LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin dhe dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria. Shqipëria ndodhet në krizë të thellë, prej një qeverie që ka humbur legjitimitetin para qytetarëve

• Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar reformën e re territoriale të qeverisë Rama si një projekt politik dhe elektoral, që sipas tij synon të thellojë shpopullimin dhe centralizimin e pushtetit vendor. • Gjatë bashkëbisedimit të sotëm online me qytetarët, ai theksoi se opozita do ta vendosë reformën territoriale në qendër të betejës së saj politike dhe do të zhvillojë një debat të gjerë me qytetarët. • Sipas tij, projekti i ri nuk lidhet vetëm me administrimin territorial, por me një strategji më të gjerë të qeverisë. • Lideri i opozitës, Sali Berisha tha se kanë paraqitur një hartë me 100 njësi vendore, por theksoi se propozimi mbetet i hapur për konsultime dhe për shtimin e bashkive të tjera të vogla. • Ai akuzoi gjithashtu qeverinë se reforma territoriale e vitit 2014 ka dobësuar decentralizimin dhe ka dëmtuar shërbimet në zonat rurale. • Sipas Berishës, reduktimi i njësive vendore nga 373 në 61 bashki ka sjellë një përqendrim të jashtëzakonshëm të pushtetit. • Kryetari i PD-së Sali Berisha ka përshëndetur edhe zgjedhjen e ambasadorit të ri Amerikan në Tiranë, Eric Wend. • Ai deklaroi se, ndan të njëjtat qëndrime me ambasadorin e ri lidhur me kartelet e drogës, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. • Në bashkëbisedim me qytetarët, kryetari i PD-së, Sali Berisha e cilësoi protestën që sot është futur në ditën e 70 të saj, si ‘protesta më e fuqishme rinore qytetare në historinë e këtij vendi’ pas viteve ’90 dhe u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që ta mbështesin. • Berisha deklaroi se, PD nuk duhet të përpiqet të marrë nën kontroll protestën, por ta mbështesë atë. • Kreu i PD-së Sali Berisha sulmoi edhe mënyrën se si, sipas tij, Edi Rama mazhoranca po ushtron kontroll mbi institucionet dhe zgjedhjet. • Duke folur për SPAK-un, Berisha përsëriti akuzën se ky institucion është bërë ‘gardian i krimit kushtetues elektoral’ dhe se nuk ka hetuar në mënyrë të mjaftueshme, sipas tij, shkeljet e pretenduara zgjedhore. • Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e lidhi reformën territoriale me një betejë më të gjerë politike për decentralizimin, zgjedhjet dhe të ardhmen e zonave rurale.

4 artikuj për këtë temë.

3 MUAJ ME PARE

Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wend

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, ka komentuar ardhjen e ambasadorit të ri amerikan në Shqipëri, Eric Uend duke thënë se shpreson që lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jetë prioritet i SHBA-së.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se trafikantët e drogës janë terroristë të egër dhe e akuzoi qeverinë shqiptare se ka lejuar shtrirjen e kartelëve të drogës në portet e vendit. Njëkohësisht, e cilësoi Shqipërinë si një rrezik të madh kur përmendi pretendimet për trafik droge.

Berisha u ndal edhe te rasti i Ermal Beqirit, ku theksoi se ai ka pasur akses në të dhëna të shumta të shtetasve shqiptarë dhe të huaj dhe ka eksportuar sistemin TIMS. Ai akuzoi kryeministrin Rama se të dhënat janë përdorur me urdhërin e tij, ndërsa ngriti dyshime edhe për një udhëtim të Beqirit mbi instalime bërthamore në Francë.

"Së pari i uroj mirëseardhjen ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, zotit Eric Uend, dhe kam bindjen se në zbatim të direktivave të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump, të aktit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara për rajonin, lufta për zbatimin e ligjit, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbështetja e Shqipërisë në këto fusha do të jenë të një rëndësie shumë të madhe dhe shpresoj dhe besoj se do të jetë një përparësi dhe për qeverinë e Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit e saj, ambasadorin në Tiranë. Unë ndaj plotësisht pikëpamjen se trafikantët e drogës janë terroristë të egër. Dhe kur ata janë miliarderë, ata ngjiten në nivelet më të larta në klasifikimin si terroristë. Ata përbëjnë kërcënim serioz jo vetëm për kombin e vet, por dhe për kombet e tjera. Krimi shqiptar është një krim shumë i rëndë.

