitetin e tyre në vende të Bashkimit Europian. • Gjatë konferencës së sotme për shtyp Berisha tha se arrestimi i Ermal Beqirit në Francë dëshmon rrezikshmërinë që paraqet Shqipëria me krimin e saj të organizuar për rajonin dhe Evropën. • Berisha deklaroi se Beqiri ka përfituar shuma të mëdha përmes AKSHI-t. • Lideri i opozitës akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën se, sipas tij, ka penguar zbatimin e mandateve të arrestit ndërkombëtar. • Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve për publikimin me vonesë të arrestimit të Beqirit, Berisha ngriti dyshime për fshehjen e informacionit. • Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha komentoi edhe vendimin e Partisë Demokratike për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën e miratimit të marrëveshjes së mbrojtjes me SHBA.

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Nuk kemi dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Edi Ramës! PD e mbështet plotësisht marrëveshjen dhe kërkesën e presidentit Trump

"Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se PD e mbështet plotësisht marrëveshjen dhe kërkesën e presidentit Trump. Gjatë një konference per mediat, Berisha u shpreh se PD nuk ka dërguar marrëveshjen në Kushtetuese, por procedurën antikushtetuese të Edi Ramës.

Sipas tij, Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese dhe për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. Lideri i opozitës shtoi se kryetari i Parlamentit urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues.

Klajdi Bodlli, SYRI TV: Duke u ndalur tek deklarata e djeshme e zotit Bardhi, i cili tha 'do të çojmë në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e SHBA-së me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen'. Ndërkohë sot ministri i Mbrojtjes e cilësoi qëndrimin e Partisë Demokratike si të papranueshëm dhe tha se procedura nuk është antikushtetuese.

Sali Berisha: Dua të sqaroj opinionin. Opozita në Shqipëri është në një dhunim konstant të të drejtave të saj kushtetuese. Dhe kjo është e njohur tashmë ndërkombëtarisht. Kjo është e sanksionuar në dokumente ndërkombëtare.
Edhe njëherë dua të qartësoj, absolutisht nuk kemi asnjë kundërshtim për marrëveshjen. E mbështesim plotësisht. Mbështesim plotësisht kërkesën e Presidentit Donald Trump për rritjen e shpenzimeve për çështjet e sigurisë. Koha i dha atij 100% të drejtë.

Partia Demokratike qëndron si forcë politike që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, qëndron prapa çdo përpjekje për të mbushur detyrimet tona ndaj NATO-s. Por Edi Rama kërkonte ta përdorte këtë marrëveshje për dhunimin e të drejtave kushtetuese, për dhunimin e radhës të së drejtës kushtetuese të opozitës. I pafytyrë, i pamoral, primitiv dhe delinkuent siç është, ndonëse kryetari i Parlamentit ra dakord me propozimin tonë për respektimin e Kushtetutës, pra për votimin në afatin kushtetues që ishte dita e premte, ai urdhëroi, ai urdhëroi me çdo kusht votimin pa u lexuar, në kundërshtim me afatin kushtetues.

Duke besuar se në këtë mënyrë do fitojë pikë dhe më shumë, do blejë influencë politike për veten e tij dhe për të sulmuar opozitën. Opozita, edhe njëherë, në çdo kohë e mbështet marrëveshjen, mbështet synimin e marrëveshjes, termat e saj. Por opozita nuk mund të pranojë që kjo të ndodhë duke shkelur ajo mbi të drejtat kushtetuese të veta. Kjo e bën bashkëfajtore opozitën në dhunimin e Kushtetutës. Dhunim i evidentuar. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje, ka një përcaktim kushtetues. Nuk është hedhur marrëveshja në gjykatë, absolutisht. Është hedhur procedura jokushtetuese e përdorur për miratimin e saj. Po marrëveshjen, në termat kushtetues ne e votojmë në çdo kohë./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha bën sërish thirrje: Të mbështesim me të gjitha mundësitë protestën që bën krenar çdo shqiptar

"Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim

Gjithashtu, duke përshëndetur protestën qytetare popullore për suksesin e saj të jashtëzakonshëm si lëvizja qytetare më e fuqishme dhe jetëgjatë e kontinentit, si lëvizja qytetare në të cilën çdo i ri dhe çdo qytetar dëshmon sakrificën e tij të madhe që e bën për vendin e tij dhe qytetarët shqiptarë.
Protesta që zgjat çdo orë është një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari që e do Shqipërinë, është një thirrje në ndërgjegjen e çdo të riu, e çdo të moshuari, e çdo vajze, nëne, motre, e çdo burri, djali të mbështesim këtë protestë që bën krenarë shqiptarët në mbarë botën.
Ata të rinj, ata qytetarë që protestojnë çdo natë me orë të tëra, në të vërtetë janë zëri i ndërgjegjes të një shoqërie të tërë të dhunuar, të shtypur.
Janë zëri i ndërgjegjes së interesit kombëtar.
Përfaqësojnë sakrificën e vërtetë qytetare dhe rinore për liri dhe dinjitet njerëzor dhe kombëtar.
Ndaj dhe ftoj çdo demokrate e demokrat, çdo mbështetëse dhe mbështetës të PD, por edhe çdo qytetar shqiptar në Shqipëri dhe në botë, kudo që ndodhen, të mbështesin me të gjithë mundësitë e tyre këtë protestë që bën krenar çdo njeri që i thotë lirisë, liri, dhe dinjitetit njerëzor, dinjitet njerëzor.