Imagjinoni vetëm një moment, ka një vend në Evropë në portet e të cilit nuk kapet më asnjë kilogram drogë. Pse? Sepse portet u janë dorëzuar karteleve. Ato i menaxhojnë dhe flitet rëndom se kryeministri merr për portin e Durrësit nga karteli i drogës 300 milionë euro në vit taksë. Nuk e di, s'mund të them, po ajo që di me siguri, është kjo, se nuk është kapur prej 5 vitesh asnjë kilogram drogë. Se ka ndodhur gjatë kësaj periudhe që kontejneri ka kaluar pa, jashtë skanerit, ka ardhur në Shkozet, është shkarkuar dhe pasi është shkarkuar, është rikthyer për t'u kontrolluar.  Ka ndodhur, dhe ka ndodhur para një muaji shkarkimi i tre kontejnerëve plot euro, me vinç. Këto kanë ndodhur. Kështu që në këtë aspekt, Shqipëria është një rrezik i madh.

Por përveç kësaj, krimi i organizuar shqiptar është një problem madhor për Shqipërinë, për Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Le të marrim pak anëtarin e grupit të organizuar kriminal, Ermal Beqiri. Ermal Beqiri ka disponuar çdo të dhënë që ka ekzistuar dhe ekziston në internet për shtetas shqiptarë dhe të huaj në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë nga kontrolli absolut që ai ka patur mbi internetin. Dhe këto të dhëna, Ermal Beqiri midis të tjerash, ta dini ju, është dhe njeriu që ka eksportuar edhe sistemin TIMS. Këto të dhëna Ermal Beqiri me urdhër të Edi Ramës i ka nisur kudo që ka dashur Edi Rama, kudo që ka dashur ai vetë. Nuk e di nëse ishte akt spiunazhi apo jo, do të jetë drejtësia franceze ajo që do vërtetojë fluturimin e tij mbi instalimet bërthamore të Francës, por një gjë është e sigurt, se ai dispononte të dhëna që kurrë nuk duhet t'i dispononte. I ka përdorur vetëm për grupet kriminale shqiptare, apo armiqtë e Shqipërisë, unë nuk besoj të jetë ndalur vetëm te grupet kriminale," tha Berisha./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"SPAK u bë gardian i krimit kushtetues elektoral"/ Berisha: Betejën time kundër e kam filluar kur u binda se ky institucion ishte armik i egër i pluralizmit

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partsë Demokratike, Sali Berisha gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rjetet sociale është pyetur për sulmet kundër SPAK, të cilën e ka kritikuar duke thënë se është kthyer në gardian të krimit kushtetues elektoral.

Gjatë fjalës së tij, ai tha se nuk dëshiron të sulmojë punonjësit e drejtësisë, por u shpreh se SPAK nuk ka hetuar në mënyrë të mjaftueshme 'krimet elektorale'. Sipas tij institucioni po e pajisë qeverinë me një licensë e cila do ta ndihmojë për të manipuluar, për të grabitur dhe për të dhunuar zgjedhjet.

Berisha deklaroi se problemi kryesor, mbetet ndërhyrja e pushtetit në zgjedhje dhe pretendoi se ministrat e qeverisë e kanë vendosur veten mbi ligjin dhe Kushtetutën. Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë kundër asaj që e cilësoi si regjim të Edi Ramës.

Arsen Dushku: Zoti Berisha, ju keni qenë koherent në sulmet kundër SPAK, e sot po faktohen akuzat tuaja. A ka shpjegim se sa më shumë hetime ka për Ballukun, aq më lart gradohen ushtarët e Ballukut në bashki dhe qeveri? Goditjet e SPAK ndaj krimit në vend që të ndikonin në pastrimin e parave, kanë bërë të kundërtën. Fenomeni ka marrë përmasa dramatike dhe këtë e fakton edhe rënia e euros.

Sali Berisha: Faleminderit shumë për pyetjen. Unë jam ish-president dhe ish-kryeministër.
Kurrë, kurrë nuk do të preferoja dhe nuk dëshiroj të sulmoj punonjës të organeve të drejtësisë dhe të zbatimit të ligjit.
Problemi im duhet të jemi hapur me ju me SPAK-un që kur unë jam rikthyer në Partinë Demokratike por dhe më parë ka qenë një, më kryesori. Dhe për fatin më të keq, për fatin më të keq, në këtë vend, qenë shumë, shumë të paktë ata të cilët e realizuan.

SPAK-u ju faktoi shqiptarëve, jo vetëm opozitarëve, por të gjithë shqiptarëve që besojnë tek vota e lirë, besojnë se pluralizmi politik është promotori dhe lokomotiva jo vetëm e demokracisë, por e të ardhmes së një vendi, pa të cilin nuk ka të ardhme.
SPAK-u u bë gardian i krimit kushtetues elektoral. Dhe unë betejën time kundër këtij institucioni nuk e fsheh, e kam filluar pikërisht atëherë kur u bindëm dhe konstatova se ky institucion është armiku i egër i pluralizmit. Kush të dojë le të marrë deklaratat e mia.

Ata patën pafytyrësinë të më dërgojnë mesazhe duke besuar se do mund të shuanin zërin tim. Por kurrë ajo s'mund të ndodhte. Dhe sot po faktohet që ai ushtron në një vegël, në një armë të partisë shtet. Përsëri, ju keni shumë të drejtë që përmendni krimet e ministrave. Por për Sali Berishën dhe për ju, ju garantoj se kryekrimi i tyre është amnistia e krimit elektoral. Pse? Sepse ata zgjedhjet kanë dy aspekte: kanë aspektin e zhvillimit të tyre ku forcat politike, ekzekutivi kanë përgjegjësinë e tyre, por kanë aspektin e trajtimit të të gjitha parregullsive, të cilat janë totalisht kompetencë dhe atribut i SPAK-ut.

Në qoftë se SPAK-u nga dhjetëra e dhjetëra dosje krimesh monstruoze të cilat janë të sanksionuara në këtë, në këtë libër me 1500 faqe, 1500 faqe me 2500 prova fakte, ka dërguar në, ka hetuar vetëm 3-4 persona. Në një kohë kur Edi Rama me ministrat e tij është autor kryesor i asaj farse, SPAK-u i jep qeverisë licencën për të manipuluar, për të grabitur, për të dhunuar zgjedhjet dhe legjitimon të palegjitimueshmen farsën elektorale. Përsa i përket Lubisë, do them dy fjalë këtu.
Unë që them këto fjalë për SPAK-un mund të them se në rastin e Ballukut ai prokuror që dërgoi dosjen dhe ata që e hetuan atë u treguan të guximshëm, bënë detyrën e tyre. Por atyre Edi Rama u shpalli luftë.

Dhe imagjinoni ju, imagjinoni ju një njeri familjar apo jo që vihet në sulme të gjithanshme nga kreu i Meduzës, kryeministri shqiptar, tek vrasësit serialë të kontraktuar nga qeveritarët, si e ndjen veten? Ai njeri i ka shërbyer vendit. Por ai njeri nuk mundet të asgjësojë 83 mandatet e krimit, të cilët rrëzuan kërkesën e tij kushtetuese ligjore. Ndaj dhe pse i them këtë? I them këtë se ndaj tyre nuk mund të kërkojmë ato që ata s'mund t'i bënin. Në luftë me Edi Ramën ata janë të mundur, sepse ekzekutivi ka të gjithë forcën. Për të qenë hyrë në një betejë të tillë antidemokratike. U përket qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë atëherë kundër këtij regjimi që ka nxjerrë, që nxjerr veten, ministrat e tij mbi ligjin dhe kushtetutën. Faleminderit./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma më e egër për shpopullimin dhe dëbimit të shqiptarëve nga Shqipëria

 

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka humbur legjitimitetin dhe se përmes reformës territoriale po mundohet të centralizojë pushtetin.

Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, ai tha se reforma e vitit 2014, e cila reduktoi njësitë e qeverisjes vendore në 61 bashki, ishte një goditje ndaj decentralizimit dhe platforma më e egër e cila sipas tij, ka ndikuar në shpopullimin e vendit.

Berisha e ka kritikuar planin e Ramës për reduktimin e mëtejshëm të numrit të bashkive, duke e cilësuar atë si pjesë e politikës së centralizimit të pushtetit nga ky i fundit, gjë që nuk e ka patur kurrë në historinë e Shqipërisë një sundues. Në fund të fjalës së tij, ai përshëndeti qytetarët që kanë marrë pjesë në protestat e zhvilluara kundër reformës dhe deklaroi se ato duhet të vijojnë deri në përmbysjen e qeverisjes së Ramës, të cilën e akuzoi se ka humbur çdo legjitimitet.

Sali Berisha: Edi Rama nuk ka më legjitimitet dhe qeveria e tij, siç faktoi me hartën elektorale, me hartën e ndarjes së pushtetit lokal.
Këto vite faktuan për shqiptarët se ndarja territoriale e vitit 2014 që shkurtoi, pakësoi nga rreth 400 njësi të qeverisjes vendore, bashki dhe komuna të marra së bashku, në 61 njësi, ishte goditja më e fuqishme që iu bë parimit demokratik të decentralizimit. Por ishte gjithashtu platforma më e egër për shpopullimin e Shqipërisë dhe largimin, dëbimin e shqiptarëve nga Shqipëria, për mungesë shërbimesh, për bojkot total të tyre. Reforma territoriale e Edi Ramës së bashku me politikat e ndjekura nga 2014 e gjer sot, kanë tejkaluar në fuqinë e përzënies së shqiptarëve nga shtëpitë dhe fshatrat, qytetet e tyre, mbi dy herë platformën e Vaso Çubrilloviçit, e cila për hir të së vërtetës, përveç zbatimit të largimit të shërbimeve, rrënimit të arsimit, shëndetësisë, injorimit të infrastrukturës, intimidimit me polici, pati dhe një marrëveshje ndërkombëtare me Turqinë për tërheqjen e shqiptarëve nga Kosova në Turqi.

E megjithatë regjimin opresiv të Gjeorgjeviçit dhe Paniçit ndaj shqiptarëve në Kosovë, Edi Rama tejkaloi me dy herë numrin e të dëbuarve nga Shqipëria krahasuar me ata që u dëbuan nga Kosova. Por, i pangopur në politikën e përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, të centralizimit të plotë, duke tejkaluar në disa aspekte dhe Enver Hoxhën, i pangopur në zbimin e shqiptarëve, gjenocidin e butë ndaj shqiptarëve, ai ndërmori hapin tjetër. Ku në vend që të korrigjonte gabimet katastrofale të reformës së parë, vazhdoi me shkurtimin e 15 bashkive të tjera duke ulur numrin në 46 bashki. Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve të bashkive të shkurtuara, por dhe një reagim të fuqishëm të banorëve të cilët humbën pushtetin vendor në mënyrën më të pajustifikueshme në vitin 2014.

Edi Rama me këtë centralizim prej sulltani që nuk e ka patur kurrë në historinë e Shqipërisë një sundues, kërkon që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbë të dorës. Kërkon të vazhdojë më tej zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia apo vende të tjera në aktin më kriminal, më antishqiptar. Me këtë rast unë përshëndes përzemërsisht të gjithë ata qytetarë, të rinj, të moshuar, burra, gra, që në 70 ditë protestë lartësuan si kurrë më parë nderin dhe dinjitetin e kombit shqiptar në betejën e tij për të ardhme. Përshëndes ata dhjetëra mijëra qytetarë në mbarë Shqipërinë nga bashkitë të cilat Edi Rama i ka përcaktuar për zhdukje me reformën e re dhe të atyre të tjerave që po përgatiten të ngrihen në një kryengritje paqësore të fuqishme gjer në përmbysjen e sulltanit të Surrelit, këtij sundimtari që ka humbur çdo legjitimitet. Ju falënderoj për ndjekjen dhe mbetem i hapur për çdo pyetje që të dëshironi./Dosja.al

3 MUAJ ME PARE

"Shqipëria ndodhet në krizë të thellë"/ Berisha: Një qeveri që nuk lufton korrupsionin, por e mbron, humbet legjitimitetin e saj para qytetarëve

Berisha: Reforma territoriale e Edi Ramës, është platforma
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi live me ndjekësit në rrjetet sociale deklaroi se Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë dhe se qeveria e Edi Ramës ka humbur legjitimitetin.

Berisha akuzoi qeverinë se ka ardhur në pushtet përmes një farse elektorale, si dhe se mbron raste korrupsioni dhe përdor shumicën parlamentare për të penguar hetimet. Gjatë fjalës së tij, ai u ndal edhe te protestat e zhvilluara gjatë 70 ditëve të fundit, duke thënë se mijëra qytetarë kanë protestuar kundër qeverisë dhe politikave të saj.

Njëkohësisht, ai u shpreh se protestuesit kanë ngritur zërin për të drejtat e tyre, për shpopullimin e vendit, çështjet mjedisore dhe atë që e cilësoi si vjedhje të qytetarëve, teksa nuk munguan edhe kritikat për mënyrën se si qeveria dhe mediat i kanë trajtuar protestat në vend.

Sali Berisha: Shqipëria ndodhet në një krizë të thellë, e cila ka në themel mungesën e plotë të legjitimitetit të qeverisë aktuale dhe kreut të saj Edi Rama për disa arsye madhore. Së pari, është faktuar se kjo qeveri erdhi në pushtet me një farsë elektorale, duke dhunuar masivisht zgjedhjet dhe duke bllokuar çdo hetim me kapjen e saj të partisë, të krimeve monstruoze kushtetuese elektorale.

Së dyti, kjo qeveri si asnjë tjetër në Europë faktoi para shqiptarëve dhe botës se jo vetëm vjedh shqiptarët në mënyrë të papërmbajtur, por hajdutët e saj, Rama dhe Balluku, janë mbi çdo ligj në këtë vend, ndaj dhe përdoren 83 mandatet e krimit.
83 mandatet e krimit për të mbrojtur aferat e mëdha të korrupsionit. Një qeveri që nuk lufton korrupsionin dhe një qeveri që mbron korrupsionin, pavarësisht sa vota apo si i ka marrë ato, humbet legjitimitetin e saj para qytetarëve. Përfaqëson botën e krimit, përfaqëson antiligjin dhe meriton të largohet sa më parë nga pushteti.

Së treti, kjo qeveri nuk ka asnjë legjitimitet sepse prej 70 ditësh, në një protestë epike për Shqipërinë dhe Europën, dhjetëra, qindra, mijëra qytetarë shqiptarë kanë protestuar dhe vazhdojnë të protestojnë në rrugë dhe sheshet e Tiranës për orë të tëra.
Për probleme madhore, kundër politikave antishqiptare, të shpopullimit të Shqipërisë. Kundër politikave shkatërrimtare të mjedisit dhe jetës në këtë vend, kundër vjedhjes masive të shqiptarëve nga qeveritarët dhe pavarësisht se zëri i tyre ka ushtuar fuqishëm në mbarë botën, në të gjitha vendet e lira të botës, ka fituar mbështetje dhe simpati të jashtëzakonshme.

Sepse në të vërtetë e jashtëzakonshme ka qenë, me shumë dimensione kjo protestë. Për Edi Ramën, në një akt të thuash cinik është pak, por në një akt kriminal të paprecedentë, ata janë shumëzuar me zero. Ditë për ditë janë etiketuar në mënyrat më të pamerituara, janë përdorur mediat si hanxhar ndaj tyre, fyerje dhe poshtërime po kështu dhe parlamenti./Dosja.al

sali berisha pd

Sondazh

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen dy persona në Vorë dhe Shkodër

Rama sqaron deklaratën: Mendimi im, nuk i japim leksione qeverisë maqedonase për vendimet...

Mickoski pyetet për incidentin e himnit në Pustec: Nuk e kemi ndjekur aktivitetin deri në fund...

Rama përballet me gazetarin në Qafë Thanë: Çfarë je ti, protestues?

“One Stop Shop”/ Mickoski: Është kënaqësi që po bëjmë ketë bashkëpunim për një pikë kontrolli...

Kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste dhe qëlloi me armë në ajër, arrestohet 40-vjeçari...

Vodhën sende me vlerë dhe 30 mijë euro në një banesë, arrestohen dy persona në Durrës

Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, mister fati i drejtuesit

Nis nga nesër “One Stop Shop” me Maqedoninë e Veriut, Rama: Kemi shumë gjëra që duhet t'i bëjmë...

Rama mbërrin në Qafë Thanë, takim me Mickoskin, në fokus sistemi i përbashkët kufitar...

Me flamurin kuqezi në duar, protestuesit ngjiten në monumentin e Skënderbeut

Tensione në protestë/ Policia hyn në lokale dhe shoqëron protestuesit me forcë

Rama: Tirana që do të fitojmë në 9 maj kërkon fuqi të madhe qeverisjeje në 10 maj

Protestuesit zhvendosen tek Kryeministria/ Policia vendos kordone në akse kryesore rrugore

"Kemi nevojë për një PS më të organizuar"/ Rama: Rruga e Durrësit sot, si një film i së shkuarës

Rama: Tiranën e transformuar nga vendi i mbijetesës në vendin që kërkon cilësi

“Ndal plaçkitjes, shtypjes, ikjes/Protestuesit ngrenë banderolen gjigande para Ministrisë së Arsimit

Policia “gardh” para Ministrisë së Arsimit, nuk lejon protestuesit të bllokojnë Rrugën e Durrësit

Rama nga Asambleja e PS-së: Vit pas viti do të dyfishojmë rritjen e pensioneve

Revoltat kundër qeverisë Rama, protestuesit mblidhen te Ministria e Arsimit

"Deri në 2030 do japim 55 mijë celësa"/ Rama: Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara

"Kanë mbajtur mbi shpinë Shqipërinë me kockat e varfërisë së vet"/Rama:Jemi në borxh me pensionistët

“Poshtë diktatura”/ Studentët e presin me thirrje pasi doli nga Asambleja, Rama i përshëndet me dorë

Rama: PS do ta fitojë sërish Tiranën dhe Shqipërinë se është rruga nga kalon bashkimi me Europën

Rama: Me trëndafilin në dorë dhe kurajën në zemër, asgjë s’na ndal

Rama: Kemi bërë gabime dhe faje, por kemi aftësinë të ringrihemi

"Goditja e njerëzve në krye të detyrës nuk falet"/ Rama: Erion Veliaj je në gabim!

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës

Rama: Kush do të sillet si e ëma e Zeqos në majë të thanës, s’ka vend në këtë familje politike

Rama: Si mund të largohet nga puna kryepolicja e Tiranës pse nuk u bën ‘like’ e ‘share’

"Veliaj ta kuptojë se është gabim me PS-në"/ Rama: Kush ndjek këtë kuturisje do ndëshkohet

Rama: Vendimi i GJK-së për ta lënë Veliajn në detyrë është absurd

Mbërrijnë socialistët te Akademia e Arteve, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Berisha: Pas 35 vitesh, rikthehet partia-shtet,ekipet ndërkombëtare damkosën zgjedhjet e 11 majit

Peleshi u përgjigjet kritikave të Spiropalit: Në parlamentin shqiptar politika bëhet personale

Revolta studentore në Tiranë/ Qytetarët njëzërëshi: Në 28 nëntor ne do dalim

Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, policia i ndjek nga mbrapa

Përplasje në protestën përpara Kryeministrisë, policia zhvendos protestuesit nga Bulevardi

Protesta tek Kryeministria/Qytetarët shtyhen më forcë, focat policore nuk lejojnë protestën paqësore

Debat në Komisionin e Ligjeve për aktin normativ të tubimeve/ Bylykbashi: Rama nuk i përballon...

Pas reshjeve të dendura të shiut, hapet njëra nga portat e HEC-it të Komanit

Kanosi me armë zjarri një 31-vjeçar, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, procedohet penlisht i ati

Elementët dekorativë shkëputen nga fasada e pallatit në Durrës, bien mbi një makinë...

Ish-kandidati për Bashkinë e Himarës paraqitet në SPAK, ende pa detaje mbi arsyen e thirrjes

Arrestohet 25-vjeçari, do t'i merrte 1 mln euro një biznesmeni duke iu prezantuar si funksionar...

Përplasje tek Kryeministria/ Efektivët e policisë presin me forcë protestuesit, i shtyjnë me dhunë

Policia nuk i la të protestonin te Kryeministria, qytetarët marshojnë mes për mes makinave në rrugë

Policia i shtyn me forcë në trotuar, protestuesit thirrje: Poshtë diktatura

Greta Thunberg: Shqiptarët kanë treguar se çfarë do të thotë t'i rezistosh shkatërrimit të natyrës

Protestat qytetare në Tiranë/ Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë

Balla përplaset me Shehajn: A do ta votosh kërkesën e prokurorisë italiane...

Berisha: Rreth 1 miliard euro do jenë shpenzime operative për hajdutët e administratës...

Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%, rrogat e mesme me 30%!

Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin 1 përqind...

Drogë në berberhane, thika në servis dhe përforcues grushti në banesë, arrestohet 44-vjeçari...

Marshimi paqësor i protestuesve / Forcat e policisë i ndjekin nga pas me furgona të shumtë

Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, efektivët i ndjekin nga mbrapa

"Pediatria me legen se nuk ka ujë lavamani"/ Korreshi për spitalin e Lushnjes

Tensionohet situata te Kryeministria/ Policia shtyn me forcë protestuesit paqësorë

Protestuesit zhvendosen te kryeministria, policia iu bën thirrje të lirojnë bulevardin