 

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Beqiri përvetësoi të paktën 200 mln euro nga AKSHI i Lindave kurse Rama e reklamonte si histori suksesi para personaliteteve më të larta në Evropë

"Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se Ermal Beqiri ka përvetësuar të paktën 200 milionë euro nga AKSHI, ndërsa kryeministri Rama e reklamonte si histori suksesi para personaliteteve më të larta në Evropë. Gjatë një konference për mediat, Berisha u shpreh se Beqiri u kap nga autoritetet franceze duke fluturuar në një zonë që për ata mund të ishte edhe për qëllime spiunazhi.

Kryedemokrati tha se prokuroria dhe policia e shtetit, po të mos kishin marrë urdhër politik, do procedonin në kohën më të shkurtër për mandatet e arrestit ndërkombëtar. Sipas, tij ata nuk e bënin dot sepse AKSHI ishte prona private e Edi Ramës. 

Sali Berisha: Beqiri ka përvetësuar të paktën 200 milionë euro nga AKSHI i Lindave. Lindës së AKSHI-t dhe Lindës së Surrelit, që kontrollonte AKSHI-n. Pra, ky është suksesi që reklamonte me të gjithë propagandën e tij Edi Rama. Paraqiste kriminelin Ermal Beqiri para personaliteteve më të larta të Evropës si historinë e tij të suksesit. Një bandit, një kriminel, i cili u kap nga autoritetet franceze duke fluturuar në një zonë që për ata mund të ishte edhe për qëllime spiunazhi.

Dënoj këtë bashkëpunim të turpshëm të Edi Ramës me krimin. Nuk ka dyshim se prokuroria dhe policia e shtetit, po të mos kishin marrë urdhër politik, do procedonin në kohën më të shkurtër për mandatet e arrestit ndërkombëtar. Por ata nuk e bënin dot sepse AKSHI ishte prona private e Edi Ramës. Këto janë përmasat e mafies më të rrezikshme në Evropë që kryesohet nga Edi Rama./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar, ata blenë avionë privatë dhe fluturuan mbi hapësirën e NATO-s dhe BE-së

"Beqiri dhe Agasi nuk u shpallën në kërkim
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar, por blenë avionë privatë dhe fluturuan mbi hapësirën e NATO-s dhe BE-së. Gjatë një deklarate për mediat, Berisha u shpreh se arrestimi në Francë i Ermal Beqirit, dëshmon rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e organizuar për rajonin dhe Evropën. 

Lideri i qeverisë pretendoi se në muajin prill, Agasi ka blerë dy avionë personalë në Austri, duke theksuar se blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit. Sipas tij, gjatë këtyre muajve, janë të vërtetuara një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE.

"Arrestimi në Francë i Ermal Beqirit si familjarit të Edi Ramës, Linda Ramës dhe bashkëpunëtorit më të ngushtë të kryemafiozit të Shqipërisë dhe rajonit, Ergys Agasi, dëshmon rrezikshmërinë e madhe që paraqet Shqipëria me krimin e saj të organizuar për rajonin dhe Evropën. Ergys Agasi për muaj të tërë nuk u shpall në kërkim dhe këtu para jush, me 24 prill të vitit 2026, kam denoncuar se Agasi dhe Beqiri nuk janë në kërkim ndërkombëtar. E vërteta është se në muajin prill, Agasi ka blerë dy avionë personalë në Austri. Blerja e të cilëve kërkon autorizime të disa institucioneve të Austrisë, vend me një shtet ligjor ndër më të konsoliduarit.

Jo vetëm që ka blerë avionët në Austri, por ai në qershor ka regjistruar në Slloveni, njërin nga këta avionë dhe biznesin e tij. Ndërkohë gjatë këtyre muajve, janë të vërtetuara një seri fluturimesh në hapësirën e NATO-s dhe vendeve të BE. Pra, me 24 prill ne denoncuam këtu se Agasi dhe Ermal Beqirin nuk janë në kërkim ndërkombëtar, ndërkohë që urdhër-arresti për ta ishte i datës 25 dhjetor 2025. Pra, edhe katër muaj më vonë, këta nuk ishin. Agasi është i qetë, drejton të gjitha aktivitetet e tij herë nga Durrësi, herë nga Surreli, herë nga Manza, ku t’i dojë qejfi. Kurse Beqiri ndërmori veprimtaritë e tij në disa vende anëtare të BE siç janë Austria, Sllovenia dhe Franca," tha Berisha./Dosja.al

edi rama ermal beqiri ergys agasi

Sondazh

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Pas automjetit në Ndërmenas, gjendet një tjetër makinë e djegur në rrethrrotullimin e Pojanit

Vrasja në Fier, dalin PAMJET nga vendi i ngjarjes ku u ekzekutua Selami Hasani

Moti i keq/ Pema e rrëzuar te Stadiumi “Dinamo” bllokon kalimin e këmbësorëve dhe biçikletave

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa